SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

PROF.AGIM ZOGAJ: AKADEMIKËT SERBË DHE PËRGATITJA E LUFTËS NË KOSOVË (I)

Prishtinë, 31 korrik 2020:


Dobrica Qosiqi, ideolog bashkëkohor i “Serbisë se Madhe“

Nacionalizmi serb, në dy dekadat e fundshekullit të XX-të u karakterizua, para së gjithash me pretendimet territoriale, përkatësisht me luftërat pushtuese jashtë kufijve të Serbisë. Luftërat për pushtim, në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë ri dëshmuan se, nacionalizmi serb është më tepër se përpjekje për kthimin e shpirtit të fisit, janë regres historik dhe primitivizëm moral.”Secili absolutizim i mitit, pra gjithsesi edhe i mitit për Kosovën shpie kah nazizmi i pa durueshëm”.( Radomir Konstantinoviç ( 1981), “Filosofija palanke”, “Nolit”, Beograd, 1981, f. 366 -397 ) Studiuesi kroat, ndërsa, nacionalizmin modern serb e vlerëson si:”...formë të re të nacionalizmit integral serb me para shenjat e ndikimit fashist dhe komunist...Ideologjia Milosheviqiane, gjithashtu është kundër liberale dhe kundër perëndimore...ajo shpreh idenë reaksionare pansllaviste...”. ( Ivo Banac ( 2001 ), Raspad Jugoslavije, Zagreb, f. 32 ). Por, gjithsesi, studimet e proveniencës shqiptare do të duhej që, më me përkushtim, të fokusohemi në ndriçimin e rolit të intelektualëve dhe akademikëve serbë në nxitjen e luftërave në ish Jugosllavi, me theks të veçantë në përgatitjen e shtetit serb për luftën në Kosovë, përkatësisht, për rolin e inteligjencës serbe në përhapjen dhe fuqizimin, vënien në veprim të nacionalizmit, fashizmit/ nazizmit modern serb.



Një ndër eksponentët më radikal, më ekstrem të nacionalizmit kulturor akademik serb llogaritet të jetë, shkrimtari, akademiku, Dobrica Qosiq, i cili, në të gjitha periudhat moderne të shoqërisë dhe të shtetit serb, kishte ndikim të jashtëzakonshëm në përhapjen e ideve politike, në radhë të parë anti shqiptare dhe anti myslimane/islame. E ashtuquajtura, shtëpi botuese serbe, “Srpska knjizevna zadruga” ( Kryetar i të cilës, në vitet 1969 -1971 ishte Dobrica Qosiqi) ishte bërë çerdhe e opozitës intelektuale serbe. Derisa serbët, Dobrica Qosiqin e kishin pranuar si krijuesin ideor të programit nacional serb, nga an tjetër, po të njëjtit, Millosheviqin e kishin pranuar si ekzekutuesin, realizuesin e atij programi serb. Në vitet e gjashtëdhjeta, Qosiqi, ishte ndër intelektualët, akademikët e parë serbë i cili ishte ngritur kundër të drejtave të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Me romanet e tij, pati ndikim të jashtëzakonshëm në formësimin e konceptit e historisë serbe për gjoja, si histori tragjike. Në romanin e tij, Koha e vdekjes, ai e përpunon konceptin e historisë tragjike serbe, duke glorifikuar historinë serbe, dhe duke propaganduar pikepamjen sipas te ciles, gjoja, në shtetin jugosllav, serbët ishin humbës. Në të njëjtin roman dhe në shkrimet e tjera të shumta, politike, jo vetëm letrare, ai, ndërtoi, krijoi, tezën, e cila më vonë, veçmas pas vitit 1968, ishte bërë dominonte për formulimin e programit nacional serb. Sipas asaj teze, pikëpamje, platforme politike serbe, vlerësohej se, shteti serb nuk është mjaftueshëm i fortë t’i asimilojë territoret në të cilat jetojnë serbët me popujt tjerë. Prandaj, Qosiqi, i cili njihet si, ideologu kryesor, iniciatori, frymëzuesi, organizatori, propaganduesi dhe realizues i projektit, “Serbia e Madhe” kishte ngritur idenë se, serbët duhet të shtrihen në lindje, përkatësisht në verilindje. Sipas Qosiqit, “ Aty ku jeton populli, aty ku ka shtëpi serbe dhe ara serbe, aty ku flitet me gjuhën serbe, aty do të jetë edhe shteti serb”.( “ Lufta e Qosiqit”, ( Përmbledhje të punimeve ), Instituti për hulumtimin e krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, Sarajevë, 2013, f. 206.)

Nikola Lubiçiç:” Jugosllavia, në fakt ishte shtet serb’!

Pikërisht në një paraqitje të tij në Akademinë serbe të shkencës dhe arteve ( 1977 ) Qosiqi kishte theksuar se:” Shteti jugosllav ishte krijesë e padëshirueshme e pa përshtatshme për serbët...si mundet, që një popull, i cili në luftë është aq krenar, i dinjitetshëm, në paqe të jetë aq i nënshtruar dhe i dëgjueshëm”. ( “Knjizevno”, f. 131.) Krahas, pikëpamjeve, jo vetëm kulturore të elitës intelektuale serbe të kohës, paraqiten edhe pikëpamjet në planin politik. Elitat politike , shtetërore në Serbi, ( Petar Stamboliqi, Dragoslav Markoviqi...), gjithsesi të ndikuar edhe nga pikëpamjet nacionaliste të elitave serbe, e kishin ngritur, hapur çështjen e legalitetit të Kushtetutës së vitit 1974 të Kosovës, përkatësisht, kishin kërkuar të rishikohet, suprimohet Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht edhe Kushtetuta e Serbisë dhe e Jugosllavisë. Në këtë periudhë, pra, pas vdekjes së Titos, elitat intelektuale serbe fillojnë hapur të bashkëpunojnë me udhëheqjen e atëhershme shtetërore dhe partiake të Serbisë. Pas, qëndrimit për 13 vjet radhazi në krye të Armatës Popullore Jugosllave (APJ), gjenerali serb, Nikolla Lubiqiq, u bë kryetar i Serbisë. Ai, ndër të tjera, pas vdekjes se Titos deklaronte se, Jugosllavinë do ta mbrojnë serbët dhe APJ. Që do të thoshte sipas Lubiqiqit se, ish Jugosllavia, në fakt ishte shtet serb, kurse APJ është ushtria e saj, e atij shteti serb. Në të njëjtën kohë, pra, të ringjalljes së hapur dhe të veprimit agresiv të nacionalizmit serbomadh, në radhë të parë kundrejt Kosovës dhe popullit shqiptar në ish Jugosllavi, Dobrica Qosiqi deklaronte se, “ Sot, askush nuk mund të na ndalë të mendojmë hapur për të ardhmen e fatit serb”.

Dobrica Qosiqi, dhe akademikët tjerë serbë, ndër ta edhe Lubomir Tadiq, babai i ish presidentit serb, Boris Tadiq, ishin ideatorët e krijimit të atmosferës anti jugosllave dhe fuqizimit të nacionalizmit, jo vetëm kulturor serb. ( Shih: Dobrica Qosiq ( 1988 ), Srpsko pitanje; Dobrica Qosiq, Piscevi zapisi ( 1951 -1968), / 2000/, “Filip Visnjic”, Beograd, f. 216.) Ai, vazhdimisht e mbronte pikëpamjen se, për popullin serb Kushtetuta e vitit 1974, popullin serb e ka vu në pozitë të pa barabartë me popujt tjerë jugosllavë. Madje, që në ato vite, Qosiqi kërkonte referendum mbarë jugosllav, për të qartësuar vullnetin politik të popujve jugosllavë nëse duan të jetojnë në një shtet, përkatësisht në çfarë rregullimi shtetëror. Në ato rrethana shoqërore, politike, kulturore, Qosiqi kishte ndikim dhe rol të fuqishëm në profilizimin e opozitës politike dhe intelektuale serbe. Me te, ishin akademikët, Mihajlo Markoviq, Ljuba Tadiç, Svetozar Stojanoviç. Qëndrimi politik i Qosiqit ishte antititoizmi i hapur. Në këtë periudhë ai angazhohej për një rol më aktiv dhe më të drejtpërdrejt të intelektualëve, prandaj, shumë kohë para Memorandumit, ai theksonte se, popullin serb e presin”... vendime më të rënda nga ato që i kishim marrë më 1941...ne nuk kemi të drejtë ta urrejmë politikën dhe ideologjinë e cila ka të bëj me fatin dhe të ardhmen serbe. Sot, askush nuk mund të na pengojë që publikisht të mendojmë për fatin tonë”.( Dobrica Qosiqi, ( 1981 -1991 ), Piscevi zapisi, “Filip Visnjic”, Beograd, f. 94.)

 VIJON ...


__________________


PROF.AGIM ZOGAJ: AKADEMIKËT SERBË DHE PËRGATITJA E LUFTËS NË KOSOVË (II)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=10338


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks