Prishtinë, 09. 12. 2105: Me Kadri Veselin, kryeparlamentarin e Kosovës, nuk na lidh kurrgjë, a ma bash kurrgjë, por për çudi, në një pikë sikur paskemi menduar “njësoj” (siç pata shkruar në facebook para një jave), dhe mu për këtë, t’iu them të drejtën, m’u prish qejfi goxha fort: sot ai u bëri një vizitë akademikëve tanë duke kërkuar që të kontribuojnë edhe ata se si të dilet nga ngërçi politik (dhe jo vetëm politik) i krijuar qe disa muaj në Kuvendin e Kosovës, dhe pse jo, në gjithë vendin. Hair ishalla! Mirëpo, që të kuptohem drejt, përmbajtja e thirrjes sime dhe e thirrjes së Kadri Veselit dallojnë larg për nga qëllimi, se në të kundërtën, do ta tërhiqja pa asnjë hezitim. Kjo vizitë e tij ma çoi mallin si në kohën e monizmit, kur edhe atëherë për ta luftuar irredentizmin shqiptar, udhëheqësit komunistë të krahinës së Kosovës i porositnin kalemxhinjtë që të shkruajnë kundër irridentës dhe irridentistëve! Le të shpresojmë që akademikët tanë, nëse denjojnë që të kontribuojnë sado pak në këtë drejtim, do të merren me shkencë e jo me politikë, siç do t’i pëlqente z. Vesli.
***
Sylejman Pireva
Nëntor 30 në orën 10:14.PD • Përpunuar •
ÇKA PO NDODH ME DOKTORËT E HISTORISË DHE TË AKADEMISË?!
Nuk besoj që situata e sotme, ndaj secilës nuk është askush indiferent, pa marrë parasysh përcaktimet dhe bindjet polike-partiake, mund ta arsyetojë dhe pranojë komoditetin e shumë historianëve dhe akademikëve tanë, madje të thirrur me tituj të lartë- “doktor shkence/akademik” etj., duke heshtur para kësaj drame, gjëja se kjo nuk ka të bëjë me ta, se kjo është çështje politke që u përket vetëm polikanëve! Sipas kësaj logjike, edhe çka duhet të ndodhë përtej kësaj drame, se kjo nuk ka të bëjë me ta, se kjo është temë polike, që këta të zgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre me peshë shkencore dhe me kompetencë?! Apo duhet që të presin sa të përfundojë gjithëçka, e që pastaj të ulen dhe të bëjnë post(b)analiza për të marrë titullin, larg qoftë, të doktorit a akademikut!
Merreni si të doni, historianët dhe akademikët tanë, hiç ndonjë zë i rrallë, kanë rënë me të dyja këmbët në provim. Ata, në këtë moment, nuk e meritojnë titullin që mbajnë!
O tempora o mores!