DR.LUFTULLA PEZA: QEVERIA SERBO-KOSOVARE E HOTIT DHE DIALOGU ME SERBINË

Pragë, 15 qershor 2020: Politika dhe diplomacia serbe ditët e fundit arritën suksesin më të madh të saj, vendosjen e një qeverie serbo-shqiptare në Kosovë, që asaj as i kishte shkuar ndërment ndonjëherë. Beogradi me mashtrimet e radhës, me ndihmën e disa ish komandantëve të UÇK-së të korruptar, të drejtuesve të LDK dhe të disa deputetëve dritëshkurtër, argatë të çfardolloj pazari, arriti të vendosë në Kosovë qeverinë e varur nga Serbia. Kësaj arritje të suksesëshme të Serbisë i dha jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe vulën përfundimtare juridike ja dha Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Nga këto ngjarje të fundit në arenën politike të Kosovës më del mjaft qartë, që disa ish komandantë të UÇK nuk paskan luftuar për çlirimin e popullit të Kosovës nga pushtimi serb, por për interesat e tyre personale, që u sillen si ushkurë nëpër këmbë dhe nuk i lenë të ecin në drejtmin e duhur.
Lista serbe, me 10 deputetë është shtylla kryesore, që e mban qeverinë Hoti në këmbë, 51 deputetët e tjerë, që e votuan atë me sy mbyll, janë vetëm shtesa dytësore. Kjo është arritur në marëveshjen midis LDK së Isa Mustafës dhe Listës serbe. Prapa kësaj fshihen interesat personale të deputetëve të Kosovës dhe interesat nacionaliste dhe personale të deputetëve serbë të Kosovës.

Ndërmarrja e para e qeverisë Hoti qe heqja e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, duke i krijuar kësaj të fundit kushte më të favorshme, rolin superior në marëdhëniet serbo-kosovare. Të gjitha shtetet e botës kanë marëdhënie reciproke njeri me tjetrin, sepse vetëm kështu funksionon parneriteti midis shteteve. Vetëm Kosova këndej e tuntje nuk do ta respektojë partneritetin ndërshtetëror, sepse kështu i bëhet më mirë Beogradit. Largimin nga reciprociteti Hoti e quan sukses të madh të qeverisë së tij, dhe ky sukse i Hotit, të gjitha gjasat tregojnë se e vunë Kosovën përfundimsht nën uzdajën e Serbisë. Bile kjo është kaq e dukshme, sa postin e zëvendës kryeministrit në qeveri, sigurisht me miratimin e kryeministrit Hoti, e ka njeri nga serbët më antishqiptarë në Kosovë, që nuk e respekton shtetin e pavarur të Kosovës, bile këtë të fundit as nuk e njeh si shtet të pavarur dhe bashkpunon ngushtë me Beogradin për rrënimin e Kosovës.
Kjo është qeveria Hoti dhe fati i zi për Kosovën.
Çeshtje mjaft e rëndësishme e qeverisë së tanishme të Kosovës është Dialogu me Serbinë në Bruksel. Hoti përpiqet të shkojë në Bruksel për një marëveshje në favor të Serbisë. Këtë e paraqiti edhe në platformën qeveritare të këtij dialogu, por ku mungojnë gjërat themelore, që populli i Kosovës i ka ngritur gjithmonë dhe pret zgjidhje. Për ta kamufluar këtë, në platformën e Hotit janë vendosur çeshtje, që nuk i përkasin dhe nuk varen nga dialogu, siç janë: pranimi i Kosovës në OKB, njohja e saj nga pesë vendet e BE, që nuk e njohin Kosovën, heqja e rezolutës e OKB mbi Kosovën etj.
Çeshtjet themelore, që ka Kosova me Serbinë, Hoti as që i përmend dhe as ka guximin ti shtrojë, sepse ndryshe i bien qeveria, që e mbajnë në këmbë patericat serbe.
Ja çfar shkruan gazeta “Telegraf” e Londrës këto ditë:
“Serbia discovers grave for 250 Albanians
Serbia has discovered a mass grave with an estimated 250 bodies of ethnic Albanians believed to have been killed during the 1998-99 conflict in Kosovo, a spokesman for Serbia’s war crimes prosecutor has said”./ Serbia zbulon varr me 250 shqiptarë
Serbia ka zbuluar një varr masiv me rreth 250 trupa të shqiptarëve etnikë, që besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit 1998-99 në Kosovë, ka thënë një zëdhënës i prokurorit të Serbisë për krime lufte”.
-Kthimi i trupave të të vrarëve, është problemi themelor i Kosovës sot. Mijëra nëna, gra, fëmijë presin kthimin e trupave të të vrarëve të tyre nga forcat serbe, për ti varrosur denjësisht, që rregjimi serb i Vuçiçit ende i mbajnë të fshehur. Vuçiç, njeri nga ministrat serb të Milosheviçit, i din mjaft mirë ku janë varret masive në Serbi me trupa e shqiptarëve të vrarë, të detyrohet ti kthejë në Kosovë.
-Kosova duhet të kërkoj nga Serbia të paguaj dëmet e shkaktuara në Kosovë gjatë luftës së vitit
1998-1999. Nuk është kollaj të djegësë një vend, të vrasësh një popull dhe ta përzeshë nga trojet e veta. Prandaj Kosova të kërkojë dëmshpërblimin prej disa dhjetra miliardë euro, për dëmet e shkaktuara nga forcat serbe të Milosheviçit në Kosovë. Kjo është në të drejtën ndërkombëtare dhe Kosova duhet ta shfrytëzoi këtë mundësi.
-Kosova është shtet i pavarur, dhe pavarësinë e fitojë me luftën e fundit të Kosovës dhe me
aktin e kapitullimit të Serbisë në Kumanovë. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe është ligjëruar edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Prandaj Serbia të heqë të gjitha nenet për Kosovën, që i mban artificialisht në kushtetutën e saj.
-Kosova ta padisë Serbinë në Gjykatën Europiane për dëmin që i ka sjellë Kosovës me propagandën e saj shpifëse dhe luftënxitëse nëpër botë. Sipas kësaj propagende famëkeqe për Kosovën, disa shtete e tërhoqën njohjen e Kosovës, disa të tjerë nuk e njohin atë dhe disa shtete të tjerë kanë marëdhënie të acaruara jomiqësore me Kosovën. Kjo propagandë nuk i shërben paqes dhe mirkuptimit midis popujve, por luftës. Prandaj pë këtë dëm të madh, që i ka shkaktuar Serbia Kosovës, ti kërkohet Gjykatës Europiane ti vendosë gjobë Serbisë dhe të paguaj dëshmprëblim, për të mos u përsëritur në të ardhme.
-Kosova duhet të kërkojë, që Serbia të paguaj pensionet për personat e vrarë dhe të gjymtuar prej serbëve gjatë luftës së fundit, pensionet për kohën, që persona të ndryshëm kanë punuar në ish Jugosllavi, dokumentet e vjedhur të kadastrës së Kosovës, dokumente kulturore të vjedhura gjatë pushtimit serb etj.
-Njohja nga Serbia as nuk i hyn në punë popullit të Kosovës, në se bëhet e detyrueshme. Në se serbet duan me të vërtetë paqe me shqiptarët, duhet ta njohin Kosovën dhe të bashkëpunojnë sinqerisht me shqiptarët. Në rast të kundërt të gjithë shqiptarët do të jenë në luftë me serbët. Serbët e Kosovës duhet të zgjedhin: ose ta njohin Kosovën si shtetin e tyre, të integrohen dhe të bashkpunojnë me shqiptarët për të ndërtuar jetën më të mirë. Ose le të shkojnë të integrohen në Serbi.
-Sa për ndryshim kufijsh nuk bëhet fjalë. Në se dikush e kërkon këtë, shqiptarët kanë hartën e Shpalljes së Pavarësisë më 1912, ku ndodhet edhe rajoni i krahinës shqiptare të Kosovës me të gjithë kufijt e plotë.
Platforma për dialogut me Serbinë duhet të përgatitej nga një grup pune dijetarësh dhe specialistësh nga Akademia e Shkencave të Kosovës dhe ti kalonte qeverisë dhe të mos u besohet kukullave qeveritare të Beogradit në qeverinë e Kosovës.
Serbët duhet ta njohin mirë historinë e rajonit ku jetojnë. Trualli ku jetojnë sot, Kosova, është truall i Dardanisë së lashtë, paraardhës të shqiptarëve të Kosovës. Dardanët e kanë pas ngritur mbretërinë e parë që në shekullin e 4 p.e.s., afro 1300 vjet para ardhjes së sllavëve të jugut në truallin dardan, që kufizohej në veri me Danubin, në perëndim me Ilirinë dhe në lindje me Maqedoninë, të gjithë folës të dialekteve të afërta, me origjinë pellazgjike.
Kryeministrja e Serbisë e rrenë popullin e vet , kur thotë se „shqiptarët kanë ardhë nga mali“. Shqiptarët kanë jetuar në vendin e tyre edhe në mal edhe në fushë. Kur erdhën sllavët e jugut, paraardhësit e serbëve, gjatë shekullit 6-7 në Ballkan, ishin fis gjys i egër, pa asnjë organizim shoqërorë dhe nivel kulturor. Në Dardani u habitën, panë për herë të parë shtëpi, rrugë të shtruara me kalldrëm, fshatra e qytete, njerëz të veshur me rroba, që e shkruanin gjuhën e tyre. Kulturat e lashta pellazgjike Lepenski Vir dhe Vinka, 9-6 mijë vjet p.e.s., të përhapura në Balkanin Qendror, janë provë e gjallë për kulturë të lartë të paraardhësve të shqiptarëve të Kosovës.
Prandaj Kosovës i duhet një platformë e dialogut, që të zgjidhen padrejtësitë dhe të vihen në vend të dejtat e popullit shqiptar. Platforma e qevesë Serbo-Kosovare të Hotit as nuk i duhet kujt.
Çfar i duhet sot Kosovës?
1-Populli i Kosovës duhet, që atë që e humbi me qeverinë kukull me makinacionet e partnerëve serb në politikën e Kosovës, tandali dhe të luftojë për zgjedhjet e reja të përgjithëshme, për të sjellë vullnetin e lirë të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisje.
2-Lidhja Demokratike e Kosovës, themeluar nga presidenti Rugova për interesat e popullit të Kosovës, qe e para parti opozitare shqiptare ndaj okupatorit serb, por tashti është larguar nga parimet e saj rugoviane. LDK i duhen zgjedhje demokratike të drejtuesve të saj në të gjitha nivelet, që të ketë kryesi me njerëz të pa korruptuar, të lidhur me strukturat e huaja, kundra interesave të Kosovës.
3-Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, është domosdoshmëri si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Duhet të mbyllet epoka e rrengatëve të partive në Kuvend dhe tu hapet rruga, që në kuvende të vijnë njerzit më të aftë dhe më besnikë ndaj popullit.
Vetëm zgjedhjet e reja mund të sjellin ditë më të mira për Kosovën!
Pragë, 11 qershor 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

MAKONDO

MAKONDO Nga Xhelal Zejneli, Shkup 20.02.2023 Koha në Makondo rrjedh në mënyrë ciklike. Pas njëqind vjetësh ajo rikthehet…