Pashtriku.org, 26 mars 2018: Një porosi për politikanët e Kosovës!
Sfida e radhës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ZAJEDNICA).
Ish’presidenti kroat, Stipe Mesiç, lidhur me këtë çështje ka thënë:
“Opozita kosovare ka përdorur gaz lotsjellës. Unë iu them se Ai është më pak i RREZIKSHËM se sa PROJEKTET E PLANET SERBE për COPËTIMIN e Kosovës. Një bombolë GAZI është e pakëndshme për dikë apo disa individë, e projektet serbe sikurse ASOCIACIONI i Komunave Serbe, janë RREZIK për një popull të tërë!”
Tashmë kupa është mbushur me ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, (nga Kuvendi i Kosovës, më 21 mars 2018), ndërsa me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (Zajednicës), kjo kupë mund të derdhet!
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)