SHKRIMI
e premte, 19 korrik 2019

MEHMET BISLIMI: ARMEND (SELIM) DACI(1976 - 1996)

Zürich, 21 prill 2019: (Me rastin e përvjetorit të rënies)


Kush më thotë, çka u ndërmor deri sot kundër mizorive serbe derdhur mbi shqiptarë?!


- A është hetuar kush për këto krime deri me sot, dhe cilët janë këta kriminelë serb?

- Kush u dënua, kush u arrestua, kush kërkoj të paktën një falje nga Serbia për gjithë këtë krim e tmerr që zbrazi mbi shqiptarët?

-
Serbia, as sot e gjithë ditën, nuk denjon të bisedoj për këto krime, përdhunime e plaçkitje që ka bërë mbi popullin shqiptar të Kosovës!

- Ku është drejtësia e Evropës demokratike me këtë rast, a nuk është kjo fund e krye drejtësi selektive, kë e nderon kjo qasje kaq anemike e BE-së?

- Ku qëndron fakti që drejtësia ndërkombëtare në mënyrë krejt të hapur, neglizhon, fsheh, hesht dhe mbulon krimet serb me tisin e harresës, zbatuar me vite të tëra mbi shqiptarë që po kërkonin as më pak e as më shumë se lirinë e vet!

- A është hetuar Jovanoviq deri me sot për vrasjen e të riut Armend Selim Dacin?

Supozojmë:

Po të ishte ndryshe; sikur këto krime t’i kishin bërë shqiptarët, mbi serbet dhe territorin e tyre (gjë që shqiptarët nuk i kanë bërë kurrë, as dje, as sot, as nesër), çka do thoshte Evropa dhe bota për ne shqiptarët më pastaj e që nuk po e thonë për kriminelët serb?!...

Po sikur një shqiptarë në vitin 1996, ta kishte vrarë nga tarraca e tij në Prishtinë (për pikë të qejfit Jovanoviqin - ashtu siç e vrau Jovanoviq të riun shqiptar, Armend Selim Dacin?). Pa dyshim se administrata e UNMIK-ut dhe EULEX-it, nuk do të linin gurë pa lëvizur vetëm e vetëm për t’ia plotësuar kërkesat e Serbisë, do të ia demolonin shtëpinë, do ta arrestonin shqiptarin, do ta dënonin, do ta akuzonin për kriminel!

Nëse drejtësia ndërkombëtare është kaq selektive, kjo më së paku i duhet Kosovës?!



Në vend të epilogut:

Që nga atëherë e deri me sot, as nga administrata e UNMIK-ut, as nga kjo e EULEX-it, as nga ndonjë gjykatë tjetër ndërkombëtare, as nga ajo vendore nuk u ndërmor as edhe një hap hetimi apo gjurmimi kundër kriminelit Zllatko Jovanoviq , që vrau të riun Armend Dacin, as kundër Delibashiqëve që vranë studentë në pranverën e viti 1981, as kundër serbëve që vranë Shukrije Musliun në oborrin e vet, as kundër atyre që vranë Selman Vojvoden, Sami Babajn, Fadil Tallën, Bedri Sokolin, Ylfete Humollin, Mulollet në oborrin e shtëpisë së vet, me tej ato kohë pushtuesi serb vrau mbi 400 qytetarë tanë anë e këndë Kosovës. Në vitet e 90-ta, nga ish Kazermat ushtarake te ish Jugosllavisë, u kthyen në arkivol të masakruar në mënyrën më mizore mbi 75 ushtarë shqiptarë, djem të ri të cilët ish JNA, i vrau në bukë të vet!... E më pas për të vazhduar vrasjet e krimet mbi shqiptarë, aparati gjakatar serb, vrau mbi 1400 fëmijë në Kosovë, mbi 1800 gra, mbi 11 mijë civil pa dallim moshe e gjinie!, përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare, masakrat e Prekazit, Likoshanit, Qirezit, Poklekut, Logjës, Mejes, Reçakut, Izbicës, Qyshkut, Podujevës, Vushtrrisë, Skenderajt, Studimës e ku jo. Dëbimin e mbi 1 milion shqiptarëve nga shtëpitë e veta, vranë dhe zhdukën mbi 1600 kufoma të shqiptarëve, dogjën mbi 500 mijë shtëpi e godina tjera në Kosovë, plaçkitën mbi 500 mijë orendi shtëpiake, makina bujqësore, aparaturë të ndryshme, vegla tjera punë, plaçkitën, vranë e dogjën të gjalla në stalla mbi 300 mijë bagëti, vranë edhe qentë në zinxhirë..., plaçkitën dhe dogjën mbi 100 mijë vetura, plaçkitën makineritë e dhjetëra fabrikave anë e kënd Kosovës e çka jo. Minuan me qindra hektarë fusha, toka, pyje, ara të Kosovës etj. për pasojë shumë qytetarë tanë humben jetën pas luftës duke rënë në këto mina!

ARMEND SELIM DACI

Armend Daci, lindur më 20 prill të vitit 1976, në Deçan të Dukagjinit. Biri i denjë i një familje të ndershme, atdhedashëse dhe intelektuale, familje e shquar ndër brezni, që tokës mëmë i ka dhënë shumë. Armendi që nga mosha e re, ishte brumosur me ide atdhedashurie për të qenë i dobishëm në shërbim të shoqërisë, zhvillimit dhe përparimit të vendit. Ky ishte misioni dhe përkushtimi i Armendit deri sa iku në përjetësi.

Si edhe bashkëmoshatarët e tij, Armendi shkollimin e kishte filluar në fshatin e tij të lindjes Irzniq. Më vonë mësimet i vazhdon në Prishtinë, pasi prindërit (babai i tij, profesori i nderuar Selim Daci kishte kaluar me punë në Prishtinë). Pas mbarimit të shkollës së mesme, Armendi kishte shpirt humanisti, prandaj edhe ishte përcaktuar për të studiuar në mjekësisë.

Armendi, ishte student i dalluar, djalë shembullor, atdhedashës i pashoq, njeri me shpirt human... ishte dhe mbeti krenaria jonë kombëtare, emri i Armendit në mesin e dhjetëra e qindra bijve tanë studentë liridashës të Kosovës, zbukurojnë lirinë e atdheut tonë të përbashkët, pa emrat e tyre, liria jonë nuk do të shënohej aq lehtë, me emrat e tyre shënuar me shkronja të arit thellë në zemrat tona, historia jonë më e re kombëtare mbanë kokën lartë, më lartë nga të gjithë shoqet e saja!...

Me gjithë vështirësitë e asaj kohe, sikurse të gjithë shkollarët tanë, krahas mësimeve edhe Armendi, kohën tjetër po e shfrytëzonte me aktivitete të lira- në veçanti ai po i kushtonte kujdes të shtuar përgatitjes me sporte luftarake në klubin “Ariani”, ku kishin stërvitur së bashku me Edmond Hoxhën, Adrian Krasniqin- tani Dëshmorë të kombit e shumë të rinj tjerë të asaj kohe që Kosovës iu bënë shpresë lirie.

Armendi ishte njohur që herët me Edmond Hoxhën, me Adrian Krasniqin dhe me shumë studentë të asaj kohe që ranë për liri të atdheut. Ata së bashku kishin zhvilluar aktivitete politike, si në përgatitjen e rinisë studentore për demonstrata, protesta e mosdëgjueshmëri masive, për reagime me peshë dhe të njëpasnjëshme kundër pushtuesit serb, por edhe ishin përgatitur që me pushtuesin serb të shiheshin përmes tytës së pushkës!... Ata krahas veprimtarisë politike, po bënin edhe përgatitje për vënien e filleve të para të njësiteve guerile anë e kënd Kosovës. Si duket mbi këtë bazë, pushtuesi serb kishte pikasur dhe zbatuar edhe vrasjen e mëvonshme të Armendit dhe të shumë të rinjve tanë.

Në orët e kobshme të mbrëmjes së 21 prillit 1996, Armend Selim Daci vritet nga krimineli serb, Zllatko Jovanoviq, nga Prishtina, i cili e qëllon Armendin me snajper nga tarraca e banesës së tij! Armendi u vra nga krimineli serb Jovanoviq sa po kishte mbushur të 20-tat! U vra sa po kishte filluar jetën, u këput një lule në mes, u vra mizorisht një djalë që po i duhej Kosovës, rinisë se saj kryengritëse e liridashëse, u vra një ushtarë që po i duhej lirisë së Kosovës dhe shokëve të tij studentë të rreshtuar në radhët e UÇK-ës, u vra në lulen e rinisë kur më së shumti po i duhej familjes së tij, u vra por ai nuk ka për të vdekur kurrë, ngase aspiratat e tij për liri u bënë realitet nga shokët e tij të cilët së bashku luftuan armikun edhe në emrin e Armendit!...

Kushtrim i luftëtarëve të lirisë për mobilizim të përgjithshëm, ishte një arsye më shumë për të shpaguar gjakun e rënë të Armendit dhe shokëve të tij, të cilët vetëm liria dhe bashkimi i tokave shqiptare, bënë që ata të prehen të qetë në gjirin e tokës mëmë!

Ti, babë Selimi, nënë Emine, motra dhe vëllezër të Armendit, ta mbani kokën lartë për birin tuaj që ia keni falur tokës shqiptare. Për jetë të jetëve, deri në amshim, emir dhe vepra e Armendit do të nderoj Kosovën, Shqipërinë dhe aspiratat tona për liri e bashkim kombëtarë.

Mehmet Bislimi - Zvicër, 21.04.2019


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks