SHKRIMI
e hënë, 24 korrik 2017

BENTO DE SPINOZA: RËNDËSI NUK KA AJO QË BESONI, POR AJO QË BËNI!

Pashtriku.org, 11 korrik 2017: Feja e vërtetë nuk është asgjë më shumë se sa sjellja morale. Rëndësi nuk ka ajo që ju besoni, por ajo që bëni. Ideali politik që promovon Spinoza në “Traktatin teologjiko-politik”, është një federatë demokratike laike, që është e lirë nga ndërhyrja e klerikëve. Spinoza është një nga avokatët më elokuentë në histori të lirisë dhe tolerancës. Të gjitha mendimet e çfarëdollojshme, duke përfshirë ato fetare, duhet të jenë absolutisht të lira dhe të papenguara, si nga nevoja ashtu edhe e drejta.

***

Në korrik të vitit 1656, 23-vjeçari Bento de Spinoza u përjashtua nga kongregacioni portugezo-hebre i Amsterdamit. Ai qe ndëshkimi më i ashpër i herem (ndalimit) i marrë nga ai komunitet. Dokumenti ekzistues, një fjalim i ashpër i gjatë dhe sarkastik, i referohej “herezive të neveritshme të djaloshit” dhe “veprave monstruoze”. Udhëheqësit e komunitetit, pasi u konsultuan me rabinët dhe duke përdorur emrin hebre Spinozës, shpallën se e “dëbojnë dhe mallkojnë Barush de Spinozën”. Ai duhej të përjashtohej nga “nga të gjitha fiset e Izraelit” dhe emri i tij të “fshihej nga lista e pretendentëve për të shkuar në parajsë”.

Përgjatë shekujve, ka pasur thirrje të vazhdueshme që ndalimi kundër Spinozës të hiqet. Edhe David Ben-Gurion, kur ai qe kryeministër i Izraelit, ka bërë një lutje publike për “ndryshimin e padrejtësisë” së kryer ndaj Spinozës nga komuniteti portugez i Amsterdamit. Vetëm në fillim të vitit 2012, kongregacioni i Amsterdamit, me këmbënguljen e njërit prej anëtarëve të tij, mori zyrtarisht nën shqyrtim çështjen, nëse ishte koha për të rehabilituar Spinozën. Kishte megjithatë një gjë që element që ata duhej ta dinin:a duhet të shohim ende Spinozën si heretik?

Fatkeqësisht, dokumenti i ndalimit nuk përmend në mënyrë specifike se cilat qenë shkeljet e Spinozës - asokohe ai nuk kishte shkruar ende asgjë - ndaj dhe ekziston një mister që rrethon këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e filozofit të ardhshëm.



E megjithatë, për këdo që është i njohur me idetë e pjekura filozofike të Spinozës, të cilat ai filloi t’i hedhë në letër disa vite pas shkishërimit, e di se në fakt nuk ekziston ndonjë mister i tillë. Sipas standardeve të hershme moderne rabinike të Judaizmit - dhe veçanërisht në mesin e hebrenjve sefardikë të Amsterdamit, shumë prej të cilëve ishin pasardhësit e refugjatëve të konvertuar nga inkuizicionit Iberik, Spinoza qe një heretik, dhe një person i rrezikshëm.

Ai qe një model i guximit intelektual. Si një profet dhe përmes një ndershmërie të pakompromentueshme, zbuloi të vërtetat e hidhura për qytetarët e tjerë dhe shoqërinë e kohës. Pjesa më e madhe e filozofisë së Spinozës, ishte i përbërë nga përgjigje ndaj situatës së pasigurtë politike të Republikës holandeze në mesin e shekullit të XVII-të.

Filozofia e Spinozës është themeluar mbi refuzimin e Perëndisë ku bazohen fetë abrahamike. Perëndisë së tij i mungojnë të gjitha tiparet psikologjike dhe morale të një hyjnie providenciale. Zoti në kryeveprën filozofike të Spinozës “Etika” (1677), nuk është një lloj personi. Ai nuk ka besime, shpresa, dëshira apo emocione. Zoti i Spinozës nuk është as bastuni i mirë dhe i zgjuar i komandimit të mirë, që do të shpërblejë ata që zbatojnë urdhërat e tij dhe ndëshkojnëtë tjerët që shkojnë në rrugë të gabuar.

Për Spinozën, Perëndia është Natyra, dhe gjithçka tjetër gjendet atje. Nuk ka asgjë jashtë natyrës dhe nuk ka zhvendosje nga rendi i Natyrës - mrekullitë dhe e mbinatyrshmja janë një pamundësi.

Nuk ka vlera në natyrë. Asgjë nuk është thelb e mirë apo e keqe, dhe as Natyra apo ndonjë gjë tjetër nuk ekziston për hir të një qëllimi. Spinoza është etiketuar shpesh një ‘panteist’, por ‘ateist’ është termi më i përshtatshëm.

Spinoza nuk e hyjnizonte Natyrën. Natyra nuk është objekt i një frike adhuruese apo nderimi fetar. ‘Njeriu i mençur”- thotë ai, “kërkon të kuptojë natyrën, por nuk çuditet prej saj si një budalla”. I vetmi qëndrim i përshtatshëm ndaj Perëndisë apo Natyrës, është dëshira për ta njohur atë nëpërmjet intelektit.

Eliminimi i një Zoti providencial, ndihmon për të hedhur dyshime mbi atë që Spinoza e konsideron si një prej doktrinave më të dëmshme të nxitura nga fetë e organizuara:pavdekësinë e shpirtit dhe gjykimin hyjnor që do të ndodhë në të ardhmen. Nëse një person beson se Perëndia do t’i shpërblejë të virtytshmit dhe ndëshkojë mëkatarët, jeta e njeriut do të sundohet nga emocionet e shpresës dhe frikës:shpresë se mund të jetë në mesin e të përzgjedhurve, frikë se mos është destinuar për t’u ndëshkuar përjetësisht në ferr.

Një jetë e dominuar nga pasione të tilla irracionale është sipas Spinozës, një jetë në ‘skllavëri’ më tepër se sa një jetë e lirisë racionale. Njerëzit që janë të udhëhequr nga pasioni dhe jo arsyeja, manipulohen lehtë nga klerikët. Kjo është ajo që e shqetësonte aq shumë filozofin në fund të viteve 1660, teksa elementët më represivë dhe jotolerante në Kishën e Reformuar fituan ndikim në Holandë. Por ajo mbetet jo më pak kërcënuese për demokracinë shekullare dhe të ndriçuar në ditët e sotme, teksa sektarët fetarë ushtrojnë një ndikim të rrezikshëm në jetën publike.

Për të minuar pazarllëqe të tilla fetare në çështjet civile dhe të moralit personal, Spinoza sulmoi besimin në jetën e përtejme të shpirtit të pavdekshëm. Për Spinozën, kur ju jeni të vdekur, keni vdekur. Nuk mund të ketë një pjesë të mendjes njerëzore që është “e përjetshme”. Të vërtetat e metafizikës, matematikës etj, që dikush i përfton gjatë kësaj jete dhe që tani mund t’i përkasin një mendje me siguri, do të mbeten edhe pasi personi në fjalë të ndërrojë jetë - në fund të fundit ato janë të vërteta të përjetshme-por nuk ka asgjë personale rreth tyre.

Shpërblimet apo përfitimet që sjellin dije të tilla janë për këtë botë, jo sikurse supozojnë disa për botës që do të vijë. Sa më shumë që dikush di mbi natyrën, dhe veçanërisht për veten si qenie njerëzore, aq më shumë është në gjendje të shmangë shigjetat e fatit të keq, për të kapërcyer pengesat ndaj lumturisë dhe mirëqenies, me të cilat përballet me siguri një person që jeton në natyrë.

Rezultati i një diturie të tillë është paqja e mendjes:njëra është më pak subjekt i ektremeve emocionale, të cilat zakonisht shoqërojnë fitimet dhe humbjet, që na sjell në mënyrë të pashmangshme jeta, dhe tjetra që prodhon me padurim mbi atë se çfarë do të ndodhë pas vdekjes. Siç e shpreh me elokuencë Spinoza “njeriu i lirë mendon për vdekjen si e fundit nga të gjitha gjërat, dhe dituria e tij është një meditim mbi jetën dhe jo vdekjen”.

Një nga doktrinat më të famshme dhe më me ndikim të Spinozës, ka të bëjë me origjinën dhe statusin e Shkrimeve të Shenjta. Bibla, argumenton ai në “Traktatin Teologjiko-Politik, nuk u diktua fjalë për fjalë nga Perëndia. Zoti apo Natyra janë metafizikisht të paaftë për të shpallur ose diktuar asgjë. Sipas tij profetët nuk gëzonin një nivel të lartë arsimimi apo sofistikimi intelektual. Ata me siguri nuk ishin filozofë, fizikantë apo astronomë. Përkundrazi kishin shpesh besime naive dhe filozofikisht të rreme mbi Perëndinë.

Atëherë çfarë është ‘fjala e Perëndisë’ dhe ligji universal hyjnor? Është pikërisht mesazhi që mbetet ‘i padeformuar’ dhe ‘i pakorruptuar’ në të gjithë tekstet biblike: duajini të afërmit tuaj, dhe trajtojini ata me drejtësi dhe bamirësi. Spinoza insiston atëherë, se devotshmëria e vërtetë apo feja nuk ka të bëjë me ceremonitë apo ritualet. Agjërimi, praktikat liturgjike dhe kurbanet, lutjet - të gjithë këto elementë tipike të feve të organizuara janë vetëm sjellje supersticioze që pavarësisht origjinës së tyre historiko-politike, janë tashmë të lira nga çdo ndikim i jashtëm.

Ato vazhdojnë të jenë të nxitura nga kleri vetëm për të krijuar adhurues të urtë dhe të bindur.

Ajo çfarë Spinoza konsideron si ‘feja e vërtetë’ dhe ‘devotshmëria e vërtetë’ nuk kërkon besim tek çdo ngjarje historike, incidente të mbinatyrshme apo doktrina metafizike, dhe ajo nuk përshkruan asnjë rit përkushtues.

Feja e vërtetë nuk është asgjë më shumë se sa sjellja morale. Rëndësi nuk ka ajo që ju besoni, por ajo që bëni. Ideali politik që promovon Spinoza në “Traktatin teologjiko-politik”, është një federatë demokratike laike, që është e lirë nga ndërhyrja e klerikëve. Spinoza është një nga avokatët më elokuentë në histori të lirisë dhe tolerancës.

Të gjitha mendimet e çfarëdollojshme, duke përfshirë ato fetare, duhet të jenë absolutisht të lira dhe të papenguara, si nga nevoja ashtu edhe e drejta. “Është e pamundur për mendjen të jetë krejtësisht nën kontrollin e një tjetri; sepse askush s’është në gjendje të transferojë tek tjetri të drejtën e tij të natyrshme apo zgjedhjen për të arsyetuar lirisht dhe për të formuar gjykimin e tij mbi çfarëdolloj çështje, dhe as s’mund të detyrohet ta bëjë këtë” .

Në një pasazh që është padyshim i drejtë dhe jashtëzakonisht i guximshëm për kohën e tij, Spinoza shkruan:një qeveri që përpiqet të kontrollojë mendjet e njerëzve konsiderohet tiranike, dhe një sovran që mendon të shkelë të drejtat e nënshtetasve të tij, kur ai kërkon të përshkruajë për çdo njeri atë që ai duhet të pranojë si të vërtetë dhe refuzojë atë që është e gënjeshtërt, dhe cilat janë besimet që do të frymëzojnë atë me përkushtim ndaj Zotit. Të gjitha këto janë çështje që i përkasin të drejtës individuale, të cilat askush nuk mund t’i dorëzojë, edhe nëse dikush do të dëshironte”. Në këndëvështrimin e Spinozës, ligjet jotolerante çojnë tek në analizë të fundit tek zemërimi, hakmarrja dhe rebelimi.

Shkruan: Steven Nadler/Spinoza - The biblical god and free will do not exist

https://www.youtube.com/watch?v=a9ahFzcCPLo

Shënim: Steven Nadler është profesor i Filozofisë në Universitetin e Uiskonsin-Medison në SHBA. Ndër librat e tij përfshihen edhe “Spinoza: një jetë” (1999) dhe “Një libër i farkëtuar në ferr:Traktati skandaloz i Spinozës dhe lindja e epokës laike” (2011).

Marrë me shkurtime nga: “Aeon Magazine”


Baruch de Spinoza's 'Nature and God' Explained, with Will Durant


Spinoza - The biblical god and free will do not exist


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks