Nga arkivi i facebookut
TË NDIQET PENALISHT ÇMENDIA E ALBIN KURTIT!
Nga Sheradin Berisha, Facebook. 01.02.2022
Derisa qeveritë e shteteve perëndimore po i heqin masat diskriminuese të Covidit (çertifikatën, tamponin etj) dhe vaksinimin e detyrueshëm, qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti akoma mbanë në fuqi vendimin Nr.01/55, të datës 21.01.2022, për të hyrë brenda teritorit të Kosovës me tri (3) apo dy (2) doza të vaksinës bashkë me një Test PCR jo më të vjetër se 48 orë!
Është e çuditshme, madje tmerrësisht trishtuese,
se si Albin Kurti ka pranuar të marrë masa të tilla çmendurake detyruese, diskriminuese dhe në vetvete kriminale, të cilat masa nuk i kanë marrë madje as Kina e Rusia të cilat konsiderohen si shtete më diktatoriale në këtë drejtim.
Qeveria Kurti me vendimin Nr.01/55 datë 21. 01. 2022, (me orë policore nga brenda dhe me tri doza nga jashtë), Kosovën e ka shndërruar në BURG PA MURE!
Protestë e vëllezërve tanë në traun kufitar Morinë – Vërmicë…
Klikoni këtu
Kam thënë dhe e përsëris se, kjo qeveri me këtë vendim të pashembullt ka mbushur kupën e cila tashmë po derdhet! Kryeministri Albin Kurti, ministri i shëndetësisë Rifat Latifi, “ekspertët” e Komitetit dhe të IKSHPK… duhet të ndiqen penalisht për këtë gjëmë që ua kanë shkaktuar shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe jo vetëm!
Aktualisht vetëm zgjimi dhe protestimi është shpëtimi nga kjo Lukuni ujqish lokal e global!
———–
Shtojcë
VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Qeveria e Kosovës me aneksin B të vendimit Nr. 01/55, datë 21.01.2022, në Kosovë ua lejon hyrjen vetëm qytetarëve të vaksinuar me tri (3) dhe dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ndërsa qytetarëve të pavaksinuar dhe atyre që kanë vetëm një dozë të vaksinës ua ndalon hyrjen në vendlindjen e tyre! Qëllimi i kësaj mase është shtyrja për vaksinim të qytetarëve (pa vullnetin e tyre) me tri (3) doza …
Nga Sheradin Berisha 👇👇👇👇👇
***
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220119771040938&id=1125324528
________________
NË SHTETET PERËNDIMORE PO HIQEN MASAT DISKRIMINUESE ANTI-COVID!