BOTOHET LIBRI ‘FIGURA E ADEM JASHARIT’ I AUTORIT FEHMI AJVAZI

Pashtriku.org, 14 mars 2018: Shtëpia botues “Lena Graphic Design” (Prishtinë), ka botuar librin më të ri të autorit Fehmi Ajvazi me titull, “Figura e Adem Jasharit”. Ky libër, është me karakter hulumtues – studiues, dhe përfshinë çështje fundamentale që lidhen me figurën e njërit prej heronjëve më legjendar të popullit tonë. Autori, ka studiuar një fushë të gjerë të mbushur me elemente, shenja, karakteristika, fenomene etj., nga pikëpamja teorike dhe shkencore. Paraprakisht, libri ndërtohet dhe sisistemohet me të dhëna historike dhe dokumentare, me dëshmi dhe të dhëna krahasimtare, si dhe me metodologji e referenca përmes të cilave, shpaloset goxha me hollësi profili i natyrshëm dhe i mbinatyrshëm i figurës së Adem Jasharit. Kjo e fundit, mbinatyrshmëria, është ndër preokupimet kryesore studimore të autorit.
Libri, shoqërohet fillim e fund me materiale përmbajtësore, me përshkrime, me fakte, citime dhe referenca, me shembuj të zgjedhur etj. Nga përmbajtja e tekstit, secili njeri dhe secili lexues (pavarësisht nga gjinia, raca, kombi etj.), nuk e ka të vështirë që ta kuptojë të vërtetën se figura e Adem Jasharit, ka qenë e ndërtuar prej një tipologjie të veçantë dhe mjaft të çuditshme, madje unike! Ajvazi, e trajton figurën e Adem Jasharit të pa përngjasueshme, dhe se sipas tij, figura e Ademit nuk mund të shpjegohet deri në fund, madje me asnjë lloj teorie apo ligj shkencorë dhe përtej shkencore. Ai konstaton lidhur me këtë se, figura e Adem Jasharit, fillim e fund, është ndërtuar mbi bazën e një strukture piramidale apo mbi një sistem të çuditshëm trinometrik!
Sipas përmbajtjes themelore të librit, Ajvazi konstaton me fakte se në historinë njerëzore, nuk ka pasur një figurë madhore – universale si figura e Adem Jasharit, madje sipas tij me kontura dhe shpirtë mitik, e të pa krahasueshëm.
Ky tekst, është botuar nën përkujdesjen e dr. Sulejman Abazit, ish kolonel dhe doktorr i psikologjisë, dr. Bujar Dugolli, historian dhe dr. Sevdail Demiri, historian i komunikimit dhe gazetarisë. Libri, ka rreth 350 faqe.

Total
0
Shares
2 comments
  1. I feel this is among the so much significant info for me.
    And i am happy reading your article. But want to statement on some general issues, The
    site taste is wonderful, the articles is in reality nice :
    D. Just right task, cheers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura