Më 17 dhjetor 2025
Shpresa është buka e të varfërve!
TREGTARËT E SHPRESËS?!
Nga Sheradin Berisha – 17. 12. 2025
Diku e kam lexuar se politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë!
– Realisht populli kërkon t’i dëgjojë ato premtime që politikanët i servojnë!
– Pse?
– Sepse në premtimet e tyre të rrejshme gjejnë shpresën për një jetë më të mirë! Në këtë mënyrë politikani, bëhet një tregtar i shpresës, sikurse po bëhen këto ditë fushate, duke dhënë premtime marramendëse, këta pesë kandidatë të partive për pozitën e kryeministrit!
Pas zgjedhjeve vazhdimisht nis zhgënjimi nga fillimi, dhe zgjatë deri në zgjedhjet e radhës…
Në këtë kuadër, rrjedhimisht bashkë me riciklimin e politikanit në pushtet riciklohet edhe shpresa, me shpresë se do të bëhet mirë! Dhe në pafundësi shpresa mbetet buka e të varfërve!
Populli për politikanin është masë, turmë pa tru! Turma ka shumë koka, por ka pak mend! Aty ku ka pak mend gëlon injoranca dhe fiton “shpresa” që shpërfaq politikani!
Prandaj pa ndryshuar kjo mendësi e shpresës së kotë e iluzore, nuk mund të ketë ndryshime në politikbërje, e cila do të sillte zhvillim në fushat jetësore!
————————————
SAMI BABA I PAPREKSHËM!
Nga Sheradin Berisha – 18. 12. 2025