UKSHIN HOTI: ‘ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE – KOMPONENTI RELIGJIOZ’

Pashtriku.org, 12. 05. 2014 – Sot në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës – në Prishtinë, promovohet libri i politologut dhe filozofit tonë të shquar Ukshin Hoti: “ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE – KOMPONENTI RELIGJIOZ”. Ky studim u shkrua në kohën kur mendimi i përgjithshëm politik, ndonëse i ngarkuar me komponentin religjioz, konsiderohej akoma si tabu temë, dhe në vend se të trajtohej hapur për këtë çështje, sikur mjaftohej me një mimikri politike, nga politika e kohës (le të kujtojmë këtu fotografinë e Papës në zyrën e Ibrahim Rugovës!), ndërkohë që regjimi pushtues i Millosheviqit fliste për “rrezikun fundamentalist në Kosovë”!!  (sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura