SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

SHABAN KABASHI: GJUHA DHE SHKOLLA SHQIPE DËSHMOJNË MBROJTJEN E IDENTITETIT KOMBËTAR

Zvicër, 24 mars 2021: Një vlerësim i shkurtër për librin “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar, shkruar nga Dr. Vaxhid Sejdiu


Mësuesi Vaxhid Sejdiu që është edhe autor edhe i shumë shkrimeve të llojeve të ndryshme këto ditë nxjerr nga shtypi një libër studimor shumë interesant, si rezultat i studimeve të tija të thella në fushën e arsimit shqip. Libri titullohet: “Shkolla Shqipe në Kantonin e St.Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar”. Në këtë libër që përbëhet nga 10 kapituj, janë përfshirë pothuajse të gjitha të dhënat nga puna e gjatë në organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe të shoqëruara me fjalë e fotografi të shumta. Ndarja e punës në libër në periudha të ndryshme që nga fillimi i organizimit të mësimit shqip duke filluar nga "Motrat Qiriazi", shoqatë kjo e themeluar nga Këshilli prindëror që kishte moton: “Me laps nëpër Evropë”, nga hapja e shkollës së parë shqipe në Glarus me 20 shtator 1990, me hapjen e paraleleve në Sarganserland me mësues: Adnan Mehmetin, hapja e paraleles në Rebstein me 21 Nëntor 1992 dhe deri në ditët e sotme dëshmon përpjekjet për ruajtjen e gjuhës shqipe në këtë pjesë të Zvicrës.. Në hapjen e këtyre paraleleve pati vështirësi të shumta organizative, programore, por edhe të kuadrove.

Nga organet tona dhe ato Zvicerane me 30 tetor 1995 u pranua Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, me emrin “Naim Frashëri”.Në këtë libër paraqitet puna reale e bashkatdhetarëve tanë, të bashkëpunëtorëve, arsimtarëve e prindërve tanë të organizuar nëpër shkolla, klube e shoqata për të ruajtur e kultivuar gjuhën tonë, kulturën e traditat tona dhe identitetin tonë. Vlen të theksohet që shqiptarët kudo që janë kanë qëllim ruajtjen e gjuhës sonë, prandaj edhe kërkohet angazhim nga se ruhet kombi ynë që është edhe themel i godinës sonë shtetërore. Sa më i fortë që të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.



Libri: “Shkolla Shqipe në kantonin e St.Gallenit”, vatër e bashkimit kombëtar”, paraqet fakte historike për trojet tona, për migrimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. Autori i librit në parathënie paraqet angazhimin e dëshmuar të popullit tonë për ruajtjen e gjuhës duke theksuar se asimilimi në disa treva e vendbanime erdhi nga mungesa e komunikimit kombëtar. Prandaj edhe kontributi i mërgatës sonë vlen të vlerësohet nga se ndihmoj në rilindjen e përpjekjeve kulturore, arsimore duke mos ndenjur duarkryq, por aty ku ishte e mundur u angazhua. Sa bukur e përshkruan autori në fjalë humbjen e gjuhës me fjalët: "humbja e gjuhës vë në pikëpyetje edhe identitetin kombëtar, kështu është fakt i gjallë dhe i vërtetuar në të gjitha pikëpamjet se nuk është humbje definitive nëse ndokush largohet nga atdheu qoftë edhe me familje, por humbje përfundimtare është kur e harron gjuhën".

Për të arritur këtë lypset një angazhim i gjithanshëm i yni. Historikun e shkollës shqipe e ndanë në tri periudha:1990-1995 hapat drejt pavarësimit të shkollës shqipe, 1995-1999 hapja e shkollës shqipe në mbarë Zvicrën dhe 1999 gjer sot. Ku përfshihen shumë emra të aktivistëve, mësuesve, nxënësve dhe shkollave shqipe, me tekst dhe foto të shumta. Dr. Vaxhid Sejdiu librin e ka konceptuar mjeshtërisht edhe me nëntituj të shumtë. Në libër përfshihen edhe artikuj, tekste e materiale ndihmëse për mësim, fotografi të figurave tona kombëtare dhe punime e biografi të ndryshme. Duhet theksuar që për ta lexuar këtë libër lypset një angazhim, përqendrim dhe reflektim nga se pas leximit do të kuptojmë sa mall e dashuri, sa angazhim e mobilizim kishte dhe ka ende për shkollën dhe mësimin shqip. Theksoj që ka ende angazhim nga se autori në fjalë vazhdon pa ndalë në hapjen e paraleleve shqipe përveç kantonit të St.Gallenit edhe në kantonin e Cyrihut dhe më gjerë. Në fund e falënderoj Dr. Vaxhid Sejdiun për këtë libër e shkrime tjera duke i dëshiruar shëndet e suksese tjera shkencore.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks