MR.AGIM JAKUPI: HALLI I POPULLIT DHE SELFIA E POLITIKANIT (MASHTRUES E TË PA DITUR), PARA LAPIDARIT TË

Shkup, 07. 10. 2014: Lotët e djeshme po më rrjedhin edhe sot… sigurisht që loti më është bë përditshmëri. Mundohem të qetësoj veten, dhe sa po arrij disi të harroj lotin tim përpara më del vllau im. Edhe në syrin e tij shohë lot. Rrugës gjithashtu shohë fytyra të përulura që në sy kanë lotin. Kuptohet, gjithë kemi një hall. Sado që mundohemi të ngushllojm njëri tjetrin prap hallet janë aq të mëdha që muhabeti për ngushllim mbetet utopi. Është e vërtetë se jetojmë me hallin e plakut që shanë politikanët. Ata e meritojnë një gjë të tillë. Skandalet nuk kanë të ndalur. Për këtë problematik mund të flasim, dhe aty gjejmë burimin e halleve tona. Pas 2001 shumë njerëz u zotuan se do të mbrojë dinjitetin e popullit tonë, disa të tjerë shkuan aq larg sa luftën e bënë si me qenë darsëm, duke dhënë deklarata të “zjarrta” se nëse lëndohet një ushtar i UÇK’së do ia nisim luftës! Euforia nuk zgjatë shumë edhe pse mund të fryhet.
Të njejtit sa shijuan “begatit” e pushtetit harruan fjalët e “zjarrta” dhe filluan të udhëheqin valle sipas qejfit të tyre. Dhe na ndodhën shumë vrasje, likuidime, burgosje, raste të montuara politikisht, për një çast ata që “nisnin luftën” u humbën në “bereqetin” pa djersë. Tani edhe më mirë mund të kuptojmë pse syri loton; nëna, biri i së cilës dha jetën për ideale kombëtare, jeton në mjerim, e përbuzur dhe gjatë fushatave parazgjedhore e keqpërdorur. “Selfie” me të mundohet të bëje çdo kandidat për deputet dhe nuk ngurojnë që fotot ti nxjerrin në profilet sociale. Këtë mund ta quajmë shenjë nderimi dhe në të njetën kohë shenjë manipulimi. Shenjë nderimi, ngase kështu mendon nëna e cila nuk është e ushqyer nga “molla e ndaluar” e mbjellur nga “politikanët” pas konfliktit. Kurse, sa i takon manipulimit janë të njohur për këtë “aftësi”, me gjërat më të ndjeshme mundohen të marrin ndonjë votë më shumë.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi duke bërë “selfie” me një përmendore të “Shkupi 2014”, tha se ajo përmendore ishte e Nexhat Agollit, a në fakt ajo ishte e Sharllo Shatorovit!!!

Kur jemi te “selfiet” edhe këtu na paraqitet një hall dhe në të njejtën kohë syri loton. Halli ka një faktor, ate historik. Vallë ne shqiptarët për shkak se nuk e njohim historinë ajo na përsëritet? Halli na qenka pjesë e historisë kombëtare! Jo larg nesh po ndodhin gjëra të çuditshme, kuptohet nga ata që sot na udhëheqin, nga ata që ju kemi dhënë fuqi që me të t’i çojnë proceset politike në vend përpara. Mirëpo, të ngulfatur nga pushteti ata këtë amanet e kanë shkelur dhe fuqin e marrë nga populli e përdorin kundër tij.
“Selfie”! Tani edhe kjo na paraqet hall në vete. Për çdo gjë me vlerë apo pa vlerë politikanët nuk ngurrojnë që ti bëjnë vetes foto. I natyrës së pavlerë ishte edhe fotoja e një deputeti shqiptar, i cili me dituri të pakt për personalitetet historike e përvetësoi Sharllo Shatorovin, një personalitet të dyshimt; këtë veprimtar komunist maqedon, që bullgarët e llogarisin si partizan bullgar! E keqja e mbledhur gjatë kohë plasi në momentin kur u bë fotografia me “Nexhat Agollin”.
Mburrja se punohet për realizimin e premtimeve parazgjedhore paraqiti në opinion ate që shumë kohë edhe pritej, të vërtetën: fytyrën e vërtet të politikanit shqiptar – mashtrues dhe i paditur. Midis këtyre manovrave politike, tani të njohura si “selfie”, ka domethënie proverbi latin, sipas të cilit Jupiteri u merr mendjen atyre që dëshiron t’i shkatërrojë. Andaj, po të kishte pak moral në politikën shqiptare, deputeti shqiptar që bëri skandalin me foton para “Nexhat Agollit” duhet të largohet nga politika dhe nga çdo funksion tjetër publik. Max Weber politikanin e përshkruan me cilësin e pasionit, përgjegjësisë dhe të maturit me sy. Cilën nga këta cilësi kanë deputetët shqiptar? Me siguri asnjërën. Sidoqoftë, halli i popullit u harrua nga shumë njeri, kuptohet duke bërë shaka me “selfiet” e politikanëve. Besoj që populli gjatë kohë nuk do merret me politikanët, ngase përderisa ne po bëjmë shaka me të papërgjegjësitë tanë të “zgjedhur”, politika dhe projekti “Shkupi 2014” po merrë fundin e vet edhe pa buste shqiptare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura