ZGJEDHJET E 9 SHKURTIT 2025, KËNDELLJE APO MBYTJE E PAKTHUESHME E SHPRESËS
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Toleranca dhe urrejtja
Baca Adem Demaçi ishte i vetmi politikan shqiptar që i bindesha duke pasur parasysh kapitalin e madh politik dhe kombëtar e që nuk e kishin thuaja të gjithë këta politikanët e sotit që, pa fije turpi deklarohen se merren me politikë. Të gjithë të burgosurit politikë shqiptar që ishin bashkë me Vacën Adem në llogorin e Stara Gradishkës i kam dëshmitarë që Bacën e kam respektuar shumë por se qëndrimet politike i kam mbrojtur edhe në raste kur nuk jam pajtuar me Bacën. Isa Mustafa ka qenë politikan i rryer i cili të ka dëgjuar me kujdes dhe edukatë edhe kur nuk je pajtuar me te. Hashim Thaçi përveç se ka qenë politikan i sofistikuar që kurrë nuk keni mundur ta hedhni në shpinë , ai ka qenë një burrështetas që me vendimet , në disa raste edhe kundër bindjeve të tija ka bërë që Kosova të pavarësohet dhe të njihet me më shumë se 110 shtete sikur që ka ndërtuar infrastrukturën rrugore më të mirën në Ballkan. Si Feniksi , nga një vend i shndërruar në gërmadha , shkrumb dhe hi e ka bërë të jetueshëm dhe me ardhmëri. Në përpjekje timen , si një kokërr injoranti ta mbrojë Albin Kurtin dhe VV- ë , për më shumë se katër vite me shkrime e kam pushkatuar publikisht Hashim Thaçin e që , botërisht e pranoj se ka qenë gabim. Jo se Hashom Thaçi nuk e ka merituar të kritikohet pir se Albin Kurti nuk e ka merituar të përkrahet pa asnjë kriter vlerësues. Kurrë dhe asnjëherë për shkrimet kundër Hashimit nuk më ka thirrur askush që ta ” ndali dorën “, kurse Hashim Thaçi asnjëherë nuk më ka thënë pse po shkruaj kundër tij , përkundrazi e ka marrë shumë seriozisht kur i pata propozuar që një psikopat dhe bukëpërmbytës , e që nuk kam besuar se është i tillë , ta zgjedhë në një pozitë të lartë në fushën e të drejtave të njeriut. Pas Bacës Adem Demaçi, personi që më së shimti e kam përkrahur , në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mundësitë ishte Albin Kurti . Dhe po del se nuk kam pasur fort të drejtë. Në momentin e parë kur nuk jam pajtuar me te , kundër meje , familjes dhe KMDLNj – së e ka ndërsyer , po e shpërdoroj në këtë rast Pjetër Bogdanin , “Çetën e Zagarëve Fizikë dhe Virtual”. Albin Kurti, pa asnjë emocion , korrektësi , ndershmëri dhe njerëzillëk , ka bërë llogari si të arrijë majat e pushtetit gjë që edhe e ka realizuar . Pretendimet ishin të bëhet si Hasan Prishtina , realiteti është se është shndërruar në Neron që flet shqip , serbisht dhe anglisht. Mjedisin e ka të përshtatshëm , me kabinet qeveritar ku gara bëhet se kush është hajn më i madh dhe injorant më përfaqësues dhe më i pëlqyer për Diktatorin. Ka deputetë që përveç mercenarizmit dhe servilizmit , tjera kualitete nuk kanë , janë të padenjë edhe për Kuvendin e Hajkobillës. Nderin intelektual dhe parlamentar ua shpëtojnë dy koka gjeniale të mendimit politik , Halil Thaçi dhe Dimal Basha të ndihmuar nga mentorët , Bajçinovci dhe Akademik Dragoviqi , më falni , Bahtiri. Plus minus , aty diku janë. Si të pakorruptuar janë Hajnrulkah Çeku , Baca Martin Cubi , ekstazitë hajna të Perzerenit dhe dëshmitari i Hagës . Për trimëri janë të njohur Xhelal Culla , Lenka Quko dhe Faraoni i Mitrovicës . Po të kushte një opozitë , qoftë edhe vetëm simbolikisht aktive , Albin Kurti moti do t’i ruante irvasët fjordeve të Norvegjisë , Hekuran Pramilitari do të shiste tabela të shumëzimit para Universitetit të Prishtinës ” Qerim Qerimi ” , kjo nusja e Panxhabit do të punonte në ndonjë autoshkollë , Donika Katean Gërvalla do ta vazhdonte trajtimin e filluar shumë vite më parë , Besnik Bislimi do të certifikohej si rrenc dhe mashtrues dhe do të ligjëronte lëndën nga alkimia : ” si rrenci dhe mashteuesi bëhet negociator i suksesshëm..” . Me këtë opozitë fantome Albin Kurti i fiton zgjedhje , pa ndonjë problem ndonëse përqindja do të tëkurret dukshëm. Do të martohet , a me LDK – në , a me PDK – në , LDK – në e shkërdhen më lehtë , i dorëzohet vullnetarisht , PDK ka dëshirë të mos jepet lehtë , por , në fund edhe ajo i lëshon poturet. LDK , falë Sherife Osmanit që e përgjysmoi partinë , për një bythë karrike dhe të qenit rrogëtare e Albinit , do të forcohet dukshëm . Votat e humbura nga LVV do të shkojnë edhe te PDK , ndonëse më pak. AAK nuk do ta ketë asnjë problem me pragun , ka ndryshuar arkitektura politike , me te edhe pragu. E forcuar me një njohëse të jashtëzakonshme të teorisë politike , më e fortë se Mario Adorno , Xheva Hizmaku , me një parashikues të proceseve integruese si Arbakër Namani , AAK doli nga udhëkryqi i pragjeve. LDK dhe PDK nuk kanë bërë koalicione as me anëtarësinë e vet , lëre më me ndonjë parti tjetër . Në anën tjetër LVV ka bërë koalicion me prostitutat informative të RTK – së dhe me prostitutat politike të Lëvizjes Akternativa dhe ” partisë ” GUXO. Prandaj edhe fiton.
Albin Kurti po luan ruletin rus , në territorin e Kosovës , duke mos e rrezikuar me asgjë Serbinë dhe Rusinë dhe duke e rrezikuar me çdo gjë Kosovën dhe Serbinë . Urën e Ibrit kurrë nuk do ta hapte sepse :” kafshatë e pakërdishme është or vëlla pushteti ..” dhe sikur që dikur komunistët jugosllavë thonin :” prst damo., Trst ne damo., gishtin e japim , Trieshtën nuk e japim..” edhe Albini do të thotë : ” Kosovën dhe shqiptarinë e jap , pushtetin jo..” . Po , në fund do ta humbë pushtetin , pa iu dhimbur askujt , mësa që Donika Katran Shvarcit po i dhimbet Sherife Osmani.
A i sjellë veriu vota “sovranistit” Kurti
Për votuesit që Albini i ka quajtur analfabetë funksionalë e që janë afërsisht 90 përqind të LVV , pa asnjë dyshim se Kurti e ka çliruar veriun , dhe se sovranitetin e ka shtrirë përmes ish proserbit Atiq , Lulëzim Adidasit , Pecit dhe Zeqirit që janë të PDK-së por të certifikuar nga LVV . , policisë së Kosovës. Krejt këta kërkojnë që këtë sovranitet ta mbrojë KFOR – i. Mendoj që pikërisht me veriun , lojën mjeshtërisht po e luan Aleksandar Vuçiq , që i ka vënuar serbët në gjumë për t’ i zgjuar atëherë kur i duhen. Dhe shpejt do t’ i duhen . Fijasko më e madhe politike e Kurtit është pikërisht Veriu i Kosovës ku nuk ka as sovranitet e as integritet. Kurti ka rënë në kurth të kancelarit Sholc , që tani në Gjermani është lojtar rezervë. Albin Kurti po luan në karta të djegura të mbetjeve mortore politike si Sonja Biserko dhe Nenad Çanak që qartazi e dezinformojnë Kurtin…për një pjatë gullash dhe një sutliash . Kurti duhet të flasë me opozitën për Kosovën e jo me dinosaurët , në zhdukje e sipër që vijnë nga Serbia apo Llapje Sello.
Duhet të bëjë kujdes se ika për lesh
Një hajn i dikurshëm i KEK – ut , plakarush në pubertet më ka sharë pse kam shkruar kundër Albin Kurtit , andartes greke Dejona Mihali dhe të panipuluarit me vullnet të tij , Avni Deharit. Besoj se do t’i kthehë përgjigje , pas së cilës nuk do ta gjejë rrugën as në oborrin e vet. Kështu do të veprojë edhe me Pozharnin , Kretenin , nipin e Arkanit , hajnit të parave të Bacë Adem Demaçit , Lenja Qukos dhe Vajit në Tepsi. Asgjë nuk mbetet për atë dynja !
Udbashët dhe pushteti
Asnjëri nga udbashët që kanë torturuar të burgosura dhe të burgosur politikë shqiptar e që po rrëfehen në ” Debat Plus ” , asnjëri nga prokurorët dhe gjykatësit që kanë dënuar me shekuj dhe shekuj burg , nuk kanë kërkuar falje. Madje as Veton Surroi nuk ka kërkuar falje , si udbash politik i Jugosllavisë dhe Serbisë . Janë vlerë e shtuar e demokracisë së Albin Kurtit , po mbrohen nga ai dhe pushteti , vet dhe me kotillën e tyre bastarde. Kanë gjetur ngrohtësinë nën bythët e majmura të Albin Kurtit. Në emër të Flamurit dhe Bashkimit Kombëtar.
Avdi Latifi – Monolli , përmendore e amshueshme e shqiptarisë: Sa shpejtë po ikin vitet , sidomos për mbijetuesit josakrifikues. U bënë 33 vite e kalimit në përjetësi të Atdhetarit të Paepur, Trimit Sypatrembur , Shokut të Urtë , Nacionalistit Ekzemblar , Ushtarit të Gjon Serreqit dhe Marie Shllakut , Jahja Fushës , Rifat Berishës dhe Shaban Polluzhës , Azem Bejtës dhe Kamer Loshit , Tahir dhe Nebih Mehës , Ahmet Delisë dhe Adem Jasharit sikur edhe Kryekomandantit , Bacë Adem Demaçi , Hyjnorit , Bacë Avdi Latifit – Monollit. Zë i Lirisë në Llap dhe Gollak , Mal të Zi , Maqedoni dhe Shqipëri , Luginë dhe Çamëri , gjithkund ku ka shqiptari , para 33 viteve , heshtur iku në parajsë dhe përjetësi . Në burg e hidhëronim , ai na deshte, në liri e respektonim , ai na admironte. Në burg iu bënim të tepërt , në liri na mungonte tepër. Ai e siguroi përjetësinë , ne as mbijetesën. Ishte idealist , iku si idealist , mirë që nuk e priti Kohën e Zhgënjimit të Madh . Zoti i nderon dhe shpërblen trimat dhe patriotët duke i kursyer nga zhgënjimet e mëdha , duke mos ua trazuar ëndrrat. Neve, mbijetuesve , me çdo kusht dhe nê të gjitha rrethanat na ka dhënë atë që e meritojmë! Baca Avdi, më mirë e ke atje me ata shpirtrat që të shoqërojnë se ne në këtë moçal ku mbijetojmë. RESPEKT DHE PËRKULJE
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
3 shtator 2024
Prishtinë