KOMANDANTËT E POLITIKËS PËR PARA, VOTA E PUSHTET BRIGADËN 126 HAS – E BËJNË DIVIZION!

E pabesueshme por e vërtetë!

KOMANDANTËT E POLITIKËS PËR PARA, VOTA E PUSHTET BRIGADËN 126 HAS – E BËJNË DIVIZION!

Nga Sheradin Berisha, facebook 26. 07. 2023

Askush nuk është më i urryer se ai që e flet të vërtetën” Platoni (427-347)

Në Brigadën 126 – Has, janë stërfryrë listat e veteranëve dhe të dëshmorëve! Sipas kryetarit të ri të OVL UÇK-së në Has, Xhevdet Thaqi, në listën e veteranëve luftëtarë e pjestarë të kësaj brigade, janë të evidentuar 4682 veteranë. Realisht shifra prej 4682 ushtarëve përbënë numrin e një DIVIZIONI me katër brigada, duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën e prapavisë ushtarake!

***

Nga kjo shifër shumëfishë e lartë (4682) realisht vetëm 1200 prej tyre janë veteranë luftëtarë e pjestarë, thotë kryetari Xhevdet Thaqi. Ndërkaq rezulton se 3482 prej tyre janë veteranë të rrejshëm!

“Manipulimin e këtyre listave e kanë bërë disa komandantë dhe politikanë për interesa të tyre si dhe kanë marrë para që të bëhen veteranë. Për një çertifikatë të veteranit janë paguar 1500 – 5000 €”, ka deklaruar kryetari, Xhevdet Thaqi.

Duket që komandantët e politikës me çertifikatat e veteranëve kanë bërë biznes dhe njëkohësisht veteranët e rrejshëm i kanë përdorë për vota e pushtet, pa menduar fare se po tjetërsohet historia e lavdishme e UÇK-së!

***

Gjithashtu edhe listat e dëshmorëve i kanë stërfryrë me dëshmorë të rrejshëm.

Sipas Kryetarit të OVL-UÇK-së në Has, Xhevdet Thaqi, lista përfshinte 169 dëshmorë, dhe pas pastrimit rezulton se, vetëm 43 prej tyre janë dëshmorë të vërtetë, ndërsa 126 të tjerë janë dëshmorë të rrejshëm!

Kryetari Xhevdet Thaqi këtë manipulim skandaloz me lista të veteranëve e të dëshmorëve e ka dorëzuar në prokurorinë e shtetit në Prishtinë, Prizren dhe në Gjakovë!

Dëshmitë:

Flet Kryetari i OVL-UÇK Has, Xhevdet Thaqi

https://fb.watch/m0TXj9CZQP/

***

Flet Kryetari i OVL-UÇK Has, Xhevdet Thaqi

https://fb.watch/m0TXj9CZQP/

https://www.facebook.com/100000952538960/posts/9978624845512501/

***

Me këtë rast për këtë nismë të qëlluar e përgëzojmë kryetarin Xhevdet Thaqi, për faktin sepse, madhështia e luftës së UÇK-së qëndron në realitetin e zhvilluar gjatë luftës, jo në sajesa e gënjeshtra të qëndisura pas luftës!

Këtë rrugë duhet ta ndjekin, Qendra e OVL -UÇK’së në Prishtinë dhe të gjitha degët e OVL – UÇK’së në Kosovë!

__________

Ilustrim: kryetari i OVL – UÇK’së në Has, Xhevdet Thaqi

________________

Flet ish K-danti i Brigadës 125, Nehat Basha 🇦🇱🤝

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/1352888861418529

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura