SHKRIMI
e shtunë, 16 janar 2021

Dashamir Alliu: A jemi në realitet shtet i pavarur dhe sovran?

Librazhd, 29 dhjetor 2020: Kufijtë detarë të Shqipërisë nuk mund t'i vendosë, zgjidhë e gjykojë Greqia dhe as politika shqiptare, as "Haga" dhe "bijëzat" e saj. Duhet transparencë, transparencë e plotë e jo për politikë e përfitime, sepse kombi nuk është politikë. Transparencën duhet ta bëjnë ekspertët, ata të vërtetët që nuk kanë lidhje me politikën, e që interesat kombëtare nuk i shesin për asgjë në botë.

Është fakt se Shqipëria po mbushet me varreza, e ne nuk mundemi as të ngremë një memorial jo larg Tepelenës për të përkujtuar 217 hormovitë të masakruar në 1914. Një projekt i mikut të nderuar Meçan Zotaj ende pret...

Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë të drejtë as të derdhin një pikë lot në pragjet e shtëpive të tyre, as një pikë lot në ato toka ku lanë të parët e tyre. Asnjë pikë lot e jo më të kërkojnë memorialë. Kjo nuk është njerëzore e nuk ka aspak lidhje me nacionalizmin ekstrem e britmat që fshihen pas. Nuk është njerëzore. Është e dhimbshme, është e pafalshme. E kur vjen puna në këtë pikë të gjithë heshtin, politika greke e hesht politikën tonë, sepse tek ne të gjithë janë të gatshëm të japin diçka, nëse kjo u jep pushtet e përfitime. Kjo është e vërteta.

Nga Marin Mema!

I nderuar lexues, është momenti i fundit që të gjithë ne si shqiptarë në tërësi brenda dhe jashtë kësaj Shqipërie londineze t'i bëjmë këtë pyetje analitike vetvetes, nëse ne si shtet shqiptarë Londinez jemi të pavarur, sovran a jo?, që ta definojmë, kuptojm njëherë e përgjithmonë se si është e vërteta realiteti! Sepse në këto vitet pas të 90-tave dhe konkretisht në këtë mandatin e dytë qeverisës, me kryeministër Edi Ramën, me tolerimet konçensionet ,kavaljerllëqet, shitjen e interesave tona kombëtare kundrejt çdo kërkese, pretendimi nga fqinjtë tanë veriorë, Serbisë, dhe nga jugorët, konkretisht Greqisë, po na lë të nënkuptojm-kuptojmë se si shtet i ynë shqiptar londinez nuk është më i pavarur, sovran, por thjesht është nje pseudoshtet inekzistent, pseudo-sovran në aspekin teorik folflorik propogandistik (jo praktik), jo më i pavarur, por një koloni rezervat yrampolin e menaxhuar, administruar, kontrolluar, teldirigjuar nga fqinjët tanë grabitqarë nëpërmjet pseudo-qeveritarëve tanë shqiofolësa nga të dy taborret polet politike, pseudo-djathtistët dhe majtistët, që janë duke na pseudo-qeverisur, shkatërruar anti-kombëtarisht, sidomos në këtë mandatin e tyre të dytë, kryeministri Edvin Rama, ka devijuar jo 90-të gradë, por 190-të gradë kundër interesave tona mbarëkombëtare shqiptare të kombit shqiptar.

Konkretisht, në mandatin e tij të parë qeverisës, ne si shqiptarë londinezë dhe si shqiptarë në tërsi na premtoi anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, por në mandatin e tij të dytë qeverisës na ka dalë me një opcion, proklamatë tjetër proserbe antishqiptare, sa i përket kundrejt fqijit grabitqar verior serbosllav të kombit shqiptar, Serbisë genocidiste, dhe kryeministri Edvin Kristaq Rama (sikurse e identifikon, proklamon ironikisht sateritikisht ish- parardhësi i tij, Sali Ram Berisha ) është pikërisht ai i dashuruari i apasjonuari iniciatori, propozuesi, kavaljeri, kamikazi i devotshëm i rikrijimit, rithemelimit të Jugosllavisë së re, tashmë në territoret shqiptare të kombit shqiptar, që na le të nënkuptojmë se të gjitha territoret ku banojnë shqiptarët në Ballkan të ri-federalizohen, jugo-sllavizohen dhe si busull, pikë orientimi ne si shqiptarë në tërësi të mos e kemi Tiranën kryeqytetin kryeqëndrën e Shqiptaris, por Beogradin,dhe këtë projektin e ringjalljes së Jugosllavisë së re në territoret kombëtare shqiptare, kryeministri Edvin Rama na e justifikon, kamuflon, ëmbëlson shishmon mashtron me dogmat, përrallat propogandiste të lëvizjes së lirë të Minishengenit Ballkanik, se mendon i gjori,ditziu skizofreni se shqiptarët në tërsi janë aq naivë, budallenj sa nuk mund ta analizojn kuptojnë, definojnë, shohin, selektojnë të Bardhën nga e Zeza që po ju ofrohet, servohet (SHKOMTARIZIMI dhe përqafimi i JUGOSLLAVIZIMIT - HELENIZIMIT) që ta hamë Sapunin ithtirën e helmatisur Serbosllave të servirur me mjeshtri për Djathë, Kaçkavall nga kryeministri ynë i nderuar Edvin Rama.

Kurse kundrejt fqinjit tonë jugor grekoshovinist, ky kryeministri Edvin Rama në këtë mandatin e tij të dytë qeverisës çështjen e krahinës shqiptare të Çamërisë as që ka guxuar dhe nuk guxon më (sikurse e pat kërkuar përmendur kërkuar trumpetuar në mandatin e tij të parë qeverisës)dhe në këtë mandat të tij të dyt Qeverises sguxon ta përmend as në ëndrrat e tij, sikurse pati premtuar propoganduar në mandatin e tij të parë qeverisës që si çështjen çame do ta shtronte, trajtonte me qeveritë greke dhe faktorin ndërkombëtar për ta zgjidhur, por kjo kishte qenë mashtrim në premtimet, retorikën oratorin e tij propogandistike, pseudopatriotike pseudoatdhetare dhe në realitet ka bërë të kundërtën e asaj që ka pas premtuar, ka implementuar, zbatuar çdo kërkesë të qeverive greke(identik sikurse parardhsit e tij kryeministra president identik ka vepruar sikurse ishë kryeministri presidenti Sali Ram Berisha për helenizimin, shkombëtarizimin jo vetëm të Shqipërisë jugore, por edhe në Shqipërinë juglindore dhe të mesme tashmë, konkretisht ka zyrtarizuar me vendim parlamenti në mënyrë të heshtur si gjuhë të dytë zyrtare gjuhën greke jo vetëm në jug të vendit, por ndoshta në të gjithë Shqipërin Londineze, dhe kjo nënkuptohet shihet, kuptohet qartë, sepse sinjalistika rrugore në jug të vendit është e dublifikuar në tabelat sinjalistike rrugore edhe në gjuhën helene greke. Ardhja e planprogrameve, e librave, literaturës mësimore nga shteti grek për fëmijët minoritarë artificialë grekë në jug të vendit, mosreagimi, lejimi aprovimi në heshtje nga institucionet ligjzbatuese në jug të vendit i shtatoreve, busteve në jug të vendit i kriminelëve, vrasësve të shqiptarëve të vendosura tashmë si buste të këtyre kriminelve grekoshovinist në jug të vendit të vendosura pikërisht nga këta pasardhës të këtyre kriminelve andartë grekë,konkretisht kemi raste të shumta konkrete, si pllaka përkujtimore, buste, shtatore të vendosura tashmë në jug të vendit, si ajo e vrasësit të shqiptarve Thimjo Lolos, Spiro Milos, Vasil Shahinit e tjerë, por qeveria greke e ka financuar, ndërtuar tashmë edhe bustin e kriminelit Kostadinjos Kacifjas dhe vetëm janë duke pritur momentin, semaforin, dritën e gjelbër nga qeveritarët tanë shqipfolës qe ta vendosin si bust të atij krimineli, në ndonjë fshat minoritar në jug të vendit.

Arsyeja që ne si shqiptarë në tërësi duhet të shqetësohemi, alarmohemi, nëse si shtet i yni shqiptar londinez është, vazhdon të jetë i pavarur sovran, apo e kemi humbur sovranitetin, pavarësinë, vendimarrjen (dhe qeverisemi nga pseudoshqiptarë shqipfolës) dhe jemi thjesht një pseudoshtet artificial, inekziistent, koloni që administrohet, kontrollohet nga fqinjtë tanë grabitqarë nëpërmjet pseudoshqiptarëve që i kanë pas rekrutuar dhe na i kanë sjellë në pushtet për të implementuar politikat e tyre ekspansioniste grabitqare kundrejt nesh si komb shqiptar.

Dhe për t'i kuptuar këto tolerime, kavaljerllëqe, koncensione, shitje të interesave tona kombëtare te fqinjtë tanë grabitqarë veriorë dhe jugorë nuk do shum kofiçent inlelegjence për t'i deshifruar, kuptuar, si rreth projektit për ringjalljen, bërjen realitet në territoret shqiptare Jugosllavinë e re, -por edhe tolerimet, konçensione, kavaljerllëqet shkombëtarizuese, helenizusese që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen në jug të vendit për shkombëtarizimin, helenizimin e jugut të vendit, konkretisht qeveria qendrore pseudoshqiptare shqipfolëse nëpërmjet qeverisjes lokale bashkiake nga Bashkia e Tepelenës i ndaluan, bllokuan punimet e rindërtimit të Memorialit (sipas kërkesës urdhrit që ju dha Qeverija Kisha Genicidiste Greke )dedikuar 217-të Hormovitëve të vrarë, ekzekutuar nga shovinistët grekë në muajin Mars-Prill të vitit 1914-të,kurse e kundërta ndodh pak kilometra larg atij memoriali të Hormovitve i degraduar dekompozuar shkatërruar të atyre 217-Hotmovitëve nga erozion kushtet klimaterike , pra në Grykë të Këlcyrës qeverija jonë e tanishme shqipfolëse Majtiste (identik sikurse parardhsit e tyre qeverisës pseudodjathtist me liderin e tyre veteran Salih Ram Berishën që derdhin lot krikodili duke akuzuar kryeministri e tanishëm Rama për Tradhti Komtare, për të vetmin qëllim që të mashtroj shqiptarët që ta votojn në zgjedhjet e ardhshme të 25-Prillit që të rivijë në pushtet dhe të na bëjë Gjëmën ne si komb Shqiptarë sikurse na e ka bërë Gjëmën në këto 30-vite pseudemokraci kur ka qën në pushtet apo opozit) Dhe kryeministri i tanishëm Rama me një vendim të veçantë, sikur të ushte emergjencourage mbarëkombëtare Komtare shqiptare ,ndoshta në presion nga fqiji jon jugor i nxituar n" këtë vendimin e tij emergjent kryeministror ka shpronësuar me proçedur të përpjeshtuar kryeministrore shqiptarët nga tokat, pronat e tyre me arsyetimin, kamuflimin, mashtrimin, karremin helenistik (për interes shpronësim për të mirën publike kolektive të komunitetit? shtronte pyetje natyrshëm në të mirën e kujt interest komuniteti u bë ky shpronsim i shqiptarve në Këlcyr nga pronat e tyre toksore?) ku realiteti dihet se shpronsimi i shqiptarve nga toka e tyre u bë me kërkes nga Qeverija kisha Greke për të vazhduar telenivelën e rivarrosjes të kockave të kafshëve bagtive qenve të cilat Qeverit Greke na i proklamojn propogandojn si skelete kocka të grekërve që na ran heroj dëshmor në jugun tonë të shejt kundër ishë pushtusve italuan.

Kurse realitetu përfundimi duhet të ishte nëse do të kishim pasur qeveri të përgjegjshme shqiptare në këto vitet e pas 90-tave (jo pseudo qeveritar shqipfolësa) ato si kocka skelete grekoshovinistët e qeverive greke pasi t'i zhvarrosnin nga territori shqiptar, t'i merrnin trasportonin rivarrosnin në territoret helene në Greqi, identik sikurse i morën, tërhoqën skeletet e ushtarëve të ushtrive të tyre pushtuse ish-pushtusit italianë e gjermanë.

Por interesantja e paimagjinushmja për ne si shqiptarë ishte, se kryeministri Edvin-Rama na u bë edhe zëdhënse avokaturë mbrojtëse i e qeverisë, presidencës greke, e cila me një vendim, dekret të saj, zgjeron hapësirat detare, ujërat e saj territoriale në 12-milje në detin Jon dhe shtrirja hapësinore detare helene, sipas prononcimeve të tyre ushtarake, ministrisë së tyre të jashtme qeveritare, mediatike gazetareske, televizive edhe ishullin e Sazanit përballë Vlorës, Italisë në Ngushticën e Otrantos e klasifikonin, etiketonin selektonin privatizonin apostrofojn se ishulli i Sazanit është Arkipelagu ishulli i pabanuar Helenistik identik sikurse ishujt majat shkëmbore të pabanuar helenistik përball detit Jonjan pra masive shkëmbore të pabanuar para qytetëve bregtetare jonjane të Sarandës - Himarës - Vlorës.

Pra, në vend që qeveritarët tanë shqipfolës në këto vitet pas të 90-tave të kërkonin nga qeveritë greke zgjidhjen e çështjes çame, të dy si taborr politik pseudodjathtistët dhe majtistët kanë bërë të kundërtën, kanë toleruar, aprovuar shkombëtarizimin, helenizimin jo vetëm të jugut të vendit, por tashmë edhe të Shqipërisë juglindore dhe të mesme, dhe ky shkombëtarizim, helenizim ka qenë dhe vazhdon të jetë i sinkronizuar, bashkërenduar si nga toka dhe hapësirat detare ish- shqiptare tashmë, se deri dje ne si komb shqiptar, fqinjë kufitarë përballë në kanalin, ngushticën e Otrantos e kemi pasur kombin, shtetin italian, por me shtrirjen detare në 12-milje detare të shtetit grekoshovinist helen që kanë arritur përballë bregdetit të Vlorës, s'është çudi dhe e pamundur se qeveritarët tanë shqipfolës si hapësirë detare, shtetit shovinist grek mund t'ia kenë falur, dhuruar edhe bregdetin përballë Durrësit, Shëngjinit, Lezhës, sepse shteti shovinist grek do të shkatërrojë, shpërbëjë kombin shqiptar dhë të ringjall ish- perandorinë Bizantine në territoret tona arbërore mbarëkombëtare shqiptare.

Por a e din kryeministri i tanishëm Edvin Rama (që do të na rikrijojë, rithemelojë, ringjallë Jugosllavinë e re në territoret tona kombëtare të servirur, kamufluar, plasuar me (Minishengenin Ballkanik) se të vetmet ish-republika që Serbia i ka pas themeluar, formuar në territoret tona shqiptare dhe i lejoi, ndimoi të ndahen, pavarësohen pa luftë (jo sikurse Kroacinë, Bosnjen, Kosovën) nga ish- Jugosllavia e Nikola Pashiqit, Rankoviçit, Millisheviçit ishin vetëm Maqedonia dhe Mali i Zi dhe arsyeja e vetme, se pse Serbia nuk luftoi, bëri masakra, genocid kundrejt këtyre dy shteteve sllave të krijuara nga vetë Serbia në territoret tona shqiptare, pra ishte se këto dy shtete artificiale sllave ishin pararoja, parabolla vetë Serbia ekspansioniste kundrejt nesh si komb shqiptar, sipas planeve, projekteve të Naçertanias së Çubrilloviqit, Rankoviçit e Millosheviçit.

Dhe kryeministri Edvin Rama na ka dalë me tezën, opcionin e kamufluar të Minishengenit Ballkanik, por realiteti është se kryeministri Rama me apo pa vetëdijen e tij ka riaktivizuar, po implementon platformën serbosllave të Naçertanies të Çubrilloviqit me ringjalljen, rithemelimin e Jugosllavisë së re në territoret tona shqptare,dhe këtë platformë, ëndërr të kahmotshme serbosllave çubrilloviqjane të Naçertanias me Jugosllavinë e re dhe Megali Idesë-Helenistike të Vorio Epirit deri në Lumin Shkumbin, po jua implementon, bën realitet kryeministri i tanishëm, Edvin Rama.

Dhe këto tolerime, kavaljerllëqe shkombëtarizuese, serbilizuese, helenizuese të kombit shqiptar kryeministri Rama po na i arsyeton, paralelizon duke na dhënë si shembull emancipus harrus injorus të euro-helenizimit emancipimit-sllavizimit bashkim shartim fekondimin proletaro internacionalist të vllaznim bashkimit ballkanik ,pa dallim feje komsije etniteti,dhe si ishë luftra vrasje shfarosje në mas që kanë bërë fqijt tanë grabitqar kundrejt neshë si komb shqiptarë ti injorojm Harrojm ,-identik sikurse kan bërë vepruar Gjermanët me Francezët që kanë bërë luftra vrasje shfarosje ndaj njëri- tjetrit pra si francezët me gjermanët dhe që tashmë bashëkjetojn si dy kombe të emancipuara qytetruara në Evropën e Bashkuar pa kufij, mirëpo kryeministri Edvin Rama duhet ta dijë, por edhe ne si shqiptarë në tërësi e dim jemi të mirëinformuar ,se si gjermanët apo francezët në këtë Evropën e Bashkuar nuk kanë investime shkombëtarizuese, pretendime gllabëruese ekspansioniste territoriale kundrejt njëri- tjetrit si shtete e kombe kundrejt njëri tjetrit, sikurse kanë dhe është duke investuar Serbia e Greqia kundrejt nesh si komb shqiptar, për të na asimiluar, shkombëtarizuar, helenizuar, serbilizuar, gllabëruar, pushtuar, zhdukur si komb nga harta e Ballkanit, e botës me Jugosllavinë e Re sipas Naçartenias të Çubrilloviqit që po na e rilind, rithemelon të kamufluar me Minishengenet Ballkanike, por edhe me autonominë, më pas pse jo edhe me Republikën e Vorio Epirit, sipas Megali Idhesë-Helen
istike.

____________

Dashamir Alliu, ish - vullnetar në ish-UÇK, njëkohësisht është edhe kryetar i Shoqatës Atdhetare "Zyber Alliu", ish - komuna Hotolisht, rrethi Librazhd.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks