UKSHIN MORINA: A LËNGON GJUHA E KOMBIT TONË NGA NDËRHYRJA NË STANDARTIN E SAJ?

Tiranë, 07. 05. 2014 – Lidhur me zhvillimet e fundit, për ndërhyrjen në standartizimin e gjuhës shqipe në Shqipëri po diskutohet nga grupacione të ndryshme Akademike të cilët tashmë janë vënë në llogore kundra njëri-tjetrit duke dhënë ide dhe mendime të ndryshme në lidhje me ndërhyrjen ose jo në standartin e gjuhës. I gjendur përpara këtyre dy fronteve unë si letrarë dhe më pak si gjuhëtarë, po mundohem të jap opinjonin tim në lidhje me shqetësimin e ngritur deri tek kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, përmes të cilit kërkohet, që qeveria të ndërhyjë në mbrojtje të gjuhës shqipe. Krijimi i gjuhës së shkruar të vëndosur nga Kongresi i Drejtshkrimit ishte për Kombin Shqiparë arritja më e madhe historike e cila u pranua nga të gjitha trevat e kombit dhe u bë zëri me i fuqishëm i shprehjes në të gjitha fushat dhe stilet e ligjërimit të folur dhe të zbatuar nga një publik i gjërë si në Shqipëri ashtu dhe në diasporën e gjërë.

– Por çfarë kërkohet sot nga grupet Akademike dhe shkëncore?
– Cili është qëllimi i vërtet i tyre?
– Cilët kampe kanë më shumë të drejtë dhe cilët më pak?
– A ka ardhur vallë koha të ndërhyhet më hanxharin e mishit pse dikujt i është prishur mendja?
– Deri në ç’shkallë duhet ndërhyrë në lëmin e kësaj fushe e cila për mua mbetet zemra pa të cilën një Komb s’do të mund të egzistojë?

Janë gjithë këto arsye që duhet të shqetësojnë çdo njeri të ndershëm që merret më studimin dhe me mbrojtjen e gjuhës Shqipe sot. Unë mendoj se ende s’ka ardhur koha të bëjmë ndryshime të përmasave që kërkohen nga një pjesë e të ashtëquajturit “Perëndorë të Gjuhës”.
– Me çfarë guximi kërkohet të preket njësimi dhe standartizimi i gjuhës Shqipe sot?
– Si e mendojnë vallë këta njerëz gjuhën e Kombit?
– A e dinë ata se sa vështërsi e madhe ishte dhe në çrrethana të vështira u vëndos ky standart?
– Ku ka më bukur se ky tingull i ëmbël të gjëmojë në të gjithë hapsirën Shqiptare?
– Mendojeni për një çast se ç’mund të bëhet nëse guxojmë t’i prishim këta rregulla sot?

Po unë jam dakort nëse këta “ndërakademikë” do të shqetësoheshin sot për ruajtjen dhe kujdesin e gjuhës ndaj fjalëve të huaja, të cilat i’a kanë zënë frymën gjuhës sonë. Ose me kujdesin e madh të bëjnë ndërhyrje kirugjikale për aq sa nuk prishet standarti i shqipes, por jo që të ndërhyjnë dhe të prishin strukturën e saj.
Unë jam dakort që gjuha evulon gradualisht në histori dhe ajo ndryshon natyrshëm vetiu, por që në asnjë mënyrë s’duhet që sot për teket e një grushti njerzish të ndërhyhet brutalisht duke prishur një rend të përgjithshëm shoqërorë.
Në çdo vend të qytetruar ekzistojnë politika në zemër të së cilëve qëndronë kujdesi dhe ruajtja e standartizimit të gjuhës. Mjafton që sot të hedhim sytë nga shteti i Francës dhe të shikojmë se sa me fanatizëm e ruajnë dhe e mbrojnë gjuhën e tyre, ku për çdo fjalë a term të nevojshëm e vendosin me dekret shteti dhe s’pushojnë se punuari për pastrimin e Frëngjishtës. Sot në francë Revista “Defence organiz3/4 e de la langue française” (Mbrojtja e organizuar e gjuhës fënge) vazhdimisht boton artikuj e studime “contre le franglais” (kundra fjalëve të huaja nga anglishtja).
S’duhet mohuar se edhe ne kemi bërë një punë të madhe për gjuhën Shqipe, qoftë në studimin dhe në përpunimin e saj apo për zbatimin sa më të gjërë të gjuhës letrare. Madje janë botuar shumë studime për pastrimin e pasurimin e gjuhës, janë botuar revista si “Gjuha jonë” në Tiranë dhe “Gjuha Shqipe” në Prishtinë, janë botuar edhe përmbledhje e libra me vërejtje kritike për gjuhën shqipe e të mendjave si dhe një “Fjalor për pastrimin e gjuhës shqipe” (Tiranë 1998), por dekadat e fundit në vend që të punohet për këtë qëllim, po bëhet e kundërta.
Ky problem për mendimin tim vjen si pasojë e neglizhencës së institucioneve përkatëse të cilët marrin vetëm rroga. Kjo është një fatkeqësi e madhe për fatet e gjuhës shqipe ku përmes saj ne dallojmë si komb më vete, si popull i lashtë me një kulturë të vlefshme e cila kërkon me ngut të mbahet e gjallë dhe e pacënuar nga askush.
Unë mendoj se sot më tepër se kurrë për shkak edhe të ndryshimeve të mëdha që e përfshin Ballkanin dhe të formimit të shtetit të ri në Kosovë duhet një kujdesje më e madhe për ruajtjen e vlerave tona të përbashkëta kulturore e gjuhësore.
Unë mendoj se më urgjente se ndërhyrja në standartizimin e gjuhës e cila do ta varroste përfundimisht gjithë punën dhe përkushtimin e madh të atyre që i dhanë jetë dhe shpirt gjuhës, është koha për ta ruajtur dhe për ta pastruar atë nga mbeturinat e panumërta që janë futur si grami në gjuhën e Kombit tonë.
Pra të njdekim shëmbullin e mirë të Këshillit të lartë të Frankofonisë për gjuhën Frënge i cili e shtrinë veprimtarinë e vet në të gjithë hapësirën frangjishtfolëse. Kjo për mua është arsyeja më e madhe që më nxiti fuqishëm t’i bashkangjitem nismëtarve për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës standarte Shqipe nga pafajshmëria e njërzeve të verbër, që kërkojnë ta errësojnë për njëqind vjet gjuhën e kombit tonë.

***
KUSH ËSHTË UKSHIN MORINA

___________________________
20 INTELEKTUALË I SHKRUAJNË LETËR EDI RAMËS:

NDALO SHKATËRRIMIN E SHQIPES SË NJËSUAR NGA ‘AKADEMIKET’!
HAPE:
 https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=2734

=============================

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura