UDHËTIM NË KOHË …

Udhëtim në kohë…

Nga Elife Podvorica Jashari

(Me rastin e vizitës së nxënësve të SHMM ”Prenk Jakova” të Prishtinës në qytetin Qefti (Chieuti) të arbëreshëve të Italisë, të cilët bën promovimin e librit “Përmbledhje e këngëve të vjetra arbëreshe” të autorit Mario Massaro).

E dashur Anxhela….

Të falenderoj nga zemra për mikpritjen tuaj arbërore të lashtë e fisnike sa gjithë shekujt që i keni kaluar bashkë me gjuhën, doket e traditën tuaj që nga periudha e Skëndërbeut.

Faleminderit për ngrohtësinë, për kujdesin dhe dashurinë e madhe që treguat ndaj të gjithë neve. Faleminderit për bukën e valë që gatuhej nga ato duar të arta të nënave arbëreshe, të cilat edhe pse në moshë të shtyrë, gatuanin me dashurinë më të madhe.

Faleminderit pakufi zotit Mario, i cili në moshën e tij 86 vjeçare doli të na takonte atë ditë me makinë te sheshi i bukur i qytetit tuaj Qefti (Chieutti). Për të gjithë ne që atë e njihnim vetëm përmes këngëve që i kishte përmbledhur në librin e tij, ishte një emocion i veçantë. Takoheshim me një njeri arbëreshë. Dhe çka të shihnim! Një plak ku nga sytë e tij të kaltërt shkëlqente një mirësi që vinte si rreze e ngrohtë nga thellësia e shekujve arbëror.

Ajo fytyrë e tij e qetë e mbushur plotë buzëqeshje të përmbajtur prej një plaku të urtë, i cili kishte takuar rrebeshin e jetës në nuancat më të hijëzuara të saj… një intelektual që kishte shëtitur cep më cep qyteteve e fshatrave arbëreshe për të shpërndarë dritë e dituri tek fëmijët e rinia arbëreshe. Një intelektual dhe një burrë arbëreshë, i cili mendonte dhe zemra i rrihte edhe për pjesën tjetër shqiptare që e kishte matan bregdetit Adriatik. Takonim njeriun i cili me vite e dekada të tëra kishte mbledhur këngët e vjetra arbëreshe, të cilat në pëlhurën e viteve kishin mbetur rrezatuese e origjinale si në kohën kur Skëndërbeu i udhëhiqte trimat arbëror për të ndihmuar edhe fqinjët italian, për mbrojtjen e vendit nga invadimi turk.

Bashkë me ju e dashur Angjela, bashkë me z.Mario dhe zonjën Nina (kompozitoren e këngës “Gjergj Kastrioti), si  dhe bijën e tyre Maria Teresa, bashkë me gjithë ata arbëreshë tjerë, ne takuam edhe gjuhën e Skëndërbeut dhe mundoheshim që çdo zanore e çdo fjalë e theks të saj, atë tingëllimë të bukur e të ëmbël tingujsh që krijonin të folurën arbëreshe, ta ndjenim e përjetonim… sepse, “kështu paska folur Heroi ynë kombtar” – mendonim dhe të buzëqeshur shikoheshim mes vete ne mysafirët tuaj, që për çdo moment të këtyre dhjetë ditëve u knaqëm shumë. U mbushëm frymëzim. Kishim takuar të parët tanë. Gjuha e ëmbël e muzikale arbëreshe na emociononte gjithë qenien tonë dhe na ngjante në udhëtimin në kohë. Sepse shtëpitë e ndërtuara e të ruajtura me mjeshtëri që nga viti 1585 me gjithë arqitekturën e tyre specifike, me dritaret e portat e mëdha të tyre, flisnin me gjuhën e lashtësisë arbërore. Gjithë ato sipërfaqe tokash të punuara me kujdes e përkushtim, gjithë ato plantacione të pafunda me ullinjë e pemishte tjera, do të mbëten një imazh i bukur e i pashlyeshëm në mendjet e zemrat tona.

E dashur Angjela!

Këto ditë sa qëndruam në mesin tuaj, kënduam së bashku me fëmijët tuaj që i dinin e këndonin të gjitha këngët bashkë me ne që i kishim përgatitur me muaj për t’i kënduar ato sa më bukur e origjinal, ashtu siç i kishit ruajtur ju nga korozioni i viteve. Dhe ndjeheshim të lumtur. Na buzëqeshte shpirti ynë i dlirë kur zëri juaj ngjitej puq me zërat tanë dhe ia thoshim këngës arbërore për katër netë me radhë në mbrëmjet koncertale.

Ajo mikpritje, ato përgatitje, ai organizim fantastik nga ana e kryetarëve të qyteteve që kënduam dhe nga gjithë arbëreshët, në veçanti nga z.Mario i cili ishte iniciator i gjithë këtij udhëtimi fantastik. Bagazhi i tij krijues me gjithë atë veprimtari gjigande që kishte lënë pas vetes së tij, gjithë ai vitalitet që të mahniste, gjithë ajo dashuri që rrezatonte nga tërë qenia e tij, do të mbetet kujtimi më i bukur për nxënësit e shkollës sonë “Prenk Jakova”, të cilët nën organizimin dhe përkujdesjen e pedagogëve dhe prindërve, të profesoreshës sonë të çmuar Hatixhe Badallaj, patëm mundësinë të vinim dhe të realizonim një ëndërr të kahmotshme. Profesoresha Hatixhe ishte takuar dhe kishte bashkëpunuar me ju për vite e dekada të tëra.

Andaj, pas liberalizimit të vizave, vendi I parë që deshëm të vizitonim, ishit ju arbëreshë të dashur.Grupi ynë prej 23 vetash nxënës e pedagog, nuk  ju kishim parë e takuar më parë, por historia e Skendërbeut dhe arbëreshëve të Italisë, ka qenë gjithëmonë vendi më I lartë në planprogramet e shkollave e fakulteteve tona. Në planprogramin e shkollës sonë të muzikës poashtu.”Moj e bukura More”,e këndon çdo njeri I madhë e I vogël nëpër të gjitha pjesët tjera shqiptare.E dijmë dhe e këndojmë me vaj në buzë,ashtu siç njëherë e dikur e bukura More mbeti e braktisur nga njerëzit e saj, të cilët me plagë në shpirtë u detyruan të linin rrënjët e tyre të lashta e të gjenin strehë në një vend të largët e të huaj.Ndërsa figura e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, është mburoja nën të cilën ne shqiptarët ndjehemi e frymojmë njësoj në tiktakun e shekujve që nga koha kur ai mbylli sytë dhe shkoi në përjetësinë e tij për të mbetur krenaria e kombit shqiptar. Ishte emocionuese kur në qyetet që vizituam, flitej e shkruhej arbërisht midis Italisë dhe figura e tij të çfaqej madhështore kudo.

E dashur Angjela!

Në momentin kur u ndamë dhe po i thoshim lamtumirën njëri – tjetrit me lot në sy, në zemrat e secilit nga ne u vulosë dëshira dhe premtimi e besa e shenjtë shqiptare, se ne kurrë nuk do t’ju harrojmë juve dhe kurrë s’do t’ju braktisim. Tash që kemi mundësinë e lëvizjes së lirë, do të bashkëpunojmë me projekte të tjera në mënyrë që ne dhe ju të njihemi më mirë dhe të duhemi e kujdesemi më shumë për njëri tjetrin. Këtë amanet të stërgjyshërve tanë duhet dhe e kemi obligim ta përmbushim ashtu siç ata me përkushtim ruajtën të paprekura doket e zakonet e lashta arbërore.

Një falenderim nga zemra i bëjmë z.Mario Masaro për mundësinë që na e dha që të vinim dhe të preknim nga afër gjuhën e traditën e lashtë arbëreshe. Po ashtu Maria Terezës që u përkujdes për çdo gjë që ne kishim nevojë, për të realizuar sa më bukur e profesionalisht misionin e ardhjes sonë përmes mbrëmjeve muzikore nëpër qytete tuaja, ku na prisnin e përcillnin kryetarët arbëresh dhe fëmijët e prindërit e pedagogët e tyre.

Falenderojmë nga zemra të gjithëve, pa përjashtim. Me përqafimet e juaja të ngrohta vllazërore, në zemrat e nxënësve tanë mbollët dashuri e respekt për ekzistencën tuaj arbërore. Ata lot që rridhnin rrëke nga fytyrat e tyre atë ditë kur po ndaheshim, do të mbeten përjetësisht të pashlyer në shpirtin e tyre rinor.

Do të mbetet një eksperiencë e paharruar jo vetëm për nxënësit- pjesëmarrës të këtyre koncerteve. Por, pa mëdyshje edhe të ne pedagogëve dhe drejtoreshës së shkollës sonë Jeta Dida Bujari, e cila për secilin kryetar të qytetit mikpritës kishte përgatitur dhuratë ”Hyjneshën në Fron” dhe nga një mirënjohje. Eksperiencë e pashlyer do të jetë edhe për prindërit dhe familjarët e nxënësve që na mbështetën deri në momentin e fundit për realizimin e këtij projekti. Këtyre ditëve mësuam shumë nga ju se si duhet funkcionuar si shoqëri e shëndosh dhe pa smirë e xhelozi ndaj njëri-tjetrit. Mësuam se si të duhet e vlerësohet më shumë se çdo gjë identiteti kombëtar. Tek ju prekëm nga afër krenarinë e shenjtë që kemi për figurën e madhe të Gj.K.Skëndërbeut.

Andaj faleminderit, faleminderit, një mijë herë faleminderit !

Besoj fortë, se puna e pakursyer e z.Mario Massaro do të lë gjurmë të pashlyeshme edhe për shekujt në vijim, duke mbjellur dashuri e respekt tek të rinjtë tanë.

Faleminderit edhe miqëve Italianë që ju mbështetën miqësisht në realizimin e qëndrimit tonë dy javor aty në mesin tuaj. Besoj se ata këtyre ditëve patën rastin të binden edhe njëherë se populli shqiptar i vlerëson dhe i çmon miqtë e tij ndër shekuj dhe në periudhat e errëta historike të tij. Nga mirësjellja dhe profesionalizmi i treguar nga ana e fëmijëve tanë, ata e kuptuan se ne nuk jemi popull që mundohemi të vrasim fjalët dhe gjuhën e tjetrit. Përkundrazi. Tregojmë respekt shumë të madh. Sepse thuhet se ai që nuk di të vlerësojë veten e tij, nuk di të vlerësoj as tjetrin. Andaj, në mesin e këngëve arbëreshe dhe këngëve artistike të viseve tjera shqiptare, në programin tonë ne folëm e kënduam edhe këngë të kompozitorëve italian. Kështu ne u munduam që përmes tingujve dhe vargjeve poetike të krijojmë ura miqësie midis dy popujve fqinjë. Besoj që u binden se fëmijët tanë edhe pse të izoluar nga bota për këto 23 vite pas çlirimit të Kosovës, prap se prap mësuan gjuhën dhe kulturën e këngët e popujve tjerë, siç ishin në këtë rast disa nga këngët italiane që kënduam në shenjë nderimi e respekti për mikpritjen e tyre. Thuhet se “Ai që di të këndojë, nuk di të mendoj keq”.

E dashur Angjela!

Nga zemra ju përqafojmë dhe ju urojmë jetë të gjatë e shëndet. Me repektin më të madh ju presim të na vizitoni në Kosovën tonë të lirë e të bukur! Mirupafshim…!

Prishtinë, më 25 shkurt 2024

Total
0
Shares
4 comments
  1. Когда требуется отдел продаж с нуля важно учесть несколько ключевых аспектов:
    включая, возможно, сотрудничество
    с такими специализированными агентствами, как “Немкович Студио”.
    Вот некоторые из них:
    Определение стратегии и целей: Начните с четкого определения вашей стратегии и целей
    для отдела продаж. Какие рынки и сегменты вы хотите охватить?
    Какие результаты вы хотите достичь?

    Разработка бизнес-плана: Создайте бизнес-план, который включает
    в себя описания структуры отдела, бюджета, прогнозов по продажам и плана мероприятий для достижения целей.

    Подбор и обучение персонала: Наймите квалифицированных сотрудников и
    предоставьте им необходимое обучение.

    В этом контексте специализированные студии
    могут предоставить экспертов
    и тренинги.
    Выбор технологических решений: Рассмотрите вопрос о выборе и внедрении необходимых CRM-систем, маркетинговых
    инструментов и аналитических
    платформ.
    Разработка процессов продаж: Создайте четкие процессы продаж от начала до конца, включая генерацию лидов, ведение переговоров и заключение сделок.

    Мониторинг и анализ: Установите систему
    мониторинга и анализа результатов для непрерывного
    улучшения и оптимизации работы
    отдела продаж.
    Сотрудничество с профессионалами, такими как
    “Немкович Студио”, может значительно облегчить процесс создания отдела продаж, так как они могут предоставить опыт и знания, необходимые
    для успешного старта и развития вашего бизнеса в этой области

    b5JjiwV5-3

  2. Пришло время сделать подбор менеджеров по продажам
    Этот этап играет критическую роль
    в формировании успешного отдела продаж,
    и сотрудничество с опытными консультантами,
    такими как “Немкович Маркетинг”, может быть особенно полезным.

    Важно учесть несколько важных шагов:
    Определение критериев отбора: Вместе с “Немкович Маркетинг” определите критерии, которые соответствуют вашим
    потребностям и целям. Это включает в себя опыт, навыки, качества
    и особенности, которые вы хотите видеть у будущих менеджеров.

    Разработка вакансий: Создайте подробные описания
    вакансий и требования для кандидатов.
    Сотрудничество с опытными консультантами, такими как “Немкович Маркетинг”, поможет вам сформулировать
    эффективные вакансии.
    Поиск и отбор кандидатов: “Немкович Маркетинг” может помочь вам провести поиск кандидатов
    через различные источники, включая рекрутинговые агентства и онлайн-платформы.
    Они могут также провести собеседования и
    анализировать резюме, чтобы найти лучших кандидатов.

    Обучение и интеграция: После выбора менеджеров, обеспечьте им подходящее обучение и интеграцию в вашу компанию.
    Обучение и адаптация новых сотрудников помогут им начать эффективную работу как можно скорее.

    Мониторинг и развитие: Сотрудничайте с “Немкович Маркетинг” для
    мониторинга производительности менеджеров по
    продажам и их дальнейшего профессионального развития.

    Подбор компетентных менеджеров
    по продажам с поддержкой опытных консультантов,
    таких как “Немкович Маркетинг”, поможет вам создать сильный
    и результативный отдел продаж.

    b5JjiwV5-3

  3. Если вам нужно построение отдела продаж важно учесть несколько
    ключевых шагов и аспектов. Вот некоторые рекомендации: Определение целей и стратегии: Начните
    с определения целей, которые вы хотите достичь с помощью отдела
    продаж. Разработайте стратегию,
    которая будет направлена на достижение этих целей.
    Учтите, какие рынки и сегменты вы хотите охватить.

    Создание организационной структуры: Решите, какую структуру будет
    иметь ваш отдел продаж.
    Она может быть функциональной, географической или комбинированной.
    Уделите внимание ролям и обязанностям сотрудников.

    Найм и обучение персонала:
    Подберите квалифицированных сотрудников с опытом в продажах или предоставьте им обучение.
    Эффективные продавцы играют ключевую роль в успехе отдела.

    Выбор и внедрение CRM-системы: Внедрение Customer
    Relationship Management (CRM) системы поможет отслеживать
    взаимодействие с клиентами, управлять
    лидами и анализировать данные.

    Разработка процессов продаж: Определите процессы продаж от начала
    до конца, включая генерацию лидов, ведение переговоров и заключение
    сделок.
    Мониторинг и анализ: Установите систему мониторинга и
    анализа результатов, чтобы постоянно
    улучшать эффективность вашего отдела продаж.

    Важно помнить, что построение отдела продаж
    – это непрерывный процесс, и его развитие требует постоянного внимания и адаптации
    к изменяющимся условиям на рынке.

    4J8kazM9

  4. на сегодняшний день весьма востребованной услугой является отдел продаж под ключ Это означает, что компании могут обратиться к специализированным маркетинговым агентствам или консультантам,
    таким как “Немкович Маркетинг Студио”, для полного управления
    и развития своими продажами.
    Эта услуга включает в себя ряд преимуществ:
    Профессиональный опыт: Специализированные агентства и консультанты, такие как “Немкович Маркетинг Студио”, имеют богатый опыт в области маркетинга и продаж,
    что позволяет им предоставлять высококачественные услуги.

    Сокращение рисков: Компании, заказывая услуги отдела продаж под ключ,
    могут снизить риски и заботы, связанные с управлением отделом продаж, и обеспечить более надежное выполнение
    поставленных задач.
    Фокус на ядерных компетенциях:
    Заказчики могут сконцентрироваться на своих основных компетенциях, оставив маркетинг
    и продажи профессионалам.
    Экономия времени и ресурсов: Аутсорсинг отдела
    продаж позволяет сэкономить время и ресурсы на найме, обучении и управлении персоналом.

    Использование современных инструментов:
    Специализированные студии маркетинга обычно имеют
    доступ к современным маркетинговым и аналитическим инструментам, что помогает повысить эффективность продаж.

    Эта услуга становится особенно актуальной для компаний,
    которые хотят максимизировать свой маркетинг и продажи, но не имеют внутренних ресурсов или экспертизы
    для этого.

    b5JjiwV5-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura