SHKRIMI
e enjte, 22 gusht 2019

GJEKË GJONAJ: MOS TË RREZIKOJMË KULTURËN SHQIPTARE NË ULQIN!

Ulqin, 7 Qershor 2019: Çdo investimi në fushën e kulturës, sado simbolik qoftë, siç është rasti i fundit i pastrimit të kino-sallës në qendër të Ulqinit i gëzohem. Jo pak. Por shumë, mbase kjo fushë gjithëherë prej se mbaj mend unë nuk është trajtuar në nivelin e duhur nga ana e shtetit, as në kohën e njëpratizmit, as në periudhën e shumëpartizmit. Buxhetet (vlera e mjeteve) që kanë ndarë qeveritë e kaluara për kulturën në përgjithësi kanë qenë të pamjaftueshme.Brenda këtij mozaiku kulturor ka funksionuar dhe funkcion edhe kultura shqiptare.

Po të analizojmë buxhetet vjetore të Komunës së Ulqinit për kulturën, në periudhën e tranzicionit, nga vitet 1990-të e këndej, prej kur timonin e drejtimit (udhëheqjes) të komunës e kanë në duar shqiptarët, del se sektori (lexo kultura) vazhdon të mbetet në margjinat e politikave vendore e qëndrore. Investimet e planifikuara komunale buxhetore në fushën e kulturës përbëjnë një shumë të vogël dhe të parëndësishme në relacion me prioritetet tjera. Domethënë, në vazhdimësi, nga viti në vit, mungojnë investimet infrastrukturore në kulturë. Po ashtu edhe investimi në kapitalin njerëzor dhe në rritjen e cilësisë kulturore, pa të cilat nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm të kulturës.

Kjo qasje nënçmuese ndaj kulturës shqiptare në veçanti dhe kulturës në përgjithësi në nivel të Komunës së Ulqinit nuk ka filluar të ndryshojë as në ditët e sotme. Me kaq pak mjete sa planifikohen dhe me këtë strategji ekzistuese jo të mirëfilltë është e pamundur që të dalim nga ky degradim total. Ndryshimi është i nevojshëm. I domosdoshëm. Pa humbur më shumë kohë duhet filluar sa më parë të heqim dorë nga politikat e deritashme të gabuara kulturore dhe të fillojmë në hartimin e një strategjie të re të qëndrueshme për zhvillimin e kulturës.

Rikujtojmë se Ulqini ka qenë ndër qytetet e pakta në Mal të Zi që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes hapjes së kinemasë e cila u pagëzua me emrin “Zrvena zvezda“ (Ylli i kuq), që do të kthehej në emblemën e qytetit dhe qytetarëve që do të kishin përmes saj lidhjen e parë me Perëndimin, përmes filmave të shfaqur në sallën e kësaj kinemaje i takojnë nëntë dekadave më parë. E ndërtuar me mjete të ish Jugosllavisë në objektin e sotshëm të “Holegros” menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1947/1948 e deri në vitin 1984, është identifikuar si kinemaja e parë dhe e vetme në këtë qytet. Ajo asokohe preferohej të ishte epiqendër e çdo veprimtarie.

Nga arenë e kulturës dhe sallë e projeksioneve të filmave kjo kinema në vitin 1984 u transformua (shndërrua) në Qendër Kulturore, në kuadër të së cilës përfshihen kino-salla, biblioteka dhe muzeumi-galeria. Prej asaj kohë e deri në ditët e sotme në krye të këtij instititucioni të vetëm të kulturës në Ulqin, sipas të dhënave që posedoj, kanë qenë Xhemal Ficiq, Radovan Gjurishiq, Sari Resulbegoviq, Aco Janinoviq, Ferid Kurti, Muhamed Nika, Shaban Gjeka, Nail Draga, Astrit Salaj dhe Musa Hoxhiq. Domethënë gjatë 35 viteve të fundit pëgjegjës kryesor për kulturën në Ulqin kanë qenë 8 shqiptarë dhe dy malazez.

Menjëherë pas shembjes së sistemit komunist në Mal të Zi, në vend të rilindjes (zhvillimit) të kulturës shqiptare në Komunën e Ulqinit, ajo pësoi rënie e moszhvillim. Kështu filloi shkatërrimi i plotë i kino-sallës në zemër të Ulqinit, e cila sipas njohësve të mirë të kulturës në këtë qytet, ka filluar të punojë në vitin 1995 në objektin e dikurshëm të Centralit Elektrik. Ulqinakët e grupmoshave të mesme dhe më të vjetër e mbajnë mend si vend kulti. Nga ana tjtër njëzet viteteve të fundit në sytë e vendasve dhe të huajve ajo është pikë referimi për të keq. U ndërruan shumë pushtete e drejtorë për kulturë në Ulqin. Të gjithë premtuan pafund. Provuan të ndryshojnë diçka për të mirë. Por nuk arritën. Këtë nuk e them unë, por bashkëbiseduesit e mi, njerëzit e kulturës dhe dashamirët e shumtë të saj në Ulqin. Sipas tyre që kultura shqiptare “të frymojë” dhe të marrë “shpirt” në këtë qytet duhet një politikbërje shumë më e ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi. Ajo që i duhet kulturës shqiptare në Ulqin është përkrahje fimnaciare dhe institucionale së paku dhjetë fish më e madhe se tani, që mos të rrezikojmë identitetin kombëtar. Në shtetet e vogla siç është Mali i Zi dhe te kombet e vogla në numër ajo që e mban gjallë kulturën ose aktivitetet kulturore është shteti. Dhe ajo që e mban gjallë shtetin ose identitetin kombëtar është kultura e mirëfilltë.




Foto: Musa Hoxhiqi: Ish-objekti i pastruar i kino-sallës në Ulqin


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks