Oslo, 22. 09. 2014: “Fotografia” që u përcjell sot në mbarë botën, nga Tirana, ishte e bukur, shpresëdhënëse dhe plot ngjyra! Mediat e botës kryetemë kishin Tiranën dhe llojllojshmërinë fetare të shqiptarëvet. U tha e u fol shumë për tolerancën tonë fetare. Sot, Shqiptarët arritën që përmes simbolit, ikonës dhe fotografisë të mbisundojnë në Botën e ndezur e të acaruar. Sot, ne ishim kryetema e këndshme dhe fotografia e butë dhe e ëmbël në televizionet e botës. Sot, ne, përmes organizimit dhe mikëpritjes së Papës, “meremetuam” mendimin e të tjerëve për ne… E uratën e madhe, këtu, e ka Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, i cili u bë lajm në të gjitha mediat e botës. Ai ishte pjesë e Meshës së Shenjtë bashkë me udhëheqësit tjerë fetarë të Shqipërisë. Ky bëri që “fotografia shqiptare” të jetë me e bukur, me e përplotësuar dhe më e “pazakontë”! Por, këtu, shtrohet një pyetje e madhe: a bëhët shteti e kombi veç me FOTOGRAFI?
Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj…