SHKRIMI
e mërkurë, 23 tetor 2019

XHAFER DURMISHI - SKENDERI: 'VETË DUHET T'I VRASIM SHOKËT TANË'! (2)

Pashtriku, 9 Korrik 2019:

1.Miku ynë i përbashkët

Ibrahim Kelmendi: ”Të jam shumë mirënjohës që nuk e pate zhduk atë letër! E pate mundësinë. Jusufi e kishte dërguar si letër rekomandë (të mos ndodhte ta humbisnin postjerët). Pak ditë pas tragjedisë, meqë nuk kam qenë në Bochum, - siç ndodh rëndom me letra rekomandë, - ajo letër është kthye në adresën Tuaj. Atë ditë kur e pranove nga postieri, ju gëzove dhe pate mirësinë të më luteshe për leje që ta hapje e ta lexoje. Po e potencoj edhe njëherë: ke pas mundësinë ta zhdukje, që të mos e kishte mundësinë as Miku ynë i përbashkët, Faridin Tafallari, ta publikonte i pari në librin e tij, meqë Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit që ta ruante. Fatmirësisht ishe e mirësjellshme dhe prandaj nuk e pate zhdukur. Të jam mirënjohës deri përtej Dielli, meqë nuk ka asnjë dëshmi më autentike se kjo letër, që dëshmon marrëdhëniet që kishim mes nesh.” (Letër publike Suzana Gërvallës, 21 tetor 2017)

I
brahim Kelmendi: ”Po të ishte në dorën time, asnjëherë nuk do t'i publikoja letrat e raportimet që Jusufi ia ka dërguar Sabri Novosellës në Turqi.” (FBook tetor 2017)

2.Vetë duhet t’i vrasim shokët tanë

Faridin Tafallari: ”Pas vrasjes së TRE YJEVE, një ditë, duke diskutuar me mua, Ibrahimi më thotë, se ne “shokët” e tyre, vetë duhet t’i vrasim shokët tanë... për të ngritur lart emrin e organizatës.. .. Kjo thënie e tij mu ngul në zemër, si tehu i mprehtë i një thike, por në atë kohë nuk arrija të mendoja si sot, sa me thënë të drejtën, nuk doja t’i besoja as veshëve të mi!? (IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS, albaniapress.com, 5 qershor 2009)



3.Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai

Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

4.Jam ndëshkuar më se shumti

Xhahili (Xhaviti), informatori i UDB-së propozon emërtimin "Fronti i Kuq"

I. Kelmendi: ”Më vonë vendosëm për organizim legal, me bashkatdhetarë të tjerë, duke anashkaluar Xhavitin, meqë për te krijova përshtypje se ishte informator i UDB-së.” (Atentatet, f.40)

I. Kelmendi:" Xhahili propozoi ta emërtonim ’Fronti i Kuq’, duke arsyetuar se duhet të ndjekim shembullin e organizatave çlirimtare “Brigada Rosa”, “Rote Army Fraktion”, etj. Proletari propozonte ta quanim “Partia Komuniste e Kosovës /Marksiste-Leniniste”, duke arsyetuar se vetëm komunistët mund të bëjnë revolucion të vërtetë proletar. Isa ishte çdo herë për ato që thosha unë, meqë thuaja përditë pas pune vinte tek unë për të kaluar kohën e lirë. Kur votuam ishim dy me dy. Meqë Proletari hoqi dorë nga propozimi i tij dhe përkrahu propozimin e Xhahilit, duke ia shtuar atij mbiemrin ’popullor’.

Për të fituar varianti i tyre, Proletari përdori demagogjinë, duke thënë se ju intelektualët nënçmoni proletariatin. Them demagogjinë, sepse më drejtohej mua, e unë isha vetëm një student. Me këtë demagogji të Proletarit, ata dolën fitues, sado që edhe unë pavullnetshëm u dakordova me propozimin e tyre. Edhe tani mendoj se emri që kemi miratuar është tepër bombastik e provokues.” (Atentatet , f.41-42)


Ibrahim Kelmendi: ”E për sinqeritetin e rrëfimit, si, kush, kur kemi themeluar Frontin e Kuq Popullor, jam ndëshkuar më se shumti nga Xhafer Durmishi.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Nuk është e vërtetë se jam refer në mes dyshimeve rrethë UDB-së dhe Ibrahim Kelmendit, për t’ju ndarë kartona të verdh apo të kuq për shkakun se e kanë formuar Frontin e Kuq. Zbulimet rreth formimit dhe emërtimit të Frontit të Kuq nuk paraqesin kurrfarë padrejtësie personale ndaj meje në asnjë mënyrë. Për këtë arsye, në këtë pikë nuk kam nevojë me nda ndëshkime për ta vënë drejtësinë në vend. Lidhur me këtë mençuri të Ibrahim Kelmendit ja se çka shkruan Xhafer Shatri.

Xhafer Shatri: "Nuk je ti aq injorant, siç preferon të mbarohesh kur ta kërkon puna." (Letër Ibrahim Kelmendit, 1 maj 1984; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 418))


(Shkëputur nga libri i autorit Xhafer Durmiashi - Skenderi: Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit)

VIJON ...

_
________________

XHAFER DURMISHI - SKENDERI: TI IA KE BESUAR ARKIVIN E JUSUFIT! (1)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8934


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks