UKSHIN HOTI: MBI KARAKTERIN AUTENTIK TË DEMOKRACISË NË KOSOVË

Pashtriku.org, 16. 05. 2018: (Përse Demokracia autentike?) – Një akademik i shquar, mik i imi i vjetër, në një bisedë jo-formale, private, duke menduar për titullin e gazetës që tani e keni në dorë, pak si me rezervë më pyeti: “Përse autentike?” Ndërkaq, një gazetar, nxënës dhe adhurues i akademikut në fjalë, e shprehu haptas mospajtimin e vet me fjalët se “demokracia është një”, dhe se “nuk ka demokraci autentike”.
Që të dy, edhe akademikun, mikun tim të vjetër, edhe gazetarin, i kishte munduar i njëjti hall, por atë nuk e thonin. Problemi i njëjtë më kishte munduar edhe mua me vite të tëra. Më në fund kisha ardhur në përfundimin kategorik se gazeta jonë do të duhej të quhej “Demokracia autentike”. Ashtu edhe e emëruam.
Kjo që po shkruaj nuk është polemikë me akademikun, as edhe me gazetarin. Duke u përpjekur që t’i parashtroj arsyet e një veprimi të tillë, në të vërtetë bëj polemikë me vetveten, dhe njëkohësisht shpresoj se lexuesi i nderuar do t’i aprovojë argumentet dhe do të pajtohet me pagëzimin e gazetës, duke e konsideruar si të veten.

Foto nga arkivi im: Demokracia Autentike – DeA (gazetë e grupit të intelektualëve të pavarur shqiptarë në Lubjanë) Nr.6, viti II, maj 1991. – shb.
Në rend të parë, e pagëzuam ashtu për shkak se demokracia, si formë e vjetër e organizimit shoqëror, gjatë më se 2000 vjetëve të historisë së saj, kishte qëndruar dhe ishte mbajtur për një kohë më të gjatë vetëm atje ku ishte lindur në mënyrë autoktone dhe atje ku në organizimin politik ishin respektuar kushtet, mentaliteti, karakteri dhe veçoritë e vendeve dhe të shoqërive në fjalë. Demokracia, si formë e organizimit shoqëror, si sistem politik, kudo dhe çdo herë që ishte respektuar ky parim, gradualisht kishte formuar parime dhe principe të përgjithshme, universale, si ato që përmenden në tekstin që flet mbi arsyetimin politik të nevojës mbi nxjerrjen e gazetës “Demokracia Autentike”, por edhe ishte begatuar, ishte hijeshuar dhe ishte zbukuruar, ndonëse akoma nuk e kishte marrë formën e përkryer, përfundimtare: polisi antik i Athinës ia kishte falur dukjen, pak si të hajthme, të ndjeshme, subtile dhe kapricioze; britanikët ia kishin falur rendin, seriozitetin dhe përpikmërinë e xhentëlmenëve. Në kohën moderne, Agorës së Athinës ia kishin dhënë kuptimin e Parlamentit bashkëkohor, vendit ku asgjë me rëndësi nga sfera e politikës nuk do të duhej të mbetej pa u prekur; francezët ia kishin falur patosin oratorik. “Assemblee Nationale” e tyre, gjatë historisë së kohës moderne, ishte shndërruar në një vend betejash verbale, të fjalimeve plot pasion, tekstualisht, të tretjes së ndjenjave pasionante në fjalë dhe mendime po aq goditëse, therëse, por edhe ledhatuese, ndonjëherë dinake, dhe përgjithësisht elegante. Me fjalimet e tyre në asamble, francezët shpeshherë kishin zhvilluar gjimnastikë të mendjes, por gjithmonë e kishin zhvilluar edhe kulturën e demokracisë franceze.
Toqueville – Bota e sigurt për demokraci
Alexis de Toqueville (Aleksis de Tokëvil), në perëndim të rendit feudal të Evropës, kishte qenë i mahnitur me demokracinë e kaubojve të Amerikës. E kishte shëtitur tërë Amerikën, kryq e tërthor. Më në fund e kishte shkruar veprën e tij famoze “Demokracy in America” me të cilën ishte përpjekur t’i bindë mbretëritë dhe shoqëritë e Evropës mbi përparësitë e organizimit demokratik të shoqërisë, por mbretërit si mbretër, ishin bindur vetëm atëherë kur nuk kishin pasur rrugë tjetër për ruajtjen e kokave të tyre të shtrenjta.
Demokracia në Amerikë kishte filluar nga “pilgrimët” (ardhacakët e Evropës). Kaubojët e kishin përforcuar në bazë, duke u ofruar bashkatdhetarëve të shpërndarë në hapësirën e pafund ndjenjën e solidaritetit dhe të përbashkësisë përballë natyrës së egër dhe fiseve të organizuara indiane. Më shumë se çdokund tjetër, demokracia në Amerikë kishte qenë e lidhur me hapësirën. Liria e individit dhe kulti i individualitetit atje ka qenë produkt i hapësirës së pafund. Individi me vetiniciativën e tij më parë kishte qenë i shtrënguar ta braktiste rendin e kalbur feudal të Evropës dhe pastaj edhe grumbullimin në qytetet e bregut lindor. Perëndimi i egër e kishte mundësuar ardhjen në shprehje të pionerizmit individual, të cilin qeveria megjithatë e kishte subvencionuar me mjete dhe me metoda të ndryshme. Komunitetet e vogla të disperzuara nëpër hapësirën e madhe dhe individët-pionierë të pushtimit të hapësirës, me kohë demokracisë amerikane ia falën autenticitetin. Si sistem i organizuar politik, në instancat më të larta rezultoi në ndarjen e pushtetit midis Kongresit, Presidentit dhe Gjykatës së lartë. Pikërisht perfeksionimi i kësaj ndarjeje të pushtetit në favor të demokracisë është ajo që Amerika ia fali demokracisë.
Mjaft prej amerikanëve i kisha pasur miq në kohën e qëndrimit tim në vendin e tyre. Gjatë studimeve shumëvjeçare të politikës së tyre globale ua kisha parë për të madhe për besimin se demokracinë e tyre, të cilën e çmonin si një perfect system (sistem të përkryer) mund ta mbillnin gjithkund. Ata besonin se sistemi që ishte treguar aq i suksesshëm në Amerikë, do të duhej doemos të funksiononte edhe në vendet tjera, pikërisht njësoj si tek ata. Për këtë shkak, gjatë periudhës së pasluftës, shpeshherë kishin qenë të detyruar që demokracinë e mbjellë nëpër ato vende, ta ruanin me forcën e armatës së tyre. Mirëpo, kjo gjë pastaj shkaktonte animozitetin e popujve të ndryshëm kundrejt tyre, gjë për të cilën ata për një kohë të gjatë u habitën. Falë edhe këtij animoziteti, më në fund e kuptuan se demokracia çdokund do të duhej të ishte e vetëlindur, autoktone, se p.sh. pinoçetizmi nuk mund të quhej demokraci, se ajo, demokracia, ndonëse i kishte parimet të përbashkëta, të gjithëpranueshme, universale, do të duhej të zbatohej në mënyrë autentike, në harmoni me kushtet e vendit dhe me karakterin e njerëzve të atjeshëm. Këtë fakt si kërkesë politike në fillim e artikuluan intelektualët politikë të Amerikës si Georg Kennan, dhe më vonë, John Campbell, por vetëm në raport me vende të caktuara (BRSS) ose me regjione të dhëna (si p.sh. Ballkani). Tani kjo kërkesë është ngritur në nivelin e principit: përkrahja amerikane për demokracinë në vendet tjera do të duhej ta merrte parasysh raportin lokal të forcave. Logjika legaliste amerikane, përkrahja e regjimeve në pushtet e operacionalizuar si politikë intervencioniste, bukur vonë e akceptoi rëndësinë e vërtetë të kërkesave intelektuale të inteligjencisë së saj politike. Mirëpo është me rëndësi se ajo tani këtë e akceptoi, ndonëse e shtyrë edhe nga nevoja për ndryshimin e qëllimeve strategjike të politikës së vet globale. Amerikanët tani e kanë të qartë se njëmend e dëshirojnë një botë “safe for demokracy” dhe jo një “demokracy safe from the world” (d.m.th. një botë të sigurt për demokraci dhe jo një demokraci të sigurt, d.m.th., të ndarë nga bota). Demokracia e kaubojve që e kishte hasur Aleksis de Tokëvili tani ishte shndërruar në një synim global politik. Dhe, botë e sigurt për demokraci mund të jetë vetëm ajo ku demokracia është e vetëlindur dhe jo e imponuar.
Demokracia në Kosovë
Nga ana tjetër, përcaktimi im për demokraci nuk ishte i lehtë, por edhe as i rastit. Botimi i pjesës II të artikullit tim «Viti 81 dhe proceset e demokracisë» të cilin revista «Alternativa» në Lubjanë e paralajmëroi qysh moti, por akoma nuk e bëri, e jep një pasqyrë të qartë të argumeneteve në favor të këtij përcaktimi. Lexuesi pa dyshim do të njihet edhe me pjesën e III të punimit që ka të bëjë me lidhmërinë e proceseve të tilla të Kosovës me ato në Evropë. Mirëpo është me rëndësi të theksohet se nuk mund ta çrrënjos bindjen time të thellë se demokracia në Kosovë u vetëlind dhe u pagua shtrenjtë. Kjo nuk do të thotë se po mohohet ndihma e Evropës dhe e Komunitetit Ndërkombëtar. Ndihma e faktorit ndërkombëtar, ndonëse tejet e çmuar, megjithatë lidhet me viktimat tona. Kujtimi i ditës makabër të 27 janarit 1990 në fshatin Brestovc (4 të vrarë dhe 19 të plagosur) dhe i ditëve të mëpastajme në Kosovë, të mbushura me gazra kimike, tym e barot dhe viktima të reja në njerëz, nuk lejojnë dot ndonjë përfundim tjetër. Gjithmonë ka qenë në natyrën e shqiptarëve nderimi i miqve, por edhe më tepër, nderimi i vetes së tyre. Dhe është një rregull i ngulitur i qytetërimit respektimi i rendit të gjërave. Të tjerët nuk do të na duan më pak për shkakun se demokracia në Kosovë u vetëlind dhe nuk u importua.
Demokracia në Kosovë, nga ana tjetër, nuk u vetëlind për shkak se shqiptarët iu frikësuan luftës. Një popull që nuk i frikësohet luftës mund të jetë vetëm i marrë, por frika e luftës kurrnjëherë, asnjë popull, nuk e ka penguar të luftojë për idealet e veta. I takon virtytit të mençurisë së një populli përpjekja që idealet e veta t’i sendërtojë pa gjakderdhje. Do të duhej të ishte në natyrën e idealit të sendërtohej pa gjakderdhje. Mirëpo shqiptarët, për idealin e tyre të Republikës dhe të Demokracisë, e paguan tashmë tagrën e gjakut më tepër se ç’duhej dhe më tepër se ç’mund të kuptohej edhe nga rezonimi më i ftohtë dhe më kalkulant politik. Republika dhe Demokracia për ta në këtë mënyrë u bënë një pikë e pakthim, ose point of no return siç e thotë M. Bakalli (shih M.Bakalli, “Si më tutje?”, Zëri i Rinisë, 3.X.1990). Për ta arritur këtë pikë u detyruan ta paguajnë shumë shtrenjtë tagrën e gjakut. Një ditë doemos do të kërkohet shpjegim edhe për këtë. Shpjegimi gjithsesi do të jepet, por mendja megjithatë nuk do ta kuptojë, për shkak se zhvillimi i saj do të ecë në drejtim të fisnikërimit, të njerëzishmërisë e të lartësimit shpirtëror. Dhe jo në drejtim të kundërt, të cinizmit dhe të indolencës, të interpretimit grotesk të plojave, të krimeve, të masakrave dhe të kasaphanave. Arsyeja nuk do të zbresë në nivelin e bishave, por do të ngritet në nivelin e njeriut.
Dhe shqiptarët nuk e merituan Republikën dhe Demokracinë vetëm me luftën e tyre epike 9 vjeçare, por me tërë historinë: në vorbullën e dyndjeve të popujve, merita e tyre nuk qëndron vetëm në atë se mbetën të patretur. Koncepti juridik i maturisë për të cilin flet Ismail Kadareja, që në lashtësi i kontribuoi ndërtimit të së resë së sotme.
Nga ana tjetër, fjalët se “Kjo hapësirë, nga e cila dikur shpërthenin luftëra botërore, tani ka rastin, apo do të duhej ta kishte atë, që të shndërrohet në vatër të rrezatimit të proceseve të demokratizimit në nivel kontinental” (shih “Viti 81 dhe proceset e demokracisë”, Alternativa, 7-8, 1990, Lubjanë) ndonëse në dukje të parë romantike, nuk ishin të rastit. Në qoftë se Kosovën dikur e quanin, dhe akoma e quajnë, fuqi-baroti, hapësirë tendosjeje, vatër krizash, etj., përse të mos shndërrohej sot në vatër të rrezatimit të demokracisë e të paqes? Në qoftë se dikur konsiderohej kërthizë e drejtpeshimit organik të forcës, tani do të duhej të shndërrohej në strumbullar të së resë demokratike. Kjo gjë, natyrisht, nuk varet vetëm nga vullneti i mirë i shqiptarëve. Ata e dëshmuan këtë me përcaktimin për Republikë dhe për Demokraci, për barazi e liri me popujt tjerë të Jugosllavisë. Në favor të paqes dhe të demokracisë në Jugosllavi, Ballkan dhe Evropë e ofruan përbashkësinë dhe jo përçarjen, zhvillimin dhe jo ngecjen. Ndërkaq, me çka po e dëshmojnë popujt tjerë të Jugosllavisë mirëkuptimin për përkufizimin e të drejtës natyrale të shqiptarëve për bashkimin e kombit? Me çka po e dëshmojnë vullnetin e tyre për t’i akceptuar si të barabartë, si subjekt shtetformues dhe shtetndërtues dhe jo si objekt rezerv për drejtpeshimin e interesave të veta sikurse duket shpesh? Përse shqiptarët nuk figurojnë as në projektin e federalistëve dhe as të konfederalistëve? Shqiptarët, natyrisht, do të duhej të insistonin në përgjigjet e këtyre pyetjeve dha ata këtë tani po e bëjnë. Ata nuk do të mund ta bartin përgjegjësinë e asaj që nuk varet prej tyre.
Demokracia, nga ana tjetër, në aspekt të përmbajtjes mund të jetë e mangët, jo e plotë, e papërsosur, por nuk mund të jetë as e vjetër dhe as e re. Ajo e synon plotësinë dhe përsosjen dhe kjo është imanente në çdo proces pozitiv. Demokracia, siç shihet, këtu kuptohet si formë e rregullimit shoqëror për të ndihmuar procesin e përsosjes së njeriut, të raporteve shoqërore, të shoqërisë dhe të njerëzimit. Ajo nuk kuptohet si kallëp i dhënë statik për statizimin dhe përjetësimin e raporteve. Një demokraci që do të ishte në funksion të ngurtësimit të raporteve të dhëna shoqërore, nuk është pronë e shoqërisë por vetëm e elitës. Ndërkaq demokracia nuk mund të jetë kundër elitës por kundër elitizmit, d.m.th. kundër elitës për hir të elitës. Në luftën konkurrente të vlerave, ato më të mirat do të duhej ta zinin vendin e merituar në radhët e elitës. Mirëpo demokracia si formë e organizimit shoqëror e nënkupton krijimin e kushteve të barabarta, së paku formalisht, për të gjithë pjesëmarrësit e luftës konkurrente. Çdo rregull tjetër mund të pagëzohet me emra të ndryshëm, por jo me atë të demokracisë. Rregullat e saj nuk mund të rezultojnë në anarki. Anarkia dhe demokracia nuk kanë asgjë të përbashkët.
Nga e gjithë kjo del se me emrin “Demokracia Autentike” synohet përkufizimi i origjinalitetit dhe përcaktimi i kontributit specifik kosovar në zbatimin e parimeve universale, të gjithëpranueshme të demokracisë, por edhe në ndërtimin dhe përsosjen e saj të vazhdueshme si ide universale e orientimit të njeriut për të jetuar i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Si sistem politik, do të duhej të mundësonte kushte të barabarta për realizimin e qëllimeve të tilla njerëzore në mënyrë të njerëzishme, pa dhunë. Ne nuk dyshojmë se lexuesit e nderuar do të na ndihmojnë me sugjerimet, vërejtjet dhe me kontributet e shkruara. Për këto gjithmonë janë të mirëpritur. “Demokracia Autentike” do të jetë e hapur për të gjitha mendimet, por e përcaktuar për realizimin e qëllimeve të veta shoqërore, në shoqëri dhe për shoqërinë.
Le të lulëzojë Demokracia Autentike në të gjitha zemrat e lexuesve të vet në Republikën e Kosovës dhe në çdo vend ku do të lexohet!
Lubjanë, më 20 nëntor 1990

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pashtriku.org, 15. 05. 2016 – (Përse Demokracia autentike?) – Një akademik i shquar, mik i imi i vjetër, në një bisedë jo-formale, private, duke menduar për titullin e gazetës që tani e keni në dorë, pak si me rezervë më pyeti: “Përse autentike?” Ndërkaq, një gazetar, nxënës dhe adhurues i akademikut në fjalë, e shprehu haptas mospajtimin e vet me fjalët se “demokracia është një”, dhe se “nuk ka demokraci autentike”.
Që të dy, edhe akademikun, mikun tim të vjetër, edhe gazetarin, i kishte munduar i njëjti hall, por atë nuk e thonin. Problemi i njëjtë më kishte munduar edhe mua me vite të tëra. Më në fund kisha ardhur në përfundimin kategorik se gazeta jonë do të duhej të quhej “Demokracia autentike”. Ashtu edhe e emëruam.
Kjo që po shkruaj nuk është polemikë me akademikun, as edhe me gazetarin. Duke u përpjekur që t’i parashtroj arsyet e një veprimi të tillë, në të vërtetë bëj polemikë me vetveten, dhe njëkohësisht shpresoj se lexuesi i nderuar do t’i aprovojë argumentet dhe do të pajtohet me pagëzimin e gazetës, duke e konsideruar si të veten.

Demokracia Autentike – DeA (gazetë e grupit të intelektualëve të pavarur shqiptarë në Lubjanë) Nr.6, viti II, maj 1991.

Pashtriku.org, 16. 05. 2015 – (Përse Demokracia autentike?) – Një akademik i shquar, mik i imi i vjetër, në një bisedë jo-formale, private, duke menduar për titullin e gazetës që tani e keni në dorë, pak si me rezervë më pyeti: “Përse autentike?” Ndërkaq, një gazetar, nxënës dhe adhurues i akademikut në fjalë, e shprehu haptas mospajtimin e vet me fjalët se “demokracia është një”, dhe se “nuk ka demokraci autentike”.

Postime të Lidhura