SYLEJMAN PIREVA: TRISHTIMI I QEVERISË NGA ALBINOFOBIA

Prishtinë, 30. 11. 2015: -Policisë veç sa nuk i munguan përforcime nga Serbia(!) – I kam përjetuar demonstratat e ’68-ës, demonstratat e ’81-it, demonstratat e ’89-ës etj…, por për besë, sytë e mi nuk kanë parë kaq shumë policë të mobilizuar dhe të çakërdisur, në të gjitha sheshet, rrugët dhe rrugicat e qytetit, e veçmas përreth Selisë së LVV!, dhe për çfarë thuani ju, për të arrestuar deputetin dhe liderin shpirtëror, Albin Kurtin dhe disa aktivistë të LVV! Me besoni, kurrë nuk e kam parë në pozitë më të vështirë dhe më të palakmueshme (he ia pafsha t’ligën sa më shpejt) pozitën qeveritare sa këtë ditë feste, e përkundrazi, kurrë më të fuqishme dhe më të sigurt Opozitën e Bashkuar drejt realizimit të qëllimeve të saj ose thënë më mirë të dëshirave të qytetarëve tanë! Kjo u vërtetua më së miri nga manifestimi në këtë ditë feste dhe protesta e dhjetëra mijëra qytetarëve që kishin vërshuar nga të gjitha anët e Republikës për të kundërshtuar dy marrëveshjet e “famshme” të nënshkruara nga bastardët IsaHashimi!!!
Dhe, nga gjithë kjo hallakatje, si pa krye, e kësaj qeverie të shaluar/kalëruar prej harbutësh, vërejta qartazi dy gjëra:
– e para, që i ka hyrë lepuri në në bark nga Albinofobia, e ku nuk po mund t’i gjejë vetes ilaç për shpëtim, dhe
– e dyta, se forcave policore veç sa nuk u mungonin përforcime nga policia e Serbisë, por që nuk do të thotë se një ditë, nëse ua mbërrin ymri, nuk do të kërkojnë ndihmën dhe shpëtimin prej saj!
Hale nuk kanë vdekur esatpashëtoptanët, jo, ja ku i kemi në maje të qverisë, ndër palaçot më të ndyrë dhe më të urryer të historisë!
Turp Turp! Turp!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…