SHTATORJA E SKЁNDERBEUT NЁ GARANЁ TЁ KЁRÇOVЁS

Në Garanë inaugurohet shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Nga  Hazir Mehmeti

“Ne kujtojmë për të nderuar, por edhe për të mësuar” (I. Ramajli)

Një manifestimi festiv madhështor, me rastin e Ditës së Flamurit në fshatin Garanë të komunës së Kërçovës. Me këtë rast u inaugurua shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në praninë e shumë qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike,  mërgata dhe arbëreshë nga Kalabria shoqëruar edhe nga pasardhësi u Gjergj Kastriotit, Loris Castriota Skanderbeg.            

“Kur jemi bashkë, Skënderbeu zbret nga qielli”, kjo thënie nga kënga arbëreshe, u jetësua sot në Garanë.  Në këtë ambient festiv ishin të pranishëm qytetarë shqiptare, mes tyre mërgimtarë vendesh të ndryshme, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me Musa Jupollin, kryetar (Francë), Rexhep Rifati, (Zvicër), Mentor Thaqi (Gjermani), Hazir Mehmeti, (Austri).   Të bashkuar bija e bijtë e Garanës dhe Kërçovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicër e vendor sollën në sheshin e fshatit Gjegj Kastriotin – Skënderbeun në statujë madhështore bronzi. Gjergji solemnisht solli urimin për Ditën e Flamurit, solli shpresë dhe porosinë e tij shekujve: “Qëndroni të bashkuar, kështu edhe pa mua do të fitoni… Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush.”

Garana, fshati i bukur mes kodrave, sot bëri historinë e re, si fshati i parë shqiptar që ka shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjegj Kastrioti – Skënderbeu.  Kjo shtatore e punuar me mjeshtri nga skulptori Fiqiri Kasa,  sjell kujtimin e përjetshëm në luftën e tij për shtetin e Arbrit, sjell krenarinë kombëtare brezave që vijnë.

Kjo ditë do të kujtohet gjeneratave si ditë e madhe  për Garanën por edhe për kombin. Do kujtohet për secilin që e përjetoi ambientin e përurimit të statujës nga Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti. Ai në fjalimin e tij dha porosi të çarta mbi detyrimet kombëtare që ka secili në rrugën e progresit kombëtar, në mbrojtjen e lirisë së mohuar shekujve nga pushtuesit sllav, detyrim në kujtimin e gjakut të derdhur për liri shekujve, veçan të dëshmorëve të luftës së fundit e cila krijoi mundësi të ardhjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në mes të shqiptarëve të zhuritur për liri.  

Monumenti i Skënderbeut në bronz  është tri metra e lartë, kurse bazamenti i tij tri metra duke dhënë pamje madhor me lartësi të plotë gjashtë metra. Skulptori i cili e realizoi me shumë mjeshtri  Fiqiri Kasa, u përjetësua në artin e tij shekujve. “Ne kujtojmë për të nderuar, por edhe për të mësuar” (Ilaz Ramajli)

Nga Dr. med. Faik Elezi, kryetar i Shoqatës “Garana – Zvicër” mësuam, se kemi të bëjmë me projekt kompleks në hapësirën publike të fshatit. Solidariteti i bashkëvendësve bëri që me sukses të realizohen statuja e Gjergjit dhe objekte për rreth siç është ndërtesa e re moderne e Bashkisë në vargun e veprave të reja nisur nga lapidari kushtuar shekullit të pavarësisë së Shqipërisë. Ambienti festiv u pasurua me flamurin e aktivistit patriot nga Shkodra Irfan Domnori i cili është kudo e kurdo me  flamurin dhe veshjen kombëtare që e karakterizon.

Programi festiv i Ditës së Pavarësisë ishe i pasuruar me aktivitete muzikore dhe një akademi të shkurtër kushtuar jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ideuar dhe drejtuar nga Profesor Sadik Emroja. Me kumtesa rasti u paraqiten: Akademik Frashër Demaj, Akademik Ilmi Veliu, Dr. Faik Elezi, Agim Pepaj dhe Hazir Mehmeti. Fjalë përshëndetëse mbajtën  Loris Castriota Skanderbegh Nuovo, pasardhës i Skënderbeut:  “Duam t’u tregojmë maqedonasve që jemi autoktonë dhe kemi historinë tonë.” Paola Napolitano, soliste dhe aktiviste arbëreshe dhe pjesëmarrës nga trevat shqiptare dhe mërgata, Rexhep Rifati, profesor, Gjergj Prenkoçaj, veprimtar i dalluar nga Zvicër; Dr. Ornela Radovicka, drejtuese e Bibliotekës dhe Arkivit “At Antonio Belushi”, Frasnitë; Musa Jupolli, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Mentor Thaqi, sekretar i LKSHM etj.

Takimi me Kurtish Kurtishin një mikpritës shumë i përzemërt në Goranë do mbetet gjatë në kujtesën tonë.

Ky aktivitet historik tregon se shqiptarët vazhdojnë të promovojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar brezave që vijnë. Do ta pasurojnë lirinë e tyre dhe ruajnë brezave si të shenjtë.

 Urime Garanë!

Urime shqiptari kudo që frymoni!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

AROMЁ TRЁNDAFILASH

Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.) Aromë trëndafilash,e ëmbël si mjalti, freski shpirti,e thellë si deti, e…