PROF.DR.AGIM VINCA: ELIFE LUZHA ËSHTË NJË POETE E LINDUR

Prishtinë, 9 mars 2017: Elife Luzha ka botuar deri tani dy libra me poezi. Ky është libri i tretë i saj me poezi, i cili shënon një hap para në përvetësimin e shprehjes poetike nga ana e autores.
Elifja është poete e lindur: një shpirt i butë, lirik, subtil… Figurë qendrore e poezisë së saj është loti, aq sa mund të thuhet se kjo figurë, pra metafora e lotit, është shenjë identifikuese e poezisë së saj. Me të drejtë. Sepse,loti është, sikurse poezia, akt i çlirimit shpirtëror.
Në trajta kryesisht të shkurtra poetike e me vargje sugjestive, Elife Luzha artikulon shqetësimet e veta krijuese, që kanë të bëjnë me jetën, Kosovën, vendlindjen, mërgimin, gruan dhe motive të tjera që përbëjnë botën e saj krijuese dhe njerëzore, më një fjalë identitetin e saj shpirtëror.
“Mos ma vrisni lotin”, thërret poetja, lutet, përgjërohet, që në titull dhe përgjatë tërë librit. Dhe kjo është njësoj si të thuash: mos ma vrisni jetën, lirinë, dashurinë, poezinë…

 (Agim Vinca është redaktor i librit: “Mos ma vrisni lotin”, të poetes Elife Luzha.)

  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura