LULJETA MEKANI: THËNIE JETËSORE

Prizren, 30. 09. 2015: Jeta është si libri, ku çdo faqe e tij është si një ditë e kësaj bote… Le ta jetojmë këtë jetë bukur ashtu siç do të dëshironim për librin që lexojmë të jetë i bukur… Nëse dëshiron një jetë të gjatë dhe një mik të mirë – zgjedh librin!
***
E vetmja gjykatë që e merr vendimin në anën tënde edhe kur je gabim, është gjykata e nënës suaj!
***
Kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, nënën e ‘numeroj’ dy herë.
***
Edhe sikur të lyhesh e të ndryshosh pamjen, në brendësi nuk do ndryshosh. Njeriu i shëmtuar në shpirt, i shëmtuar mbetet edhe në pamje!
***
Bukuria nuk ka lidhje me fytyrën e bukur, por me zemrën e pastër!
***
Kultura nuk ka peshë, është një thesar që mbahet me lehtësi..!
***
Miku im më i mirë është pasqyra, sepse kur qaj unë nuk qeshet kurrë!
***
Paraja dhe pushteti nuk e ndryshon njeriun, por e zbulonë atë!
***
Vetë jeta e ka vërtetuar se njerëzit më të mirë vuajnë më shumë!
***
Jam e lodhur nga njerëzit me dy fytyra. Prandaj zhytem në vetmi…
***
Sa më e zgjuar të jetë një femër, aq më të vështirë e ka të gjejë personin e duhur…
**
Dashuria nuk blihet por fitohet duke falur dashuri – respekt, mbi të gjitha besim…
***
Nga e hëna deri të shtunën pa punë, kurse të dielën pushim!
***
Edhe unë jam miljonere, kam 1 miljonë halle…
***
Ëndërro çfarë të pëlqen, shko ku të duash, je ajo që do të jesh, sepse ke vetëm një jetë dhe një mundësi për të bërë gjërat që do të bësh…
***
Femër e fortë është ajo që edhe pse ka qarë gjithë natën përqafuar me jastëkun, në mengjes i bën punët e shpis duke kënduar!
***
Krenaria ime është më e madhe se mendjemadhësia jote…
***
Shpesh kam nevojë të flas me njerëz që më kuptojnë, por fatkeqësisht përfundoj duke folur me vetveten…

***
Kur erdha e lagur nga shiu motra më pyeti:
-Pse nuk more çadrën me vete?
– Vëllai më këshilloi:
-Pse nuk prite derisa shiu të pushonte?
– Babi i zemëruar më paralajmëroi:
-Kur të marrësh ndonjë të ftohur, do ta kuptosh.
– Mami, që po thante flokët e mi tha:
-Ah more shi! Nuk mund të prisje derisa fëmija im të vinte në shtëpi?
Kjo pra është nëna…
***
Ah, sikur sheqeri i tepërt në kafe të embëlsonte hidhërimin në shpirt…!
***
Këmbëngulja të bën që të mos dorëzohesh asnjëherë..
***
I rregullova flokët për 10 minuta, dhe sapo dola jashtë pas 2-3 minutave ja krisi shiu…
***
Veshja më e bukur e një femre është thjeshtësia e saj!
***
Në një shtëpi me plot njerëz, në një vend me 30 000 banorë, në një shtet me 3 000 000 shtetas, në një botë me 7 000 000 000 njerëz, unë jam e vetmuar…
***
Nëna është ajo që i zëvendëson të gjithë, por nënën nuk e zëvendëson askush!
***
Ndoshta pasuria nuk të bën të lumtur, por varfëria të trishton shumë…
***
Mos me kërko nëpër ëndërra…Ti e di qe unë jam gjithë kohën në Fb! ***
-Kur vritemi e mbulojmë plagën me fasho, e kur lëndohemi e mbulojmë dhimbjen me buzëqeshje!…
***
Vuajtjet e vogla mund të flasin, ndërsa vuajtjet e mëdha janë pa gjuhë…!

***
Me femrat e komplikuara mund të mërzitet vetëm ai mashkull që është mësuar me femrat mendjelehta…
***
Unë di me fal por nuk di me ndryshu…
***
Dikush sot me tha: “sa e lumtur je”. E unë që mendoja se ç’mund të konceptonte me fjalën lumturi…Bëra një krahasim të jetës sime me konceptin lumturi që unë kisha në mendje, dhe papritur ndjeva sesi copëtohesha nga brenda, nxehtësia që më përshkonte në ato momente e ndjeja dhe në lotët që më rridhnin pavetedije, e i thash: “thjesht ashtu duket”…
***
– Jam një uragan nervash nga dhimbja…
***
Është shumë e lehtë për ta ndëgjuar një Femër kur ajo flet, por është shumë vështirë për ta kuptuar, se si ndjehet kur ajo hesht!
***
Preferoj ta mbaj për vete zemrën…s’dua t’ja dhuroj dikuj që të ma bëjë copë – copë !
***
Unë nuk jam shkrimtare, por shkruaj atë që ndjej, shkruaj atë që nuk mund t’i jap formë… Mirë se vini në botën time…
***
Jeta ka 4 shqisa: të duash, të vuash, të luftosh dhe të fitosh. Kush dashuron – vuan, kush vuan – lufton, kush lufton – fiton. Duaj shumë, vuaj pak, lufto dhe fito shumë…
***
Sa dëshirë kam t’i shoh të gjithë njerëzit të gëzuar, të lumtur, të përqafuar me njëri-tjetrin, duke ngritur dolli e duke vallëzuar …
– Jo më Lot, Vuajtje, Mjerim, Trishtim, Zili, Inat, Xhelozi…
***
Nëse nuk je në gjendje të përballosh një grua intelegjente, mos e quaj atë të komplikuar, quaje veten të paaftë…
***
Dy gjëra nuk duhen përbuzur në këtë jetë: Mundimi i nënës dhe dashuria e sinqertë e një personi…
***
Gjithmonë kam menduar se jam vetëm. Sot jam e sigurtë!
***
Njerëzit e fortë janë më të ndjeshëm…
***
Premtimet janë gënjeshtrat më të ëmbla…
***
Hakmarrja më e mirë është të jesh e lumtur përballë atyre që të lënduan…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura