U BOTUA LIBRI “E VËRTETA BËN ARMIQ” I AUTORIT XHEMIL ZEQIRI

Pashtriku.org, 9 nëntor 2017: Këto ditë Shtëpia Botuese ‘Thesari’ në Prishtinë, ka botuar librin: “E VËRTETA BËN ARMIQ” të autorit Xhemil Zeqiri. Redaktor i librit është Gëzim Mekuli, recenzentë: Dilaver Goxhaj dhe Andrim Zeqiri, lektor Xhelal Zejneli, ndërkaq dizjanimin dhe faqosjen e ka bërë ‘Omi DESIGN’ në Prishtinë. Libri ka 400 faqe dhe të gjitha të drejtat janë të rezervuara për autorin e librit. Libri fillimisht është dërguar për botim në një shtëpi botuese në Tetovë, mirëpo për shkak të kritikave thumbuese në adresë të qeveritarëve maqedonas, drejtuesi i shtypshkronjës nuk e boton librin!
Për këtë problem – autori i librit, Xhemil Zeqiri në fund të librit shkruan:
“Të dashur lexues,
Librin që keni në duar, fillimisht e dërgova për ta botuar në një shtëpi botuese në Tetovë ku qëndroi rreth një javë. Drejtuesit e shtypshkronjës pasi e kanë parë përmbajtjen e librit, nuk ishin në gjendje ta marrin përsipër botimin me arsyetimin se shteti maqedonas nuk po pranon ta bëjë katalozimin e librit nga se, sipas tyre, libri vë në thumb të kritikës qeveritarët maqedonas… Madje ata më konsideronin disident!!! (Autori)
***
Me lejen e autorit, portali pashtriku.org, e boton librin në formatin PDF:
XHEMIL ZEQIRI: E VËRTETA BËN ARMIQ”
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Xhemil%20Zeqiri%20e%20verteta%20ben%20armiq.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura