SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

SHERADIN BERISHA: UҪK'ja KA BËRË LUFTË ҪLIRIMTARE - KUNDËR PUSHTUESIT SERB!

Pashtriku, 12 Korrik 2019: (Reagim ndaj deklaratës së Jusuf Buxhovit) - Sot gjatë ditës ka pasur reagime të shumta lidhur me deklaratën e Jusuf Buxhovit se: “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”, të thënë më 11 korrik 2019 në një intervistë me Adriatik Kelmendin në Rubikon - KTV'ë. Një deklarim i tillë (në mënyrë të përgjithësuar) është paqëndrueshëm, për faktin sepse UҪK'ja ka bërë luftë çlirimtare - kundër pushtuesit serb!

Tani shtrohet pyetja:

- a ka pas gjatë luftës ndonjë vrasje që mund të cilësohet si 'qërim hesapesh"?!

- Po ka pasur?!

- Është rasti i Behajdin Allaqit, dhe jo vetëm ...!

- A i ka bërë UҪK'ja këto vrasje?!

- Jo s'i ka bërë ajo?

- Pse?

- Sepse UҪK'ja si ushtri, frontin e luftës e kishte të hapur kundër ushtrisë, policisë dhe gjithë adminstratës pushtuese serbe në Kosovë!

- Po, kush paska bërë vrasje të këtij karakteri?!

- Kannë bërë avanturierët 'politik' të sojit Hashim Thaçi, të cilët prej vitesh por, veçanërisht nga Mbledhja e 6'të e Përgjithshme e LPK'së, (e mbajtur në maj 1998), përmes një komploti minues ndaj strukturave të deriatëhershme të Lëvizjes, u "legalizuan" si anëtarë të ShP të UҪK-së, gjegjësisht si "Drejtori politike e UҪK-së"!

Prandaj, deklarata e Jusuf Buxhovit se: “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”, është e pavërtetë dhe si e tillë qëllimkeqe. Sepse lufta çlirimtare e UҪK-së nuk mund të identifikohet me veprimet inkriminuese të individëve që e kanë keqpërdorur "pozitën" e tyre për interesa personale!

***

Kush ishte Jusuf Buxhovi, ky kryepersonazhi i ditës së sotme?!

Në vazhdim ju ftojë të lexoni:


Analiza politike - historike

REALPOLITIKA E IBRAHIM RUGOVËS (3)

Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008

Përmbajtja e lëndës:

- Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!

- Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB-së?!

- Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi në Gjermani ?!

- Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në ambientet e UDB-së, në janar 1981?!...

***

KUSH ISHIN THEMELUESIT E LDK-së, QË IU SHITËN FALAS UDB-ës?!

Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë (UDB-së).



Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në pah disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret!

Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ - përfundon citati.

Ndërkaq z.Çegrani vijon: "Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati.

Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit, fq.130).



***

Më gjerësisht klikoni këtu:

https://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/rugova_pjesa_3..htm


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks