SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

SALIH KRASNIQI: KONTRIBUTI I MJEKËVE, GJATË OPERACIONIT TË UҪK-së 'SHIGJETA' NË PASHTRIK, PRILL - QERSHOR 1999

Pashtriku, 25 Mars 1999:

Humaniteti i Dr.Hatim Baxhakut në luftë dhe në paqe. Rrëfimet e fushëveprimatarisë së Doktorit gjatë luftës.

1.

Dr.Hatim Baxhaku u lind më 1955 në fshatin Bellobrad, komuna e Dragashit. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979, ndërsa specializimin në degën e Kirurgjisë së Përgjithshme në Universitetin e Zagrebit në vitin 1986.


Si specialist i ri në repartin e kirurgjisë së përgjithshme të Spitalit Rajonal në Prizren, së bashku me kolegët e mi anesteziolog, kirurg, ortoped dhe urolog në vitin 1989 u ballafaquam me të plagosur nga forcat policore dhe ushtarake serbosllave. Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës (mars 1989) populli i Kosovës reagoi me demostrata masive. Në këto demostrata pushteti Jugosllav reagoi me masa të rrepta ushtarake dhe policore. Si pasojë e kësaj dhune të pa parë kemi një numër të madh të plagosurish në fshatin Zhur, Arban dhe Suharekë. Poashtu kishte edhe të vdekur. Të gjithë të plagosurit kishin plagë të shumta dhe të rënda luftarake si pasojë e armëve dhe municionit shktërrues që përdori policia. Fal angazhimit maksimal pa orar të gjithë stafit mjekësor prej të gjithë të plagosurve që kan arritur në spital kemi patur vetëm një të vdekur i cili ishte në gjendje tejet të rëndë dhe ka ndërruar jetë në pranim pa patur mundësi për intervenim.Të gjithë të plagosurit tjerë pas intervenimeve të gjata të komplikuara dhe ekipore u kan mbijetuar lëndimeve.

Kjo ishte përvoja ime e parë me të lënduar në masë dhe me lëndime të rënda luftarake.

***

Në prill të vitit 1999 pasi kishte filluar fushata e bombardimeve të NATO-s mbi forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, filloi largimi masiv me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova. Një urdhër për ta lëshuar Kosovën e mora edhe unë nga organet policore në Prizren. Pasi dola në Kukës isha i vendosur se duhet të lajmërohem në radhët e UÇK-ës. Pas takimit me Dr.Selman Shehun - neuropsikiatër, Dr.Xhelil Karavidaj - specialist i mjekësisë së punës dhe Dr.Fehmi Bojaxhiu - gjinekolog, vendosëm që së bashku të lajmërohemi në Kukës në Shtabin e UÇK-ës në Kukës.

Pas një bisede me Komandant Ruzhdi Saramatin të gjithë u mobilizuam në UÇK dhe pas disa ditësh dham betimin para dr.Hysni Hoxhës, eprorit që udhëhiqte me shërbimin sanitar të UÇK-ës. Më vonë shërbimit shëndetësor pranë Shtabit të UÇK-ës iu bashkangjitë edhe Zehadin Gashi - farmacist i cili ka bërë një punë të shkëlqyer në organizimin e këtij shërbimi.

Në ditët e para të muajit prill 1999 së bashku organizojmë vizitat sistematike të regrutëve të rinjë dhe vaksinimin e tyre. Po ashtu fillojmë me organizimin e kurseve intenzive të ndihmës së parë dhe sigurojmë që në çdo dhjetë ushtarë të kemi një sanitet. Të gjithë u furnizuan me çanta dhe mjete të nevojshme. Pasi filloj beteja e Koshares kam marr një urdhër nga dr.Shaip Muja, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që të transferohem në Bajram Curr në Spitalin e Qytetit për shkak se si pasojë e luftimeve të ashpra kishte shumë të plagosur. Në Bajram Curr kam shkuar me një pinzgauer të UÇK-ës. Në Spitalin e Bajram Currit takova kirurgun vendas Dr.Sokolin, pastaj dr. Rifat Bajramin kirurg nga Prishtina, Dr.Rrahman Shalën ortoped nga Kosova dhe tre katër mjek tjerë të cilëve për fat të keq nuk më kujtohen emrat.

Gjatë tri javëve sa qëndrova në Bajram Curr një herë isha edhe në Koshare për vizitë ushtarëve në vijën e frontit te Rrasa e Zogut. Gjatë kësaj kohe së bashku kemi trajtuar një numër të madh të plagosurish të rëndë të cilët pas trajtimit dhe stabilizimit dërgoheshin në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Dua ti përmendi dy fakte shumë të rëndësishme që kam vërejtur në atë kohë; gatishmëria e gjithë personelit të spitalit për të ndihmuar dhe për të qenë në detyrë 24 orë në shërbim të ushtarëve të plagosur dhe morali i lartë i ushtarëve të UÇK-ës. Më kujtohet një rast kur ekipi i shërbimit shëndetësor urgjent ushtarak kishte sjellur disa të plagosur të rëndë. Pas pranimit të ushtarëve të plagosur një ushtar që ishte në përcjellje të njërit prej të plagosurve mu afrua dhe më tha: “doktor ky është vëllau im. Ju lutem të kujdeseni për të dhe të tjerët sepse unë duhet të këthehem në front te shokët”. Për një moment u ndjeva shumë rëndë dhe me lot në sy i premtova se vëllau dhe të gjithë të plagosurit do të shpëtojnë por pas intervenimeve në Bajram Curr do ti dërgojmë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ky ishte morali i ushtarëve të UÇK-ës.

***

Pas tri javë qëndrimi në Bajram Curr u këtheva në Kukës. Aty në Shtabin e UÇK-ës e gjeta edhe Dr.Rafet Abazin anesteziolog të cilin e kishin dëbuar nga Kosova dhe Dr. Baki Hajdarin internist. Përgjegjësi i shërbimit sanitar dr.Hysni Hoxha më ftoi në një takim dhe më shpjegon se në kuadër të operacionit “Shigjeta” duhet të filloj beteja e UÇK-ës në Pashtrik, prandaj duhet të bëjmë përgatitjet për organizimin e shërbimit shëndetësor që do të përcjell këtë betejë.

Nga data 15 maj 1999 disa herë vizituam terenin në Pashtrik, biseduam me ushtarak dhe vendosëm që afër vijës së frontit të pozicionohen dy njësi sanitare për ndihmë të parë dhe organizim të transportit të të lënduarve. Në këto njësi kan shërbyer mjek në kohra të ndryshme dhe kuadër i mesëm (Ilir Rakaj - absolvent, Dr. Muhamet Balaj, dr.Shefazim Hulaj, dr.Naser Ejupi, dr.Rafet Sinani dhe mjekë tjerë që nuk më kujtohen, ndërsa nga kuadri i mesëm Rukije Kurti dhe Shkumbin Kurti dhe të tjerë që nuk më kujtohen).

Në Xhaminë e Krumës organizohet një spital fushor ushtarak. Po ashtu meqenëse Spitali i Krumës ishte brenda diametrit të arritshëm nga artileria serbe, një spital tjetër sekondar u përgatit në Helshan ku ishte edhe një qendër ushtarake e UÇK-ës. Në këtë spital gjendeshin kirurgët Dr.Salih Krasniqi dhe Dr.Ymer Aliu, instrumentarja Rabije Aliu dhe anestezisti Fadil Latifi.

Spitali fushor i Krumës kishte 15-20 shtretër, një sallë operacioni, një farmaci, një dhomë për pranim dhe trajtim emergjent dhe një ambulancë për pacient të jashtëm. Stafi shëndetësor përbëhej nga stafi mjekësor i UÇK-ës dhe stafi mjekësor i spitalit fushor Norvegjezë (NORHOSP), i dërguar nga Organizata Humanitare Norvegjeze NORWAC. Stafi norvergjezë përbëhej nga dy kirurg, një anesteziologe, dy instrumentare dhe një kordinator i udhëhequr nga kirurgu Erik Foss MD, një kirurg me një përvojë të jashtëzakonshme në kirurgjinë luftarake nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe vatra tjera luftarake. Ekipi shëndetësor i UÇK-ës përbëhej nga dy kirurg (Dr.Hatim Baxhaku dhe Dr.Rrahim Ymeri), një anesteziolog (Dr.Rafet Abazi), një specialist i radiologjisë (Dr. Shemsedin Muhaxheri), një instrumentare (Mediha Alihafezi), një laborant (Mustafa nga Deçani, mbiemri nuk më kujtohet) dhe një teknik medicinal (Ahmet Krasniqi). Ndërkohë kohë pas kohe kanë punuar edhe mjek tjerë vendor dhe të huaj sidomos në ambulancën për pacient të jashtëm (Dr.Urim Skeraj, Dr.Fitim Skeraj etj).

Në periudhën prej 24 maj deri më 17 qershor 1999 në spitalin Ushtarak Fushor të Krumës në njësinë emergjente janë pranuar 311 të lënduar. Prej tyre 143 të lënduar me lëndime të rënda janë pranuar për trajtim hospitalor dhe intervenim kirurgjik emergjent. Lëndime më të shpeshta kannë qenë lëndimet nga granatat dhe raketat 70%, nga minat rreth 27% dhe rreth 3% nga armë zjarri të gjata. Nga të gjithë të pranuarit dhe trajtuarit në spital kemi pasur vetëm 2 raste vdekje dhe ata kanë qenë pacient civil, shtetas shqiptar (banor lokal të lënduar, njëri me granat dhe tjetri me mina).

Ka pas të rënë dëshmorë në vijën e frontit por të cilët për shkak të lëndimeve të rënda multiple nuk kannë mundur të u mbijetojnë plagëve dhe të transportohen në Spitalin Uashtarak të Krumës. Pas trajtimit primar disa pacient janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, disa të tjerë më të lehtë por që kanë kërkuar trajtim më të zgjatur postoperativ janë dërguar në Spitaline Helshanit dhe një pjesë kan qëndruar deri në fund në Spitalin e Krumës e në fund të luftës janë transferuar në Kosovë, në Prizren dhe në Prishtinë për trajtim të mëtejm.

Ishte një periudhë e vështirë dhe e rëndë por njëkohësisht e lavdishme dhe heroike e UÇK-ës dhe popullit shqiptar në luftën e drejt për liri.

Një falenderim të posaqëm meritojnë banorët e Krumës me rrethinë të cilët kanë dhënë një përkrahje të pa kursyer në mbështetje të luftës, por nga fundi i luftës u patën ballafaquar me granatime intensive të Zonës nga forcat serbe edhe me pasoja për jetë njerëzish.

Pas përfundimit të luftës jam kthyer në Kosovë dhe dy herë në javë kam punuar në ambulancën e Qendrës së UÇK-ës, ndërsa pas transformimit të UÇK-ës, prej shtatorit të viti 1999 në ambulancën e TMK-së në Prizren.

Dr.Hatim Baxhaku, Prizren 17.12.2019



_____________________


Kontributi i Dr. Xhymret Piraj në Operacionin "Shigjeta" dhe në shërimin e civilëve në rrethinën e Kukësit gjatë luftës së UÇK-së.

2. Dr Xhymret Bajram Piraj


Dr.Xhymret Piraj u lind më 01.01.1959 në fshatin Pllav komuna e Dragashit. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Dragash. Në të njejtën kohë punon edhe në ambulancën “Nëna Terezë” në fshatin Brezne dhe Kuk. Poashtu angazhohej edhe si mësimdhënës në lëndët profesionale në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Matroni” paralelja e ndarë fizike në Dragash që nga viti 1996 për dy vite.

Pas ofenzivës së vitit 1999 të forcave serbe ku dhunshëm dëbohemi për në Shqipëri, dr. Xhymreti vendoset me familje në fshatin Përbreg të Kukësit dhe vullnetarisht paraqitet në Shtabin e UÇK-ës në Kukës. Aty mban kujdestari dhe angazhohet në kujdesin shëndetësor të të gjithë popullatës civile në regjionin e Kukësit me rrethinë, aty ku paraqitej nevoja. Më pas angazhohet në Operacionin "Shigjeta" në fshatin Kishaj të Cahanit në vijën e parë të frontit ku edhe qëndroj deri sa përfundoj lufta.

Me përfundimin e luftës këthehet në vendlindje, vazhdon punën në Shtëpinë e Shëndetit në Dragash. Më pas kryen specializimin nga lëmia e gjinekologjisë me obstetrikë dhe punësohet në Spitalin Regjional në Prizren ku edhe njëherit punon edhe tash në Repartin Gjinekologjiko-Obstetrik si gjinekolog- obstetër.

Prizren 16.10.2019

Dr.Xhymret Bajram Piraj



***

HELSHAN MAJ 1999 - SPITALI USHTARAK


EKIPA MJEKËSORE E PËRBËRË nga Dr.Ymer Aliu - Kirurg, tani i ndjerë, Dr.Salih Krasniqi -kirurg, Fadil Latifi-anestezist dhe Rabie Aliu-instrumentare së bashku me ushtar të plagosur: Vesel Berisha dhe të tjerë të cilëve emrat nuk me kujtohen. Komandant i këtij garnizoni ishte Maliq Doci dhe z.Komandant Ajret Misini. Nexhat Ramadani ishte shef i Logjistikes dhe sektorit të armatimit, kurse Nysret Gega Komandant i rojeve të Repartit. Respekt për të gjithë / Nga Salih Krasniqi



HELSHAN Maj 1999

Ekipa mjekësore (Dr. Ymer Aliu, Dr.Salih Krasniqi, Fadil Latifi, Rabije Aliu, Albana Kelmendi) me pacientët dhe ushtarët me Ajret Misini, Fadil Latifi dhe Vesel Berisha.



---------------------------------------------




kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks