UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (14 – FUND)

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (14 FUND)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 29. 09. 2022

UNË, DRAJFUSI SHQIPTAR…!

( … Ishte ditë vjeshte e vitit 1981 kur binin gjethet, e mbi majat e Sharrit dukeshin qulafka të bardha dëbore ! )

… E kidnapuan nga shtëpia, e dëbuan lidhur në pranga! Ai shkoi e s’u kthye më, bile as kufomën nuk ia sollën  në shtëpi. E maltretuan në qelia të përgjakura të burgjeve të Bosnës, e akuzuan me gënjeshtra dhe në proces  të kurdisur , të montuar  dhe e dënuan me vdekje-pushkatim…!

Përballë një opinioni ende të pakorruptuar  të krerëve të emigracionit shqiptar në Amerrikë, që  e mbronte  mësuesin dhe gazetarin e ri si eksponent  i involvuar në rradhët e organizatave të mërgatës, e të  cilët nuk  i kish lyer duart me gjak, komunistëve  udbashian u leverdiste ta  pushkatonin pa gjyq Kreshnik Kalajën, që ai i torturuar të vdiste  në birrucat e burgut  famkeq të  Zenicës.

Po cilat ishin ,,dëshmitë,,  e atyre  dhe  provat,  sipas trupit gjykues, e kishin pas parasyshë  rrezikshmërinë e tij të lartë  ndaj sistemit komunist dhe qeverisë jugosllave, pasi duke qënë paraprakisht Kreshnik Kalaja ishte pseodonimi i tij si operativist i  UDB-së ( Shërbimit të fshehtë të Jugosllavisë titiste), kishte në dijeni shumë gjëra nga sfera secrete e atij Shërbimi famkeq, dhe sidomos pas arratisje së tij në SHBA, për UDB dhe Beogradin paraqiste një rrezik të shkallës së lartë. Andaj, ata bënë plane për arrestimin e tij dhe dënimin me pushkatim, sepse vetë kështu duke e pasur kokën e Kreshnikut në duar, do të mund të bënin gjum të rrehatshëm !?!

,, Ne ishim pesë  vëllezër e një motër!- kishte thënë Kreshniku në deklaratën e tij para hetuesit. Nëna jonë, një grua e thjeshtë me ndjenja të mira, po bëhej çdo ditë  më krenare kur ne vazhdonim mësimet, dhe unë do diplomoja për mësues në Normalen e Shkupit. Ajo sakrifikonte çdo gjë për shkollimin tone. Vëllau i madh Syla  iku në Amerrikë për një jetë më të mire. Tre të tjerët pas meje, Irfani njashtu u diplomua për mësuar, por edhe ai vajti në Amerrikë. Vllau Tefiku u diplomua si jurist në Prishtinë, por nuk e gjente veten dot në një shoqëri të korumtuar dhe nga KQ i Lidhjes  Komuniste trajtohej si jo  i ,,volitshëm,, ose më mire të them  i  ,,papërshtatshëm,,!  Vllau më i vogël vazhdoi studimet në degën e sociologjisë, por mbeti pa perspective! E ëma jonë, disi dukej e shqetësuar, dhe gjatë gjithë jetës  mbeti  e heshtur. Ne çuditeshim tek e shihnim të rrinte  e tillë dhe e mvrojtur…

 Ajo e fshihte arsyen e grevës së saj, që të arrinte të mos na shihte ne të uritur. Ndërkohë vraponte me trasta në duar  në rrugëtimet e gjata me tren gjer në Zenicë të Bosnë, duke pritur me ditë e netë të tëra para portë së burgut, ku i biri i saj, Kreshniku,  dergjej i dënuar me vdekje. Dhe duke qarë pa zë, duke ngulshuar e lodhur dhe e rraskapitur nga lodhja dhe maltretimet që ia bënin, gdhinte  sërish net të tëra pa gjumë, pa ngrënë e pa pirë…

I biri i saj  zemërartë, Kreshnik Kalaja, që në moshën 22 vjeçare  kish qënë  operativ i Shërbimit Inteligjent jugosllav, por me dinjitet të forte si shqiptar. Madje kishte mbaruer edhe shkollime të larta për officer në SHLO në Bileqe dhe me grade ishte major.  Por, komunistët, duke e njohur karakterin dhe personalitetin e tij si arsimdashës dhe patriot shqiptar, për ta poshtëruar dhe për të përligjur dënimin kapital, hodhën mbi të akuza të paqëna, në rrethana të çuditshme dhe ofenduese në baza nacionale, tepër  të përbindshme. Por ujqërit e UDB-së të cilët si vegla të ndryshkura përdorën edhe disa element antishqiptarë të SJB si Haki Fejzulin e Dobërdollit, spiunët ,, Federiko Amati,, nga fshati Çajlë ose njëfar Arif Zeqiri  me nofkën ,,Kamen,, nga Banjica e Poshtme  të Gostivarit, që tani kishin nisur të flinin të qetë e të krijonin rreziqe imagjinare, një ushtri e tërë prokurorësh e gjykatësa kishin inskenuar akuzat e kurdisura me qëllim që Kreshniku të pushkatohej.

,,… Një ditë kur fëmijët u kthyem  nga shkolla,  në der të banesës erdhi  një polic  i cili në dorë mbante një letër dhe një kuti prej kartoni e adresuar ne emrin tim!,,- rrëfen gruaja e Kreshnikut. Polici na tha që  ta nënshkruanim letrën- vërtetim se e kemi pranuar pakon.

,,Çfarë është kjo?- e pieta policing. Por ai nuk i përgjegj, vetëm duke murmurit, tha se do e shikoni vetë. Dhe iku kokëulur duke murmurit diçka në gjuhën e tij  serbosllave ose sllavomaqedonase.

Porsa  e hapëm me fëmijët kutijën prej kartoni, sytë na mbetën të ngulitura në teshat: një palë kostumi, nja dy këmisha dhe disa cikërime të tjera të  bashkëshortit tim të cilat na vinin nga burgu… E hapëm edhe një cope letër e shkruar zyrtare dhe e vulosur nga Gjykata e Zenicës, dhe duke e lexuar, mbetëm të shtanguar. Në letër thuhej: ,,Këto janë të gjitha që la Kreshnik Kalaja sa ishte gjallë. Pushkatimi u krye me date kaq e kaq në orët e hershme të mëngjesit të atij dimri!,, Fëmijët nisën të qanin me zë. Dy vajzat nisën të shkulnin flokët…

,, A thua e kanë pushkatuar  lidhur me pranga  babain  tone?,,- kishin pyetur fëmija. Por, ajo, Qama, e cila ishte një grua e vuajtur dhe me moral shumë të lartë, kishte hesht si një malësore e vërtetë e cila ishte mësuar t’u bête ballë stuhive dhe rrebesheve të jetës !

                                                                     *** 

Një natë të ftohtë dimri u dëgjua një breshëri e mbytur të shtënash pushke që na ngriu zemrat dhe të nesërmen mësuam se Kreshniku qe pushkatuar; qe vrarë mizorisht burri më i urtë i fisit, më i përmbajturi; më i qeti, më i dhembshuri dhe më i druajturi. Ne rriteshim duke u bindur se regjimi kominist antishqiptar  kërkonte viktima dhe se ne ishim kurbanët e caktuar për të.

Goditjen kundër nesh komunistët e ngritën në sistem, e motivuan teorikisht në “luftën e klasave” me motive politike dhe nuk e ndalën asnjë çast shkallëzimin e saj në baza nacionale.

Kështu  kishte nis njëkohësisht edhe  lufta e diferencimit të madh . Edhe sot në këtë moshë të shtyrë nuk e gjej dot se cila qe ajo forcë që na bëri të mbijetojmë: instinkti i dashurisë për jetën?… Apo tek njeriu fshihen forca të panjohura që padrejtësia i detyron të dalin në sipërfaqe?

Duke i hedhur një sy kuptimit të jetës sonë nën diktaturën e regjimit të rrept udbashian, arrijmë në përfundimin se ajo ka qënë vetëm një luftë etnikumi që kërkonim Bashkimin e trojeve etnike shqiptare si një  komb në një atdhe të përbashkët gjeografik në Ballkan. 

 Tanimë kishte kohë që kishte filluar fushata e  diferencimit politik dhe dëbimeve masive nga puna, madje edhe nga punët më të thjeshta me motivacionin “nuk plotëson kushtet” ose  është i ,,papërshtatshë,, etj etj. Prapa këtij cilësimi, kësaj vule ogurzezë gjithkush duhej të shihte rrezikshmërinë shoqërore të personit që i vishej dhe çdo drejtues, tek i cili ai tani do të paraqitej, e shtynte fatkeqin nëpër shkallët e punëve të rënda fizike pa mëshirë.

Vetëm në rolin e një skllavi të bindur mund t’i siguroje vetes karakteristikën e nevojshme për pranimin  tënd në një shkollë  tetëvjeçare ose të mesme për mësues. Ndryshe nuk bënte, kishte shumë raste që një numër i madh intelektualësh shqiptarë në Kosovë, pot rdhr në anët e Tetovës dhe  Gostivarit të ishin largyaer  nga puna dhe arsimi si ,,irredentost,, ose ,,separatist,, ! Dhe të gjitha këto masa komunistët i quanin “pastrim,, !

Dhe pas  çdo dështimi në fusha të ndryshme ata shihnin vetëm dorën e armikut të  popullit.

Duke qënë viktima të luftës së tyre të klasave, ne ishim për ta pa dyshim një akuzë e gjallë, prandaj degradimi ynë ishte objekt i planit të tyre taktik dhe strategjik.

 Ata,  analistët, ekspertët dhe bylykbasha të tjerë të KQ të LK dhe të UDB-s  jugpsllave u bënë mjeshtër të kësaj lufte “shkencore”  antishqiptare, ndërsa ne me shumë dhimbje u mësuam të qëndronim në këmbë përballë këtij rrebeshi të verbër, ashtu sië e kemi traditën, edukatën dhe kulturën e races që i takojmë .

 Ata përpiqeshin të bënin të besueshme rreziqet imagjinare që gjoja u vinin prej nesh,që të përligjnin dhunën, kurse ne me ndershmëri e korrektësi shembullore mundoheshim me tërë energjitë tona shpirtërore dhe morale të vërtetonim se ajo dhunë qe fare e padrejtë.

 Dhe kjo qe lufta më e tmerrrshme që u zhvillua kundër nesh  (Shqiptarëve)  në Jugosllavi, për gjysmë shekulli të sundimit komunist. I duhet psikanalizës dhe kriminalistikës moderne të  analizojë dhe zbulojë ligësitë e pakufizuara që qëndruan të fshehura në subkoshiencën e njeriut për të shpjeguar se si pushteti i pakufizuar, i ngritur në sistemi totalitar, të  një ndërgjegje kolektive kriminale nga më të shëmtuarat në merridianet e botës.

Lufta kundër nesh identifikohej me forcat lëvizëse të shoqërisë dhe amoraliteti politik justifikohej me domosdoshmërinë historike. Deviza e tyre ishte, e ngjajshme si ajo e shabloneve ruse dhe staliniuste : “Revolucioni i justifikon viktimat”.

Dhe komunistët loznin me injorancën si me një bishë të uritur, të cilën meqë s’e kënaqnin me mirëqënie i hidhnin për të “ngrënë” inteligjencien si shkaktare të disfatave të tyre ekonomike dhe  politike . Dhe sidomos atë inteligjencie që kish prejardhje shoqërore të tillë që i “vriste sytë drita e socializmit” dhe “ëndërronte kthimin e popullit në errësirë”.Kështu liderët komunistë do të jepnin tani vetëm orientime dhe njerëzit, duke ngrënë njeri-tjetrin, do të kryenin brenda tyre proçesin e diferencimit të shqiptarëve me shqiptarë.

Të verbuar nga zbatimi pa pengesa i çdo mase represive, ata luanin pa turp edhe të tilla komedi groteske. Ata s’mund ta mendonin që e drejta ka disa ligje të saj të pavarura dhe që ajo ngre krye. madje, edhe në vetëdijen e njerëzve të indoktrinuar, siç ndodhi me Kosovë më 1981, dhe pas një dhjetëvjeçari shembja totale e Jugosllavisë në Gadishullin e Ballkanit.

Ata, elementet udbashiane, shqetësohen  edhe sot, bile,për opinionet që qarkullojnë.

Ata donin letra nga populli, por jo letërkëmbim me popullin që të qanin hallet dhe çdo ankesë të drejtë e quanin të metë, nxirje të realitetit. Dhe i dënonin. Kështu ata vranë sinqeritetin dhe burrërinë dhe kultivuan hipokrizinë e servilizmin, mjerisht edhe ndër shqiptarë.

Unë edhe soy pyes, si i dënuar i pafajshëm dhe si shqiptar, a ka vallë, në arsenalin e metodave të sundimit të një shteti një shembull ku duke shfrytëzuar pushtetin absolut një kastë të sulet me kaq egërsi  ndaj një populli siç kemi qënë ne shqiptarët, të  na privojnë nga liria, nga dinjiteti, yë na shpronësojnë,  dhunojnë, të  na burgosin, ndalojnë e vrasin, ose të na  depersonalizojmë vëllezërit e vet të një gjaku dhe, pasi t’i ketë konsumuar të gjitha këto, t’u afrohet viktimave dhe me buzëqeshje t’u kërkojë shërbimin e tyre si spiunë. Kjo  ishte  strategji e agjenturës që quhej: UDB !Ata e peshuan qëndrimin ndaj meje dhe vendosën arrestimin pa pasur në tavolinë asnjë akuzë që të provonte fajësinë. Por, faji im i vetëm ishte vetëm ai pse isha shqiptar dhe kisha dinjitetin tim!Ç’rëndësi kishin akuzat për punonjësit e SJB dhe  SDB së Bosnës ose Maqedonisë që i dirigjonte Beogradi, UDBA  jugosllave dhe KQ i LKJ?

 Ndërgjegja kolektive u manipulua dhe individi u gjend i pambrojtur përballë pseudoligjit, e që unë personalisht ndaj fatin tragjik të Drajfusit. Edhe sot e sot kërkoj zbardhjen e rastit të montuar në saje të çkafit më dënuan me pushkatim, dhe më pas , duke ushtruar dhunë e terror sollën dënimin më capital dhe rigoroz në Jugosllavi, 20 vite burg të rëndë.

Jeta dhe dinjiteti i njeriut ishin pre e dogmave komuniste, të cilat, duke dalë nga varrezat e një filozofie pajetë, ushqeheshin vetëm me kufoma.

Mënyra e arrestimit qe kopjuar nga metodat e rrëmbimit që përdornin mafiozët, kriminelët e pa shpirt gjakatar dhe antishqiptar dhe shovinista të tërbuar.

***

Ishte  fillimi i tetirit  i vitit 1981. Ende pa u gëdhirë, herët në orët e para të mëngjesit u futën një bandë e armatosur gjer në dhëmb në banesën time dhe duke më share nënën shqiptare para syve të gruas dhe fëmijëve, më prangosën dhe duke më kidnapuar, nuk dija se  ku më shpinin. Udhëtuam një kohë që nga tronditja nuk munda ta fiksoj. Nuk dija qëllimin e tyre. Nuk i njihja fare, pos që kuptova se flisnin gjuhën serbpkroate…

Mandej udhëtimi me ajroplan të kompanisë ,,Adria,, të  Sllovenisë. Edhe stjuardesa mbeti e trishtuar kur vërejti se më çonin të prangosur. Ajo i pyeti diçka ata që më shoqëronin… 

,,Ovaj je jedan od onih sta su kidnapovali JAT-ov avion u Njemaccku,, ( Ky është njëri nga ata të cilët kanë bërë rrëmbimin e avionit të JAT-it në Gjermani). Stjuardesa më shikoi edhe njëherë në sy, dhe ndoshta nuk i ngjajta si ndonjë kriminel, iu tha si me qorrtim:,,Lerenja rehat njeriun, ,,Nemoj da zaebavate!,,- dhe eci e qetë me hapat e saj të lehtë dhe shpirt jo djallzor.

 Më zbritën  në ajroportin e Sarajevës i cili ishte plotësisht i rethuar me polic të armatosur me automatic, sikur të kishin arrestuar ndonjë Al Kapone! Dhe duke më mbajtur për krahu si të isha i verbër, më  futën me shpejtësi në një furgon të blinduar policie dhe  ecnim e ecnim gjatë asaj nate, dhe nuk dija se ku do të më shpinin.

,,Znas li gdje te vodimo?,, ( A di se ku të çojmë!)- tha inspektori kryesor me nofulla të gjëra e sy të kokërllukër nga dehja. Për të cilin më vonë kuptova se quhej Ante Bërnada, kurse shefi I tij Fikret Bradariq…

,,Emra të çuditshëm…Gjithë do ,,bradariqa,,!-mendova me vete.

 Dikur furgoni ndaloi. Mua më kapën sit ë ishin ujqër, duke më ngjitur  me shpejtësi nëpër shkallët e një godine dykatëshe dhe, pasi mbuluan mirë me batanie nga brenda derën e dhomës ku më futën, më tërhoqën zvarë , duke me mshuar me shkopinj gome, çufura metali dhe me grushta. Me ta ishte edhe kryetari i Degës së Punëve të Brëdëshme të Bugojnës Fikret Bradariq, një shovinist dhe antishqiptar I tërbuar. Nxorën të tre pistoletat nga brezi dhe, me t’i vendosur në tavolinë, m’u afruan dhe më “këshilluan” të mendohesha për veprimtarinë time armiqësore, për vajtjen time në Amerrikë dhe ,,kontaktet,, që  kinse paskam pas atje me CIA-n amerrikane.

Isha i habitur fare nga këto marrëzira që po dëgjoja, sepse unë pos intervistave para diplomatëve dhe ambasadorit amerrikan që kasha dhë në Romë para nisjes sime në SHBA, ku kam dhënë mendimet se çfarë do të ndodhëte me komunizmin dhe Jugosllavinë socialiste pas vdekjes së Titos, nuk  kisha  pas as lidhje dhe asnjë kontakt me ndonjë zyrtar të CIA-s.

,, Ose fol, ose përndryshe do të zhdukim, duke të herdhur nga dritarja, dhe nesër do të shkruajn gazetat e Jugosllavise se i arrestuari bëri vetëvrasje!,, u dëgjua zëri i Bradariqit, një kryeshef policie nga Bugojno dhe shovinist i përbetuar.

,, Po, po, kështu do ta përhapim lajmin  sikur  ke  vrarë  veten, ose të ka vrarë roja  në tentative për ikje !,,- tha tjetri, ai nofullgjëri.

,,Ne jemi Perëndi për ty! “- dëgjohej një tjetër. Më vonë kuptova se quhej Stipe Grabovac, dhe mik i afërt me Zdravko Mustaqin e UDB-së Federative.

 Kur mora guximin e u thashë se s’kisha ç’të mendoja, bërtitën si t’i kish pickuar gjarpëri dhe një Zot e di se ç’bënë me mua dhe sa kohë, pasi nisa të mos kuptoj se ç’bëhej, sepse nga rrahjet më ra të fikët. 

 Ndërsa unë dergjesha në dysheme i lidhur  në duar  me hekura ! Torturat zgjateshin  me seanca  8-9 orëshe  dhe me ndrime, të kordonit të inspektorëve gjakatar, duke mos më lënë me ditë e netë një orë pushim,   e pa gjum fare  gjatë  tërë  asaj jave tmerrresh e vdekjeje në bodrumet e errëta fare, ku nuk dukej as dritë dielli, as copë qielli, pos që nuhatja një erë gjaku të tharë, edhe muret ishin të përgjakura nga terori dhe rrahjet shtazarake. 

Të  tillë dhe trishtuese  ishin terrori dhe mënxyrat  udbashiane, e atyre të cilët më kidnapuan pa fajshëm dhe më nxorrën përpara kordonit të pushkatimit, e të cilin dënim e kthyen në 20 vite burg të rëndë , ( e ku më  vonë, pas disa epizodash dramash të frikshme dhe kushtëzimesh nga  disa ,,gjeneralë,, për zbulim dhe kundërzbulim, kishin bërë plane agjneture për ndrrim e identitetit tim në vilat secrete të UDB-së në Hercegnovi ku kalova afro një muaj,  unë mjaftë  i revoltuar nga shovinizmi i tyre antishqiptar, nuk pranoja  ,,kombinacione të tilla operative,, dhe kështu më kthyen  Brenda kazamatës me mure të larta e tela me gjemba të Zenicë…).

 Ky është fakt, që deshi Zoti e mbeta gjallë!,,Këtë  që  t’a  them edhe njëherë ndoshta është e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mundem,sepse dora më dridhet. Më herët u kam shkruar edhe gjykatave dhe organeve të tjera të jurisprudences, por nuk i kanë marrë parasyshë. Përgjigje nuk kam. E di pse? Sepse edhe ata e dinë se janë akuza të kurdisura me mashtrime e dallavere, me dajak dhe dhunë. Janë dënuar njerëz të pafajshëm në process të montuar, duke shkatërruar edhe familjet, e fëmijët mbeteshin jetima, të përbuzur rrugëve nga ndjellakëqinjët.

 Kreatorët e këtij procesi të çëndur, bënë kërdi dhe ushtruan mundime e terror edhe policia hetuese edhe gjykata. Pasojat janë të rënda. Dhimbjet  nga rrahjet ishin të padurueshme, edhe brenga njashtu. Sepse nuk dinim përse kërkonin nga ne të bënim akuza të rreme dhe shpifje, ata kishin plan për çfarë i bënin gjitha ato akuza e trillime,mashtrime dhe detyrime të dhunshme, të thush gënjeshtrën kinse ishte e vërtetë dhe të akuzoje të tjerët të pafajshëm, sidomos të ju akuzonim juve, Nafi Çegrani. ,,Këtë duhet ta bëjsh me doemos, sepse ky është urdhëri, e ju e keni detyrë!”- më thonte shpesh inspektori hetues Ante Bernada nga SPB të Bugojnës. Nëse nuk e bëje këtë, atëherë duhej të akuzoja edhe veten nga malltretimet dhe dajaku. Isha vetëm në qelinë e burgut… Hyri gardijani ,,Kesha,, dhe më tha që të përgatitesha. Kishin ardhur të  më merrrnin xhelatët, inspektorat e Bugojnës dhe lidhur në pranga do të më dërgonin atje, në kasaphane ku tmerrri ishte vdekje dhe vdekja tmerrr…Gjersa më çonin me një veturë lidhur, kaloja bri kodrash e malesh, gryka e shpatije  me drunj e shkurre. I luta inspektorët që të më lejonin të zbrisja nga vetura e tyre, dhe të afrohesha pranjë një dëllinje, aty ta griposja vendin dhe të futesha i gjallë në varr, vetëm mos e përjetoja terrorin që ma bënin në bodrumet e SPB të Bugojnës Ante Bernada, shefi i tyre Fikret Bradariq dhe të tjerë. Sa herë që më merrrnin në pyetje dhe më ndëshkonin, ishin të dehur dhe me vete  mbanin shishe me raki « shlovovicë ».

Po t’i them këto gjëra që t’i dish, Nafi. Mbaji mend sepse, shpirt mbajmë e nuk i dihet, mund që edhe të vdes! Mendjen e kisha të turbullt nga pagjumsia, nga  rrahjet dhe ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më vrisnin. Iknja me vrap. Ata më ndiqnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim bashkë. Pastaj u ndamë.

Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina, male të thepisura dhe gryka të prera. Sikur iksha nga burgu i Zenicës , apo nga ndonjë burg tjetër me mure të larta si një  kala e çuditshme, e fortifikuar me tela me gjemba. Në një sterrë të kalasë, e cila më dukej se mund të ishte edhe  kishës, e unë kërkoja ndihmë nga priftërit, i lusja që të më mshifnin dikund sepse më ndiqnin ushtar gjerman, që donin të më mbysnin. Madje nga ato  ndjekje tmerrri dhe frike, kërkonja ndonjë shtëpi  ose kasolle për t’u fshehur, por  nuk e gjeja dot.
Isha i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri në gjuhën sllavokroatishte: ,, Stoj, Fadile! Stoj, pucam !“ (Qëndro, Fadil! Ndalo se të qëlluam!) ,,Uhvatili smo te!” (Të zumë)”. Më rrethuan sit ë ishin kordon  hienësh në pritë kur vërsulen pas gjahut, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin duar lidhur dhe një shami të zezë m’i kishin mbyllur  sytë. Unë qeshnja. Kisha qef të më vrisnin… Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre  Hajrullah Huseini. Por, edhe ky sikur  e kishin mbyt në burg!Sikur kufomën ia çonin dikah turrma e njerëzve të panjohur. Thash me vete:a thua, vallë vetë ka vdekur ose e kanë vrarë? Disa të burgosur e shikonin  me dhembje. “Si u bë kështu, o  Fadil, e paskan vrarë Hajrullahin? Ç’ke bërë ti, përse duan edhe ty të të vrasin?”

 “Nuk di! Por, këta duan përmes meje ta pushkatojnë edhe Nafi Çegranin”.

“Shiko këtu,- më tha njëri prej tyre,- ti nuk ke përse ta fajsosh Çegranin, sepse  ai nuk ka në dijeni për këto akuza që ia kanë kurdisur”!

,,Po,-thashë, por ata e akuzojnë përse ka ikur në Amerrikë dhe kinse e paska tradhtuar UDB-në dhe Jugosllavinë!”- u mundova t’i bindja, por më kot.

,,E nëse Nafiu  paska ikur në Amerrikë, kjo nuk është puna yte. Çfarë ke ti të përzihesh në këto punë.Ti mos e merrr në qafë, mos u bën vegël dhe t’a dënojnë njeriun përmes teje, se ai nuk ka vrarë askend, more vesht”.

,,Po, po,-thashë,- e kuptoj. Por,këta që më ndjekun pas, duan ta pushkatojnë Nafiun, dhe duan që të më detyrojnë me shkopinj gome që unë ta nëshkruaj deklaratën e rrejshme të cilën e kanë formuluar vetë Ante Bernada dhe Fikret Bradariqi…Dhe, ata më kanë dhënë  ca shkresa të shkruara bukur me makinë dhe më thanë:,, Ja, kjo është një akt akuzë dhe me këta do ta dënojmë Nafi Çegranin. Kjo ka rëndësi dhe është punë e interest të shtetit, ti nuk ke përse të çajsh kokën!,, (duke më dhënë në dorë ca deklarata të tjera. Më quanin,madje njeri të tyre. Më thoshin se kisha bërë një punë të mire, e kjo për ta  akuzuar dhe dënuar Nafi Çegranin, qenka punë ër çfarë do të më shpërblenin me shumë para dhe do të siguronin një apartaman dhe locale diku në qendër të Shkupit.

 ,, Nafiu është agjent i CIA-s amerrikane, dhe ka tradhtuar UDB-n  andaj edhe duhet pushkatuar. Detyra yte është e karakterit sekret dhe direktive që ti vetë me gojën tënde ta akuzosh Nafi Çegrani!”- më thonin vazhdimisht, dhe nëse nuk e bëja këtë, atëherë më kërcënonin duke më thënë se ,, e dija çfarë më priste,, nëse më çonin përsëri në  ,,therrtoren,, e Bugojnos.

Nuk dija çfarë të bëja dhe sit ë veproja. Por, besom, dajaku nuk durrohej. Ata nuk donin të thoja të vërtetën se Nafiu nuk ka faj, ai është edhe intelektual dhe nuk ka ndonjë lidhje për ndonjë ,,vrasje,,! Atëherë e kasha edhe më keq: më shkilnin me këmbë, më mshonin me shqelma dhe grrushta, me shkopinj gome gjer në alivanosje…

 Më  erdhi keq për ty, Nafi. Por, besom, isha i detyruar të gënjej,ashtu siç kërkonin prej meje. E di se nuk je fajtor. Për  ato që kam deklaruar rrejshëm,më vret ndërgjegjadhe nukdi si do tëvdes…Ku do shkon shpirti im? Të lutem, falëm për të gjitha marrinat që kam drejtuar ndaj teje.Por,e di se ti nuk je ashtu siç të akuzuan gjykata dhe klika e Ante Bernadës, Bodul Nikicës, gjykatësit e Zenicës Tihomir Baboviqi, Sulejman Kapetaniviqi dhe prokurorët  e UDB-së  me shokë.Të kam marrë në qafë  dhe… le të vendosin të më vrasin edhe mua, unë haptas deklaroj se çdo gjë është e kurdisur ndaj teje, dhe ti nuk ke bërë asnjë krim,do të thoshte në rrëfimin e tij para vdekjes Vahedin Ramadani – Fadili nga fshati Çajlë e Gostivarit.

Plotësisht e kuptoja Vahedin Ramadanin,ose edhe Hajrullah Huseinin nga fshati Llakavicë, sepse atë terror që përjetuan në burgun e Zenicës,ishte tmerrr, sajonin shpifje me metoda kriminale që nuk u vinin afër as ata të Gestapos. Kur njeriu është shumë i  lënduar psikofizikisht dhe në aspektin moral dhe të dinjitetit të tij, është i mërzitur dhe e vret ndërgjegja, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore.

 Që të dyja janë të rënda. ,,Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit, kur nga SPB të Bugojnës as i gjallë e as i vdekur, pasi  më dërguan në spital që të ma shpëtonin jetën, duke më dhënë infuzione, më detyronin që të them se kinse, Nafi Çegrani na ka ,,urdhëruar,, që ta likuidonim vajzën e gjeneralit,Melihe Deliq. ,,Ky është urdhër nga ,,lartë,, dhe patjetër që duhet të mbaroi kështu, e ti Huseini bashkë me Vahedin Ramadanin do ta akuzoni Nafiun për  ,,vrasje,, e ju do e keni mëlehtë, sepse jeni nën mbrojtjen tone!?!,,’ vazhdonte me dallaveret e tija djallëzore, shoviniste dhe në baza nacionale inspektori famkeq Ante Bernada,icily edhe ishte kryesori në montimin e këtij rasti . Njëra ndër hallet e mia është  si pasojë e tyre  që unë as tani nuk jam i zoti të punoj, të krioj, të paguaj bukën  e gojës, ose të kemë një ndihmë që të më jep shtet për fëmijët, nuk kam. Do vdes në mjerim dhe vuajtje.

 Unë s’kam qënë e s’dua të jem kurrë parazit, as të bëhem vegël e dikujt, siç kërkonin nga unë Ante Bernada dhe Sllobodan Stankoviq që të bëja akuza të rreme ndaj vetes dhe të tjerëve, e sidomos ndaj teje, sepse ty të mbanin në sy,duke thënë se e kishe tradhtuar UDB dhe je arratis në Amerrikë. Dhe se për këtë ata dyshonin se je agjent i CIA-s dhe kishin plan të të dënonin me pushkatim ! Edhe Ramadanin bashkë na dënuan dhe nuk na dhanë as gjë nga premtimet që na kishin thënë,,- më tha Hajrullah Huseini me lotë në sy dhe vazhdoi:

,,… Të gjitha i di, dhe i numëroj ditët e netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn, aq më shumëmë bren nërgjegja Brenda në shpirt sepse në hetuesi të kam akuzuar rrejshëm, Nafi, kam gënjyer siç më detyronin inspektorët. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet dhe ndërgjegja  që ma kanë rënduar me dajak gjatë hetuesisë së kurdisur në Zenicë të Bosnës, andaj kërkoj falje nga ty, se nuk dua të vdes me mëkate !-përfundon Hajrullahi.

Disa njerëz  i dinë përpjekjet e mija që kam shkruar  kundër   akuzave të montuara lidhë meProcesin e inskenuar të Zenicës nga 1981. Por, as gjykatat nuk dëshironin ta shikonin të vërtetën në sy dhe të ndanin drejtësi. Të kalosh vite e vite i pafajshëm në burg, është tmerrr dhe e çuditshme. A thua është e mundëshme të ndodh një gjë e tillë, mund të pyese njeriu. Po, e mundëshme, dhe unë terrorin e vdekjes e kam ndje në trupin dhe lëkurën time. Kriminelët e UDB-së gjersa më mbanin lidhur në pranga në qelinë prej betoni, më thonin :,,Videcesh, kako Musa  zhdere jarca !,, (Do shikosh se si Musa rrjep cjapin). Mizoritë e tyre ishin aq të përbindshme, po aq  çnjerëzore. Sjellja e tyre satanake, mbeten  në mëndjen time ato fytyra më të urryera, barbarë të cilët veprimtarinë  e tyre kriminale e kishin ndërtuar përmbi vuajtjet dhe poshtërimet e dinjitetit njerëzor, duke na share edhe Nënën shqiptare… Torturat çnjerëzore zgjatën me muaj dhe vite, herë nga hetuesit të SJB dhe gjykatësit, e herë  nga “engjujt” e burgut !

FUND –   

______________________

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (13)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 29. 09. 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura