SHKRIMI
e shtunë, 19 shtator 2020

ABDYL FRASHERI - GIUSEPPE GARIBALDI-T, SIPAS KORRESPONDENCES POLITIKE TE VJENES (1879): 'GJENERAL, JU MUND TË KENI TE DREJTË, POR NE JEMI EPIROTË, DHE PËR MOMENTIN ARMIKU YNË ËSHTË GREQIA…'

Francë, 18 korrik 2020: “La France” ka botuar, të hënën e 5 majit 1879, në faqen n°2, shkrimin e Korrespondencës politike të Vjenës në lidhje me çështjen greke si dhe takimin asokohe të Abdyl Frashërit me Guiseppe Garibaldin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Buletini i jashtëm

Propozimi i Waddington-it.


Kohët e fundit kemi folur për propozimin e Waddington-it dhe cituam Pester Lloyd-in në lidhje me lajmet për një pajtim zyrtar të Austro-Hungarisë. Korrespondenca politike e Vjenës, e 2 majit, shprehet kështu në një artikull kushtuar çështjes greke :

“Kabineti francez duhet të dijë që një fuqi e madhe fqinje dhe miqësore dyshon për mënyrën me të cilën Franca kërkon që të zgjidhet çështja greke. Fuqia e madhe në fjalë propozon të mos e paraqesë këtë pyetje në një konferencë ambasadorësh, por të lë, përkundrazi, ambasadorët e akredituar pranë Portës së Lartë ta zgjidhin atë përmes rrugëve të zakonshme diplomatike.”

E njëjta gazetë botoi një ditë më parë një korrespodencë nga Kostandinopoja, në të cilën thuhej se një figurë e lartë u ishte përgjigjur delegatëve shqiptarë : “Ne nuk mund të bëjmë asgjë në mënyrë të hapur për ju, por nuk refuzojmë t’ju bëjmë një favor; takoni Garibaldin.”

Korrespondenti gazetës austriake shkon më tej. Ai vazhdon në këto fjalë :

“Heroi i Caprera-s”, pasi dëgjoi dëshirat e tyre, u tha që në fillim : “Ju nuk duhet të injoroni se armiku juaj më i rrezikshëm është Perandoria Austro-Hungareze. Ju duhet të ruheni dhe të jeni të përgatitur veçanërisht kundër këtij armiku.”

Thuhet se Abdyl beu i ka kthyer këtë përgjgje : “Gjeneral, ju mund të keni të drejtë, por ne jemi epirotë, dhe për momentin armiku ynë i menjëhershëm është Greqia, dhe ne ju kërkojmë të na mbroni nga orekset e saj.” - “Me gjithë dëshirë, u tha heroi. Do tu japim tridhjetë mijë pushkë që mbushen nga gryka dhe municionet e nevojshme. Vetëm ju do të angazhoheni t’i përdorni ato ditën kur do të merrni sinjalin tonë dhe kur partia ime dhe unë do t’ju thërrasim.”

Delegatët shqiptarë premtuan gjithçka që Garibaldi dëshironte.

Edhe pse “Avvenire d’Italia” pretendon se është në gjendje të pohojë se fuqia miqësore dhe fqinje në fjalë nuk është Italia, kjo gazetë beson se marrëveshja nuk është arritur ende midis kabineteve.

Sa i përket Italisë, ajo nga ana e saj i kushton një artikull të madh mosmarrëveshjes turko-helene dhe sugjeron që në Prevezë, në bisedimet e fundit, është vërejtur se ka aspirata të tjera për të mbrojtur sesa ato të racës helene.

Çështja, siç mund të shohim, është larg e të qenit e zgjidhur.

(Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).




Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks