SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA ME ANËTARËT E KOMISIONIT TË SKK TË LKS-së PËR KM, ME SHOKUN RAJKO VIDAQIQIN (20 SHTATOR 1966) (19)

Prishtinë, 15 mars 2020:

Kujt iu desh dhe i shërbeu Aksioni i mbledhjes së armëve

Rajko Vidaqiqi,

Kjo qëndron. Por nuk duhet që të gjithë njerëzit të vihen në një thes. Ai që është fajtor le të përgjigjet. Në këtë shërbim ka njerëz të ndershëm të cilët asnjëherë nuk janë njollosur dhe ata nuk duhet të përzihen. Kush është fajtor saktë mund të dihet. Aksioni për grumbullimin e armëve ka lënë pasoja të cilat me vite nuk munden me u shlye. Por për këtë nuk jam unë fajtor. Hajde të shikojmë se kush e ka fillua dhe për çfarë iu ka dashur.


Ali Shukrija,

A mundesh ti të thuash mendimin tënd,

Rajko Vidaqiqi,

Në të ka qenë i kyçur Çedo Mijoviqi, naqallnikët e rretheve këtë e kanë udhëhequr. Sigurisht edhe ata nga Beogradi kanë qenë të kyçur, unë vetëm po paragjykoi, por nuk e di sigurt. Por, askush nuk mundet me e mohua se ky aksion nuk ka qenë i drejtuar kundër shqiptarëve. Aksioni në Pejë ka fillua para gjashtë muajve Pse atëherë nuk u vlerësua dhe pse nuk u ndalua që ajo ta përfshi e tërë Kosovën, këtë unë nuk e di. Unë di për pasojat e aksionit. Nga fshati Jabllanicë kanë ikur 36 persona pas kësaj. Është dashur shumë durim dhe shumë punë disi për ta rregulluar gjendjen. Unë mendoi se për këtë ka qenë e njoftuar edhe udhëheqësja më e lartë. Rreth formimit të dosjeve, ne në krahinë nuk kemi ditur shumëçka. Dosjet formoheshin në bazë të punës së operativistëve. Për asnjë person nuk është kërkuar leje nga krahina që të formohet dosja. Bile as naqallniku i UDB-es nuk është e thënë që të japi leje. Kjo ka qenë autorizimi naqallnikut të UDB-es në departament. Sigurisht se kjo praktik e punës së Shërbimit të SSH ka pasur pasoja edhe në politikën kadrovike. Kjo ka sjell mosbesim dhe pasiguri tek njerëzit. Por kjo ka qenë e shkruar, dhe në pyetje ka qenë sistemi. Për rrahjen e punëtorëve në Golesh nuk di asgjë. Këtu ka punuar shërbimi i kriminalistikës. Sigurisht se kjo është punë e vështir.



Bllazho Ljutica,

Athua këto gjëra, si për shembull vrasjet a kanë mundur të ndodhin pa dijeninë e udhëheqjes së shërbimit,

Rajko VIdaqiqi,

Unë e dijë se gjatë aksionit të mbledhjes së armëve ka ndodhur një rast në Prizren dhe një rast në Gjakovë. Udhëheqësi sigurisht se i ka dhënë leje që ta vras njeriun, edhe pse ka qenë e lejueshme rrahja. Por, mua më së vështiri më ka ardhur qëndrimi tolerant ndaj fajtorit. Butë janë dënuar edhe më tutje kanë ngelur në shërbim. Kjo ka ndikuar që të zhvillohet ideja se këto gjëra janë të lejuara.

Ali Shukrija,

A je i njoftuar me rastin e vëllezërve Xhela nga Vushtrria dhe vrasjet e tyre në kufi.

Rajko Vidaqiqi,

Unë herën e kaluar e kam shpjeguar. Ne në Pejë kemi marr depeshen se dy persona kanë ikur dhe pritet që të kalojnë kufirin . Pastaj kemi marr informatën se ata ndodhën në shtëpinë e një miku nga rrethina e Deçanit. Tentuam që ti kapim, por ata hapen zjarr, dhe ne ishim të detyruar që t’i vrasim. Mjeku ligjor doli në vendin e ngjarjes dhe konstatoi këtë gjendje.

Ali Shukrija,

A e di rastin e njëfarë Dedë Dakes, i cili ka qenë në burgun hetues në Pejë, atje ashtë maltretuar aq shumë sa ka mbetur invalid.

Rajko Vidaqiqi,

Ai është arrestuar për dyshimin për vrasje , por procedura penale nuk ka filluar asnjëherë në mungesë të fakteve. Unë e kam par disa here në Pejë dhe nuk besoi se ka mbetur invalid.

Pse dosje për Fadil Hoxhën

Ali Shukrija,

Kush ka urdhërua që të hapet dosja për Fadil Hoxhën në Pejë dhe kush e ka ndalur. Është vërtetuar se ajo ekziston dhe dikush për të duhet të di.

Rajko Vidaqiqi,

Nuk di asgjë për dosjen e shokut Fadil Hoxha dhe asnjëherë për këtë nuk kam dëgjua. Sigurisht se, poqese kisha dëgjua apo të kishte ardhur tek unë, atë do ta zhdukja. Por, ka pasur raste kur disa bashkëpunëtor kanë folur për Fadilin. Megjithatë unë edhe Çedo Topalleviqi por edhe të tjerët kemi qëndruar pran saj se nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojmë që asgjë lidhur me të të mos flitet dhe ne e kemi ndaluar rreptësisht. Ndoshta kanë ekzistuar të dhëna të veçanta, të dhëna nga element armiqësor e karrierist.. Por, megjithatë besoi se për të nuk ka qenë e regjistruar asnjë dosje.

Ilija Vakiqi

Ju nga UDB-eja e Pejës jeni përzier në politikën kadrovike të Deçanit dhe a keni pasur ndikim në disa vendime kadrovike atje.

Rajko Vidaqiqi,

Në Deçan situata ka qenë shumë e keqe. Vujoviqi ishte kap me ish sekretarin e komitetit i cili më herët kishte qenë bashkëpunëtor i joni. Ai ishte hidhërua që na, UDB-eja nuk po e konsulton dhe u përla me Vujoviqin. Pas kësaj unë vet i kam krye bisedat me këta dy për me i rregullua marrëdhëniet. Sa i përket vendimeve kadrovike mua një here më kanë konsultua shokët nga komiteti krahinor, dhe unë e kam dhënë mendimin tim. Por, ndonjë ndikim të veçanet dhe përzierje me sa e di unë nuk ka pasur.

Ilija Vakiqi,

Tek keqpërdorimet material të cilat janë paraqitur në Pejë a keni ndërmarr sanksione të caktuara. Ty disa nga UDB-eja të kanë kritikua se ke qenë shumë i butë.

Rajko Vidaqiqi,

Komisioni partiak ka punuar në ato raste dhe ka ndërmarr disa masa. Sigurisht se ekziston e dhëna se kam qenë i butë. Edhe pse ka pasur edhe masa disiplinore, ato është dashur që të jenë më të ashpra, mu për atë se kanë qenë kuadrot e UDBëes. Sigurisht se për këtë edhe unë jam fajtor.

Ali Shukrija,

A mendon se të gjitha këto veprime të UDB-es dhe të gjitha këto deformime për të cilat po flasim, kanë pasur pasoja në gjendjen politike në krahinë.

Rajko Vidaqiqi,

Objektivisht kjo sigurisht se ka pasur pasoja. Por, duhet të shikojmë se të çfarë natyrës. Situata më e rendë ka qenë në vitit 1955-1956. Mendoi se me ardhjen e Miqës shumë gjëra u rregulluan, dhe ka qenë krejt ndryshe.

Në çdo fushe ka pasur presione fizike

Ali Shukrija,

Sigurisht se deformime në formë të rend ka pasur më pak. Unë i kam ndarë në keqpërdorimet penale dhe të tjerat keqpërdorime politike, a aso ka pasur deri tek mbajtja e Plenumit të IV. Presioni fizikë gjatë tërë kësaj kohe është përdorur në të gjitha vendet. Mendon se marrëdhëniet ndërnacionale kanë qëndruar në të njëjtin orientim.

Rajko Vidaqiqi,

Në marrëdhëniet nacionale ka qëndruar. Por, unë e di se Miqo dhe udhëheqja këtu kanë insistuar që të respektohet ligji. Unë do të sjelli një shembull të një polici i cili 17 herë është rrahur e unë 17 herë kam kërkua që të suspendohet nga puna. Megjithatë nga republika nuk kanë lejuar që ta largoi, dhe në fund pa lejen e tyre e kam largua nga shërbimi. Ky ka qenë qëndrimi i UDB-es republikane nën maskën se po kujdeset për njerëzit dhe nuk lejonin të merrnim masa më të rrepta ndaj personave që e keqpërdornin sistemin.

Ilija Vakiqi,

Në procesverbal nga Kaçaniku qëndron e dhëna se ti gjatë aksionit të mbledhjes së armëve atje i ke rrahur njerëzit.



Rajko Vidaqiqi,

Mendoi se këto janë shpifje të thjeshta, se unë si njeri kurrë nuk do të mundja t’ia lejoja vetes një gjë të tillë. Unë e kam marr si detyrë që të shkoi atje dhe të mbaj ligjërata. Kam qenë gjithsej disa orë dhe jam kthyer. Sigurisht se askënd nuk e kam rrahur dhe as që e kam pa dikë duke u rrahur.

Ali Shukrija,

Mua megjithatë diçka nuk më është e qartë, këtu përmenden shumë gjëra, shembuj, dhe përsëri del se për këtë askush asgjë nuk ka ditur. Megjithatë dikush është dashur të dijë.

Rajko Vidaqiqi,

Unë si naqallnik i UDB-es krahinore është dashur ti di të gjitha. E njëjta gjë vlen edhe për sekretarin. Por, shtrohet pyetja se a kam mundur unë në mënyrë objektive të njihem me të gjitha këto informata të cilat për çdo ditë kanë ardhur. Për këtë arsye ka shkua nëpër mes referentit dhe naqallnikëve të resorëve të veçanta. Për çështje të mëdha, për organizata armiqësore, agjentura, sipas rregullit është dashur që ti dimë. Por, kemi mundur të hasim në 80% nga informatat të cilat i kam marr dhe nuk i kam lexuar. Rregullisht kam lexuar buletinin mujor dhe kam dhënë vërejtje në të.

Ndryshe informoheshin organet udhëheqëse të Kosovës e ndryshe ato republikane e federative

Ali Shukrija,

Informatat mbi gjendjen politike të cilat ju i keni përgatitur a kanë shkuar në të njëjtën formë komitetit krahinor si dhe organeve republikane të UDBëes.

Rajko Vidaqiqi,

Mendoi se ndryshe iu kanë dërguar komitetit. Vlerësime që shkonin lart ishin më të ashpra.

Ali Shukrija,

Pse një informatë shkonte lart e tjetra komitetit.

Rajko Vidaqiqi,

Në këto informata flitet për agjenturat dhe për veprimtarin armiqësore. Kjo komitetit nuk iu është dërgua. Të ngjashme kanë qenë edhe informatat në të cilat është përpunua shpërngulja e popullatës serbe. Lartë kanë shkua informatat me shembuj drastik, nganjëherë edhe rastet e paverifikuara. Për komitet është dashur që gjërat të verifikohen mire, të vlerësohen politikisht. Në informatat për organet e UDB-es republikane, ka qëndruar klauzola se a është e vërtetuar apo e pa vërtetuar dhe a mundet të besohet. Direktivë ka qenë që informatat ti shkojnë komitetit krahinor. Sigurisht se ka pasur lëshime se disa nga ato nuk shkojnë, por besoi se këtu nuk ka pasur ndonjë prapavijë. Këto informata të shkruara janë bërë në bazë të materialeve që vinin nga terreni. Sigurisht se aty ka pasur edhe aso në bazë të qejfit dhe të rregulluara mire.

Ali Shukrija,

Në çfarë drejtimi janë rregulluar.

Rajko Vidaqiqi,

Në drejtimin se po punon dhe ekziston armiku. Nga lartë kërkonin informata për veprimtarin armiqësore, në dukurit e ndryshme negative dhe këto u dërgonin. Mund të ekzistoj dyshimi se ndoshta edhe ka pasur lëshime dhe na kanë ikur gjërat. Për shembull, kjo ka ndodhur me shpërnguljen e serbëve. Lidhur me këtë u formua një gjë e pazakonshme lidhur me shpërnguljet, dhe këtë ata lart e vlerësonin se situata në këtë drejtim është shumë e keqe. Neve na vinin përditë kërkesa që të dërgonim informata lidhur me këtë. Miqa rreth kësaj situate kishte marr qëndrim të drejt. Ai më tha se ne si polici nuk duhet në këtë të përzihemi, se mundet me ndodhë se vetëm i përkeqësojmë marrëdhëniet. Ai kishte theksua se këto dukuri janë të kushtëzuara me një mori kushtesh objektive. Megjithatë në informatat të cilat i merrnim nga terreni kishte teprime dhe gjera të pabesueshme.

UDB-eja nuk iu besonte shqiptarëve

Ali shukrija,

Në bazë të deklaratave të kuadrove të cilët punonin në SSH, para së gjithash shqiptarë, fitohet përshtypja se nuk ka pasur besim ndaj tyre.

Rajko Vidaqiqi,

Në UDB-e, në Pejë ka pasur 5-6 shqiptarë. Unë e kam pasur mendimin e mire ndaj atyre, dhe nuk kam bërë asnjë ndarje. Por, megjithatë nuk e mohoi që nuk ka pasur mosbesim ndaj tyre. Për shokët konkret për të cilët po e thekson mundet të qëndron e dhëna, besoi se ka pasur mosbesim ndaj disave. Unë me ata kam qenë shok i mire, ata edhe mua më janë ankua, duke thënë se nga ana e disave ka rezerva ndaj tyre.

Bllazho Ljutica,

Informatat që iu keni dërgua organeve të UDB-es federative e republikane sa kanë qenë objektive, a ka pasur aty tendenca që të tregohet gjendja sa më e zezë në krahinë.

Rajko Vidaqiqi,

Karakteri i informative ka qenë i tillë që në to nuk përfshihen rezultatet e arritura, çështjet pozitive. Ato janë dhënë vetëm për dukuri negative. Unë mendoi se ne nga këtu nuk kemi kërkuar me qëllim që t’i nximë gjërat dhe të shkonim kundër vlerësimeve të komitetit krahinor. Në anën tjetër poqese e kemi parasysh nivelin ideor të kuadrit, përbërja e saj nacionale është e mundur të ndikoj në kualitetin dhe objektivitetin e informatave tona. Po ashtu edhe marrëdhëniet me Shqipërinë, ekzistimi i organizatave armiqësore në anën tjetër kanë ndikuar që të theksohen disa gjëra. Neve nga organet republikane na u kërkonin këso informatash ashtu siç i merrnim nga bashkëpunëtorët. Asnjëherë nuk na u ka thënë që të bëjmë vlerësimin e njëjtë me ato të komitetit krahinor. Hapur na u ka thënë që lart të dërgojmë këso materialesh ashtu edhe siç i marrim, ndërsa komitetit t’i dërgojmë ashtu për komitet.

Pse humben gjurmët e lëndës së Procesit të Prizrenit

Bllazho Ljutica

Në bisedën e mëhershme kemi folur për lëndën e procesit të Prizrenit, Ti ke thënë se lënda ka ardhur tek ju, atëherë kur Maloku ka dal nga burgu. Dua ta pastroj këtë gjë, çka ju ka dashtë juve në krahinë kjo lëndë.

Rajko Vidaqiqi

Ky është e vetmja lëndë që ka qenë tek ne. Miço ka thënë se nuk do ta dërgojmë në përfaqësi në Prishtinë, që operativistët e rinj mos ta shikojnë.

Bllazho Ljutica,

A e ke kërkuar ti këtë lëndë,

Rajko Vidaqiqi,

Po, mendoi se e kemi marr në shtator të vitit të kaluar. Kur ia kam dorëzuar materialet Shoshit, pasi se kjo ishte në shpejtësi nuk kam mundur me ia dorëzua. . Pas dy dite më kanë tregua se nuk kishin mundur ta dorëzonin, andaj unë ia kam dhënë sekretares që ta lë në arkiv. Unë nuk kam urdhërua që ta dërgojnë në Prizren, se ata nga arkivi e kishin kthyer. Unë kam urdhëruar që askush mos ta prek.

Ali Shukrija,

Unë nuk e ke kam të qartë se si lënda nga gjykata të merret dhe të qëndroi në UDB-e.

Rajko Vidaqiqi,

Unë nuk e di se a është ajo lëndë nga gjyqi. Unë vetëm që iu kam thënë që çdo gjë që ka lidhje me këtë proces ta dërgojnë, a e kanë marr nga gjyqi unë nuk e di, pasi se atë lëndë as që e kam shikua. Kjo ka qenë shumë herët , para plenumit dhe më besoni se nuk kam pasur kurrfarë qëllimi. Ne këtë e kemi tërheq për shkak të karakterit të lëndës, vetëm që mos të tërhiqet nëpër arkiv dhe që mos ta shikojnë operativistët e ri.

Komiteti Komunal i Pejës, dënon Rajko Vidaqiqin

Pas shumë diskutimeve e debateve në Komitetin Komunal të Pejës, anëtarët e saj kishin vendosur që të kërkonin nga Komiteti Krahinor që Rajko Vidaqiqi të dënohet dhe të merret në përgjegjësi për veprat e kryera. Më 27 shtator Komiteti Komunal i Pejës i dërgon shkres zyrtare Komitetit Krahinor që urgjentisht ai të suspendohet dhe të dënohet për deformimet që kishte kryer UDB-eja në territorin e Pejës.

Komitetit Krahinor të LKS-së për Kosovë e Metohi, Prishtinë

Në mbledhjen e zgjeruar të komitetit Komunal të LKS në Pejë, i cili u mbajt me 26 e 27 shtator 1966, u trajtuan deformimet e SHSSH në Pejë dhe të disa anëtarëve të këtij shërbimi. Materiali i tërësishëm i kësaj mbledhjeje është dërgua në komitetin krahinor të LKK. Diskutimet që u bënë në mbledhje dhe materiali që i është dërgua komitetit nga ana e komisionit, të cilën në gjysmë të korrikut e formoi komiteti komunal, u tregua krejt se çfarë deformimesh ka pasur dhe çfarë gabimesh janë bërë. Komiteti e verifikoi se një numër deformimesh dhe ndërhyrjesh të paligjshme të pjesëtarëve të shërbimit të sigurimit kanë lënë përveç pasoja politike, kanë lënë edhe pasoja të rënda tek shumë individ.

Komiteti komunal LKS për KM, në Pejë ka sjell vendimin që ti propozoi komitetit krahinor që të përjashtoi nga anëtarësia e komitetit krahinor shokun Rajko Vidaçiqin, naqallnikun shumëvjeçar të UDB-es të Pejës. Komiteti mori këtë qëndrim duke u bazuar në këto arsye:

Shoku Rajko Vidaqiqi ka qenë shumë vite në pozita me përgjegjësi si udhëheqës i UDB-es, ku përveç komunës së Pejës ka punuar edhe në tri territore të komunave. Në periudhën e punës së tij në këtë terren kanë ndodhur shumë deformime në shërbim dhe tek disa pjesëtar të saj. Komiteti komunal mendon se shoku Rajko Vidaqiqi si udhëheqës përgjegjës i shërbimit bart edhe përgjegjësi morale e politike për të gjitha këto deformime se gati për të gjitha ka pasur edhe njohuri. Në raportin e Komisionit të KK, të cilën iu kemi dërgua edhe juve të dokumentuar në të cilën kemi paraqit shumë material për deformimet e tij dhe për personat që kanë veprua me të. Nga procesverbali të cilën po iu dërgojë gjithashtu duken shumë parregullsi dhe shkelje ligjore që kanë ndodhur.

Në mes tjerash e shohim të rëndësishme që të theksojmë që gjatë periudhës të punës së Vidaqiqit në Pejë, janë formuar një numër i madh i dosjeve, për punëtorët politiko-shoqëror, dhe udhëheqës me përgjegjësi. Në raportet e UDB-es është shkrua për disa punëtor politiko-shoqëror, një numër i madh i komunistëve ka qenë i dyshuar dhe janë shënuar në dokumentet e UDB-es si reaksionar të brendshëm. Shoku Rajko Vidaqiqi, pa ndërprerë ka qenë anëtar komitetit komunal dhe asnjëherë nuk ka paraqit në komitet dyshimet apo materialet për disa punëtor politik-shoqëror, punën e të cilëve e ka përcjell dhe ka dyshuar UDB-eja.

Të gjitha të dhënat janë tregues se shoku Rajko Vidaqiqi e ka ditur se Ibro Haskaj si bashkëpunëtor i UDB-es e ka mbytur njeriun dhe sekretariati pas kësaj e ka marr në mbrojtje dhe e ka pranua si operativist të UDB-es.

Shokët nga sektori i kriminalistikës në Pejë kanë thënë se udhëheqja e sekretariatit iu ka tërhequr vërejtjen për Bajram Dreshën, ekziston lënda për ndjekje penale për tradhti dhe për këtë nuk mundet me ardhur si nëpunës në UDB, por më vonë edhe ai është pranua, dhe është ndërpre hetimi i mëtejshëm. Edhe pse u tha gjithçka, Bajram Dreshaj u pranua si nëpunës i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit.

Komiteti ka konstatua se deri sa shoku Vidaqiqi, ka qenë naqellnik i UDB-es kanë ndodhur shumë keqpërdorime të pozitës dhe autorizimeve nga ana e disa nëpunësve të UDB-es, si dhe keqpërdorime nga ana e sekretariatit krahinor. Ne nuk kemi të dhëna se shoku Rajko Vidaqiqi ai vet personalisht e ka shfrytëzuar pozitën, por mendojmë se ai nuk ka marr masa që disa gjëra të pastrohen.

Gjatë kohës së punës së tij në Pejë, janë vrarë katër persona dhe këta janë: Smajl Xhemë Muriqi, nga Koshutani,, komuna e Pejës, Sadik Nikqi, nga Shtupeli i Madhë, Pejë, Brahim Lokaj nga Vokshi, komuna e Deçanit, dhe Shaban Vishaj nga Belegu, komuna Deçan. Edhe pse komisioni shtetëror do ta vërtetoj se kush është fajtor për këto vrasje, ne mendojmë se edhe shoku Vidaqiq bart përgjegjësi politike se ka qenë i njoftuar me mos ekzistencën e tyre.

Në bazë të gjithë kësaj komiteti komunal i LKS për KM, në Pejë, në mbledhjen e vet njëzëri ka vendosur të propozoi komitetit krahinor që Rajko Vidaqiqi të përjashtohet nga anëtarësia, mendon se përgjegjësia politike e tij është e tillë sa që nuk mundet me mbet në komitetin krahinor.

“Harresa” e Rajko Vidaqiqit lidhur me Procesin e Prizrenit

Gjatë dhënies së deklaratës, Rajko Vidaqiqi, me dashje apo pa të kishte “harrua” shumë gjera të rëndësishme për veprimtarin e tij dhe të shokëve që kishin zhvillua në SHSSH. Ta zëmë se lidhur me lëndën e Njazi Malokut e cila ishte e veçantë në UDB-ën Krahinore ai theksonte se kishte harrua që të thoshte një të dhënë të rëndësishme, a kjo ishte se UDB-eja Krahinore kaishte pasur të drejtë që të marri dosjet për ti shikuar por ka qenë e obliguar që ti kthej mbrapsht aty ku i ka marrë. Pastaj kishte vazhduar se unë isha në ngut për pranim dorëzimin dhe e kam bërë një lëshim që Shoshit me ia dorëzua të gjitha lëndët nga kasa, por i kam thënë që të shikoj se çfarë ka krejt aty, por kam harruar të them edhe për këtë lëndë. Por, më vonë më kanë pyetur se çfarë të bëjnë me të, dhe unë iu kam thënë që ta lënë tek Saviqi që i ruan këtë dokumentacion. Por, Saviqi sipas praktikës së përhershme e ka kthye në bazë në Prizren se ata më gjatë janë marr me të. Kjo është e tërë e vërteta lidhur me të, dhe këtu nuk ka kurrfarë keqpërdorimi, ju bindi sinqerisht dhe njerëzisht, e kjo mundet edhe të verifikohet.

Jam i gatshëm që të pranoi çdo përgjegjësi, poqese vërtetohet apo del diçka tjetër.

28.09.1966 Rajko Vidaqiqi.

VIJON ...

_____________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA ME ANËTARËT E KOMISIONIT TË SKK TË LKS-së PËR KM, ME SHOKUN RAJKO VIDAQIQIN (20 SHTATOR 1966) (18)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9768


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks