Pashtriku.org, 9 nëntor 2017: Këto ditë Shtëpia Botuese ‘Thesari’ në Prishtinë, ka botuar librin: “E VËRTETA BËN ARMIQ” të autorit Xhemil Zeqiri. Redaktor i librit është Gëzim Mekuli, recenzentë: Dilaver Goxhaj dhe Andrim Zeqiri, lektor Xhelal Zejneli, ndërkaq dizjanimin dhe faqosjen e ka bërë ‘Omi DESIGN’ në Prishtinë. Libri ka 400 faqe dhe të gjitha të drejtat janë të rezervuara për autorin e librit. Libri fillimisht është dërguar për botim në një shtëpi botuese në Tetovë, mirëpo për shkak të kritikave thumbuese në adresë të qeveritarëve maqedonas, drejtuesi i shtypshkronjës nuk e boton librin!
Për këtë problem – autori i librit, Xhemil Zeqiri në fund të librit shkruan:
“Të dashur lexues,
Librin që keni në duar, fillimisht e dërgova për ta botuar në një shtëpi botuese në Tetovë ku qëndroi rreth një javë. Drejtuesit e shtypshkronjës pasi e kanë parë përmbajtjen e librit, nuk ishin në gjendje ta marrin përsipër botimin me arsyetimin se shteti maqedonas nuk po pranon ta bëjë katalozimin e librit nga se, sipas tyre, libri vë në thumb të kritikës qeveritarët maqedonas… Madje ata më konsideronin disident!!! (Autori)
***
Me lejen e autorit, portali pashtriku.org, e boton librin në formatin PDF:
XHEMIL ZEQIRI: E VËRTETA BËN ARMIQ”
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Xhemil%20Zeqiri%20e%20verteta%20ben%20armiq.pdf
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: NJË PASQYRË E SHKURTËR E ILIRO-ALBANIZMAVET NË GJUHËT SLLAVE(II)
Pashtriku.org, 19. 07. 2013 – PARASHTESAT – Parashtesën arbërishte KË- e hasim te fjalët sllave: GRABITI, që vjen…
ELIFE PODVORICA: SHKOLLA E MUZIKËS ‘PRENK JAKOVA’ DHE SFIDAT E SAJ!
Prishtinë, 03. 06. 2105 – Një politikan yni, që nuk din të flas për një kompozitor të shquar…
MIMOZA AGALLIU: DJERSË E PËRBALTUR…(SKICË)
Tirana, 10. 02. 2015 – Nuk e di, ta dua veten a ta urrej? Eca me djersën e…
BRAHIM AVDYLI: SHTEGËTAR I LIRISË (POEZI)
Pashtriku.org, 13. 11. 2013 – Shënime biografike për autorin: Brahim (Ibish) Avdyli (1960), është poet i cili i…