VETË-KONCEPTI DHE BIO-VLERA

VETË-KONCEPTI DHE BIO-VLERA

Nga Prof. Enver N. Rexhaj

Nëse jetoni dhe flisni në një frekuencë tjetër, me thellësi dhe autenticitet… njerëzit që nuk duan të shikojnë më thellë nuk do t’ju kuptojnë.

Mos e humbni energjinë tuaj duke u përpjekur të shpjegoni veten.

Mos u tregoni atyre se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë.

Je regjistruar për të qenë partneri i saj, shoku ose shoqja e saj, jo prind i saj – ati.

Komunikoni atë që dëshironi; çfarë nuk dëshironi, çfarë ju pëlqen, çfarë nuk ju pëlqen, kufijtë tuaj, standardet tuaja, çfarë toleroni dhe çfarë jo. Nëse ata vendosin të sillen në një mënyrë që nuk përputhet me njëri-tjetrin, atëhere të jetë kështu.

Gjeni dikë që vlerëson respektin, integritetin, komunikimin dhe përpjekjen po aq sa ju.

Ju nuk i kontrolloni njerëzit, ju vendosni kufij.

Nëse ju pengojnë, dilni nga marrëdhënia – ështëkaq e thjeshtë.

BIO-VLERA

Njeriu lind bio, por habitati ku rritemi nuk do të thotë që na bën të tillë, me vlera.

Përderisa ushqehemi me dinakëri (injektojmë tek njerëzit kodin e mashtrimit), shpifjen, prapaskenat, papëgjegjësinë, amoralitetin, arrogancën, egërsinë etj., e bëjmë këtë vendbanim shumë toksik jo human.

Pra, jo si vendbanim të atyre që duhet të jenë të lumtur.

Ky është një Habitat që ende s‘e kemi dhënë provimin e njerëzores!

————————

NJERIU DHE JETA

https://pashtriku.org/njeriu-dhe-jeta/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura