SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

SHERADIN BERISHA: PËRMASAT E GJENOCIDIT SERB NË KRUSHË TË VOGËL - MË 25/26 MARS 1999!

Pashtriku, 25 mars 2019: Dihet mirëfilli, se, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, dhe 90% prej tyre ishin civilë të pa armatosur. Vetëm në fshatin Krushë e Vogël, që para luftës kishte 850 banorë shqiptarë, më 25/26 mars 1999, u vranë e u dogjën pamëshirë 112 mashkuj, ndërsa në tetor 1999 nga minat e këmbësorisë serbe u mbyt edhe një fëmijë 13 vjeçar. Nga kjo masakër gjenocidale rezulton se kanë humbur jetën rreth 70% e mashkujve, nga mosha 13 - 77 vjeç. Ndërkaq, sot në Krushë të Vogël jetojnë 82 gra të veja me 145 fëmijë jetimë, ndërsa 10 familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi! Në varrezat e fshatit (afër Tyrbes) prehen 26 martirë, ndërsa 87 të tjerë konsiderohen të zhdukur! Krusha e Vogël deri në vitin 1999 kishte 145 shtëpi banimi, dhe vetëm 8 prej tyre kanë shpëtuar pjesërisht nga djeg'ja dhe shkatërrimi.

Këto janë disa të dhënë të evidentuar në raportin e Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer "26 Marsi 1999" - Krushë e Vogël. Shoqata "26 Marsi 1999", pas përfundimit të luftës ka mbledhur dëshmi rreth masakrës së 25/26 marsit 1999 në Krushë të Vogël, dhe ato ia ka dorëzuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të drejtësisë, si:

Prokurorisë Publike në Prizren, (më 24.01.2003);

Prokurorisë Publike në Prishtinë, (më 02. 04. 2003 dhe më 06. 11. 2003);

Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t në Prishtinë, (më 27.11.2003);

Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte - Prishtinë, (më 02.04.2005 dhe 14.06.2005);

Prokurorëve të UNMIK-ut, Michael Hartmann dhe Robert Dean (më 14.06.2005 dhe 22.06.2005);

Kreut të policisë, Kai Vittrup - komisar i policisë së UNMIK dhe

Sheremet Ahmetit - komandant i SHPK-ës (më 10. 05. 2005);

Njësisë së Tribunalit të Hagës-Prishtinë, Lubomir Jozefciak-hetues (më 30. 07. 2005), EULEX-it etj.

Edhe pse, përgjegjësit e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, policia, prokuroria dhe gjykata e UNMIK-ut (nga viti 1999 - 2008) dhe këta të EULEX’it (2008 - 2017), si dhe policia, prokuroria dhe gjykata e Kosovës, kishin në dorë dosjen e Krimit të kryer në Krushë të Vogël, deri më sot duket se askush prej tyre nuk ka marrë veprime konkrete për t'i sjellur përpara drejtësisë vrasësit e 112 mashkujve të këtij fshati. Madje as institucionet shtetërore të Kosovës: qeveria, presidenca, kuvendi, partitë politike, as shoqëria civile, nuk kanë bërë asnjë përpjekje serioze në këtë drejtim.

***

Në të vërtetë në nëntor të vitit 2017, është arrestuar krimineli serb Darko Tashiq në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar duke kaluar kufirin nga Serbia për në Kosovë dhe që nga ajo kohë ai është në paraburgim dhe tashmë është në procedurë të gjykimit!

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër Darko Tashiq për krime lufte.

Në aktakuzë thuhet se Tashiq ka qenë pjesë e forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël, më 25-27 mars të vitit 1999.

"Akuzat kundër tij ndërlidhen me një sulm në fshatin Krushë e Vogël i cili filloi më 25 mars 1999 nga forcat serbe, përfshirë policinë dhe paramilitarët, gjatë të cilit popullata civile i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit çnjerëzor, vuajtjeve të rënda, ndërrimit të lokacionit dhe zhvendosjes, ushtrimit të masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimit/grabitjes dhe plaçkitjes së pronës, përdhosjes dhe shkatërrimit të trupave të viktimave të agresionit serb, të gjitha këto të kryera gjatë një periudhe dy-ditore”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Përveç këtij rasti, për 20 vjet rresht gjenocidi i kryer në Krushë të Vogël, ka mbetur i pandëshkuar.



Në foto: Dëshmitarët Bajram R.Zylfiu, Lutfi Ramadani dhe Gani Zylfiu duke rrëfyer për ngjarjen e 26 marsit 1999, kur u krye krimi gjenocidal në Krushë të Vogël.

***

Maskra me përmasa gjenocidi në Krushë të Vogël - mars 1999

https://www.youtube.com/watch?v=IKTGsuQm-s0


(***)

Përmbajtja:

- KU SHTRIHET REGJIONI I ANADRINIT

- RRETHIMI I ANADRINIT PJESË E OPERACIONIT SERB "PATKOI"

- MË 25 - 26 MARS 1999 NË KRUSHË TË VOGËL U VRANË - MASAKRUAN DHE U DOGJËN MIZORISHT 112 SHQIPTARË!

- KRUSHA E VOGËL - MË 25 MARS 1999…

- SI U EKZEKUTUAN NËNTË KRUSHJANËT E PARË NË PARADITEN E 25 MARSIT 1999

- K25: "POLICËT LOKALË SERBË VRISNIN NJERËZIT NË KRUSHË TË VOGËL"

- SI U VRA PLAKU HYSEN RAMADANI NË OBORRIN E SEJDI BATUSHËS DHE KUSH I PLAҪKISTE DHE I DIGJTE SHTËPITË E KRUSHËS SË VOGËL

- HANËMSHAHE BATUSHA: "SERBËT NA THANË: "ECNI, TASH, N'DAҪI MBYTUNI N'DRI, N'DAҪI SHKONI N'ALLBANI"

- BAJRAM R.ZYLFIU - JU RRËFEJ MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL

- BAJRAM ZYLFIU: SI SHPËTUAM NGA VENDI I KRIMIT

- DËSHMITARËT LUTFI RAMADANI DHE MEHMET KRASNIQI, RRËFEJNË PËR MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL

- MEHMET UKË KRASNIQI: SI I SHPËTOVA VRAJES, MË 26 MARS 1999?!

- QAMIL HAKI SHEHU: SI SHPËTOVA NGA MASAKRA E 26 MARSIT 1999

- PETRIT RASHKAJ: NJË MILIC XHIRONTE GJITHË NGJARJEN E NDODHUR!

- ANI ZYLFIU: SI SHPËTOVA NGA MASAKRA SERBE, MË 26 MARS 1999 - NË KRUSHË TË VOGËL

- XHAFER HAJDARI: SI I SHPËTUAM VRASJES - NË HYRJE TË KRUSHES SË VOGEL

- SI U DOGJË KAMIONI ME KUFOMA TË BANORËVE TË KRUSHËS SË VOGËL, NË LUMIN DRINI I BARDHË

- ZAHRIJE RASHKAJ: "SERBËT NA THANË - TË GJITHË DJEMTË MBI 10 VJEҪ TË NDAHEN NGA GRATË!"; LETAFETE BATUSHA: NA VRANË E NA DOGJËN SERBËT E KRUSHËS SË VOGËL!

- LETAFETE BATUSHA: NA VRANË E NA DOGJËN SERBËT E KRUSHËS SË VOGËL!

- LETAFETE BATUSHA: VISARIN DHE ENVERIN MI MORËN, GJORGJE DHE BORISLLAV CVETKOVIQI!

- NEXHMIJE HAJDARI: "SI I LAMË TË RRESHTUAR BURRAT DHE DJEMTË, SKAJ MURIT"

- NAXHIJE SHEHU: ZLLATKOJA I SPIROS DHA URDHËR QË TË NDAHESHIN GRATË, FËMIJËT DHE BURRAT NË GRUPE!

- AJSHE SHEHU: "FQINJËT SERBË - BURRAVE DHE DJEMVE TANË JU KANË THËNË, NËSE SULMON 'NATO' NUK DO TË KALONI LEHTË"!

- SI E PËRJETOJ DRITA HAJDARI - TRAGJEDINË E 25 - 26 MARSIT 1999, NË KRUSHË TË VOGËL

- ZEҪIR SALLAUKA-BUDAKOVA: JU RRËFEJ SHPËTIMIN E FAMILJES SIME, NGA MASAKRA

- SI U VRANE DHE U DOGJËN - GJASHTË KRUSHJANËT - NË SHTËPINË E SELIM ҪOLLAKUT, MË 25 MARS 1999

- ESAT GUTA: "JOVAN NIKOLIҪI MË THA - TË GJITHË SHQIPTARËT E KRUSHËS SË VOGËL I KEMI VRA DHE I KEMI BA SAPUN!"

- SI U ZHVARROSËN KUFOMAT NGA VARRET E KRUSHËS SË VOGËL?!

- SHABAN AVDYL KRASNIQI: SI SHPËTUAM NGA MASAKRA?!

- SI U MBYT FËMIU MUHAMET A.EMËRLLAHU, NGA MINAT SERBE, AFËR SHTËPISË SË TIJ NË KRUSHË TË VOGËL.

- GAZETARI ANGLEZ JOHN SWEENEY - ZBARDH MASAKRËN E KRUSHËS SË VOGËL.

- MË 25 - 26 MARS 1999 NË KRUSHË TË VOGËL U VRANË, U MASAKRUAN DHE U DOGJËN MIZORISHT - 112 SHQIPTARË!

- LISTA E SERBËVE TË FSHATIT KRUSHË E VOGËL, QË MORËN PJESË NË MASAKRIMIN E 112 MASHKUJVE SHQIPTARË (MË 26 MARS 1999), DJEG'JEN E SHTËPIVE DHE PLAҪKITJEN E PASURISË SË SHQIPTARËVE TË KËTIJ FSHATI.

- LISTA E GRAVE TË KRUSHËS SË VOGËL, QË HUMBËN BASHKËSHORTËT DHE BIJTË E TYRE, MË 25/26 MARS 1999.

- EKSPERTIZA E POLICISË METROPOLITANE NË KRUSHË TË VOGËL (PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS).

- ҪKA THONË BANORËT E KRUSHËS SË VOGËL, NË APELIN - DREJTUAR: "INSTITUCIONEVE VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE NË KOSOVË, ORGANIZATAVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHOQËRISË CIVILE", LIDHUR ME MASAKRËN E 25/26 MARSIT 1999 DHE PROVOKIMET E UNMIK-ut&EULEX-it, ME VIZITAT E KRIMINELËVE NË KRUSHË TË VOGËL)

***

Në vazhdim lexoni 11 pjesë të studimit për gjenocidin serb në Krushë të Vogël:

PJESA E PARË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1424

***

PJESA E DYTË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1426

***

PJESA E TRETË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1429

***

PJESA E KATËRT:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1436

***

PJESA E PESTË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1443

***

PJESA E GJASHTË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1446

***

PJESA E SHTATË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1452

***

PJESA E TETË:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1456

PJESA E NËNTË

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1459

***

PJESA E DHJETË

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1467

***

PJESA E NJËMBËDHJETË

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1471



Ceremoni e rivarimit të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në Krushë të Vogël. Mars, 2014


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks