Tiranë, 13. 05. 2014 – Mur në zemër, në zemrën e Lecit ushqeheshin ndjenja dashurore për dikë që banonte në atë kopsht, por kodet zakonore, morale ia ndalonin dhe kjo sjell ndrydhjen në nënvetëdijen e tij. “Ndieu nevojën e çuditshme me i kërkue ato kokrra të vogla, të verdha në ngjyrën e dyllit, të kumbulles përtej murit”23. Mur në mendje, duke qenë se mbolli farën e dashurisë në zemër ai kultivoi në mendjen e tij, por studimet jashtë, procesi i të mësuarit ndjenja e paraqitjes si një intelektual që uni i tij të ndalet me mur nga esi ku rrinin fshehur këto pulsione.
“S’ishte e para herë, mbas këthimit të tij në Shkodër, qi vinte në shtëpi të dajave, por asnji herë s’kishte pasë rasë me shetitë të gjitha skutat ku strukeshin kujtimet mâ t’âmbla të fminís së largët. Ishin dhetë vjet, e mâ ndoshta, qi s’e shifte at mur”24.
Sipas Roland Crane “Gjuha e kritikës dhe struktura e poezisë” shpreh nismat e para drejt teorizimit të kritikës simbolike. Vetëdija për një gjuhë të dytë, të thellë, të gjerë dhe simbolike, nga e cila është formuar vepra e artit.
Sapo pranon ekzistencën e veprës së artit në vetvete, shprehet Bart, bëhet e pamundur të mos pranosh në shkallën më të lartë shkallët e një leximi simbolik, pranimi i të cilit është ai i pluralitetit, i vertikalitetit të kuptimeve, i polisemisë25.
Kurse sipas Jean Paul Weber-it në veprën simbolika e veprës shprehet se simboli flet për një ngjarje apo situatë me tipare personale apo gjysmë personale të autorit. Nga pikëvështrimi fenomenologjik tema që strukturon një vepër me një shumësi imazhesh, mund të paraqitet si një objekt, si një skenë, si një grumbull reminishencash.
Një simbol është i përbërë nga ngjarje, gjeste, akte të papërcaktueshme, që kanë lidhje, veç të tjerash, edhe me mitin e ritin.
Edhe kumbulla del si simbol i dorës së parë dhe simbol i dorës së dytë:
Me shtat të gjatë.
Çel lule të bardha.
Kumbulla S1 Me kokra të pjekura.
Boshnjake e bodorike.
Reçel.
Është si kumbull – Trupi.
Kumbulla S2 Fytyrën si lule kumbulle.
E ka gjoksin si kumbull boshnjake.
Frutat si: pjeshka, molla, dardha, kumbulla, gryka e pusit, lugu, janë simbole të identifikimit të trupit të femrës në erotikë.
“Gryka e pusit, sjellë motit prej Venediku, edhe lugu ngjat saj, ndritëshin të bardhë në nji skâj”26.
Leci bëri një epifanizëm, projektim të nuses së tij të re, që sa herë e shikon kumbullën, shtatin, kokrrat, lulet i kujtohej trupi, gjoksi, fytyra e saj…. Po pse pikërisht reçel dhe jo kumbull?!.
Po t’i referohemi psikanalizës kumbulla zien reçel, procesi i zierjes të kujton procesin e ndrydhjes, ashtu si kokrrat e kumbullës shtynin njëra-tjetrën nga zierja në kazan ashtu impulset ndrydhen.
“Asht i bamë me kumbullat tuja. Uli kryet e kërkoj reçelin”- Leci ndjen.
“Një shije verash të fikuna stinësh të largëta”. Të gjitha këto janë simbol i një akti seksual të kryer.
Në fillim personazhi kryesor i vetëm është Lec Gurrmolla, por që në faqet e fundit kumbon një za kërcënues, e ajo ishte një plakë më sy të gjallë e me një shami ngjyrë lumi në krye që i fliste prej dritares tuj qeshë. Edhe figurën e plakës e kemi trajtuar në dy rrafshe S1 e S2 përkatësisht:
Za kërcenues.
Me sy të gjallë e shami ngjyrë lumi.
Plaka S1 Plaka e dritares veshë me të bardha.
Është shpirtërisht vesh me të bardha si zani
muzikor.
Ndjenja të mbjella prej kohësh (të plakur).
Plaka S2 Pritje e gjatë (Ku je se më plake?!).
Me përvojë nga jeta, plak.
Pranëvënia e Lecit me plakën na çon tek konkluzioni i psikanalizës ku thuhet: Njeriu është përfillur si shndërrim i një qenie e projektuar mes erosit (dashurisë) e thanatosit (vdekjes).
LECI
Eros Thanatos
Dashuri Vdekje
Nusja e re dikur Plaka
Kumbulla në degë Reçeli
Realiteti psikik i Lec Gurrmollës dëshmon se instinktet e tij seksuale nuk janë zbehur përkundrazi. Këtu shohim të shfaqur i-din, i cili lidhet me vrullet instiktive në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky fakt shihet edhe të nusja e vjetruar.
“Plaka, tue e ndjekë ndër lëvizje të tija, bashkohej shpirtnisht me të”.
Për sa i përket simboleve të quajtura të dorës së dytë kemi: Gryka, lugu, tipike seksuale, organet e femrës.
Molla, pjeshka, kumbulla, limoj: Simbole erotike (gjoksi).
“Lëshojshin hije anave hardhijat e rrëfatuna në hûj të tyne me gjethë stërpikë në gur kali ndërmjet cilve lavireshin vilet e rrushit ende të bleruna e të pashêjuna e në midis pêmët rrjesht e rrjesht, zerdelija, pjeshka, dardha, molla, ftoj, kumbulla”27.
Një nga procedimet e diskursit të përdorur në këtë tregim janë deformimet kohore. Të gjitha përthyerjet që i bëhen rendit të zhvillimit të ngjarjes përkundrejt rendit në të cilin janë vendosur ngjarjet në tregim quhen anakroni, sipas teorisë narratologjike.
Alternimi i kohës kur ka ndodhur ngjarja dhe momentit kur rrëfehet, kjo bëhet e mundur nga gërshetimi i dy kohëve gramatikore të pakryerës dhe të së kryerës së thjeshtë të mënyrës dëftore.
Ky alternim kohor që krijon një shkallëzim të mëtejshëm në të shkruarën ka një shkak të brendshëm paralelizmi të situatave që zbulon jo vetëm të kaluarën e personazhit, por edhe thelbin e karakterit që mishëron ai.
Sipas foljeve gramatikore të pranishme janë: e pakryer si: vlonte, vinte, donte. E kryer e thjeshtë si: zbriti, hyni, mbështollën.
Kemi edhe një kohe semantike:
1. Para 10 vitesh (Leci ishte fëmijë).
2. Pas 10 vitesh (Ishte i rritur, i shkolluar).
Autori na njeh me ndodhi në kohën e dytë pas 10 vjetësh e këtu një të tashme të përcaktuar ‘një ditë korriku’. Marrëdhëniet mes kohës kronologjike dhe asaj artistike krijohen duke ia nënshtruar disa ngjarje elipsit. “Kjo i ndodhi pas 10 vjetësh”.
Këto deformime kohore janë në formën e elipsit.
“Njiherit me kët deshir i u zgjue e ivetoi përbrenda edhe kujtimi se nji trill i atillë i a tronditi shpirtin shum vjet përpara”.
Sinkronia dhe diakronia, ndërfutja mes tyre i japin tregimit eksplerimitet të veçantë, me qëllim theksimin e një momenti në jetën e një personazhi.
“Dukej ajo shtroje bari, qindisë ashtu prej rrezeve e prej gêmbave, halí prrallash shpalisë nên kâmbët e nji princeshe së zhdukun”28.
Kopshti në atë lëvizje kandrash e fluturash që në një paralelizëm të gjendjes psikike të personazhit simbolizojnë lëvizjen kaotike të pulsioneve lebedike.
“Kopshti n’at mbasdite të nxehtë, heshte në diell. Ajo heshte e tij po vlonte me zâne të panjehuna veçse të lehta e me lëvizje disi të shutituna. Lëvizje kandrrash e flúturash; zâne bletësh e grêthash. Ndihej si një marrje frýme e gjânë bimësh, nji aht i thellë bimuer tue u përhapun nëpër at heshtim ari”29.
E njëjta gjë ndodh edhe në përshkrimin e oborrit të huaj e me këtë oborr të huaj janë shkallët e shtëpisë së vjetër, por të mbajtura mirë. Ngjitja e tyre (shkallëve), forca, energjia që duhet për kalimin e tyre nga njëra tek tjetra të kujton procesin e zgjimit të këtyre pulsioneve dhe bërjes të vetëdijshme të tyre (shkallë – shkallë).
“Hyni në nji oborr, krejt në hije, plot freskí, ku ndieu nji ndije të papritun flladitjeje. Ai u ngjit shkallave të nji shtëpije së vjetër, mbajtë shum mirë. Nalt e pritte buzqeshun, plaka e dritores, veshë me brandavekë e bohçe të bardhë përpara”30.
Rrëfimtari duke e realizuar rrëfimin për ngjarjen dhe personazhin vihet në pozicionin e interpretuesit të tyre dhe bëhet ndërmjetës mes autorit dhe lexuesit. Krahas gjetjes dialogjike e monologjike që ka përdorur autori, teknika e të rrëfyerit të rrëfimtarit bën të mundur përcjelljen e mesazheve.
Dhënësi-Mesazhi-Marrësi
Autori-Lexuesi
Narratori
Lexuesi i thjeshtë
Lexuesi implicit.
Mesazhi që përcjell autori është:
1- Dualiteti mes bërjes se vetëdijshme të instinkteve seksuale ose pulsioneve është çështje universale. Në psikiken njerëzore rëndon një moral që e dallon njeriun nga qeniet e tjera të gjalla.
2- Kultura dhe sidomos kodi zakonor, nuk i vë detyrime vetëm ekzistencës shoqërore të njeriut, por edhe ekzistencës biologjike të tij.
Roli i kritikës psikoanalitike është nxjerrja na pah, gjatë ilustrimit, strukturimit të tekstit, e rolit të dëshirës, çka e lidh psikoanalistin me retoriken dhe me rrëfimin, pra dëshira luan rol gjatë procesit të shkruarit dhe leximit.
Rruga që ndjek Koliqi për t’iu afruar modernitetit si gjuhë është paksa e veçantë. I vetëshpallur si “modernist i moderuar”, kthesën drejt zbulimit të objekteve dhe gjuhës së veçantë me të cilën kjo zbulesë duhet thënë ai e bën përmes prozës poetike.
Koliqi, poet sa i traditës aq edhe modern, është mjeshtër i kalimit tradicionalist të ruajtjes së virtyteve të racës në polin frojdist të thyerjes së tabuve31.
Si përfundim ky studim i parë përmes psikanalizës dhe mundësisë që ajo të jep për interpretim, mund të themi që kalimi i Koliqit nga tradita e hijes së malit, nga rrânjët e të parëve në simbolikën e frojdizmit, bëhet natyrshëm dhe në mënyrë të zbutur, pa revoltim siç do ta shohim te Migjeni, duke arritur të futet deri në skutat më të errëta të vetëdijes njerëzore dhe të vetë personazhet e veprës së tij.
Ai i jep liri të plotë dashurisë së sublimuar të plakës së kumbullave, por nuk do ta miratonte kurrë një dashuri jashtë kurore të plakës, teksa flet për “jetën e gjatë të saj kalue fisnikisht në frýmë të zakoneve t’ona mâ të bukura”32.
Gjergj Fishta së bashku me Asdrenin, të ulur –
dhe pas tyre në këmbë Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi.
______________
Referencat:
1. Ardian Marashi, “Pole koliqiane”, po aty, f. 34.
2. Ernest Koliqi, “Rrâjët lëvizin”, Camaj-Pipa, Shkodër 1997, f. 43-44.
3. Ardian Marashi, “Pole koliqiane”, po aty, f. 35.
4. Ernest Koliqi, “Rrâjët lëvizin”, po aty, f. 45-46.
5. Koliqi, novela “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 115.
6. Po aty, f. 115.
7. Floresha Dado, “Teoria e veprës letrare”, Albas, Tiranë 2006, f. 215.
8. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, Nikaj, Tiranë 1935, f. 117.
9. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 116.
10. Floresha Dado, “Teoria e veprës letrare”, vep. e cit.., f. 210-211.
11. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 115.
12. Po aty, f. 116.
13. Po aty, f. 116-117.
14. Po aty, f. 117.
15. Po aty, f. 121.
16. Floresha Dado, “Teoria e veprës letrare”, vep. e cit.., f. 214.
17. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumtulla përtej murit”, vep. e cit.., f. 117.
18. Herbert Marcuse, “Eros and Civilization”, London 1956.
19. Floresha Dado, “Teoria e veprës letrare”, vep. e cit.., f. 210.
20. Ardian Marashi, “Pole koliqiane”, po aty, f. 36.
21. Ernest Koliqi, “Tregtar Flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 120.
22. Floresha Dado, “Teoria e veprës letrare”, vep. cit., f. 216.
23. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 116-117.
24. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 115-117.
25. Stefan Çapaliku, “Letërsia e interpretuar”, Arbri, Tiranë 1998, f. 51.
26. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 119.
27. Ernest Koliqi, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, po aty, f. 115.
28. Po aty, f. 118.
29. Po aty, f. 115.
30. Po aty, f. 119-120.
31. Dhurata Shehri, “Figurat e modernitetit”, Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, UP, FF, 24/2, Prishtinë 2005, f. 215.
32. Ardian Marashi, “Pole koliqiane”, po aty, f. 36-37.
________________
Bibliografia
ÇAPALIKU Stefan, “Letërsia e interpretuar”, Arbri, Tiranë 1998.
DADO Floresha, “Teoria e veprës letrare”, Albas, Tiranë 2006.
KOLIQI Ernest, “Rrâjët lëvizin”, Camaj-Pipa, Shkodër 1997.
KOLIQI Ernest, “Tregtar flamujsh”, tregimi: “Kumbulla përtej murit”, Nikaj, Tiranë 1935.
MARASHI Ardian, “Pole koliqiane”, Studime shqiptare 3, Universiteti i Shkodrës, 1995.
MARCUESE Herbert, “Eros and Civilization”, London 1956.
SHEHRI Dhurata, “Figurat e modernitetit”, Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, UP, FF, 24/2, Prishtinë 2005
***************************
DR.ROVENA VATA: ENIGMAT PSIKO-MEMNTALE DHE
SIMBOLE TË PAVETËDIJES TE PERSONAZHET E ERNEST KOLIQIT(I)
PJESA E PARË: https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=2761
ROVENA VATA – DOKTORE SHKENCASH MË E REJA
NË FUSHËN E STUDIMEVE TË LETËRSISË DHE ANTROPOLOGJISË SHQIPE!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=2753
******************************************
(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)