Pashtriku.org, 26. 07. 2014 – (ARSYETIMI HYRËS) – Këta njerëz janë të diskriminuar. Janë të persekutuar në të gjithë aspektet, por në aspektin nacional persekutimi i këtyre shfaqet në mënyrën më drastike. Ky, doemos, është një problem shumë i rëndësishëm. Por problemi bëhet shumëfish më i rëndësishëm, kur ky diskriminim, ky persekutim lihet pa u shpallur dhe pa u dënuar, sepse, duke mos e shpallur dhe duke mos e dënuar, lihet shteg që në të ardhshmen të DHUNOHEMI NE DHE PASARDHËSIT tanë, por të na DHUNOHET edhe HISTORIA. Ky është edhe thelbi i problemit që po e trajtomë: të mos i lihet shteg DHUNIMIT, qoftë të njerëzvet të gjallë, qoftë të historisë!
Kur dikush të vë në lojë, kur dikush luan me ty, kur dikush të poshtëron, kur dikush të fyen e ti pranon të të fyejë, të të poshtërojë, të luajë me ty, të tallet me ty, kush e ka fajin?!
Hajde ta gjejmë bashkë! Ai, fyerësi, doemos që është i poshtër, është i ulët, është i pamoralshëm. Mirëpo ti, edhe në mos qofsh i poshtër, i ulët, qyqar e servil, më e lehta që mund të thuhet për ty, është se ti je kokrra e budallait. Kaq. Je budalla, je naiv, je i paarrirë mendërisht.
Ai që të vë në lojë, është i paarrirë moralisht, ti që pranon të të vënë në lojë, je i paarrirë mendërisht.
Thamë kështu për një individ. Po kur është fjala për një grumbull njerëzish, për një sasi banorësh, të cilët, së bashku, mund edhe të quhen popull, ose pjesë e një populli?! Në një të tillë rast, përgjigjja është terpër e rëndë: Ai popull është një popull budalla! Është një popull naiv, një popull i paarrirë mendërisht, ndaj duhen marrë masa që gjendja e tij të përmirësohet!
Lënda bruto
Kam përpara një regjistër emrash të nja 80 bashkëkrahinasvet të mi, botuar në revistën “Buzuku”, nr.40, 16 dhjetor 2013. Është regjistri i rreth 80 shqiptarëvet të disa fshatrave në afërsi të Ulqinit, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore. Ky fakt, që ata janë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, e bën problemin edhe më të rëndësishëm. Fshatrat janë: Krruç, Krythë, Salç, Kullomzë, Braticë, Bishti i Malit.
Dokumenti është shkruar me dorë, në gjuhën sllave, me shkronja latine, ku emrat e personavet në fjalë dalin në këtë formë:
Dabović Nikin Djerdja, Dabović Lukin Marko, Dabović Zefin Djona, Lukić Nikin Djon, Lukić Stjepe Zefa, Mardjonović Petrov Zefa, Pecić Macin Luka, Pelinković Brahimov Šaban, Brisković Petrov Nikola, Brisković Prenče Stjepa, Dabović Petra Djona, Dabović Petra Sima, Dedić Djokin Petar, Dedić Nikin Petar, Janković Petra Risto, Janković Pavlov Nikola, Junković Kolje Marko, Junković Nikin Pavle, Lukić Petrov Djerdja, Lukić Stjepin Kolja, Lukić Lukin Marko, Lukić Leke Nikola, Lukić Nike Petar, Luković Husa Cufo, Marniković Kolin Janko, Marniković Macin Nikola, Marović Stjepe Kolja, Mujović Meta Huso, Nilović Mace Andrija, Nilović Lekin Djeka, Nilović Petrov Nikola, Stanović Macin Zefa, Suljović Demov Omer, Vuković Selimov Beqir, Vuković Cana Osman, Barlović Djordjije Aleksa, Barlović Zefin Luka, Barlović Prenče Nikola, Barlović Nikole Petar, Barlović Petra Roka, Barlović Djone Zefa, Brisković Nušin Kolja, Brisković Prenče Zefa, Dedić Mace Nikola, Dedić Petrov Zefa, Durović Petra Marko, Djinović Brahima Hamza, Junković Lukin Leka, Junković Lukin Zefa, Junković Nikin Sima, Kolović Nikolin Aleksandar, Kolović Kolje Djerdja, Kolović Kolje Marko, Kolović Kolje Prenča, Krmić Sime Marko, Krmić Kolin Zefa, Lukić Leke Petar, Lukić Leke Simo, Lukić Nikolin Zefa, Ljaković Huso Selim, Mardjonović Pavle Djerdja, Mardjonović Petra Djoka, Mardjonović Pavle Djona, Mardjonović Pavle Ljubo, Mardjonović Petra Nikola, Marlukić Kole Luka, Marlukić Luke Marko, Marniković Pavlov Ljoro, Marniković Zefin Petar, Marović Frana Petar, Nilović Pavlje Djona, Nilović Leke Jagoš, Nilović Luke Fillip, Nilović Simin Nikola, Nilović Čeke Pera, Pecić Lukin Kolja, Pekić Petra Prenča, Pelinković Ramov Selim, Simonović Djerdjin Prenča, Stanović Pavlov Djordje, Vukmarković Miljanov Marko.
Sistemimi sipas alfabetit
Në krah të secilit prej këtyre emrave, midis tjerash, është vënë edhe PËRKATËSIA NACIONALE, kombësia.
Revista “Buzuku” i ka verifikuar një për një këta emra, duke dhënë aty edhe format e tyre autentike tradicionale. Ne po i sjellim këtu në formën siç i ka dhënë revista, por të grupuar sipas llagapevet, me qëllim që studimi të bëhet më i lehtë.
Kemi bërë edhe krahasimin me regjistrat kishtarë të famullisë Salçit, në të cilët kemi gjetur 56 prej këtyre 80 emrave, që të gjithë të regjistruar në vitin 1944 me formë SHQIP.
1.Llagapi BARDHANJ, letrare shqip: BARDHAJ, është deformuar në BARLOVIĆ (Shqiptohet: Barlloviq). Të këtij llagapi, dmth të kësaj vëllazërie, janë:
– Leka i Gjergjit Lek’s Pal’s. Shënuar: Barlović Djordjije Aleksa. Duehj dhe duhet: Lekë Bardhaj ose: Lekë Gjergj Bardhaj.
– Luka i Zefit Macit. Shënuar: Luka Zefin Barlović. Duhej dhe duhet: Lukë Bardhaj ose: Lukë Zef Bardhaj.
– Kola i Preçit Luk’s Preçit. Shënuar: Barlović Prenče Nikola. Duhej dhe duhet: Kolë Bardhaj ose Kolë Preç Bardhaj.
– Pjertri i Kol’s Gjek’s. Shënuar: Barlović Nikole Petar. Duhej dhe duhet: Pjetër Bardhaj ose: Pjetër Kolë Bardhaj.
– Rroku i Pjetrit Nik’s Simonit. Shënuar: Barlović Petra Roka. Duhej dhe duhet: Rrok Bardhaj ose: Rrok Pjetër Bardhaj.
– Zefi i Gjonit Nik’s Mar Luk’s. Shënmuar: Barlović Djone Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Bardhaj ose: Zef Gjon Bardhaj.
Prej këtyre, 4 janë cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac) dhe 2 me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 6-t kanë qenë SHQIPTARË.
2. Llagapi BRISKU, letrare shqip: BRISKU apo BRISKAJ, është deformuar në BRISKOVIĆ (shqiptohet: Briskoviq).
Të këtij llagapi, dmth të kësaj vëllazërie, janë:
– Kola i Pjetrit Kol’s Luk’s. Shënuar: Brisković Petra Nikola. Duhej dhe duhet: Kolë Brisku ose: Kolë Pjetër Brisku.
– Stjepa i Preçit Nik’s Luk’s. Shënuar: Brisković Prenče Stjepa. Duhej dhe duhet: Stjepë Brisku ose Stjepë Preç Brisku.
– Kola i Nushit Kol’s Gjekos. Shënuar: Brisković Nušin Kolja. Duhej dhe duhet: Kolë Brisku ose: Kolë Nush Brisku.
– Zefi i Çek’s Monit. Shënuar: Brisković Prenče Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Brisku ose: Zef Çekë Brisku.
Të 4 këta persona janë cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 4-t ishin SHQIPTARË.
3. Llagapi DABANJ, letrare shqip: DABAJ, është deformuar në DABOVIĆ (shqiptohet: Daboviq).
Të këtij llagapi janë:
– Gjergji i Nik’s Preçit Nik’s. Shënuar: Dabović Nikin Djerdja. Duhej dhe duhet: Gjergj Dabaj ose: Gjergj Nikë Dabaj.
– Markui Luk’s Markut Kol’s Luk’s. Shënuar: Dabović Lukin Marko. Duhej dhe duhet: Mark Dabaj ose: Mark Lukë Dabaj.
– Gjoni i Pjetrit Markut Kol’s Luk’s. Shënuar: Dabović Petra Djona. Duhej dhe duhet: Gjon Dabaj ose: Gjon Pjetër Dabaj.
– Sima i Pjetrit Markut Kol’s Luk’s. Shënuar: Dabović Petra Sima. Duhej dhe duhet: Simë Dabaj ose: Simë Pjetër Dabaj.
Të 4-t këta persona janë cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 4-t ishin SHQIPTARË.
4. Llagapi DEDANJ, letrare shqip: DEDAJ, është deformuar në DEDIĆ (Shqiptohet: Dediq).
Të këtij llagapi janë:
– Pjetri i Gjok’s Preçit Per Gjok’s. Shënuar: Dedić Djokin Petar. Duhej dhe duhet: Pjetër Dedaj ose: Pjetër Gjokë Dedaj.
– Pjetri i Nik’s Markut Per Gjok’s. Shënuar: Dedić Nikin Petar. Duhej dhe duhet: Pjetër Dedaj ose: Pjetër Nikë Dedaj.
– Kola i Macit Vuk’s. Shënuar: Dedić Mace Nikola. Duhej dhe duhet: Kolë Dedaj ose: Kolë Mac Dedaj.
– Zefi i Pjetrit Vuk’s. Shënuar: Dedić Petrov Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Dedaj ose: Zef Pjetër Dedaj.
Prej këtyre, 3 janë cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven) dhe 1 me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, që të 4-t kanë qenë SHQIPTARË.
5. Llagapi DOBRECI është deformuar në DOBRECOVIĆ (shqiptimi: Dobrecoviq).
– I këtij llagapi është Gjoni i Zefit Gjok’s Preçit Kol’s. Shënuar: Dobrecović Zefin Djona. Dhej dhe duhet: Gjon Dobreci ose: Gjon Zef Dobreci.
Është cilësuar me kombësi MALAZIASE. Në të vërtetë, ka qenë SHQIPTAR.
6. Llagapi DURANJ, letrare shqip: DURAJ, është deformuar në DUROVIĆ.
– I këtij llagapi është Marku i Pjetrit. Shënuar: Durović Petra Marko. Duhej dhe duhet: Mark Duraj ose: Mark Pjetër Duraj.
Cilësohet me kombësi SHQIPTARE (Albanac) dhe ishte SHQIPTAR.
7. Llagapi GJINAJ është deformuar në DJINOVIĆ (shqiptimi: Gjinoviq).
– I këtij llagapi është Hamzë Bajrami. Shënuar: Djinović Bajramov Hamza. Duhej dhe duhet: Hamzë Gjinaj ose: Hamzë Bajram Gjinaj.
Cilësohet me kombësi SHQIPTARE (Albanac) dhe ishte SHQIPTAR.
8. Llagapi JANINA ose JANINAJ, është deformuar në JANINOVIĆ (shqiptimi: Janinoviq).
– I këtij llagapi është Ristoja i Pjetrit Nik’s. Shënuar: Janinović Petra Risto. Duhej dhe duhet: Risto Janinaj ose: Risto Pjetër Janinaj.
Cilësohet me kombësi MALAZIASE (Crnogorac), por, në të vërtetë, ka qenë ORTODOKS ME KOMBËSI SHQIPTARE, ardhur në këto anë gjyshërit e tij nga qyteti ose rrethinat e Janinës.
9. Llagapi JANKANJ, letrare shqip: JANKAJ, është deformuar në JANKOVIĆ (shqiptimi: Jankoviq).
– I këtij llagapi është Kola i Pal’s Nik’s. Shënuar: Janković Pavlov Nikola. Duhej dhe duhet: Kolë Jankaj ose: Kolë Palë Jankaj.
Cilësohet me kombësi MALAZIASE (Crnogorac), por, në të vërtetë, ka qenë SHQIPTAR.
10. Llagapi JUNKANJ, letrare shqip: JUNKAJ, është deformuar në JUNKOVIĆ (shqiptimi: Junkoviq).
Të këtij llagapi janë:
– Marku i Kol’s Nrek’s Simonit. Shënuar: Junković Kolje Marko. Duhej dhe duhet: Mark Junkaj ose: Mark Kolë Junkaj.
– Pala i Nik’s Pjetër Palit. Shënuar: Junković Nikin Pavle. Duhej dhe duhet: Palë Junkaj ose: Palë Nikë Junkaj.
– Leka i Luk’s Markut Palit. Shënuar: Junković Lukin Leka. Dhej dhe duhet: Lekë Junkaj ose: Lekë Lukë Junkaj.
– Zefi i Luk’s Markut Palit. Shënuar Junković Lukin Zefa. Dhej dhe duhet: Zef Junkaj ose: Zef Lukë Junkaj.
– Sima i Nik’s Gjergjit. Shënuar: Junković Nikin Sima. Duhej dhe duhet: Simë Junkaj ose: Simë Nikë Junkaj.
Të 5-tët këta luftëtarë janë cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, që të 5-tët ishin SHQIPTARË.
11. Llagapi KËRRMA është deformuar në KRMIĆ (shqiptimi: Kërmiq).
Të këtij llagapi janë:
– Marku i Sim’s Mar Kërrm’s. Shënuar: Krmić Sime Marko. Duhej dhe duhet: Mark Kërrma ose: Mark Simë Kërrma.
– Zefi i Kol’s Mar Kërrm’s. Shënuar: Krmić Kolin Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Kërrma ose: Zef Kolë Kërrma.
Njëri prej këtyre luftëtarëve është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac), kurse tjetri me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 2 kanë qenë SHQIPTARË.
12. Llagapi KOLANJ, letrare shqip: KOLAJ, është deformuar në KOLOVIĆ (shqiptimi: Kolloviq).
Të këtij llagapi janë:
– Alekoja i Nik’s Lecit. Shënuar: Kolović Nikolin Aleksandar. Duhej dhe duhet: Aleko Kolaj ose: Aleko Nikë Kolaj.
– Gjergji i Kol’s Preçit Kol’s. Shënuar: Kolović Kolje Djerdja. Dhej dhe duhet: Gjergj Kolaj ose: Gjergj Kolë Kolaj.
– Marku i Kol’s Preçit Kol’s. Shënuar: Kolović Kolje Marko. Dhej dhe duhet: Mark Kolaj ose: Mark Kolë Kolaj.
– Preçi i Kol’s Preçit Kol’s. Shënuar: Kolović Kolje Prenča. Duhej dhe duhet: Preç Kolaj ose: Preç Kolë Kolaj.
Të 4-t këta luftëtarë janë cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, të 4-t kanë qenë SHQIPTARË.
13. Llagapi LAKAJ është deformuar në LJAKOVIĆ (shqiptimi: Lakoviq).
– I këtij llagapi është Selimi i Hys’s. Shënuar: Ljaković Huso Selim. Duhej dhe duhet: Selim Lakaj ose: Selim Hysë Lakaj.
Cilësohet me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, ka qenë SHQIPTAR.
14. Llagapi LUKAJ është deformuar në LUKOVIĆ (shqiptimi: Llukoviq).
– I këtij llagapi është Cufi i Hys’s. Shënuar: Luković Husa Cufo. Dhej dhe duhet: Cuf Lukaj ose: Cuf Hysë Lukaj.
Është cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, ka qenë SHQIPTAR.
15. Llagapi LUKIQI është deformuar në LUKIĆ (shqiptimi: Llukiq)
Të këtij llagapi janë:
– Pjetri i Lek’s Pjetër Ujk’s. Shënuar: Lukić Leke Petar. Duhej dhe duhet: Pjetër Lukiqi ose: Pjetër Lekë Lukiqi.
– Sima i Lek’s Macit Per Stjep’s. Shënuar: Lukić Leke Simo. Duhej dhe duhet: Simë Lukiqi ose: Simë Lekë Lukiqi.
– Zefi i Nik’s Pjetër Ujk’s. Shënuar: Lukić Nikolin Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Lukiqi ose: Zef Nikë Lukiqi.
– Gjoni i Nik’s Pjetër Ujk’s. Shënuar: Lukić Nikin Djon. Duhej dhe duhet: Gjon Lukiqi ose: Gjon Nikë Lukiqi.
– Zefi i Stjep’s Zefit Kol’s Markut. Shënuar: Lukić Stjepe Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Lukiqi ose: Zef Stjepë Lukiqi.
– Gjergji i Pjetrit Per’s Stjep’s Mar Çobit. Shënuar: Lukić Petrov Djerdja. Dhej dhe duhet: Gjergj Lukiqi ose: Gjergj Pjetër Lukiqi.
– Kola i Stjep’s Zefit Kol’s Markut. Shënuar: Lukić Stjepin Kolja. Dhej dhe duhet: Kolë Lukiqi ose: Kolë Stjepë Lukiqi.
– Marku i Luk’s Markut Preçit. Shënuar: Lukić Lukin Marko. Duhej dhe duhet: Mark Lukiqi ose: Mark Lukë Lukiqi.
– Kola i Lek’s Markut Preçit. Shënuar: Lukić Leke Nikola. Duhej dhe duhet: Kolë Lukiqi ose: Kolë Lekë Lukiqi.
– Pjetri i Nik’s Pjetrit Markut. Shënuar: Lukić Nike Petar. Duhej dhe duhet: Pjetër Lukiqi ose: Pjetër Nikë Lukiqi.
Prej këtyre luftëtarëve, 2 janë cilësuar me kombësi SHQIPTARE (Albanac), 3 me kombësi MALAZIASE (Crnogorac) dhe 5 me kombësi jugosllave (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 10-t ishin me kombësi SHQIPTARE.
16. Llagapi MARANJ, letrare shqip: MARAJ, është deformuar në MAROVIĆ (shqiptimi Maroviq).
Të këtij llagapi janë:
– Kola i Stjep’s Ilisë. Shënuar: Marović Stjepe Kolja. Duhej dhe duhet: Kolë Maraj ose: Kolë Stjepë Maraj.
– Pjetri i Franit Kol’s. Shënuar: Marović Frana Petar. Duhej dhe duhet: Pjetër Maraj ose: Pjetër Fran Maraj.
Të 2 këta luftëtarë janë cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, që të 2 ishin SHQIPTARË.
17. Llagapi MARGJONANJ, letrare shqip: MARGJONAJ, është deformuar në MARDJONOVIĆ (shqiptimi: Margjonoviq).
Të këtij llagapi janë:
– Zefi i Pjetrushit Gjok’s. Shënuar: Mardjonović Petrov Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Margjonaj ose: Zef Pjetrush Margjonaj.
– Gjergji i Pal’s Pjetrit. Shënuar: Mardjonović Pavle Djerdja. Dhej dhe duhet: Gjergj Margjonaj ose: Gjergj Palë Margjonaj.
– Gjoka i Pjetrushit Gjok’s. Shënuar: Mardjonović Petra Djoka. Dhej dhe duhet: Gjokë Margjonaj ose: Gjokë Pjetrush Margjonaj.
– Gjoni i Pal’s Pjetrit. Shënuar: Mardjonović Pavle Djona. Dhej dhe duhet: Gjon Margjonaj ose: Gjon Palë Margjonaj.
– Luboja i Pal’s Pjetrit. Shënuar: Mardjonivić Pavle Ljubo. Duhej dhe duhet: Lubo Margjonaj ose: Lubo Palë Margjonaj.
Nika i Pjetrit Kol’s Çekut. Shënuar: Mardjonović Petra Nikola. Duhej dhe duhet: Nikë Margjonaj ose: Nikë Pjetër Margjonaj.
Prej këtyre luftëtarëve, 4 janë cilësuar me kombësi SHQIPTARE (Albanac), 1 është cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven) dhe 1 është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, që të 6-t ishin me kombësi SHQIPTARE. Bie në sy në këtë grup që, ndër 3 vëllezër, 2 figurojnë SHQIPTARË, ndërsa 1 figuron JUGOSLLAV.
18. Llagapi MARLUKANJ, letrare shqip, MARLUKAJ, është deformuar në MARLUKIĆ (shqiptimi: Marllukiq).
Të këtij llagapi janë:
– Luka i Kol’s Gjok’s. Shënuar Marlukić Kolje Luka. Dhej dhe duhet: Lukë Marlukaj ose: Lukë Kolë Marlukaj.
– Marku i Luk’s Kol’s Gjok’s. Shënuar: Marlukić Luke Marko. Dhej dhe duhet: Mark Marlukaj ose: Mark Lukë Marlukaj.
Të 2 këta luftëtarë janë cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë që të 2 ishin SHQIPTARË.
19. Llagapi MARNIKANJ, letrare shqip: MARNIKAJ, është deformuar në MARNIKOVIĆ (shqiptimi: Marnikoviq).
Të këtij llagapi janë:
– Jaku i Kol’s Macit Kol Gjoklit. Shënuar: Marniković Koljin Jako. Duhej dhe duhet: Jak Marnikaj ose: Jak Kolë Marnikaj.
– Lori i Pal’s Macit Gjeçit. Shënuar: Marniković Pavlov Ljoro. Duhej dhe duhet: Loro Marnikaj ose: Loro Palë Marnikaj.
– Pjetri i Zefit. Shënuar: Marniković Zefin Petar. Duhej dhe duhet: Pjetët Marnikaj ose: Pjetër Zef Marnikaj.
Të 3 këta luftëtarë janë cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 3 ishin SHQIPTARË.
20. Llagapi MARTINANJ, letrare shqip MARTINAJ, është deformuar në MARTINOVIĆ (shqiptimi Martinoviq).
– I këti llagapi është Nika i Macit Nik’s Mar Nik’s. Shënuar: Martinović Macin Nikolla. Duhej dhe duhet: Nikë Martinaj ose: Nikë Mac Martinaj.
Është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, ka qenë SHQIPTAR.
21. Llagapi MUJAJ është deformuar në MUJOVIĆ (shqiptimi: Mujoviq).
– I këtij llagapi është Hysa i Metit. Shënuar: Mujović Meta Huso. Duhej dhe duhet: Hysë Mujaj ose: Hysë Met Mujaj.
Është cilësuar me kombësi SHQIPTARE (Albanac) dhe ishte SHQIPTAR.
22. Llagapi NILANJ, letrare shqip: NILAJ, është deformuar në NILOVIĆ (shqiptimi Nilloviq).
Të këtij llagapi janë:
– Ndreka i Macit Nik’s. Shënuar: Nilović Mace Andrija. Duhej dhe duhet: Ndrekë Nilaj ose: Ndrekë Mac Nilaj.
– Gjeka i Lek’s Nik’s. Shënuar: Nilović Lekin Djeka. Duhej dhe duhet: Gjekë Nilaj ose: Gjekë Lekë Nilaj.
– Nika i Pjetrit Kocit Markut Nik’s. Shënuar: Nilović Petrov Nikola. Duhej dhe duhet: Nikë Nilaj ose: Nikë Pjetër Nilaj.
– Gjoni i Pal’s Gjonit Markut. Shënuar: Nilović Pavle Djona. Duhej dhe duhet: Gjon Nilaj ose: Gjon Palë Nilaj.
– Jaku i Lek’s Nik’s. Shënuar: Nilović Leke Jagoš. Duhej dhe duhet: Jak Nilaj ose: Jak Lekë Nilaj.
– Filipi i Lucit Jacit. Shënuar: Nilović Luke Filip. Duhej dhe duhet: Fillip Nilaj ose: Fillip Luc Nilaj.
– Nila i Sim’s Jacit. Shënuar: Nilović Simin Nikola. Duhej dhe duhet: Nilë Nilaj ose: Nilë Simë Nilaj.
– Pera i Çek’s Kocit Mark Nik’s. Shënuar: Nilović Čeke Pera. Duhej dhe duhet: Perë Nilaj ose: Perë Çekë Nilaj.
Prej këtyre luftëtarëve, 4 janë cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac) dhe 4 të tjerë me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, të 8-t ishin me kombësi SHQIPTARE.
23. Llagapi PECI është deformuar në PECIĆ (shqiptimi: Peciq).
Të këtij llagapi janë:
– Luka i Macit Luk’s Palit. Shënuar: Pecić Macin Luka. Duhej dhe duhet: Lukë Peci ose: Lukë Mac Peci.
– Kola i Luk’s Macit Luk’s Palit. Shënuar: Pecić Lukin Kolja. Duhej dhe duhet: Kolë Peci ose: Kolë Lukë Peci.
Prej këtyre 2 luftëtarëve, 1 është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac), dhe 1 me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 2 kanë qenë SHQIPTARË.
24. Llagapi PEKANJ, letrare shqip: PEKAJ, është deformuar në PEKIĆ (shqiptimi: Pekiq).
– I këtij llagapi është Preçi i Pjetrit. Shënuar: Pekić Petra Prenča. Duhej dhe duhet: Preç Pekaj ose: Preç Pjetër Pekaj.
Është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, ka qenë SHQIPTAR.
25. Llagapi PELINKAJ ose PELINKU është deformuar në PELINKOVIĆ (shqiptimi: Pelinkoviq).
Të këtij llagapi janë:
– Shabani i Brahimit. Shënuar: Pelinković Brahimov Shaban. Duhej dhe duhet: Shaban Pelinkaj ose: Shaban Brahim Pelinkaj.
– Selimi i Lamit. Shënuar: Pelinković Ljamov Selim. Duhej dhe duhet: Selim Pelinkaj ose: Selim Lam Pelinkaj.
Nga këta luftëtarë, 1 është cilësuar me kombësi SHQIPTARE (Albanac), 1 me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 2 kanë qenë SHQIPTARË.
26. Llagapi SIMONANJ, letrare shqip: SIMONAJ, është deformuar në SIMONOVIĆ (shqiptimi: Simonoviq).
– I këtij llagapi është Preçi i Gjergjit Kol’s. Shënuar: Simonović Djerdjin Prenča. Duhej dhe duhet: Preç Simonaj ose: Preç Gjergj Simonaj.
Është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, ishte SHQIPTAR.
27. Llagapi STANANJ, letrare shqip: STANAJ, është deformuar në STANOVIĆ (shqiptimi: Stanoviq).
Të këtij llagapi janë:
– Zefi i Macit Zefit. Shënuar: Stanović Macin Zefa. Duhej dhe duhet: Zef Stanaj ose: Zef Mac Stanaj.
– Gjoka i Pal’s Gjok’s Zefit. Shënuar: Stanović Pavlov Djordje. Duhej dhe duhet: Gjokë Stanaj ose: Gjokë Palë Stanaj.
Të 2 këta luftëtarë janë cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE (Jugosloven). Në të vërtetë, që të 2 ishin SHQIPTARË.
28. Llagapi SULAJ është deformuar në SULJOVIĆ (shqiptimi: Suloviq).
– I këtij llagapi është luftëtari Omeri i Demit Brahimit Demit. Shënuar: Suljović Demov Omer. Duhej dhe duhet: Omer Sulaj ose: Omer Dem Sulaj.
Është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, ishte SHQIPTAR.
29. Llagapi VUKAJ është deformuar në VUKOVIĆ (shqiptimi: Vukoviq).
Të këtij llagapi janë:
– Beqiri i Selimit Cufit. Shënuar: Vuković Selimov Bećir. Duhej dhe duhet: Beqir Vukaj ose: Beqir Selim Vukaj.
– Osmani i Canit Sinanit. Shënuar: Vuković Cana Osman. Duhej dhe duhet: Osman Vukaj ose: Osman Can Vukaj.
Njërit prej këtyre nuk i është shënuar kombësia, ndërsa tjetri është cilësuar me kombësi MALAZIASE (Crnogorac). Në të vërtetë, të 2 ishin SHQIPTARË.
30. Llagapi VUKMARKANJ, letrare shqip: VUKMARKAJ, është deformuar në VUKMARKOVIĆ (shqiptimi: Vukmarkoviq).
– I këtij llagapi është Mashani i Milanit Macit Çob’s. Shënuar: Vukmarković Miljanov Marko. Duhej dhe duhet: Mashan Vukmarkaj ose: Mashan Milan Vukmarkaj.
Ky luftëtar është cilësuar me kombësi SHQIPTARE (Albanac) dhe ishte SHQIPTAR.
* * *
Trajtim i mëtejshëm i problemit
Do të kish qenë tepër interesant të bëhej me këtë rast një analizë gjuhësore fonetike mbi formimin e këtyre antroponimeve dhe patronimeve, por, këtë herë jemi të detyruar ta lëmë mënjanë këtë fushë të shkencës.
Gjithsej u numëruan në këta regjistra 80 luftëtarë. Një pjesë e tyre janë dëshmorë, sepse janë vrarë në luftë kundër nazizmit gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Pjesa tjetër tashmë kanë vdekur.
Prej këtyre 80 luftëtarëve, që ishin SHQIPTARË QË TË GJITHË, vetëm 11 janë cilësuar me kombësi SHQIPTARE, 33 janë cilësuar me kombësi JUGOSLLAVE, ndërsa 36 janë cilësuar me kombësi MALAZIASE.
Kemi të bëjmë kështu me njërën prej të pavërtetave të shumta, të cilat, në u lënshin kështu siç janë, të pakorrigjuara, në të ardhshmen, në shekujt e ardhshëm, do t’u sjellin shumë telashe historishkruesvet.
Ç’ishin ata 33 “jugosllavë” nga fshatrat e Ulqinit?! Nga dolën ata “jugosllavë” në rrethinat e Ulqinit në mes të shekullit XX?!
Ç’ishin ata 36 “malazezë” nga fshatrat e Ulqinit?! Nga dolën ata “malazezë” në rrethinat e Ulqinit në mes të shekullit XX?!
Mjegullnaja jonë në shekuj
Kur themi, ç’ishin këta “malazezë” e këta “jugosllavë” në 5-6 fshatrat, tërësisht shqiptarë dhe të pakolonizuar, në afësi të Ulqinit, duhet të mbajmë parasysh një MJEGULLNAJË SHEKULLORE në mentalitetin etno-gjenetik tonin që, fatkeqësisht, është përsëritur shumë e shumë herë dhe zgjatur pa mbarim në krejt të kaluarën e Kombit tonë. Nuk është rast i veçuar! Është sëmundje, e cila na ka brejtur në të gjithë shekujt e ekzistencës sonë.
ROMAKU ishte pushtuesi i Ilirisë dhe, kur kish nevojë për ushtarë, PËR VETE, vinte në Iliri dhe gjente ushtarë sa të donte.
GREKO-BIZANTINËT, pasi ua patën marrë pushtetin iliro-lindorëvet në Konstantinopol, vazhduan ta mbajnë atë shtet më këmbë më së shumti me ushtritë e Ilirisë Lindore. Kudo ku bënte luftë perandori i Bizantit, shpeshherë edhe kundër vetë ilirëvet, iliro-lindorët e derdhnin gjakun e grekët i merrnin meritat.
SLLAVËT E MESJETËS, bullgarët dhe sërbët, i zgjeronin mbretëritë dhe i krijonin perandoritë e veta mbi tokat e Iliro-Arbërisë me forcën dhe me gjakun e ushtarëvet iliro-arbër.
PERANDORIA OSMANE u mbajt më këmbë disa shekuj me ushtarët dhe me pashallarët e Arnautistanit. Perandoria ish e osmanëvet, meritat shkonin për osmanët, kokat që priteshin e rrokulliseshin rëravet e lëndinavet, ishin të arnautëvet.
Këta 80 shqiptarë, që i rendita këtu, me emra, mbiemra dhe me identitetet të përçudnuar, nuk ishin luftëtarë që luftonin për kombin e për vendin e vet. Këta ishin ushtarë të mobilizuar nga komanda ushtarake e ushtrisë pushtuese jugosllave. Ushtria pushtuese jugosllave, e quajtur ushtri partizane popullçliruese (NOVJ), hyri në Ulqin në dhjetor 1944. Puna e parë që bëri komanda e asaj ushtrie, ishte mobilizimi i të gjithë meshkujvet të aftë për luftë dhe çuarja e tyre në front, për të luftuar kundër gjermanëvet. Synimi ishte i shumëfishtë, siç i kanë synimet të gjithë pushtuesit, por kryesori ish: shmangia e ndonjë trazire, e ndonjë organizimi çlirimtar në vendin që sapo ishte pushtuar. Duheshin mbledhur meshkujt dhe duheshin larguar të paktën përkohësisht, deri sa të instalohej pushteti civil.
Shqiptarët e këtyre anëve, midis tyre edhe këta 80 burra e djem të mobilizuar në “Ushtrinë Popullçliruese Jugosllave” (Narodnooslobodilačka Vojska Jugosllavije, NOVJ), e kishin pasur aty Gjermanin për më shumë se 1 vit dhe nuk e kishin luftuar. Përkundrazi, e kishin konsideruar mbrojtës dhe mik. Pse duhej të shkonin tani shqiptarët e këtyre anëve për të luftuar kundër gjermanëvet nëpër Bosnjë?!
Fenomeni i të tredhurit
Kur u kthyen nga lufta, këta njerëz nuk ishin më ata që duhej të ishin. As populli i Ulqinit e i Tivarit nuk ishte ai që duhej të ishte. Ne ishim tashmë jo vetëm të pushtuar, por edhe të tredhur në mënyrë të atillë që njerëzit të mos mund, madje të mos DUAN ta ruajnë identitetin.
Fakti që 11 prej këtyre “Ish-luftëtarëve” janë deklaruar shqiptarë, sado që emrat i kanë të përçudnuar, dëshmon që edhe të tjerët do të mund të deklaroheshin shqiptarë, nëse nuk do të ishin të tredhur.
Një komb I tërë I tredhur?!
Por lexuesi duhet ta marrë vesh që, halli im, si autor i këtij shkrimi, nuk janë vetëm këta 80 bashkëkrahinas të mi.
Në përbërjen e Kombit Shqiptar, në kohën tonë, në kohën e sotme, ka disa milionë individë dhe grupe individësh mirëfilli të tredhur në pikëpamje të identitetit. Shko në pjesën e Shqipërisë që e ka pushtuar Greqia! Shko në diasporën disamilionëshe shqiptare të Turqi! Shko nëpër Evropë e në Amerikë! Mos numëro ata që të mblidhen nën hijen e flamurit! Numro ata që nuk të mblidhen! Numëro ata që nuk i shkollojnë fëmijët në gjuhën e vet! Numëroji edhe ata që s’të flasin shqip edhe kur e dinë shqipen!
Kthehu pastaj këtu brenda, në 2 shtetet që mezi i kemi krijuar dhe që po mundohemi t’i mbajmë me shpirt ndër dhëmbë! Sa shqiptarë të tredhur në aspektin e identitetit jetojnë bashkë me ne në Tiranë e në Prishtinë?! Mjafton të mundohesh për të lexuar tabelat e dyqanevet, të lokalevet dhe të firmavet. Po them: Të mundohesh, sepse asnjërën prej tyre nuk ke për ta lexuar saktë!
Problemi, pra, nuk është një problem vetëm i këtyre 80 njerëzve që tashmë kanë vdekur, duke lënë prapa hijen e mohimit të vetëvetes. Unë i kam njerëzit e mi. Shumicën i kam farefis dhe më dhemb shpirti kur i kaloj nëpër mendje fytyrat e tyre. Njerëz shumë të mirë, por fatkeqësisht, të paarrirë dhe jo aq trima sa duhej të ishin!
Problemi është i krejt këtij kombi, sa madhështor aq edhe tragjik.
Problemi gjithpërfshirës, shërimi: pjesë-pjesë
Se ç’do të bëjmë në të ardhshmen me veten tonë, varet si do ta trajtojmë qoftë edhe 1 rast të vetëm, siç është ky. Sa do të merret me këtë punë, konkretisht, ai intelektuali i Tiranës, i Korçës, i Gjakovës, i Ferizajt, i Prishtinës apo i Shkupit?! Them: Me këtë punë! Me punën e këtyre 80 shembujve nga rrethinat e Ulqinit!
Është ngutshëm e domosdoshme t’u hyhet angazhimevet konkretë për t’i korrigjuar të këtilla shkelje të qenësisë sonë kombëtare. Emrat autentikë që i ka prurë revista “Buzuku” në faqet 20-21, janë një dokumentim i rëndësishëm, nga dhe mund të fillojë procedura e kthimit në identitet të atyre 80 luftëtarëve me rrugë INSTITUCIONALE.
A do të mund të kryhej kjo punë me procedurë gjyqësore?! Të gjendeshin avokatët përkatës dhe të angazhoheshin për ta futur në rrugën e zgjidhjes juridike këtë problem kaq të madh?!
Të kërkoheshin e të gjendeshin fondet për ta nisur dhe për ta çuar deri në fund këtë çështje, sepse, duke kaluar nëpër shkallë të ndryshme gjyqësore, ndoshta do të shkonte procedura deri në Gjykatën e Strasburgut. Unë nuk jam jurist dhe nuk i di rrugët INSTITUCIONALE JURIDIKE se si do të mund të zgjidhej përfundimisht ky handikap. Por jam i sigurtë, jam madje shumë i sigurtë që të këtillë shtrembërime të realitetit janë një fyerje e rëndë që u është bërë shqiptarëvet dhe që brezavet vazhdues të shqiptarëvet u takon t’i fshijnë nga fytyra e tyre të këtilla fyerje.
Dikush mund të thotë që fajin e kanë vetë ata që janë deklaruar apo regjistruar tjetër për tjetër. E kanë apo s’e kanë ata fajin, ne që e dimë se ata njerëz nuk ishin as MALAZEZË, as JUGOSLLAVË dhe që, falë edhe të dhënavet që na jep revista “Buzuku”, nuk na lejohet të qëndrojmë indiferentë. Nëse ata kanë qenë fajtorë që kanë pranuar t’u shtrembërohen emrat dhe nacionaliteti, ne nuk na lejohet të biem në nivelin e tyre.
Në vend të mbylljes, një rrugëhapje
Po e mbyll këtë shkrim të rëndë, duke shpresuar që do të gjenden edhe shqiptarë të tjerë që të merren me të këtillë ngërçe frymëzënës, të historisë dhe të kohës, në të cilën jetojmë. Po e rikujtoj edhe njëherë: Nuk është halli vetëm i 100 apo 500 shqiptarëvet në rrethinat e Ulqinit. Halli është shumë më i madh.
Shkaku që na kanë ndodhur të këtillë poshtërime e vetëposhtërime, për mua, është krejt i qartë: Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi INSTITUCION IMUNITETI. E gjithë kjo është fare e thjeshtë për t’u gjetur. Nuk është aspak e vështirë për t’u kuptuar. Është, madje, më e thjeshtë se “veza e Kolombit”. Mirëpo, këtë “vezë Kolombi” tonën, mund ta kuptojë dhe është në gjendje ta përvetësojë vetëm pjesa e kthjellët e Kombit tonë. Ta kishim atë INSTITUCION, të cilin unë e kam quajtur PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE dhe t’i kishim FJALËMIRAT E GJUHËS SHQIPE të përhapura gjithandej, nuk kishin për të ndodhur, as të atilla vetëvrasje, siç kanë bërë bashkëkrahinasit e mi, që i renditëm në mënyrë aq të mërzitshme këtu sipër, dhe as nga ato vetëvrasje, siç ndodhi pardje në një fshat të Fierit, ku njëri vëlla vrau 2 vëllezërit e vet dhe e shoi krejt familjen duke shtrirë përdhe 5 kufoma! Nuk do të kishin ndodhur, të paktën në përmasa kaq turpëruese e kaq tronditëse! (Gjokë Dabaj, Qershor- korrik, 2014)