SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

SHERADIN BERISHA: MEMORIALI I "GJENERALIT" RUZHDI SARAMATI, NË GOROZHUP!

Pashtriku, 13 gusht 2020: Në Gorozhup të Hasit, tashmë është ndërtuar Kompleksi Memorial për Dëshmorët e Kombit! Çdo vit - më 31 maj, organizohen tubime përkujtimore. Organizatori i këtij manifestimi, Ruzhdi Saramati, i cili veten e prezenton si "gjeneral brigade", gjatë përkujtimit të dëshmorëve, Operacionin luftarak të UҪK-së "Shigjeta" në Pashtrik, e redukton në histori të "brigadës 128", me moton "Epopeja e Gorozhupit, Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak - sulmues "Shigjeta" në Pashtrik"!

Në këtë kuadër ky "gjeneral", përveç falsifikimit të ngjarjeve të shkruar në pllakën përkujtimore (prapa ballores) dhe manipulimit me "vijat frontale për 4 batalionet e brigadës 128", të cila gjatë Operacionit "Shigjeta" nuk kanë ekzistuar (kanë ekzistuar TF'a), ai manipulon edhe me historinë e 15 dëshmorëve që ranë në fushëbetejat e pashtrikut, gjatë këtij operacioni, në maj - qershor 1999. Dhe këtë manipulim e ka përjetësuar me portretet e dëshmorëve në pllakën ballore të Memorialit!

Gjithashtu "gjenerali" ka manipuluar edhe me organogramin e strukturës komanduese të "4 batalioneve dhe të njësive të tjera (të shpikura pas luftës) të kësaj brigade"!

Në gusht 2016, e kam vizituar vendndërtimin e Kompleksit Memorial në Gorozhup, dhe me këtë rast kam bërë disa fotografi dhe një shënim të shkurtë!

Në vijim lexoni nga arkivi i FB, 6 gusht 2016:

NË GOROZHUP

Më 5 gusht 2016, isha në Gorozhup (rrëzë Pashtrikut) ku po ndërtohet Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të UÇK'së, të cilët ranë në fushëbeteja, gjatë Operacionit "SHIGJETA' në Pashtrik (26 maj - 10 qershor 1999).

***

Meqë bëhet fjalë për një projekt të shumë kushtueshëm (150 mijë Euro), me këtë rast i bëj thirrje ideatorit, projektuesit dhe investitorit të këtij kompleksi madhorë (komunës së Prizrenit), që, gjatë procesit të finalizimit të konsultohen me të gjitha strukturat komanduese të luftës:

- SHP të UÇK-së;

- Shtabin e Operacionit "Shigjeta",

- komandantët e 3 Drejtimeve Taktike (DT); dhe - komandantët e Forcave për Veprime të Veçanta - Task Force (TF've); në mënyrë që në këtë Memorial të përfshihen të gjithë luftëtarët e UÇK-së që ranë dëshmorë, gjatë këtij operacioni mësymës në PASHTRIK.

Gurëthemeli për ngritjen e këtij Kompleksi Memorial u vu më 31 maj 2015!

Shëndet e gëzime! /sh.b/



***

Përkundër kësaj thirrjeje, ideatori i këtij Kompleksi, Ruzhdi Saramati nuk konsultohet me asnjë instancë të strukturave të lartëpërmendura komanduese të UÇK-së, dhe në këtë "kompleks memorial" skalitë emra të dëshmorëve që s'kanë rënë në luftën e Operacionit "Shigjeta" në Pashtrik! Për çudi në kompleks mungojnë emrat e 4 dëshmorëve që ranë në maje të Pashtrikut, në Drejtimin Taktik nr.2 (DT2) të Operacionit "Shigjeta"!

Në DT2, kanë rënë dëshmorë:

1. Florim Rrahman Rushiti, 02.04.1979 - 26.05.1999 nga Kapiti i Medvegjës;

2. Avdi Ibrahim Xhaqku, 10.01.1971- 01.06.1999 nga Hogoshti i Dardanës (ish-Kamenicës);

3. Bedri Habib Gashi, 28.08.1967 - 04.06.1999 nga Orllati i Drenasit;

4. Lulzim Hashim Llugiqi, 05.01.1973 - 05.06.1999 nga Dobraja e Lipjanit.

________________

"BRIGADA 128 E 4 BATALIONEVE" TË "GJENERAL BRIGADE" RUZHDI SARAMATI DHE MANIPULIMI ME NUMRIN E USHTARËVE TË KËSAJ "BRIGADE"!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10213902322168602&id=1125324528

***

MANIPULIMI I "GJENERAL" RUZHDI SARAMATIT ME LUFTËN E UҪK-së NË OPERACIONIN "SHIGJETA" NË PASHTRIK, (MAJ - QERSHOR 1999)

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10213874829761309&id=1125324528

***

Në 20 vjetorin e Operacionit "Shigjeta"

FALSIFIKIMI I FAKTEVE NGA "GJENERAL BRIGADE" RUZHDI SARAMATI ME "KATËR BATALIONET E BRIGADËS 128" PËR LUFTËN E UҪK-së, GJATË OPERACIONIT 'SHIGJETA' NË PASHTRIK, (MAJ - QERSHOR 1999)

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10214026088702688&id=1125324528










============================================



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks