MAN POGA: GJALLË PËR TË TREGUAR TË VËRTETËN! ‘BOGUJEVCI – HISTORIA VIZUALE’

Tiranë, 20. 12. 2013 – Këto ditë dhjetori prag festash, anëekënd europës ka atmosferë festive. Beogradi, aq më tepër është zbukuruar edhe më shumë sivjet, uguri i mirë i erdhi nga BE, së shpejti do të hapen negociatat për caktimin e datës për antarësim të Serbisë në BE me të drejta të plota. Në krahun tjetër, Prishtinë, gjithçka është ok, të rijtë e pas luftës ’99 duket se e kanë tejkaluar të shkuarën e dhimbshme…ata janë zbukuruar sa më s’ka, dhe enden nëpër shitoret e kryeqytetit për të blerë një dhuratë për fundvit.
Saranda, Jehona dhe Fatosi, nuk festojnë. Janë të tre në Beograd për të festuar frymën që jua fali zoti për të dytën herë, për të dëshmuar një histori jo vetëm familjare por kombëtare, mu në zemrën e kryeqytetit që 14 vite më parë yshti, dhe turri me egërsi ushtrinë, policinë dhe paramilitarët drejt popullatës Shqiptare në Kosovë.
Prania e tyre ka befasuar këdo në Serbi, shumë dolën në protesta, por në ftyrat e Sarandës, Jehonës dhe Fatosit ka dinjitet, kurajo, bardhësi, janë të ftohtë në përgjigje, intelegjentë deri në skaj me çeljen e ekspozitës “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”. “Për ne është shumë e rëndësishme që jemi këtu. Kemi ndjenjën se e kemi pasur të shkruar të mbijetojmë për të treguar historinë tonë, për të treguar të vërtetën”, – thotë Saranda përpara medias Serbe dhe të pranishmëve në ekspozitë, mes tyre dhe Kryeministi Daçiq.

– Saranda, Jehona dhe Fatos Bogujevci në Beograd –

– Pamje nga ekspozita – 

 Ata përkujtojnë 14 pjestarët e familjes që nuk i kanë më, sepse në 1999 (Mars), në Podujevë, pjesëtarë serbë të formacionit “Shkorpionët” vranë 14 persona të familjes, në mesin e tyre gra dhe fëmijë. Pesë fëmijë të plagosur rëndë mbijetuan, në mesin e tyre edhe Saranda, Jehona dhe Fatosi.
Saranda, Jehona dhe Fatosi, këta ëngjëj, si dhuratë për prindërit dhe familjarët e tyre të ndjerë kanë përkujtimin ndaj tyre, kanë vetëdijen e madhe se janë gjallë për t’i treguar krejt botës historinë e tyre të dhimbjes, historinë e vërtetë të ëndrrave dhe lumturisë së prerë në mes nga dora e përgjakur që akoma nuk kërkon falje, anipse Europa sapo i dha një ok tjetër për antarësim në bashkësinë e vlerave demokratike…!
Saranda, Jehona dhe Fatosi, janë gjallë për ta na kujtuar dhe ne, se harresa nuk duhet të mbulojë historitë e dhimbshme të mijëra familjeve të Shqiptarëve të Kosovës, që po përjetojnë akoma traumat e luftës… Janë gjallë, për t’i dhënë mesazhin e madh edhe Europës…se Shqiptarët janë viktima jo agresori.., Janë gjallë, për të dhënë mesazh edhe Prishtinës zyrtare, se e vërteta duhet dëshmuar, (akoma s’ka një muze për krimet e luftes).
Ata janë gjallë per ne, për të na treguar të vërtetën…!

=============

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Të mërkurën mbrëma, në Qendrën për Kulturë të Beogradit është hapur ekspozita: “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, një projekt i realizuar nga i Fatos, Jehona dhe Saranda Bogujevci, të cilët si fëmijë i kishin mbijetuar masakrës…., më 1999. Në prag të hapjes, policia ka larguar dhjetëra protestues, kryesisht pjesëtarë të organizatave radikale, që kanë kundërshtuar hapjen e këaj ekspozite.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura