Tiranë, 5 mars 2017: “Sed omnia paraeclara tam difficilia quam rara sunt.”B. Spinoza. (“Çdo gjë e madhe është po aq e vështirë për t’u kuptuar sa ç’është dhe e rallë për t’u zbuluar.” B. Spinoza)
ADEM JASHARI – SHPËTIMTARI I KOSOVËS
Lufta për çlirim kombëtar e popullit shqiptar në Kosovë, gjatë viteve 1997-1999, nuk kishte qenë vetëm një aspiratë shekullore e tij, por edhe një poblem i shtruar për zgjidhje gjatë gjithë shekullit të XX, për zhvillimin e vet progresiv. Mirëpo, kusht i domosdoshëm për zhvillimin me sukses dhe fitoren e luftës çlirimtare popullore është sigurimi i një udhëheqjeje të drejtë të saj. Megjithatë, edhe pse lufa çlirimtare është veprimtari e masave popullore, kjo nuk e mohon rolin e individit të shquar edhe në këtë veprimtari shoqërore, i cili rrjedh nga vetë karakteri i jetës shoqërore. Një individ i tillë ishte edhe Adem Jashari. Adem Jashari me idetë dhe veprimtarinë e tij ndihmoi në shpërthimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare në Kosovë. Ishte nevoja shoqërore e popullit shqiptar në Kosovë për t’u çliruar nga robëria shekullore serbe që nxorri në skenën e historisë së tij Adem Jasharin. Dalja në skenë e Adem Jasharit nuk ishte rastësi, por ishte e kushtëzuar nga rreziku i shkombtarizimit të popullit shqiptar në Kosovë dhe nga zbrazja e saj nga ky popull.
Veprimi i Adem Jasharit dhe i families së tij ishte një shigjetë në formën e vetëtimës, që me shkrepëtimën e saj, e zgjoi nga gjumi këtë popull, ndërsa me dritën e fuqishme të saj i ndriçoi këtij populli rrugën e vërtetë nga duhej të kalonte; i tregoi të kthehej nga rruga që ai kish nisur, pasi ajo ishte rruga ku e çonte vdekja. Me dritën – zjarr të saj, ajo shigjetë-vetëtimë ndezi zjarrin e Luftës Çlirimtare të Kosovës. “Vetëm lufta e armatosur – tha vepra luftarake e Adem Jasharit – është e vetmja ndërhyrje kirurgjikale që mund ta shëroi Kosovën nga sëmundja e zhbërjes”. Ndaj me të drejtë mund të themi se Adem Jashari është Shpëtimtari i shqiptarëve në Kosovë, pasi me zjarrin që ndezi dhe dritën që u shpërnda nga ai zjarr, ai u shndërua në Shpëtimtar. Adem Jasharin kemi të drejtë ta trajtojmë si Gjeni, pasi ai, përmes veprimit praktik i korrigjoi popullit të tij një gabim fatal, i zbuloi dhe i provoi një të vërtetë të hidhur, përmes së cilës e shpëtoi, ndaj do të mbetet një figurë që e merriton të përjetësohet me shkrime, libra historikë e artistikë, me përmendore dhe vepra të tjera. Ai e meriton të trajtohet si Gjeni, pasi përmes aktit të tij heroik ai i solli popullit shqiptar në Kosovë një dobi të pallogaritshme, atëherë kur ai nuk numurohej më ndër të gjallët.
ADEM JASHARI SIMBOL DHE KOMANDANT I LUFTËS ÇLIRIMTARE
“Natyrisht që ju mund të pyesni në se kemi vërtet nevojë të bëjmë fjalë për “shënjtorë”. A nuk do të mjaftonte të flitej për njerëz të ndershëm? Është e vërtetë që ata përbëjnë vetëm një pakicë dhe, për më tepër, ata kanë për të mbetur gjithmonë një pakicë. Pikërisht këtu e shoh unë dhe sfidën e vërtetë për t’u bashkuar me atë pakicë. Sepse bota është në një gjendje të keqe dhe çdo gjë do të shkonte ca më për lumë, po qe se secili prej nesh nuk përpiqet të bëjë më të mirën e tij.” Viktor E. Frankl.
Akti i luftës dhe i vdekjes së Adem Jasharit, përveçse e shënjtëroi atë, njëkohësishtë e bëri edhe simbol të Komandantit të asaj lufte, luftë, të cilën e shpërtheu një ditë para se ai të mbushte plot 43 vjeç, më 27 Nëntor 1998.
Me veprimet dhe luftën e tij, ai manifestoi cilësitë e komandanti strateg, që udhëheq e komandon me shëmbullin e tij, ndaj dhe u shpall Komandant i Përgjithshëm i Ushtris Çlirimtare të popullit të tij, pa dekret apo vendim zyrtar. E cilësuam komandant strateg, për të vetmen arsye se ai i organizoi veprimet luftarake, që erdhën deri te rrethimi i familjes dhe fisit të tij, që armiku ta shpërthente luftën në fillim të dimrit të ashpër në Kosovë, gjë që është e papëlqyer nga ushtritë e shteteve pushtues. Nga ana tjetër, duke qënë se Adem Jashari tregoi një trimëri të pashoqe, që është karakteristike vetëm për legjendat dhe, nga që ai u trajtua për Kosovëm si Gjeni, si të tillë, populli ynë e dynatyroi atë, duke i veshur jo vetëm cilësitë e Njeriut të përkryer, por edhe ato të Perëndisë. Për këto arsye Adem Jashari u cilësua edhe Komandant Legjendar, por për historinë mbetet Komandant i Përgjithshëm i Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Adem Jashari u shndërua në Komandant i Përgjithëshëm i UÇK-së edhe për një fakt tjetër, për faktin se ai u shndërua në simbol i shqiptarit të kërkuar nga rilindasit tanë. Kjo bëri që çdo shqiptar i pastër, prej atij momenti deshte t’i ngjante Adem Jasharit, deshte të bëhej si ai, deshte të bëhej shëmbëlltira e tij: patriot, trim, i guximshëm, i besës, i ndershëm dhe jo dredharak e i djallëzuar. Që ky lloj shqiptari të bindej se ish bërë si Adem Jashari, duhej të shihej në pasqyrë. Dhe ajo pasqyrë që e tregonte të plotë e pa deformime ishte Ushtrija Çlirimtare e Kosovës. Vetëm atje e shihje veten në pasqyrë. Kështu Adem Jashari u shndërua në simbol i shqiptarisë dhe në simbol i Komandantit dhe, do të mbetet i tillë.
Kjo dëshirë, që çdo shqiptar t’i ngjante Adem Jasharit, “infektoi” jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por tërë kombin shqiptar, përfshi dhe diasporën shqiptare, prandaj erdhën mbi 10 mijë vullnetarë në Luftën për Çlirimin e Kosovës nga këto pjesë shqiptare. Ky fakt e realizoi plotësisht kuadrin e shndërimit të Adem Jasharit në simbol të Luftës dhe të komandantit për Çlirimin e Kosovës. Çdo Luftë Çlirimtare ka nevojë për një simbol, ndryshe luftëtarët nuk kanë mundësi me kë të krahasojnë veprën e tyre. Në rast se luftrat çlirimtare nuk kanë një simbol, të cilin populli e adhuron deri në mit, (i cili mund të jetë individ ose organizatë a forcë politike), është e vështirë që ushtria çlirimtare, e cila krijohet në atë luftë, të predominohet nga idealistët patriotë, ose e thënë ndryshe, nga idealistët e vërtetë të kombit.
Këtë dukuri po e ilustrojmë me faktin se vetëm nga Republika e Shqipërisë londineze kemi rreth 200 vullnetarë, nga radhët e të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovë 30% e tyre, nga që e quanin për nder të quheshin Adem Jasharë. Kjo është arsyeja pse ata iu bashkuan asaj lufte, pa patur as edhe një lidhje me asnjë forcë politike apo politikan shqiptar, përveç se me shpirtin e tyre të idealistit shqiptar. Ata shkuan në Kosovë dhe u reshtuan në radhët e UÇK-së nga që deshën të bëheshin shqiptarë si Adem Jashari, ose të paktën t’i shëmbëllenin sado pak atij, pasi, në atë periudhë që u mblodhën vullnetarët, (para ndërhyrjes së NATO-s), as nuk dihej e as nuk deklarohej se kush ishte në udhëheqie të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të UÇK-së, pasi, kushdo që të merrte guximin e të deklarohej komandant, e dinte se nuk kishte as një vlerë dhe nuk ishte i besueshëm para mitit të Adem Jasharit.
Edhe pse periudha e luftës me armë e Adem Jasharit ishte e shkurtër, ajo ishte shumë impozante dhe pati rjedhoja të rëndësishme për luftën e shqiptarëve, ndaj dhe ai u shndërua në simbol. Adem Jashari, me atë akt heroik, e tronditi Sërbinë; u hoqi shqiptarëve frikën e pathyeshmërisë së Sërbisë, të cilën nuk e kishin bërë as lufta në Bosnjë dhe as ajo në Kroaci; me aktin e tij ai krijoi te pjesa më e shëndoshë e popullit shqiptar bindjen se lirija Kosovës mund t’i vinte vetëm përmes gjuhës së armëve dhe se lufta e jonë do të shënonte fillimin e fundit të Sërbisë pushtuese e militariste.
Adem Jashari, duke u shndëruar në Simbol i shqiptarizmës së vërtetë, ai i ngacmoi ndjenjat atdhetare të popullit të tij. Ky është funksioni i simbolit kombëtar. Simboli kombëtar vë në lëvizje jo vetëm mendimin e njerëzve, por edhe ata vetë si dhe kohën kur ai del në skenë. Paralel me këto, simboli, njëkohësishtë vë në lëvzje edhe mëkatarët sëbashku me armiqtë, (kalorësin e dytë). Kjo është arsyeja pse rruga që tregojnë simbolet është shumë e vështirë; ndaj dhe jo i gjithë populli imiton simbolin, pasi ka shumë rreziqe, mes veti dhe me armikun. Simboli vë në lëvizje edhe ata që thuhet se rrinë indiferentë, të cilët nuk është e vërtetë se futen më thellë në guaskën e tyre të vetizolimit. Jo, ata bëhen pelivanë, duke përfituar të mira materiale, ose duke u hedhur herë në njërin krah e herë në tjetrin, ose bëjnë propagandë të kamufluar kundër shpëtimtarëve.
Simboli ka avantazhin tjetër, ai lejon që të hyjë shpejtë në veprim kodimi dhe zbërthimi i veprimeve që duhet të kryhen, pavarësishtë se ka edhe disavantazhin, nga që të tregon të vërtetën e ekzistencës së vështirësive dhe të rreziqeve të atyre veprimeve. Por, megjithatë, simboli vë në lëvizje tërë energjitë fizike dhe mendore të kombit, përmes së cilave kombi do t’u afrohet shumë afër zgjidhjeve më adekuate.
Një avantazh tjetër i simbolit kombëtar është se, ai të frymëzon për të zhvilluar imagjinatën për parashikimin e veprimeve të ardhëshme, duke iu afruar sa më shumë zgjidhjes më optimale.
Simboli është një udhërrëfyes i përgjithëshëm për një lëvizje të caktuar ose sistem të caktuar shoqëror, i cili jep mënyrën e zgjidhjes të atij problemi apo sistemi, e që bazohet në aplikimin e veçantë të zgjidhjes që simboli rekomandon.
Simboli presupozon ndryshime rrënjësore dhe shumë të mëdha në një gjëndje apo periudhë të caktuar shoqërore, i cili merr një kohë të caktuar për ta realizuar atë ndryshim. Si i tillë, simboli bëhet ushqyes i shpresave dhe i aspiratave për një shoqëri të tërë. Pra, simboli kthehet në kulturë të veçantë, mbi bazën e së cilës, shoqëria, e frymëzuar prej tij, ndryshon të tashmen dhe të ardhmen e vet, duke e zëvendësuar psikollogjinë e popullit me një psikollogji të re; prandaj dhe quhet simbol, sepse ka kuptim të njëjtë për të gjithë pjestarët e shoqërisë, pasi të gjithë ata janë të prirur të kenë të njëjtat parashikime ose karakteristika. Duke patur një ndikim të tillë, simboli ndihmon ta bashkojë popullin, pavarësishtë nga ndryshimet e deri djeshme të tyre në mendësitë politike, ideologjike dhe në besimet fetare.
KUSHTET E SHNDËRIMIT NË SIMBOL
Që të shndrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar, dihet se duhet të plotësohen dy kushte.
E para, duhet që të kesh kryer një varg aksionesh (luftrash) të suksesëshme e të njëpasnjëshme drejt ëndrës kombëtare dhe të keshë një numur të madh grumbullimesh, pa e humbur asimetrinë optimale, sikundër ndodhi me Skëndërbeun.
Por, së dyti, mundet të shëndrohesh në simbol shpirtëror e kombëtar edhe me një akt të vetëm heroik, ku përmasat e atij akti të jenë sa shumatorja e shumë luftimeve apo betejave luftarake. Akti i families së Adem Jasharit ishte i tillë, pasi ai akt shkaktoi një trubullirë jo dhe shumë të butë në trajtesë, jo vetëm të medjave shqiptare (kuptohet, disa pozitive e disa negative), deri atëhere indiferente, por edhe në ato Evropiane dhe botërore, gjë që e ktheu në akt shumë familiar për shumicën e shqiptarëve.
Pjesa më e madhe e popullit e konsideroi atë si një simbol i domosdoshëm, që delte mbi dokumentat zyrtare, mbi institucionet e atëhershme shqiptare, mbi tërë liderët politikë e ushtarakë shqiptarë të marrë sëbashku, pasi u përsëriti tërë shqiptarëve në botë kultin e Ilirisë, të Dardanisë dhe Arbërisë së periudhës antike; u kujtoi legjendën e lashtë të murrimit të asaj ndërtese që quhet liri kombëtare; u kujtoi bashkimin e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skëndërbeut; u kujtoi Lidhjen Famëmadhe të Prizërenit.
Bazuar në çfarë thamë deri tashti, për shndërimin e Adem Jasharit në simbol i Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe i Komandantit të asaj lufte, mund të dalim në disa përfundime.
Së pari, kur radhët e UÇK-së filluan të predominoheshin gradualisht nga idealistët e çështies shqiptare, u bë e mundur që UÇK-ja të mos vihej nën kontrollin e agjenturave të Sërbisë dhe atyre të tjerave, madje edhe në rast se kish rënë nën kontrollin e tyre, ky shtim i menjëhershëm i UÇK-së nga tërë kombi shqiptar, bëri të mundur që ajo të delte nga kontrolli i atyre agjenturave. Së dyti, mund të themi me plot bindje se asnjë luftë çlirimtare nuk mund të përfundoi me fitore, po qe se nuk ka simbolin e saj, i cili të adhurohet të paktën nga pjesa dërmuese e pjesëmarësve, mbështetësve dhe simpatizantëve të asaj lufte. Për këtë na bind jo vetëm lufta që u zhvillua në Kosovë në vitet 1997-1999 por edhe historia e jonë kombëtare, e cila tregon se kur kryengritjet tona nuk kanë patur simbole, nuk kanë patur as objektoiva shumë të qarta dhe as kërkesa maksimale, sikundër pati kjo luftë. Këtë përfundim e vërtetuan katërcipërisht edhe luftrat në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, në vitet 2000-2001, pavarësishtë se huazuan simbolin e UÇK-së. Së treti, Fakti që idealistët, të cilët mbushën radhët e UÇK-së dhe që e shpëtuan atë për një kohë të gjatë nga rënia nën kontrollin e agjenturave të ndryshme, dhe që, pas mbarimit të luftës të gjithë ata idealistë përfunduan në rrugën e madhe të papunësisë e të varfërisë absolute, si dhe u larguan dhe po largohen nga vendet e punëve shtetërore, si rjedhojë e hakmarrjes së atyre agjenturave që mundën të dirizhojnë jetën në Kosovën e pas luftës. Fatkeqësishtë hakmarrësit u përkrahën dhe po përkrahen, (me ose pa dashje), edhe nga forca të caktuara politike, institucione të ndryshme shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë, nga politikanë, intelektualë dhe ushtarakë të veçantë, midis tyre edhe ndonjë që ka qënë pjestar edhe në atë luftë heroike. Nga ana tjetër ajo tregon se shumica e pjestarëve të UÇK-së, të cilët janë hedhur në rrugën e madhe që ata të futen në rrugën e krimit, kanë qënë modeli i shqiptarit, të cilit i tremben të gjithë ata që nuk e duan njeriun patriot e të ndërshëm.
Në këto kushte del e nevojshme që të propagandohet në mënyrë të organizuar dhe shkencore lufta e bërë për çlirimin e Kosovës, duke u angazhuar grupe pune për fusha të veçanta të asaj lufte dhe jo me parada e studime sporadike. Në të kundërt kalorësi I parë, Historia, do të na mbetet e çalë dhe nesër do ta shkruajnë kolaboracionistët ashtu sikundër duan ata. Që të arriet ky objektiv duhet të forcohet bashkpunimi midis tërë shoqatave jo partiake të dala nga lufta, të cilat të kthehen në opozitë ndaj institucioneve shtetërore dhe atyre partiake në Kosovë dhe të mos lejohet që ato shoqata të shndërohen e të shfrytëzohen për interesa partriake, kushdo qoftë ajo parti, pasi ideologjia e atyre që shkuan në luftë ishte ideologjia dhe filozofia jonë kombëtare, ndaj dhe luftuam me parullunën: Luftojmë e derdhim gjak për shtetin e Kosovës dhe jo për pushtet; luftojmë e derdhim gjak për bashkimin me shtetin amë. Pse u luftua me këtë moto, ndaj dhe pjestarët e asaj ushtrije quhen idealistë. Po qe se veprojmë të organizuar do të mund t’u imponohemi me mënçuri tërë institucioneve vendore dhe atyre të huaja në Prishtinë dhe Tiranë, si dhe do t’u japim përgjigje shkencore spekullantëve shqipfolës, kalorësve të dytë, që vishen me kostumin e nacionalizmit shqiptar, vetëm e vetëm për t’u maskuar dhe për t’u bërë të besueshëm te naivët dhe tek të paqartët politikishtë për misionin e shënjtë të asaj lufte çlirmtare.
Rëndësia e aktit të Adem Jasharit dhe e familjes së tij
Adem Jasharit iu atribuan funksionet e Komandantit të Përgjithëshëm të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të ushtrisë së asaj lufte, si dhe u krahasua me legjendat, nga që ai iu kundërvu dhe luftoi me armë të thjeshta dore, një ushtrie të tërë, e armatosur me armët më klasike dhe më moderne të kohës. Njëkohësishtë, duke u ndeshur me ushtrinë e një kombi tjetër dhe kulturën e atij kombi, Adem Jashari u shndërua në simbol i kombit të tij, duke u shërbyer tërë shqiptarëve si shëmbëlltirë e heroit kombëtar.
Adem Jashari dhe familja e tij luftuan, për të mos e lënë pushtuesin e armatosur deri në dhëmbë ta shkelte atë shtëpi – kështjellë, duke luftuar deri në pikën e fundit të gjakut të pjestarit të fundit të asaj famileje. Në këtë mënyrë, ajo familje, me veprën e saj heroike na u imponua tërë shqiptarëve që ta radhisim atë në elitën më të ndritur të kombit tone, duke u shndëruar kështu në Familje fisnike.
Adem Jashari dhe familja e tij vepruan më mirë se ç’mund të veprojnë trupat elite të çdo ushtrije, ndaj dhe gjithë kombi shqiptar buçiste: UÇK, UÇK !, thirrje të cilat e shumuan dhe e shënjtëruan atë ushtri.
Përmëndja e çdoherëshme e emrit të Adem Jasharit nga gjithë luftëtarët e lirisë dhe përdorimi i portretit të tij në çdo tubim të shqiptarëve në botë, që u solidarizuan me luftën çlirimtare, ishte miratim unanim popullor i qindra-mijëra zërave të unifikuar në një fjalë të vetme: Adem Jashari – Simboli i Komandantit të Përgjithëshëm i UÇK-së.
Në se rjedha e ngjarjeve e solli që Sërbia, me tërë ushtrinë e saj, që kish në Kosovë, rrethoi dhe vrau Adem Jasharin dhe familjen e tij në Drenicë, në qëndrën më kryengritëse të Kosovës, kjo nuk do të thotë se populli shqiptar dhe UÇK-ja e tij, që lindi me shpejtësinë e një bumi pas atij akti heroik, t’i mohonin atij të qënët Komandant i Përgjithëshëm i asaj lufte e i asaj ushtrije, e cila u shndërua në ushtri e tërë shqiptarëve idealistë të fundshekullit të njëzetë, të cilët, rreziku i shpopullimit të Kosovës shqiptare prej sërbëve, i detyroi të vinin nga të gjitha trojet dhe diaspora shqiptare drejt Kosovës, drejt asaj pjese shqiptare, e cila ka qënë pushka e parë sa herë ëshrë rrezikuar kombi ynë. Ky akt masiv e frymëzoi poetin Visar Zhiti të thurrte vargjet: ata ecën karvan për të përsëritur mes veti betejën e Kosovës.
Kushdo që e gjeti veten në radhët e UÇK-së, nuk ishte e nevojshme të mbante fjalime, pasi nuk mund të thoshte asgjë, asnjë fjalë inkurajuese për asnjërin nga luftëtarët e saj, të cilët qëndronin krah njër-tjetrit të gatshëm të sulmonin për të shqyer dhe djallin, pasi ata e kishin simbolin, ai ishte Adem Jashari. Si i tillë, ky qëndrim i popullit shqiptar në Kosovë dhe i UÇK-së, dhe kjo luftë çlirimtare, rivendosën lidhjet e ngushta midis gjithë shqiptarëve, në tëra viset e banuara prej tyre si dhe të atyre në botën perëndimore. Qëllimi urgjent i asaj lufte, e cila thithi tërë shqiptarët idealistë, ishte: Ndalimi i shpopullimit të Kosovës shqiptare dhe largimi i kolonizatorëve sërbë prej saj.
Akti i tij e ktheu kujtesën e këtij popull prapa, tek rrënjët shpirtërore për t’u frymëzuar dhe për të vënë regullin e nevojshëm për të ecur drejt së ardhmes, duke e shtyrë këtë popull drejt një civilizimi të vërtetë, jo vetëm të kësaj pjese fatkeqe shqiptare, që quhet Kosovë, por tërë kombin shqiptar.
Ai akt na zgjoi mendimet dhe shpirtërat tanë që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, për me shiku jo vetëm drejt Tiranës, por me pa edhe më prapa në kohë, ndoshta pamë përsëritjen e aktit madhor të Lidhjes Famëmadhe të Prizërenit, të veprës së shqiptarëve në Vlorën e vitit 1912, apo ndoshta u zbatua te mëndja e jonë teoria e relativitetit të Ajnshatjnit dhe pamë për një moment kulturën tonë ilire mijëra vjeçare, ku misteri shpirtëror ëndëroi si një ftesë e përtejshme me një mënyrë të shikimit shumë të arsyeshëm të gjërave të botës së tjetërsuar perëndimore, i cili na mundësoi t’i shohim e t’i njohim rrënjët tona, duke na bërë romantikë dhe nostalgjikë për ato rrënjë të herëshme ilire, pasi atmosfera intelektuale e Sërbisë dhe ajo e pacifizmit shqiptar, të cilat ishin dominuese në atë periudhë kohore, nuk mund ta linin popullin shqiptar në Kosovë t’i njihte ato zhvillime.
Duke u shndëruar në simbol kombëtar, Adem Jashari bëri bashkimin e familjeve shqiptare, të njerëzve me bindje të ndryshme politike e ideologjike si dhe të gjithë shqiptarët e feve të ndryshme, bëri lidhjen e së kaluarës heroike me të tashmen e robëruar , bëri prezantim kompakt të shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe më gjerë.
Simboli Adem Jashari u dha kurajo të menjëherëshme të gjitha fijeve të shprtit njerëzor shqiptar, më shumë se mijra leksione propagandistike, që veçse prekin lehtë sipërfaqen e tij. Kjo është arsyeja pse simbolet shpallen heronj kombëtarë, sepse ata, në një epokë të caktuar e mbushin popullin e tyre me shpresë, kur ai e ka humbur atë; i heqin frikën, kur ai sundohet nga ajo; i forcon besimin në luftën e tij dhe në fitore, kur ai e ka humbur atë si dhe i kultivon dashurinë për kombin e vetë, kur ka filluar t’i vijë turp se i përket atij kombi. I tillë u bë Adem Jashari.
Lufta e Adem Jasharit dhe e tërë families së tij ndodhi në një moment kur Kosova po shpopullohej dhe në të po mbeste vetëm ajo pjesë e popullsisë shqiptare, e cila mund të sllavizohej fare lehtë dhe që nuk e shqetësonte një fenomen i tillë. Aq më shumë që shumica e inteligjencës dhe e politikanëve në Prishtinë punonin në atë drejtim.
Lufta e Prekazit ndodhi kur po bëhej zëvendësimi gradual i popullsisë shqiptare në Kosovë, që po detyrohej të largohej, duke sjellë familje sërbe prej Bosnjë Hercegovinës, prej Kroacisë, prej Shkodre dhe prej Sërbisë, të cilat vendoseshin fillimisht në tokat shtetërore, të cilat u ishin marrë më herët shqiptarëve.
Lufta e Jasharajve ndodhi kur Kosova ndodhej në një gjëndje agonije, ku vetëm një rigjenerim i brendëshëm mund ta shpëtonte atë nga vdekja që po i vinte fshehtas e pa u ndjerë. Dhe shpëtimi i erdhi. Ai akt e mundësoi Kosovën të gjente në vetvete forca për të kryer një ripërtëritje të thellë shoqërore, politike dhe ushtarake, ndërkohë që shteti amë, ishte raskapitur nga ngjarjet e vitit 1997, ishte varfëruar në kulm, ushqehej me ndihma humanitare të Evropës dhe, si i tillë, qëndronte i pafuqishme jo kundrejt një lufte me Sërbinë, që nuk mund ta përballonte, por edhe kundrejt akuzave të ndryshme shpifëse të Sërbisë, se gjoja shteti amë ishte nxitëse dhe armatosëse e shqiptarëve në Kosovë. Kjo situatë e pengonte edhe më tepër Kosovën për të realizuar mbijetësen. Kësaj situate të vështirë kombëtare i erdhi në ndihmë Adem Jashari dhe tërë familja e tij, të cilët bënë një përmbysje të vërtetë, të pabesueshme dhe të paritur për momentin, por që ishte domosdoshmëri të ndodhte, duke e nxjerrë kombin nga ajo gjëndje e vështirë psikologjike dhe të rrezikëshme.
Ai akt heroik bëri të mundur që, popullata shqiptare në Kosovë të mos tulatej nga masakra e sërbëve kundër Jasharajve, sikundër na ndodhi në vitin 1946 në Drenicë. Përkundrazi, tashti na ndodhi e kundërta, ngritja e bujshme në luftë e këtij populli të Kosovës së lashtë luftarake, e cila, për shumë shqiptarë dhe të huaj dukej se po jepte shpirt dhe po shkonte drejt fundit të saj. Këtij populli, me të kaluar luftarke, por i gufosur nga propaganda e gjithanëshme dhe e fuqishme pacifiste, i duhej një shkundje nga përgjumja. Te akti i Jasharajve ai gjeti forca të triumfonte mbi një armik, i cili jo vetëm që kish qënë e ish superior ndaj shqiptarëve, në të gjitha drejtimet: ushtarake, diplomatike dhe ekonomike, por ai pat krijur te popullsia shqiptare e këtushme edhe mitin e paprekshmërisë së mundëshme të policit e ushtarit sërb e jo më të ushtrisë së tij. Për thyerjen e këtij miti dhe për kundërvënien e shqiptarëve kundër asaj ushtrie, përballjen me Sërbinë kriminale të militarizuar totalisht, ndikoi së pari, qëndrimi heroik i Adem Jasharit dhe i familjes së tij në Prekaz të Drenicës, pjestarët e së cilës u flijuan pothuajse komplet në interes të atij zgjimi kombëtar.
Për realizimin me sukses të kësaj përballje ushtarake, të inicuar nga Adem Jashari, kontriboi shumica e popullit shqiptar që banon dhe kish banuar në trojet e veta nën ish Jugosllavi, i cili e vuri tërë potencialin e vet financiar dhe pjesërishtë atë njerëzor në interes të kësaj lufte, për t’ua mundësuar atyre që rrëmbyen armët, të kapërcenin dispropocionet e mëdha që ata kishin kundrejt policisë dhe ushtrisë sërbe. Ky kontribut financiar ishte aq i shpejtë dhe me përmasa aq të mëdha, sa, pothuajse të gjitha qarqet politike e financiare të botës, të të gjitha krahëve, të majta, të djathta e të qëndrës, nuk mundën ta besonin dhe ta konceptonin dotë, pasi nuk e njihnin në të vërtetë patriotizmin dhe karakterin e vërtetë të shqiptarëve dhe, si rjedhojë, ata ranë viktimë e propagandës sërbo-sllave, duke e akuzuar UÇK-në si organizatë e financuar nga qarqe të dyshimta e të dënueshme, dyshime që i kanë edhe sot shumë prej atyre qarqeve politike dhe shumë shtete të ndryshme, për fat të keq edhe qarqe të shumta shqiptare.
Ai shndërim i shpejtë e masiv i një pjese të madhë të shqiptarëve në Kosovë, nga një popull luftarak në një popull ushtarak, dhe armatosja e shpejtë e tyre, bëri të mundur kundërvënien trimërisht të tij, fillimisht kundër forcave të përforcuara të policisë sërbe dhe më vonë kundër ushtrisë të Sërbisë, në një atmosferë urrejtjeje dhe masakrash sërbe të panjohura as në periudhën e nazi-fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si e tillë, ai veprim dhe ajo urrejtje ndaj shtypjes së pashoqe sërbe shkaktoi, për herë të parë në historinë e Kosovës, një kryengitje të përgjithëshme të armatosur e të organizuar, ku asnjë shtresë kompakte e caktuar e këtij populli nuk kaloi me armikun, sikundër na pat ndodhur në të gjitha kryengritjet dhe luftrat e mëparëshme për çlirim e të drejta, dhe si e tillë, kjo luftë u bë prelud për shndërimin e saj në një luftë mbarë shqiptare. (Kuptohet, flasim për shtresa të caktuara dhe jo për individë të caktuar, kolaboracionistë, pasi të tillë pati jo pakë edhe në këtë luftë). Edhe pse kolaboracionistët dhe Sërbia u munduan ta shndëronin luftën tonë në luftë civile, ose të paktën në luftë midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, nuk ia arritën dot qëllimit. Si është e mundur, do të pyesë lexuesi? Nuk ia arritën dot atij qëllimi pasi shumica e radhëve të UÇK-së ishin intelektualë; për këtë të bind vetëm fakti që 82% e asaj ushtrije ishin me arsim të mesëm e të lartë. Edhe sikur të tentonte ndonjë komandant të bënte reprezalje, nuk e lejonin të tjerët, pasi ishin intelektualë me horizont dhe humanë. Gjë që këtë masivitet intelektualësh nuk e kish policia dhe ushtria serbe, ndaj masakruan dhe hapën 450 varre masive, ndërsa UÇK-ja as edhe një të tillë. U lutem, më gjeni një ushtri tjetër të ngjashme me UÇK-në që të jetë kaq e pastër! Dhe, fatkeqësishtë, pse UÇK-ja ishte e tillë, ndaj dhe u tradhëtua.
Madje mund të themi se për herë të parë në historinë e luftrave dhe kryengritjeve të këtij populli bëhet komandant dhe simbol i luftës një fshatar i thjeshtë, një Garibald shqiptar, i panjohur publikisht deri atëherë, i pambështetur nga asnjë forcë politike legale shqiptare, gjë që i dha asaj lufte një ideologji të veçantë: ideologjinë kombëtare shqiptare.
Si e tillë, ajo luftë nxorri dhe krijoi një ushtri me të vërtetë apartiake. Një fakt i tillë ishte fare i pazakontë në historinë tonë moderne kombëtare, ndaj dhe të gjitha forcat politike legale mbarëshqiptare, ose qëndruan indiferente ndaj asaj lufte dhe ndaj asaj ushtrije, ose i sulmuan ato, duke u ngjitur epitete nga më të ndryshmet, për të mos e lënë popullin që ta mbështeste luftën dhe t’i bashkohej UÇK-së. Në këto vorbulla ra pothuajse edhe një pjesë e konsiderueshme e inteligjencës shqiptare, me përiashtim të dishepujve të saj, të cilët numurohen me gishta. Mos ekzistenca e një udhëheqjeje politike në krye të asaj ushtrie pati edhe pasoja negative.
Ajo luftë dhe ajo ushtri patën edhe një veçori tjetër, se komandanti i saj, për herë të parë, pas Skëndërbeut, zbret personalisht në fushën e betejës, në epiqëndër të vullkanit, dhe nuk rri në pikën e vrojtimit të saj apo në vendkomandë, por u angazhua drejtpersëdrejti në luftë, madje i pari, pa iu dridhur qerpiku i syrit, duke qënë i bindur se nuk kish për të vdekur (dhe në të vërtetë nuk ka vdekur pasi u shëndrua në simbol), gjë që i turpëroi dhe njëkohësishtë i la pa nder të gjithë poltikanët shqiptarë të atëhershëm, që na hiqeshin si baballarët dhe shqëtimtarët e kombit, por që i serviloseshin pa dinjitet çdo emisari politik e diplomatik të huaj, sado i rëndomtë që të ish, kur bisedohej për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Akti i Adem Jasharit i bëri politikanët tanë idhnakë e xhelozë, ndaj edhe u munduan dhe po mundohen ta kalonin e ta kalojnë në heshtje aktin heroik të Adem Jasharit dhe të families së tij, duke u hakmarrë turpërisht ndaj atij akti përmes heshtjes, ndërkohë që populli e shënjtëroi atë dhe aktin e tij, duke krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke e furnizuar atë me gjithçka që ai popull kish.
Shëmbulli i Adem Jasharit dhe i familjes së tij jo vetëm që e trimëroi popullin shqiptar në Kosovë, përfshi edhë atë pjesë që deri atëhere ishte e gatëshme të shkombëtarizohej, por njëkohësishtë e bindi atë se lufta e nisur ndaj sërbeve dhe tërë mbështetjes sllave, duhej të mbështetej tërësishtë në forcat e tij edhe pse mund të ishte e gjatë dhe, si e tillë, ajo arriti të gëzonte respektin dhe mbështetjen jo vetëm të kombit të tyre, por edhe të shumë popujve të tjerë.
Këtë përfundim shqiptarët në Kosovë e nxorrën nga vetë fakti se, kur vetëm një familje mundi të luftonte heroikishtë me rreth 6 – 7 mijë forca ushtarako-policore sërbe, duke i shkatuar me qindra humbje, po një popull i tërë? Pra, Adem Jashari u shndërua në ndërmjetës, në shpëtimtar, në konfirmim i shpëtimit të popullit të tij; u shndërua në mëshirim i lirisë së tij dhe të gjitha këto e shndëruan atë në simbol të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të kombit shqiptar, në simbol të Komandantit të Ushtrisë të asaj lufte, aq i nevojshëm dhe aq adekuat për momentin.
Edhe pse raporti midis UÇK-së dhe armikut ishte shumë i thellë dhe në favor të armikut, një me dymbëdhjetë në njerëz dhe absolut për serbët në armatime e mjete, çlirimtarët në Kosovë, duke patur si shëmbëll lufe, heroizmin e Adem Jasharit, e sfiduan vdekjen, luftuan me egërsi për ta shmangur me çdo kusht fundin fatkeq të Kosovës. Vetë Adem Jashari me guximin dhe burrërinë e tij, u bë shëmbëll jo vetëm për familjarët e tij luftëtare të rrethuar, por për tërë kombin shqiptar. Ai qëndroi në ballë të asaj rezistence, deri në çastin e fundit, i bindur se vdekja e tij kurrë nuk do ta varroste kauzën e tij. Me luftën e tij trimërore bëri që të deshtonin shumë sulme të sërbëve të shumtë, por pas 36 orë luftimesh të pandërprera, ku armiku përdori të gjitha llojet e armëve, përfshi edhe tanket, kur u rrafshuan tërë murret mbrojtëse të kullave të Jasharajve, Ademi vendosi të kryente aktin e fundit heroik, duke dalë jashtë kullës për t’u hedhur mbi tankun që po iafrohej pragut të shtëpisë së Jasharajve, duke vdekur ashtu siç e dëshironte: duke luftuar. Ky akt u përsërit nga qindra luftëtarë të UÇK-së, duke u hedhur me mina dhe granata poshtë tankeve sërbe për të mos i lejuar të depërtonin në zonat tona të lira, ku ishte grumbulluar popullsia shqiptare.
Akti i Adem Jasharit, duke u shndëruar në simbol, tregoi njëkohësishtë edhe nevojën e bashkimit rreth këtij simboli, pra tregoi nevojën e unitetit të Kryengritjes së Armatosur, e cila ishte në prag të shpërthimit të saj e që deri atëherë nuk ishte unike, pavarësishtë se ai unitet, si rjedhojë e pacifizmit ndikues, çaloi edhe më vonë. Në të plasariturat e atij uniteti futën pyka shumë armiq e bashkpuntorë të tyre. Historia e të gjitha luftrave çlirimtare apo kryengritjeve ka treguar se , sado të fuqishme dhe masive të jenë ato, po qe se atyre do t’u mungoi uniteti, ato mbyten shumë shpejt, sado përmasa kolosale që mund të marrin, mësim ky i paditur ose i pa pëlqyer nga shumë liderë politikë e ushtarakë shqipatrë.
Kjo dukuri u vu re në verën e vitit 1998. Megjithatë ajo luftë krijoi një të çarë të madhe midis Sërbisë dhe sllavizmit, nga njëra anë dhe botës demokratike nga ana tjetër. Si e tillë, ajo e çarë e madhe i mundësoi këtij popullit tonë bërjen me aleatë të kombit shqiptar dhe ardhjen në ndihmë të tyre edhe nga ata popuj apo organizma ndërkombëtare që nuk i kishim parashikuar kurrë.
AKTI I JASHARAJVE TREGOI SE POPULLI SHQIPTAR ËSHTË POPULL FISNIK
5 Marsi i çdo viti do të përkujtohet jo vetëm nga populli shqiptar i Kosovës, por nga populli i tërë trojeve shqiptare; jo si dita e rënies heroike e Heroit Adem JASHARI dhe e fisit të tij, por si dita e bashkimit e kombit shqiptar dhe si dita simbol e heroizmit shqiptar.
Ishte luftimi me veçori legjendare i JASHARAJVE, ai që korigjoi karakterin e shqiptarëve dhe i renditi ata ndër kombet më të fisnikëruar, dhe ja pse :
Adem JASHARI dhe fisi i tij, duke u vetëflijuar në mënyrë heroike, i tha popullit shqiptar në Kosovë : Mos të përulemi, por të qëndrojmë, se ky është kodi moral i shqiptarit, ndryshe do të bëhemi pluhur.
Adem JASHARI i tha popullit të tij : Mos dëgjo moral nga imoralët dhe mos i beso ata.
Adem JASHARI turpëroi propagandën nënshtruese të deriatëhershme shqiptare, pavarësisht se pak si vonë, por që e nxorri atë fallco. Ai unifikoi mendimin e një pjese të madhe të popullit shqiptar në Kosovë se LIRIA fitohet dhe kurrë nuk dhurohet.
Adem JASHARI doli kundër verbërisë ku ishin zhytur shumë analistë, politikanë e intelektualë shqiptarë, zyrtarë e jo zyrtarë të të dy anëve, për ardhmërinë e Kosovës. Kur e shef sot se, ajo propagandë pat ngjallur heshtjen e tërë elitës shqiptare dhe frenimin e politikës atdhetare, del edhe më madhështore figura e Adem Jasharit dhe na bën që të pozicionohemi drejt për çështien e Kosovës dhe atë shqiptare, ende të pazgjidhura përfundimisht
Deri në rënien heroike të Adem Jasharit dhe fisit të tij kish pak njerëz, që ishin gati të vdisnin për lirinë e Kosovës, e cila stimulohej nga e ashtu quajtura “kujdes”, që provokonte propaganda pacifiste. Flijimi i Jasharajve i dha Kosovës me mijra njerëz të gatshëm të sakrifikoheshin për Kosovën.
Adem JASHARI zëvëndësoi palaçot patriotë me atdhetarët e vërtetë. Ai i nxorri jashtë mode pacifistët pa ngjyrë kombëtare, duke i thënë popullit të tij se edhe luftëtari më i thjeshtë është më i vlefshëm se çdo ministër,deputet, politikan e se çdo intelektual që ka haruar çështien kombëtare. Ademi i tha popullit shqiptar në Kosovë se po prite ndërshmëri nga njerëz të lindur me vese, do tregohesh se të ka humbur mënçuria.
JASHARAJT, duke u ndeshur me një ushtri të tërë, ngjallën shpresën tek të gjithë shqiptarët e vërtetë se fitoria e lirisë është e mundur, dhe i bëri ata të gatshëm t’i ktheheshin përfitimit moral; u trgoi atyre rrugën se si ta restauronim ne shqiptarët moralin e humbur ose të zvetënuar në dekadën e fundit të shekullit të XX. Ata i dhanë mundësinë popullit shqiptar në Kosovë të hidhte përpara një hap të madh moral, që kishte gati një shekull që nuk e kishte hedhur dhe, ai e bëri atë. Në këtë mënyrë, mund të themi se Jasharajt e shëruan racën shqiptare nga rreziku i zhbërjes dhe i shndërimit në popull raja.
JASHARAJT e shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga turbullimi që e kish përfshirë atë, ku edhe të qënët shiptar ishte vënë në pikëpyetje në ndërgjegjen e tij. Jasharajt me vetflijimin e tyre u ngritën kundër asaj pjese të popullit tonë që kish marrë rrugën e shkombtarizimit e të shpopullimit paqësor vullnetar të Kosovës e të tëra trojeve shqiptare, duke u shndëruar në sinonim të qëndresës së kombit shqiptar.
Adem JASHARI dhe fisi i tij rrëmbyen pushkën dhe u flijuan familiarisht në një kohë që gjithë kombin shqiptar e kish kapur një ves i keq e i pa parë kurrë në shekullin e njëzetë, ethet e fitimit të parasë. Ata ranë heroikisht që të mos rezikohej ngrehina morale e kombit shqiptar. Dhe, siç e pamë të gjithë, vepra e tyre e bëri efektin. Ngrehina morale e popullit tonë jo vetëm që nuk u rrëzua, por ajo mahniti tërë njerëzimin.
JASHARAJT u ngritën kundër një kaste të caktuar politike kriminale në Kosovë, por edhe në trojet e tjera tona, që dëshëronte e që dëshiron vdekien e Kosovës e të kombit tonë për motive nga më të ultat, duke e shëndruar Kosovën dhe tërë kombin tonë në popull endacak, në një popull pa të ardhme, duke e çuar atë drejt katastrofës.
JASHARAJT nuk përfituan asgjë personalisht, ata humbën jetën e 56 njerëzve të fisit të tyre, por krijuan premisat që të fitonte lirinë gjysma e kombit shqiptar, nëpërmjet forcimit të besimit në popull, se liria mund të fitohet sado i dobët që të jesh. Lufta dhe rënia e Jasharajve ishte sinjal për shqiptarët se, kish ardhur çasti i ndaries përfundimtare me sllavët pushtues dhe sllavizmin e tyre, duke i ndërgjegjësuar për këtë tërë shqiptarët në ish Jugosllavi.
Mënyra e të luftuarit e Adem JASHARIT dhe e fisit të tij dhe mënyra e rënies së tyre heroike i dha gjithë përmbajtjen Luftës Çlirimtare të Kosovës, që do të niste furishëm pas atij akti. Fundi i luftës së JASHARAJVE kishte mesazhin e qartë, duke e kthjelluar popullin shqiptar në Kosovë, se ky është fillimi, ke për t’u përballur me një shtet që luftën e ngatërron me masakrën. Ai ndërgjegjësim u arrit. Populli shqiptar i Kosovës në veçanti, dhe tërë kombi ynë në përgjithësi, (strehimi dhe ushqimi i popullsisë së zhvendosur nga Kosova u bë me nismën e vet popullit dhe jo të politikanëve), e përballuan me stoicizëm atë masakër. Kjo ka krijuar mundësinë që këtej e tutje, ashtu sikundër themi se ne shqiptarët jemi bijt e Skëndërbeut, mund të themi plot krenari që ne shqiptarët jemi të tërë, njësoj si Jasharajt.
Adem JASHARI, me qëndrimin e tij, u tha gjithë shqiptarëve: ngrehuni dhe luftoni, pasi sërbët nuk dinë strategji luftimi kur ata luftojnë kundër një kundërshtari që lufton në rrethim dhe që nuk njeh dorzimin; u tha se kundërgoditja më e vogël që mund të japi i rrethuari kundër tyre, dhe rezistenca deri në fund, të jep lirinë. Dhe ashtu doli.
Adem JASHARI eleminoi vetshpërfilljen vetvrasëse të përgjithëshme shqiptare e cila kish shkaktuar mosvëmëndien botërore për Kosovën, duke i korigjuar që të dyja e duke u thënë atyre se vetëflijimi im familjar do të ndreqi mospërfillien zyrtare e atë popullore për çështien tonë kombëtare. Dhe e ndreqi.
Adem JASHARI, me rënien e tij heroike, e shndëroi gjithë Kosovën në UÇK, e cila solli ndryshimin parimor të SHBA-ve në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, duke dërguar menjëherë diplomatët e saj në Kosovë, të cilët shpallën botërisht se, UÇK-ja nuk është terroriste por një ushtri çlirimtare.
Adem JASHARI i tha popullit shqiptar se, djemtë dhe vajzat e UÇK-së japin jetën në luftën çlirimtare kundër sërbëve agresorë dhe se nuk janë kurrësesi agjentë të sërbëve, sikundër propagandoi e propagandon propaganda antishqiptare shqipfolëse.
Adem JASHARI dhe UÇK-ja e tij sprapsën historinë serioze botërore nga sharlatanizmi i deriatëhershëm sllav, duke i thënë se nuk është nostalgjia për një betejë të humbur 600 vjet më parë, argumenti për të robëruar një popull dhe për t’u quajtur i qytetëruar, por është lufta heroike dhe gjaku që derdhet për ta mbrojtur këtë tokë, ku kanë banuar e banojnë vetëm shqiptarë. Kjo luftë bëri që bota ta pranoi që Kosova është vëndbanim i parë i shqiptarëve dhe se kurrë nuk mund të pranohet se Kosova është djep i tjetërkujt, që janë veç ardhacakë në Kosovë.
Adem JASHARI, me luftën dhe rënien e tij heroike, ngriti madhërishëm një ushtri çlirimtare, e cila u njoh botërisht me tre gërma të arta : UÇK, dhe, nëpërmjet kësaj vepre kaq madhore, i dha mundësinë kombit sërb të çlirohej nga mashtrimi historik, ku e kish futur shovinizmi sërb, se gjoja Kosova na qënka djepi i Sërbisë, si rjedhojë e një beteje dhjetë orëshe të humbur nga sërbët dhe aleatët e tyre, 600 vjet më parë.
Adem JASHARI, me qëndresën e tij heroike, i tregoi botës se ky krim i madh, që bënë sërbët ndaj Jasharajve, nuk është i rastësishëm, por është një përsëritje e thjeshtë e krimeve të vjetra të tyre që, duke u shfaqur në mënyrë ciklike, paraqiten herë më të zbehtë e herë më të lemerishëm se para-ardhësit e tyre.
Adem JASHARI prishi ëndrën pansllave të carëve të epokës së Bizantit: pushtimin dhe sllavizimin e Kosovës dhe tërë Ballkanit; ndaj dhe furria sërbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve të atjeshëm nuk njohti kufi.
Adem JASHARI, me heroizmin e tij të pakrahasueshëm, i tha Evropës : Mos heshtë më Evropë, se heshtia e jote për një kohë të gjatë, rreth një shekull, i ka vrarë shqiptarët më fort se terrori sërb. Ai tha gjithashtu se shqiptarët e Kosovës i ka vrarë edhe më shumë heshtia dyfish e turpëshme e vëndit amë, i cili e pat zëvëndësuar çështjen nacionale me internacionalizmin dhe më vonë me integrimin paqësor e teorinë e globalizmit.
Adem JASHARI, nëpërmjet rënies së tij heroike, i dha një dush të ftohtë diplomacisë sonë kombëtare dhe e futi atë përkohësishtë në hullinë e duhur.
Adem JASHARI i dha një dush të ftohtë edhe dehjes kombëtare sërbe, mbi dokrat dhe mburjet e saj, duke i treguar botës mbarë se me atë urrejtje të zezë e vulgare që kanë sërbët, ata nuk mund të jenë as popull moral, as popull me kulturë, pa le popull i madh, kur sjell një ushtri me gjashtë-shtatë mijë ushtarë e treqind tanke për të rethuar e bërë luftë më një familje.
Adem JASHARI, me imitimin në pamje të jashtme të Çerçiz Topullit, me kthimin e kullës së Jasharajve në kala si ajo e Mashkullorës, me shoqërimin e luftës 36 orëshe nga të 60 familiarët luftëtarë, me këngën : “Mylazim largo taborë, se të kuq të bëj me bojë, Adem Jashari më thonë”, u tha gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen, se, Kosova është Shqipëri, të gjithë jemi nji, prandaj të ngrihemi e ta mbrojmë me trimëri. Përmes atij imitimi, Adem Jashari e porositëte çdo ditë popullin shqiptar në Kosovë që t’i ishte dhe t’i jetë mirënjohës në jetë të jetëve popullit vëlla të një gjaku në shtetin amë, pasi ekzistenca dhe mbështetia e tij e ruajti këtë pjesë të kombit nga asimilimi. Dhe ashtu u bë : UÇK-ja u furnizua me luftëtarë dhe armatim nga populli i shtetit amë, si dhe nga tërë trevat shqiptare dhe diaspora e saj. Pra, Adem Jashari realizoi në praktikë bashkimin e trojeve shqiptare, pavarësishtë se politika shqiptare i tëmbet asaj.
Adem JASHARI, me të gjithë familiarët bashkluftëtarë të tij, fisnikëruan jo vetëm fisin e tyre, por me vetëflijimin e tyre ata i dhanë mundësinë popullit të tyre të fisnikërohej i tëri, pasi ai popull, si rjedhojë e shtypjes shekullore, propagandës mashtruese dhe rendies ndaj fitimit material, kish filluar të varfërohej në natyrën e tij njerëzore. Me atë akt sublim të atij fisi u pasurua në mënyrë tokësore natyra njerëzore e shqiptarit, e cila u manifestua dukshëm nga i gjithë kombi ynë në pranverën e vitit 1999, duke u shndëruar në mënyrë të vetdijshme në kombi më human i botës, ndaj dhe ajo e morri si jë shëmbull të tillë. Ky është rezultati i njeriut të madh, Adem Jasharit.
Akti i Adem Jasharit dhe i familjes së tij ndikoi dhe barsi me guxim e trimëri tërë shqiptarët që e ndjenin vehten krenarë që ishin shqiptarë. Akti i tij heroik ishte mjeti nëpërmjet të cilit ndjenja kombëtare vazhdoi të ngrihet në një stad më të lartë dhe që do të jetoi edhe më vonë, me shekuj. Jasharajt u shndëruan në faktor burimor, faktor dhënës të krenarisë shqiptare, ndërsa Ushtrija Çlirimtare e Kosovës u shëndrua në faktor marrës dhe trashëgues të asaj krenarije. Veçanërishtë sot, në periudhën e globalizmit e të kozmoplotizmit total të të gjitha figurave politike e ushtarake shqiptare, kur presioni është shumë i fortë për t’i larguar shqiptarët nga ndjenja e patriotizmit, bota shqiptare gjen te figura e Adem Jasharit dhe te UÇK-ja, burimin tek i cili mund të thithi tiparet e karakterit të vërtetë shqiptar, të manifestuar në shekuj. UÇK-ja e ruajti atë trashëgimi kombetae dhe në këtë mënyrë kreu një mission historik me rëndësi të madhe kombëtare, ndaj dhe anatemohet ajo dhe pjestarët e saj besnikë.
Adem Jashari dhe UÇK-ja i shpëtuan shqiptarët nga harresa për të drejtën e tyre për të qënë të bashkuar dhe për t’ua trasmetuar këtë pasuri të paçmueshme brezave shqiptarë që do të vinë, për ta bërë realitet bashkimin kombëtar. Në rast se realizohet ai bashkim, atëherë do të na krijohen të tjera lidhje, do të lindin të tjerë aleatë, të tjera miqësi, pasi do të lindin të tjera interesa, sepse do të jemi më të fuqishëm dhe do të ndodhin shumë afrime e do të krijohen të tjera raporte.
Të gjitha këto arritje, si rjedhojë e luftës dhe aktit të Adem Jasharit dhe të Luftës për Çlirimin e Kosovës, të çojnë në bindjen që të gjitha organizatat dhe shoqatat kulturoro-patriotike shqiptare në botë, tërë forcat politike shqiptare të të gjitha trevave dhe organizmat e tyre shtetërore, tërë intelektualët dhe institucionet e studimeve shkencore-shoqërore shqiptare e ato juridike, në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, të organizojnë mbajtjen e një referendumi mbarë kombëtar për ta renditur Adem Jasharin, sëbashku me Ismail Qemalin, në HERO KOMBËTAR, si dhe Skëndërbeu. Me këtë akt juridik ne i themi një herë e përgjithmonë Evropës, e në mënyrë të veçantë sllavëve, se Kosova është djep i shqiptarisë dhe vetëm i saj, pasi prej andej ne kemi një prej Heronjve tanë Kombëtarë, Adem Jasharin.
Postime të Lidhura
AURENC BEBJA: FJALIMI I FUNDIT MADHËSHTOR I GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT (1468)
Aurenc Bebja, Francë – 05 / 09 / 2016: Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i…
HALIL ALIDEMA – METEORË LIRIE (38)
HALIL ALIDEMA – METEORË LIRIE (38) Nga Sabit Alidema, Pashtriku – 29 gusht 2021 PJESA E KATËRT PIKËPAMJET…
DR.JAKUP KRASNIQI: ADEM JASHARI – MISIONARI ҪLIRIMTAR I KOSOVËS
Pashtriku.org, 07. 03. 2014 – Këto ditë marsi, të simbolikës së pranverës, Kosova po qëndron gatitu në përkujtim…
AURENC BEBJA: FIGARO – LETRA E 12 DHJETORIT 1912 PËR SHQIPËRINË NGA PRINCI PATRIOT ALBERT GJIKA
Francë – 10 Tetor 2016: Gazeta prestigjoze franceze « Figaro » ka botuar në faqen e parë të…