Prishtinë, 30. 11. 2015: -Policisë veç sa nuk i munguan përforcime nga Serbia(!) – I kam përjetuar demonstratat e ’68-ës, demonstratat e ’81-it, demonstratat e ’89-ës etj…, por për besë, sytë e mi nuk kanë parë kaq shumë policë të mobilizuar dhe të çakërdisur, në të gjitha sheshet, rrugët dhe rrugicat e qytetit, e veçmas përreth Selisë së LVV!, dhe për çfarë thuani ju, për të arrestuar deputetin dhe liderin shpirtëror, Albin Kurtin dhe disa aktivistë të LVV! Me besoni, kurrë nuk e kam parë në pozitë më të vështirë dhe më të palakmueshme (he ia pafsha t’ligën sa më shpejt) pozitën qeveritare sa këtë ditë feste, e përkundrazi, kurrë më të fuqishme dhe më të sigurt Opozitën e Bashkuar drejt realizimit të qëllimeve të saj ose thënë më mirë të dëshirave të qytetarëve tanë! Kjo u vërtetua më së miri nga manifestimi në këtë ditë feste dhe protesta e dhjetëra mijëra qytetarëve që kishin vërshuar nga të gjitha anët e Republikës për të kundërshtuar dy marrëveshjet e “famshme” të nënshkruara nga bastardët IsaHashimi!!!
Dhe, nga gjithë kjo hallakatje, si pa krye, e kësaj qeverie të shaluar/kalëruar prej harbutësh, vërejta qartazi dy gjëra:
– e para, që i ka hyrë lepuri në në bark nga Albinofobia, e ku nuk po mund t’i gjejë vetes ilaç për shpëtim, dhe
– e dyta, se forcave policore veç sa nuk u mungonin përforcime nga policia e Serbisë, por që nuk do të thotë se një ditë, nëse ua mbërrin ymri, nuk do të kërkojnë ndihmën dhe shpëtimin prej saj!
Hale nuk kanë vdekur esatpashëtoptanët, jo, ja ku i kemi në maje të qverisë, ndër palaçot më të ndyrë dhe më të urryer të historisë!
Turp Turp! Turp!
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: PO DHËNIA E DORËS A ËSHTË PJESË E MARRËVESHJES?!
(Durrës, 8 mars 2012) – Dëgjova deklaratën e z.Stefanoviq, i cili në bisedimet e Brukselit përfaqëson vrasësit e…
REXHEP KASUMAJ: RINGJALLJA E HELMUT KOHLIT
Berlin, 5 Prill 2020: (Fuqia magjike e një këshilltari) Marrëzia njerëzore ka imagjinatë të pafundme. Në gazetën Express…
AVNI HALIMI: POLITIKAT KOMBËTARE DHE IDENTITETI KULTUROR
Pashtriku.org, 21. 11. 2013 – (Ҫdo pushtues e di që identiteti kombëtar është i pathyeshëm përderisa është nën…
DR.LEDIAN DROBONIKU: PSE S’KA PUNË?!
Tiranë, 02. 02. 2017: Ndonjë fatkeqësi natyrore? Mbaruan punët e nuk ka më punë për të bërë? Realizuam…