ADNAN ABRASHI: JU QË E SOLLËT DIKUR VETË, TASHTI – E GËZOFSHI ME SHËNDET!

Prizren, 09. 07. 2012 – Pranoj se, me bindje më ndryshe, fuqishëm i takoj ati grupi të paktë qytetarësh të cilët thellësisht janë të bindur se, kjo Gjykatë e jona Kushtetuese, si nga aspekti profesional kadrovik, ashtu edhe nga ai i vendimmarrjes së drejtë gjykuese (aktgjykuese), plotësisht mund të konsiderohet neutrale dhe e paanshme nga ndikimet e qendrave të caktuara politike vendore dhe ndërkombëtare. Por, së fundi, tek rasti i vlerësimit në lidhje me shkurtimin e mandatit të presidentes aktuale, jam më se i bindur se kjo Gjykatë ka vepruar shumë drejtë.
Derisa, pas këtij vendimi të pakontestueshëm të kësaj gjykata, tash e tutje, subjektet tona politike, zëshëm do të merren me anën e drejtë apo të padrejtë të tij, mendoj se, në vend se ata të shpenzojnë kohën dhe energjinë në këtë drejtim, do të ishte shumë më racionale dhe shumë më produktive për ta që vëmendjen e tyre ta përqendrojnë në analizën e atij momenti qesharak të naivitetit vetjak të pranimit si kandidat për president të një anonime të imponuar me zarf. nga dikush tjetër autoritar. Kuptohet, fundi i kësaj përsiatje të tyre kreative, uroj nga zemra që të del si zotim se kurrë më në të ardhmen nuk do t’i përsërisin këso far gabime aq naive.

PRESIDENTJA E ZARFIT (TË DELL’it) – ATIFETE JAHJAGA!

___________________________________

“Jo se ha!…E hëngre, be dajë” – thotë një metaforë e shprehur në zhargonin popullor. Por, mendoj se me këtë punë, nuk e “hëngri” veç: Isa, Hashimi dhe Bexha (treshja palaço në duart e Dellit), por i tërë një Kuvend i Kosovës i cili, me 2/3-ten e votave të besuara, e votoi këtë “presidente nga zarfi”. Mu ky Kuvend, mbështetur në pikat e asaj fantom marrëveshje të 6 prillit 2011, e që kanë të bëjnë me shkurtimin e mandatit të saj kushtetues, tani të fuqizuar edhe ligjërisht nga çdo paqartësi, atëbotë, aprovoj edhe një rezolutë jo/kushtetuese. Kështu që, e mbështetur edhe nga propaganda e fuqishme mediatike e aktualitetit të momentit, ma dashje, apo pa dashje, këtë kulaç të gatuar si mashtrim, e “hëngrëm” edhe ne si opinion.
Tek tash nisin telashet për presidenten?!
Pas prurjes së këtij vendimi juridikisht të pa/atakueshëm dhe detyrimisht të zbatueshëm të GJKK, jam më se i bindur se në jetën dhe punën e saj, tash e tutje, presidentja Jahjaga, sigurisht do të përballohet me shumë situata të palakmueshme të prapavijës së errët të këtij zanati.
Këto sfida do të jenë të ndryshme: disa si presione në formë të trysnisë për dhënie të “vullnetshme” të dorëheqjes që praktikisht do të zhvillohen prapa kulisave dhe jashtë syve të opinionit; dhe disa të tjera të natyrës publicistike: artikuj, editoriale, analiza, opinione…me fakte dhe jo/fakte, principiele dhe jo/principiele, të shënjestruara në drejtim të diskreditimit dhe zbehjes së personalitetit të saj në opinion.
Nga e gjithë kjo lakoni reagimesh të bëra ndaj këtij Vendimi të GJKK në opinion, ajo që më së shumti më bëri të befasohem, ishte deklarata e menjëhershme e përfaqësueses së LDK-së – deputetes, Vjosa Osmani, e cila, sigurisht nga ndjesia e mllefit të përfshirjes të partisë së saj në këtë lojë të fëlliqur politike, qëllimshëm sipas direktivës, apo në lajthitje totale, me këmbëngulje pretendonte se ky akt i kësaj Gjykata, kinse nuk na qenka si VENDIM obligues ekzekutiv, por vetëm si një “MENDIM i pa/obligueshëm sugjerues ”.

____________________________

PRISHTINE, 9 PRILL 2011:
SHIKONI POLITIKANËT MJERANË – SI E FALENDEROJNË VETVETEN – PAS ARRITJES SË MARRËVESHJES PËR PRESIDENTEN E ZARFIT (TË DELL’it)- ATIFETE JAHJAGA !!! …DHE NË FUND, (PAS 10 FALENDERIMEVE…), DELLI KËTIJ SOJI BUTAKËSH – PAKURRIZORË, JU THOTË PARA KAMERAVE: QESHNI TASH! ME KËTË VEPRIM DELL’i (KËTË SPECIE TË RRALLË POLITIKANËSH) I KA VARROS PËR SË GJALLI. DHE PËR MUA KËTA POLITIKANË – JANË KUFOMA TË GJALLA!

………………………………………….

Ajme, ajme, ajme..! “Gajret i thatë, përplot ethe” – e ka populli ynë një fjalë të urtë për këto situata, e nderuara profesoreshë Osmani. Edhe, sikur ta zëmë, ky vlerësim i GJKK të ishte mendim, e jo vendim, sikur thoni ju, ku keni has zonjushë, që qëndrimet profesionale vendimmarrëse, ose edhe interpretuese të gjykatave kushtetuese, ligjërisht të reflektojnë si më pak të vlefshme dhe më pak të fuqishme se sa synimet e caktuara formale-strategjike të çfarëdo partie politike, pa marrë parasysh fare se a e kanë ato emirin: marrëveshje apo çfarëdo tjetër terminologjikisht më mbresëlënëse?!
Po ashtu, lexova këto ditë diku, se si një analist i yni politik. parashikonte mundësinë kushtetuese të inicimit të shkarkimit të parakohshëm të presidentes Jahjaga. Për këtë punë, sipas tij, do të mjaftonin 2/3 e votave, e këto vota, PDK, LDK dhe AKR së bashku, praktikisht i kanë si numra në Parlament.
Vërtet! Kushtetutën e Republikës së Kosovës e parasheh edhe këtë mundësi, por jo kur dikujt i teket.
Neni 91, pika 1, e Kushtetutës decidivisht konstaton: “Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës”
Aspak nuk besoj se, në të ardhmen, presidentja Jahjaga mund t’i lejoj vetes që me ndonjë veprim apo mosveprim, të krijoj për veten këso rrethana të padëshirueshme të përcaktuara si në nenin 91, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e , që, do ta mundësonin inicimin e shkarkimit të saj.
Më tej, në pikën 2 të po këtij neni të Kushtetutës së Kosovës, thuhet: “Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga një e treta (1/3) e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet për shkarkim. Në rast se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë mendimin e konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet t’i dorëzohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e peticionit”.
Krejt në fund, këtë artikull desha të përmbylli mu ashtu sikur e titullova në fillim. Me porosi: “Ju që e prutë dikur vetë, tashti e gëzofshi këtë presidente, me shëndet”.

…………………………………………………

MOS HARRONI SE EDHE BEHGJET PACOLLI – PARA’ARDHËSI I PRESIDENTES JAHJAGA U ZGJODH PRESIDENT ME “SMS-të” E AMBASADORIT DELL! SHIKONI VIDEOMATERIALET:

…………………………………………

………………………………..

(ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG) 

Total
0
Shares
1 comment
  1. Planning your next journey from the UK? Explore these flight destinations, business-class travel options and dedicated landing pages for routes around the world.

    Cheap Flights to USA |
    Affordable Flights from the UK to Antigua |
    UK to Zanzibar Flight Deals |
    Affordable Flights from the UK to Thira |
    London to Bodrum Flights |
    London to Malaga Flights |
    London to Marrakech Flights to Morocco |
    Cheap Business Class Flights to St Lucia from UK |
    Business Class Flights to Cape Town from UK |
    Business Class Flights to Johannesburg from UK |
    Business Class Flights to Trinidad from UK |
    Business Class Flights to Antigua from UK |
    Business Class Flight to San Francisco |
    Business Class Flight to Hong Kong |
    Flights to Jamaica Montego Bay |
    Cheap Flights to Costa Rica from UK |
    Business Class Flights to Malta from UK |
    Business Class Flights to Reykjavik from UK |
    Business Class Flights to Mauritius from UK |
    Business Class Flights to Santorini from UK |
    Business Class Flights to Bali from UK |
    Business Class Flights to Marrakech from UK |
    Business Class Flights to Tokyo from UK |
    Business Class Flights to Lisbon from UK |
    Business Class Flights to Dubai from UK |
    Business Class Flights to Muscat from UK |
    Business Class Flights to Porto from UK |
    Business Class Flights to Krakow from UK |
    Business Class Flights to Bergen from UK |
    Business Class Flights to Seville from UK |
    Business Class Flights to Tallinn from UK |
    Cheap Flights to Antigua from the UK |
    Cheap Flights to Bangkok from UK |
    Cheap Business Class Flights to Houston from UK |
    Cheap Flights to Miami from UK |

    Cheap Flights from UK |
    Cheap Flights to Bangkok |
    Cheap Flights to Houston |
    Cheap Flights to Miami |
    Cheap Flights to Canada |
    Cheap Flights to Australia from UK |
    Flights to Tampa from UK |
    Direct Flights to Orlando from UK |
    Cheap Flights to Africa |
    Cheap Flights to Caribbean |
    Cheap Flights to Chicago |
    Flights to Singapore from UK |
    Flights to Newark from UK |
    Flights to Kingston |
    Cheap Flights to Antigua from UK |
    Direct Flights to Barbados from UK |
    Cheap Flights from UK to USA |
    Cheap Flights to Mexico City |
    Cheap Flights from UK to Europe |
    Cheap Flights to Asia |
    Cheap Flights to Middle East |
    Cheap Flights to Latin America |
    Cheap Flights to New Zealand from UK |
    Cheap Flight Tickets to Los Angeles |
    Cheap Flights to Far East |
    Business Class Flight to San Francisco |
    Flights from UK to New York |
    Flights to Jamaica Montego Bay |
    Business Class Flight to Hong Kong |

    Cheap Flights from UK |
    Cheap flights to Bangkok |
    Cheap flights to Houston |
    Cheap flights to Miami |
    Cheap flights to canada |
    Cheap flights to australia |
    Cheap flights to Tampa |
    Cheap flights to Orlando |
    Cheap flights to africa |
    Cheap flights to caribbean |
    Cheap flights to Chicago |
    Cheap flights to Singapore |
    Cheap flights to Newark |
    Cheap flights to Kingston |
    Cheap flights to Antigua |
    Cheap flights to Barbados |
    Cheap flights to usa |
    Cheap flights to mexico |
    Cheap flights to europe |
    Cheap flights to asia |
    Cheap flights to middle east |
    Cheap flights to latin america |
    Cheap flights to new zealand |
    Cheap flights to Los Angeles |
    Cheap flights to far east |
    Cheap flights to San Francisco |
    Cheap flights to New York |
    Cheap flights to Montego Bay |
    Cheap flights to Hong Kong |
    Cheap flights to usa |
    Cheap flights to Antigua |
    Affordable Flights from the UK to Antigua |
    London to Malaga Flights |
    Business Class Flights to Antigua from UK |
    Business Class Flight to San Francisco |
    flight to antigua |
    cheap flights to caribbean |
    cheap flights to new zealand |

    These resources can help travellers compare destinations and explore suitable flight options from the UK for their next trip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura