Tv Prizreni, 3 mars 2020: Ish eprorë dhe ushtarakë të kohës së luftës në Kosovë, janë takuar në Prizren ku janë evokuar kujtime dhe ngjarje të shumta të kohës së luftës çlirimtare të UÇK-së. Pas shumë vitesh, ish eprorë e luftëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e luftëtarëve që nuk ndodhen në mesin tonë më, janë bërë bashkë në selinë e degës së OVL të UÇK-së në Prizren, për të evokuar kujtimet e epokës së lavdishme të luftës çlirimtare. Eprori Leonard Beqiri, i njohur me emrin komandant Vlora, para të pranishmëve tha se e ardhmja duhet ndërtuar në themele të fuqishme, duke vlerësuar të kaluaren historike dhe luftërat që ka zhvilluar kombi jonë, përfshirë sakrificën sublime të dëshmorëve dhe martirëve në luftën e fundit në Kosovë. Kujtime për kohën e luftës evokuan edhe Bedri Hoxha, Alush Shala e Zafir Berisha. Ndërkaq, guvernatori i Departamentit të Misionit për Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, tha se aktiviteti luftarak i UÇK-së, ka qenë vendimtar që Kosova sot të gëzojë paqe. Edhe të pranishëm të tjerë evokuan kujtime të ngjashme, dhe të gjithë thanë njëzëri se takime të këtilla duhet të ketë më shpesh në të ardhmen.
***
EVOKOHEN KUJTIME TË LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇK-së NË PRIZREN
https://www.facebook.com/prizreni.tv/videos/2835574963170948/UzpfSTEwNjcyMzAzOTU6MTAyMTgyOTc4Mzc2MTE4MDU/?q=Televizioni%20Prizrenit%20EVOKOHEN%20KUJTIME%20T%C3%8B%20LUFT%C3%8BS%20S%C3%8B%20LAVDISHME%20T%C3%8B%20U%C3%87K-s%C3%AB%20N%C3%8B%20PRIZREN&epa=SEARCH_BOX
Postime të Lidhura
DR.JAKUP KRASNIQI: A THUA MERKELI (ME MUSTAFËN) FOLI VETËM PËR DIALOGUN E GJYKATËN? NUK BESOJ! ( + SHTOJCA … )
Prishtinë, 01. 07. 2015 – Nuk mund t’i besoj, asaj që na u servirë nga mediat tona, se…
DR.SULEJMAN ABAZI: KOSOVA, ENDE NE “SYRIN E CIKLONIT” TË POLITIKËS BOTËRORE!
Tiranë, 30 mars 2018: Shmangia e Kryeministrit të Kosovës nga bisedimet me palën serbe në Bruksel dhe kalimi…
VIZITË FAMILJEVE TË ÇLIRIMTARËVE!
Nga 9 – 19 qershor 2022 VIZITË FAMILJEVE TË ÇLIRIMTARËVE! Prishtinë, Burojë, Gllogjan, Negrofc e Marinë Nga Prof.…
REXHEP KASUMAJ: RANË KËTO DOSJE E U PAMË
Pashtriku.org, 11. 01. 2014 – (Cinizmi i fitores së humbësit) – 1. Ai merr ashensorin i këndellur në…