Në Davos të Zvicrës gazetarët e sfidojnë, Shefin Ekzekutiv të BIGfarmës „Pfizer“, Albert Bourla
ZOTI BOURLA PSE VAKSINA KUNDËR COVID-19 NUK MBRON NGA RIINFEKTIMI? KE BËRË MILIONA NË KURRIZ TË NJERËZVE! A JE I SHQETËSUAR PËR MIOKARDITIN, PËR TË RINJTË QË VDESIN ÇDO DITË NGA INFARKTI NË ZEMËR? (VIDEO)
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 19 Janar 2023
Në Davos të Zvicrrës po mbahet Samiti i 53-të, pesë ditore (16 – 20 Janar 2023) i Forumit Ekonomik Botëror – FEB (World Economic Forum, WEF), nën moton “Bashkëpunim në një botë të fragmentuar”, ku po marrin pjesë mbi 50 krerë shtetëror të botës, liderë të ekonomisë, të BIGfarmës, BIGTech, të Manistram medieve etj.
Në këtë event të FEB-it po merrë pjesë edhe Shefi ekzekutiv i Kompanisë farmaceutike „Pfizer“, Albert Bourla, e cila ka shitur miliarda doza të Vaksinës kundër virusit Covid-19.
Ditën e djeshme (më 18 janar) shefi i Pfizer-it Bourla bashkë me ekipin e tij derisa po shkonte në drejtim të objektit ku po mbaheshin takimet e Forumit Ekonomik Botëror, u përballë me gazetarët e „Rebel News“, Ezra Levant dhe Avi Yemeni, lidhur me efektet negative dhe vdekjerurëse të Vaksinës „Pfizer“ kundër COVID-19.
Me këtë rast gazetarët këmbëngulnin që Zoti Bourla të përgjigjet se pse kaq gjatë është mbajtur i fshehtë fakti që vaksina kundër COVID-19 nuk mbron pacientët nga riinfektimi.
„Fillimisht keni thënë se (vaksina) është 100% efektive, pastaj 90%, pastaj 80%, pastaj 70%. Por tani e dimë se ajo nuk e ndalon riinfektimin. Pse e keni mbajtur sekret këtë?“ dëgjohet në video gazetari Ezra Levant duke pyetur shefin e Pfizer-it.
Ndërkohë duke ecur gazetari tjetër Avi Yemini e pyet atë, se „a është koha t’i kërkosh falje botës, zotëri dhe të rimbursosh të gjitha vendet që dhanë paratë e tyre për vaksinat tuaja të paefektshme … Ti ke bërë miliona në kurriz të mjeteve të jetesës së njerëzve. Si ndihesh kur ecën në rrugë si milioner?…“ „Çfarë ke për të thënë për të rinjtë që po vdesin nga infarktet e zemrës çdo ditë?“ – ishte njëra nga pyetjet e shumta të Ezra Levant, për zotin Albert Bourla, i cili ka hezituar tërë kohën të përgjigjet në këto pyetje.
Në vijim mund të lexoni pyetjet e gazetarëve, Ezra Levant dhe Avi Yemeni pa iu dhënë përgjigjie, Shefi ekzekutiv i Kompanisë „Pfizer“, Albert Bourla.
PYETJET PA PËRGJIGJE!
Ezra Levant: Z. Burla, a mund t’ju pyes prej kur e dinit se vaksinat nuk e ndaluan riinfektimin? Sa kohë e dije këtë pa e thënë publikisht? Tani e dimë që vaksinat nuk e ndaluan riinfektimin, por pse e mbajtët të fshehtë (secret)? Ju fillimisht thatë se është 100% efektive, pastaj 90%, pastaj 80%, pastaj 70%. Por tani e dimë se vaksinat nuk e ndalojnë infektimin. Pse e ke mbajtur këtë të fshehtë (sekret)?
Albert Bourla: Kalofsh një ditë të bukur.
Ezra Levant: Nuk do të kem një ditë të mirë deri sa të di përgjigjen. Pse e mbajtët sekret që vaksina juaj nuk e ndaloi infektimin – transmetimin?
Avi Yemini: A është koha t’i kërkosh falje botës, zotëri? Për të dhënë rimbursime për vendet që derdhën të gjitha paratë e tyre në vaksinën tuaj që nuk funksionon, vaksinën tuaj të paefektshme? A nuk të vjen turp për atë që ke bërë këto dy vitet e fundit?
Ezra Levant: A keni ndjesë për publikun, zotëri?
Avi Yemini: A je krenar për këtë? Ti ke bërë miliona në kurriz të të gjitha mjeteve të jetesës së njerëzve. Si ndihesh kur ecën në rrugë si milioner? Në kurrizin e personit të zakonshëm në shtëpi në Australi, Angli dhe Kanada?
Ezra Levant: Çfarë mendoni në jahtin tuaj, zotëri? Çfarë mendon në avionin tënd privat? A jeni të shqetësuar për përgjegjësinë e produktit? Je i shqetësuar për miokarditin? Çfarë ke për të thënë për të rinjtë që vdesin nga infarktet e zemrës çdo ditë? Pse nuk u përgjigjesh këtyre pyetjeve bazë?
Avi Yemini: A mendoni se duhet të akuzoheni penalisht për disa nga sjelljet kriminale për këtë pjesë të dukshme?
Ezra Levant: Sa para ke bërë personalisht nga vaksina?
Avi Yemini: Sa përforcues mendoni se do t’ju duhen që të jeni mjaft të kënaqur me fitimet tuaja?
Ezra Levant: Me kë u takuat këtu fshehurazi? Do ta zbulosh se me kë je takuar? Kujt i paguat komisione? Në të kaluarën, Pfizer ka paguar 2.3 miliardë dollarë në gjoba për marketingje mashtruese. A je angazhuar përsëri në këtë drejtim? A jeni nën hetim për marketingun tuaj mashtrues?
Avi Yemini: Nëse ndonjë produkt tjetër në botë nuk punon siç është premtuar, ju merrni një rimbursim. A nuk duhet t’ua rimbursosh vendeve që kanë dhënë miliarda për vaksinën tënde të paefektshme?
Ezra Levant: A jeni mësuar vetëm me mediat simpatike? Pra, ti nuk di si t’i përgjigjesh asnjë pyetjeje.
Avi Yemini: Turp për ty.
Ezra Levant: Turp për ty.
______
Burimet:
Tweet / Ezra Levan
***
Tweet / Avi Yemini
https://mobile.twitter.com/OzraeliAvi/status/1615768882014310400
VIDEO:
https://www.jamiiforums.com/data/video/5214/5214365-05f2424623828e6ae7c959685977017a.mp4
***
THIRRJA PËR DIXHITALIZIM KËRKON ZGJIM!
Nga Sheradin Berisha, facebook, 20.01.2023
Vërtetë “absolutisht e frikshme” siç thotë gazetari dhe intelektuali i shquar gjerman Ernst Wolff.
Ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar (1997 – 2007) dhe lider i Partisë Laburiste (1994 – 2007), Tony Blair, në Davos të Zvicrës (ku po mbahet Takimi i Forumit Ekonomik Botëror, nga 16 – 20 janar 2023) ka bërë thirrje për MBIKËQYRJE TË PLOTË DIXHITALE (të njerëzimit) dhe shpallë “VAKSINIME TË SHUMTA për PANDEMITË E ARDHSHME!
Te zgjimi është shpëtimi 🤝
Shikoni videon 👇👇👇
————————————-
Shtojcë
BOSI PFIZER-it THOTË: TANI ËSHTË I NEVOJSHËM VAKSINIMI I KATËRT KUNDËR KORONËS!