UNË

UNË

Nga Prof.Argjira (Ari) Ukimeri

Sikur fjala e vetmueme

Parajs e imja e papremtueme

Veç n’ty un` gjej ngushllim

*

Porsi lulja e pa çelun

N’ty unë rri e flas e heshtun

Veç n’ty zemra asht n’vegim

*

N’varrt e tua, ti m’sheh mue

Ujdhesë trishtimi qi za nuk ka

Mu njaty ku gjej shërim

*

Përtej pritjes e pasosun

Ishull jete ku kam rrnue

N’plagë t’mia ti ke zan vend

*

Veç n’motmote un ty t’menoi

Mot për mot unë ty t’thrras

Andërr jete qi kurr s’mbaroi.

—————

PAVARËSIA JONË

https://pashtriku.org/pavaresia-jone/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura