SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

REXHEP KASUMAJ: VDEKJA SI 'FILLIM I NJË LIBRI'!

Berlin, 7 shkurt 2020:

1.

Ndërroi jetë Nexhmija, bilbili i Kosovës.

Ç'shprehje e veçantë, e pangjashme shqiptare.

Pikërisht ashtu: ndërroi jetë sepse Ajo nuk ka vdekur: as këndej në arkivin e shpirtit kolektiv dhe as andej në transmigrimet e ardhme të pafundësisë.


2.

Fillova këtë nekrolog me idenë e transcendencës, për arsyen e thjeshtë se askush s'do t'ma kujtojë më shumë poetin kelt Talies, që thoshte se s'ka formë jete në Gjithësi që t'mos ketë qenë e tij.

"Isha betejë", shkruan ai, "urë mbi 60 lumenjë, shpatë në dorë, jam mbërthyer nga magjia e shkumës së ujit, isha yll, dritë dhe fillim i një libri..!"

Evokimi ishte kaq i vetishëm, natyral e kuptimplotë. Dhe s'mund të ndodhte ndryshe, kur Të dy, Ai dhe Ajo, i përkisnin njëj race: artit të madh!

A nuk ishte dhe Nexhmija këngë, gurrë kroi, fije bari, gjeth i trishtë vjeshte, frymëzim bukurie, dhimbje, rezistencë, sepse pikërisht e bukura është trajta më e urryer e rezistencës për pushtues e sundtarë, ishte gurëthemel kujtese, lule, fjalë e Borëbardhë e Alpeve shqiptare...

Ishte, ndaj, vetë jeta me të gjashtë fatet e saj (demon, bimë...), si do shkruaj Borges, ku Ajo do të zgjedhte më të vështirin e tyre: fatin e të qenmit njeri!

3.

Por Ajo, ashtu si Taliesi, ishte dhe "fillim i një libri".

Një bashkëbisedim At e Bir në blernajën e Toskanës, do merrte pamjen e një rrugëtimi në të kaluarën plot jetë, filozofi, kulturë, moskuptim Europe, mëkat, mendësi të vjetra, indiferencë, madje përbuzje e mortit, vetmi Tibeti...Vetë titulli simbolik shpjegon ngjyrnajën vezullore të valëzimeve të tij. "Fundi është fillimi im", është libri kujtimor i Tiziano Terzanit: një dialog me Folcon, të birin që dëgjonte, pyeste e dëgjonte prapë i magjepsur dhe shkruante, ndërsa i ati, publicist i shquar, dridhej nga afrimi i vdekjes...

E, pra dhe fundi i Saj i këtejmë është, duhej të ishte fillim i një rrëfimi për Bilbilin. Një Kolos-Libër i thellë për një univers jete të Epërme që, si thërmija diamantësh e pluhnajë yjësh, ka lënë pas gjurmët e pazhdukshme për brezat e kombit me emrin shqiptar!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks