XHEVAT BISLIMI: TREPҪA E KRIMINALIZUAR NGA KRIMI I ORGANIZUAR!

Prishtinë, 29. 01. 2016: Si toka e Republikes se Kosoves edhe Trepca eshte ndare ne ate te Jugut dhe ne ate te Veriut!! Keto politika rrenjet i kane te krimi i organizuar qe udheheq me politikat e Republikes dhe me pasurite e saj! Ombrelle dhe pjese organike e ketij krimi te organizuar dhe e krimineleve te “nderuar” ishte edhe UNMIK-u dhe tash UNMIK-EULEX-i me gjithe shtyllat dhe strukturat e tyre! De jure me Trepcen udheheq (menaxhon) AKP-ja, sepse qeveria kusilinge e Isa Mustafes, e ndikuar dhe e dirigjuar fuqishem nga Beogradi, nuk mundi qe kete gjigant te Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar ta shnderronte ne pasuri publike qe do te menxhohej nga qeveria e Republikes se Kosoves! Pra, de jure menxhon AKP-ja, ndersa de fakto rrjeti i krimit te organizuar nen ombrellen e pushtetit politik te Prishtines, te Beogradit dhe te UNMIK-EULEX-it!! Me Trepcen Veriore menxhon rrejti kriminal nen ombrellen e Beogradit, ndersa me Trepcen e Jugut (keshtu eshte ndare edhe Trepca…!!) menaxhon krimi i organizuar nen ombrellen e pushtetit politik te Prishtines!! Pjese e te “dyja trepcave” eshte pushteti politik i UNMIK-EULEX-it!! Trepca Veriore bene kontrata me vete per shitjen e koncentratit te plumbit e te zingut dhe Trepca e Jugut bene kontrata me vete per shitjen e ketij koncentrati!! Deklarohen disa mijera tonelata koncentrat i shitur (kontraktuar) dhe shiten dhjetera mijera ose qindra mijera tonelata te padeklaruara qe shkojne per Kine, Holande, etj!! As doganimi i ketij koncentrati te stervjedhur e te stershitur nga nje rrjet shume i organizuar dhe i kontrolluar nga “boset” e politikes dhe te shtetit nuk behet! Qindra miliona euro fitim nga kjo stervjedhje (megavjedhje) dhe nga kjo stershitje perfundojne ne xhepa te krimit te organizuar te ambalazhuar me pushtetin politik dhe ne xhepat e krimineleve te “nderuar”!! Por, me kete megavjedhje dhe me kete megatrafikim te kesaj pasurie nuk merren prokuroret dhe hetuesit e “nderuar”, sepse edhe ata nuk po han kashte, por para-euro!! Madje, edhe gazetaret dhe mediet “hulumtuese” nuk po merren fare me kete megatrafikim, sepse edhe ato po mbahen me para e jo me kashte… Kesaj radhe nuk shkrova per placken dhe trafikimin e madh qe eshte bere me pasurine dhe me mjetet qe ishin gjetur aty menjehere pas Lufte!
– Xhevat BISLIMI – Kontakti – [email protected]


Emision Drejtesia ne Kosove: Vjedhjet në Trepçë

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura