TEUTA ZYMBERI: PAS SHPËRBËRJES SË KUVENDIT – SHKOHET NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Luzern, 12. 05. 2014 – Populli shqiptar ka dhënë vlera qytetëruese e civilizuese në historinë e tij. Ka dhënë vlera të dinjitetit, vlera të dijes, arsimit e kulturës. Ka dhënë prova politike edhe si faktor i paqes në rajon. Mbi të gjitha ka dhënë sakrifica shekullore për të qenë i lirë, i bashkuar dhe me bërje të shtetit. Në luftën e fundit, Kosova ka dhënë gjak e dëshmorë për t’u jetësuar Pavarësia e Kosovës. Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës hapi rrugën e perspektivës kombëtare, që ky popull të jetë i lirë dhe me shtet sovran të zhvilluar ekonomikisht e politikisht, hapi rrugën, që ky popull të ketë Qeveri zotuese e të betuar në interesat madhore të kombit.
Sa do të dinë politikanët dhe partitë politike t’i bartin këto vlera në konceptet e tyre programore që synojnë në zgjedhjet e 8 qershorit 2014?
Se çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës, të gjithë e pamë. Ndonëse nga seancat parlamentare që mbaheshin, ishte krijuar pamja dhe bindja se nuk funksiononte asgjë në rregull.
Deputetët në Kuvend nuk mund ta tejkalonin kompleksin e pluripartizmit duke harruar tërësisht statusin e tyre, se ishin të zgjedhurit me votën e elektoratit dhe se po përfaqësonin interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË KOSOVË

Kuvendi më shumë ishte shndërruar në kushtëzime partiake se sa që ipnin shansa të mira për rrugë të mira të zhvillimit ekonomik e politik në vend.
Shumë deputetë, me përjashtime kishin rënë në përgjumje total pasive, duke harruar diskutimet paralmentare ishin në shfrytëzim të tyre për të parashtruar dhe debatuar për të gjitha kërkesat që ishin të nevojshme dhe të domosdoshme.
Për këtë arsye edhe u shpërbë Kuvendi, derisa deputetët nuk qenë në gjendje të shkojnë deri në mandatin e rregullt, shkarkuan vetveten.
Deputeti duhet të jetë njohës i Kushtetutës, njohës i ligjeve e i amandamenteve, njohës i sistemit juridik e politik, njohës i procedurave legjislative, mbi të gjitha njohës i realitetit dhe njohës i brengave të qytetarëve të tij.
Deputetët mbi të gjitha kishin harruar përgjegjësinë. Kishin harruar se të jesh përfaqësues i popullit duhesh të mbash përgjegjësi. Dhe përgjegjësia të shton detyrimin të jesh i përgjegjshëm ndaj popullit. E këtë mendje që kishin disa deputetë nuk ishin interpret i një pjekurie të lartë për ta përfaqësuar organin më të lartë legjislativ- siç është Kuvendi.
***
Në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 të gjithë presin një kuadër më të fortë kombëtar, njerëz të punës e të dijes, njerëz që denjësisht përfaqësojnë interesat e shtetit, që punojnë për shtetin e zhvillimin ekonomik të Kosovës. Tashmë, kur Kosova ka në duart e veta fatin e saj politik, edhe zotërimi i pushtetit duhet të siguroj Kosovën në shtrirjen e plotë të sovranitetit, kontrollin e kufirit dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Çdo pushtet qeveritar pa vëmendjen e këtyre nevojave të domosdoshme shtetërore nuk do të jenë inkurajuese dhe realizuese në unifikimin e shtetësisë. Përndryshe slloganet e premtimeve të partive politike do të jenë gjysmake në hallet që kanë shqiptarët.
Shoqëria shqiptare ka fuqi politike për ta qeverisur Kosovën. Shoqëria shqiptare ka mendimtarë e dijetarë, njerëz të zot e veprimtarë të dëshmuar për ta qeverisur Kosovën.
Dhe padyshim, Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e zëshme në bashkpunimin me Qeverinë e Shqipërisë. Sepse Shqipëria asnjëherë nuk është shmangur nga përgjegjësia kombëtare për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura