SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (I) FOTO+VIDEO

Pashtriku.org, 08. 10. 2014: (“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. Franklin D.Roosvelt 1882 – 1945, presidenti i 32’të i Shteteve të Bashkuar të Amerikës) – Ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Prandaj, edhe 11 shtatori 2001 (si një nga ngjarjet më të rënda të këtij fillimshekulli) nuk ka ndodhur aksidentalisht, por është planifikuar të ndodh në atë mënyrë, për t’i hapur rrugë luftës në Afganistanë (në vjeshtën e atij viti) dhe luftërave tjera të përgjakshme në Irakë e në shtetet tjera të Lindjes së Mesme!
(Në vend të hyrjes një përmbledhje e lëndës)
– Njëmbëdhjetë Shtatori 2001 ishte padyshim dita më e zezë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas verzionit zyrtarë, në mëngjesin e asaj dite, nëntëmbëdhjetë terroristë të Al Kaidas rrëmbyen katër aeroplanë, dy prej tyre goditën Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, i treti goditi Pentagonin, ndërsa i katërti, u rrëzua në perëndim të Pensilvanisë dhe nga ky sulm i përgjakshëm terrorist (që ishte planifikuar nga kreu i Al Qaidas Osama bin Ladeni) u mbytën rreth 3000 njerëz të pafajshëm!
– Shumë analistë, ekspertë të fushave të ndryshme dhe dëshmitarë okular që përjetuan këtë ngjarje, mendojnë se e vërteta e 11 Shtatorit nuk ishte ashtu siç përshkruhet zyrtarisht nga administrata e Shtëpisë së Bardhë.
– Gazetari dhe shkrimtari Jim Marrs në librin “Komploti i terrorit”, ka theksuar se: “provat e argumenteve që sillen në libër të çojnë në përfundimin se sulmet e 11 shtatorit u orkestruan nga një element brenda qeverisë së SHBA’së”.
– Sipas raporteve të gazetave amerikane, mëngjesi i 11 shtatorit 2001, ka nisur me një seri lojërash e stërvitjesh luftarake nga punonjësit e Komandës së Mrojtjes Aerohapsinore Amerikano Veriore. Loja është menduar që të krijonte një “krizë imagjinare” në formën e një “stërvitjeje të mbrojtjes ajrore që simulonte një sulm mbi SHBA’të, dhe pikërisht në kuadër të kësaj “stërvitjeje” e “krize të imagjinuar” u kryen sulme të vërteta ajrore mbi Kullat Binjake, në Nju Jork dhe mbi Pentagon, në Uashington D.C!
– Ndërmjet orës 9:06 dhe 9:16, kur Kullat binjake po digjeshin, Presidenti Bush po qëndronte në një shkollë në Florida, edhe pse tashmë e dinte se Kullat e QBT’së ishin goditur.
– Brenda pak orësh, pas ngjarjeve të 11 shtatorit, FBI’ja publikoi emrat dhe fotografitë e 19 rrëmbyesve të dyshuar, edhe pse më vonë doli se shumë prej këtyre personave ishin gjallë në Lindjen e Mesme!

– Lideri laburist në Angli, Jeremy Corbyn, mendon se sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA (në Nju Jork dhe në Pentagon) u manipuluan nga Perëndimi në mënyrë që të niste lufta në Afganistan. Ai kritikon kryministrin britanik Tony Blair dhe presidentin amerikan, George W. Bush se e kishin përdorur 11 Shtatorin 2001, për të hyrë në luftë. Z.Corbyn pretendonte se u manipulua në atë mënyrë, që Osama bin Laden të dukej përgjegjës për ngjarjen e rëndë!

– Shkrimtari, Gore Vidal ka kërkuar një investigim për ngjarjen e 11 Shtatorit 2001…. Botimi polemik i Vidal me titull “The enemy within”, ngre debatin se si ajo që ai e quan “Junta e Bushit” i përdori sulmet terroriste si një pretekst për të vënë në skenë një axhendë para ekzistuese për të pushtuar Afganistanin dhe goditur liritë civile në shtëpinë amerikane. Vidal thotë se motivi i vërtetë për luftën në Afganistan, ishte për të kontrolluar portën e Euroazisë dhe pasurinë energjitike të Azisë Qendrore.
– Ish’guvernatori i Floridas dhe senatori demokrat i SHBA, Bob Graham në TV kombëtar në Amerikë ka thënë, se sulmet e 11 shtatorit 2001 ishin një punë e brendshme dhe se 19 rrëmbyesit (e aeroplanëve) nuk i kanë kryer sulmet… Unë -mendoj se është e pabesueshme për të besuar se 19 persona, shumica e të cilëve nuk flasin anglisht, shumica e të cilëve kurrë nuk kishin qenë në Shtetet e Bashkuara më parë, shumica e të cilëve nuk kanë një arsim të lartë, mund të kenë kryer një detyrë të tillë të ndërlikuar, pa një mbështetje nga brenda Shteteve të Bashkuara.
– Richard A. Clark, Ish shef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kundër terrorizmit, në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, ka akuzuar, CIA’n se ka rekrutuar terroristët që kryen sulmin më 11 shtator 2001!
– Sipas gazetave prestigjioze amerikane, më 10 shtator 2001, (një ditë para sulmeve) “Grupi Carlyle” mbajti një takim në Hotelin Ritz Carlton në NYC. Në këtë takim ishin të pranishëm ish-presidenti George H.W.Bush dhe Shafiq bin Laden, vëllai i Osama bin Ladenit dhe shumë biznesmenë nga Arabia Saudite!
Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, anëtarët e familjes së Osama bin Ladenit me rreth 140 sauditë, me lejen e administratës Bush, u larguan nga SHBA’të me dy avion të mëdhenj reaktivë për në Arabinë Saudite!
– Në vitin 2006 një grup prej 50 akademikësh amerikanë krijuan grupin e studimit për të vërtetën e 11 shtatorit. Kryesuesi i këtij grupi Dr.Stiven E. Jones bëri bujë kur deklaroi se, Qendra Botërore e Tregëtisë u rrëzua sepse në të ishte vendosur “qysh më përpara lëndë shpërthyese”. Ndërsa Dr. Morgan Reynolds, ish drejtor i Qendrës së Drejtësisë Kriminale në Qendrën Kombëtare për Analiza Politike në Dallas, deklaroi publikisht se, historia zyrtare e rrëzimit të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë ishte “false” dhe se provat tregonin qartë që ndërtesat ishin rrëzuar me anë të shembjes së komanduar!

9/11 Verschwörung (Komploti 9/11)

Për shembjen e kullave të QBT’së nga shpërthimet e eksplozivit (bombave), ka deklaruar edhe William Rodriguez, ish roje në Qendrën Botërore të Tregtisë si dhe shumë dëshmitarë të tjerë okularë.
– Për më tepër Shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Kopenhagës, Dr.Niels Harri në një intervistë dhënë për stacionin danez TV-TV2, ka deklaruar se në pluhurin e ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, ka zbuluar eksplozivë (nano-thermite) të paaktivizuara!
– Ish këngëtari i White Lion, Mike Tramp, nuk beson se aeroplanët që ranë në kullat binjake në 11 shtator të 2001-it, janë shkaktarët e rrënimit të dy kullave, madje ai beson se asnjë avion nuk ra atë ditë në Pentagon! Madje, Mike Tramp është trishtuar nga rrëzimi i ndërtesës 47 katëshe i QBT’së (për disa sekonda) pa u goditur nga aeroplanët!
– Sa i përket sulmit mbi Pentagon, gazetarja ushtarake, Barbara Honegger, në bazë të shumë provave ka thënë, se: Pentagoni u sulmua me bomba rreth orës 9:32, pasuar ndoshta nga goditja e një objekti fluturues shumë më të vogël se avioni…
– Prokurori Stenley G.Hilton, një republikan që ka shërbyer si shef i stafit të Senatorit Robert Dol, në qershor të vitit 2004 depozitoi një AktPadi në Gjykatën Federale të Kalifornisë, në emër të 400 familjarëve të viktimave të 11 shtatorit kundër: presidentit Bush; zëvendëspresidentit, Dick Cheney; Ministrit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld; drejtorit të CIA’s, George Tenet; drejtorit të FBI’së, Robert Mueller; Këshilltares për Siguri Kombëtare, Condoleeza Rice dhe prokurorit të përgjithshëm, John Ashcroft. Padia akuzon se zyrtarët e administratës “kanë konspiruar të gjithë me qeverinë e Arabisë Saudite përpara datës 11. 09. 2001 për të financuar, nxitur, rekrutuar, lejuar dhe ndihmuar e mbështetur disa individë për të kryer sulmet e 11 shtatorit mbi Qendrën Botërore të Tregtisë dhe mbi Pentagon. Hilton, ka thënë gjithashtu se, “Al Kaeda është thjesht një krijim i CIA’s” dhe se “ky është një operacion i urdhëruar prej qeverisë”. Ai ka thënë se: “Personalisht (Bushi) i autorizoi sulmet. Ai është fajtor për tradhti dhe për vrasje në masë”. Hiltoni, bazuar në informatat që kishte mbledhur nga oficerë të lartë të ushtrisë, nga agjentë të FBI’së etj., ka zbuluar prova për zyrtarë qeveritarë të rangut të lartë të cilët kanë bashkëpunuar në sulmet e 11 shtatorit, sulme këto që u kryen nën mbulimin e stërvitjeve për katastrofat dhe të lojërave luftarake me emrin e koduar “Tripod”.

***
E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 NË SHBA!

13 vjet më parë, mëngjesi i 11 Shtatorit 2001 ishte kthyer në një ditë të zezë për mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti u goditën nga ‘2 avionë’, të cilat më pastaj u shkaktërruan me themel. Dhe tashmë SHBA’të përkujtojnë çdo vit rreth 3 000 viktimat e këtij sulmi.
Shumë analistë të paanshëm politikë dhe ekspertë të ndryshëm në Amerikë, mendojnë se e vërteta e 11 Shtatorit nuk ishte ashtu siç përshkruhet zyrtarisht nga administrata e Shtëpisë së Bardhë. Deri më tani edhe shumë dëshmitarë që përjetuan këto sulme kanë vënë në pikëpyetje këto ngjarje terroriste!
“Sipas shpalljes zyrtare (të administratës amerikane – shën.im), thuhet se, më 11 shtator 2001 – nëntëmbëdhjetë (19) terroristë myslimanë nga Lindja e Mesme, njerëz me zemra të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë, dy prej të cilëve i përplasën mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, dhe të tretin në Pentagon, afër Uashington D.C. Avioni i katërt u tha se u rrëzua në perëndim të Pensilvanisë, pasi pasagjerët u përpoqën t’i ndalonin rrëmbyesit.” – kështu ka shkruar gazetari dhe shkrimtari i njohur amerikan Jim Marrs në hyrje të librit të tij voluminoz “The Terror Conspiracy” (“Komploti i terrorit”) faqe 4, dhe pastaj ka shtuar: “Si për t’i shtuar fyerjen gjithë kësaj drame, thuhet se i gjithë ky “Mision i pamundur”, i pabesueshëm, i cili mposhti një sistem mbrojtjeje me buxhet 400 miliard dollarësh, u drejtua nga një klerik i devotshëm mysliman nga Arabia Saudite (Osama bin Laden’i-shën.im), i cili përdori celularët dhe një kompjuter portativ, fshehur në një shpellë në Afganistan”.
Jim Marrs duke iu referuar mediave më kryesore amerikane, raporteve të administratës së Shtëpisë së Bardhë etj., dhe dëshmive të shumta të ekspertëve më të njohur, në libër ka arritur të shkruajë historinë e plotë të 11 shtatorit 2001, shkaqet e dukshme e të padukshme të kësaj ngjarjeje të tmerrshme.
Ai ngre shumë pyetje të cilat pak njerëz kanë dashur t’i diskutojnë qysh prej asaj dite fatale. Analiza e tij shkon përtej 11 shtatorit, duke na dhënë mundësi të kuptojmë motivet që qëndrojnë prapa politikës së jashtme amerikane, politikë kjo që çoi në luftën e Afganistanit, të Irakut, e në luftrat tjera në Lindjen e Mesme.
Jim Marrs në faqen 16 të librit “Komploti i terrorit” (botuar nga Shtëpia Botuese ‘Bota shqiptare’ – 2001) thekson: “provat e argumenteve që sillen në këtë libër të çojnë në përfundimin se sulmet e 11 shtatorit u orkestruan nga një element brenda qeverisë së SHBA’së”.
Jim Marrs u diplomua në gazetari në Universitetin e Teksasit të Veriut. Shërbeu në ushtrinë e SHBA’së, pastaj u bë reporter i Fort worth Star-Telegram. Ishte pronar i disa gazetave të Teksasit, para se të bëhej gazetar/shkrimtar i pavarur dhe është autor i shumë librave.


Jim Marrs dhe kopertina e librit “Komploti i terrorit”.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 shikoni videomaterialin:
Jim Marrs Terror Conspiracy and 9/11

Jim Marrs – Terror Conspiracy and the 9/11 Fable

SI NDODHI 11 SHTATORI 2001?!
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001, ka filluar me një seri ushtrimesh imituese të gjendjes së luftës që sipas mandatit presidencial, D. Cheney e kishte përgjegjesinë e organizimit.
***

Në orën 6:30 të 11 shtatorit 2001, punonjësit e Komandës së Mrojtjes Aerohapsinore Amerikano Veriore (NORAD) e filluan ditën e punës me një seri lojërash luftarake me emrin “Roja Syçelët”. Sipas raporteve të gazetave, loja është menduar që të krijonte një “krizë imagjinare” në formën e një “stërvitjeje të mbrojtjes ajrore që simulonte një sulm mbi Shetet e Bashkuara të Amerikës”. Dhe, pikërisht në kuadër të kësaj “stërvitjeje” e “krize të imagjinuar” u kryen sulme të vërteta ajrore!
Diku midis orës 7:45 dhe 8:10 të asaj dite, u rrëmbye avioni 11 i American-Airlines, një Boing 767, i ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar Logan i Bostonit, me destinacion për Los Anxheles dhe avioni 175 i United Airlines, një tjetër Boing 767 i ngritur gjithashtu nga Logan për në Los Anxheles.
Në orën 8:15 kontrollorët e trafikut ajror e dinin që këta avionë kishin devijuar nga kursi.

E Vërteta e 11 shtatorit në TV Shqiptare:

Mashtrimi Global – E vërteta e 11 shtatorit 2001 – Titra Shqip

Pas orës 8:45 për Administratën Federale të Aviacionit (FAA) u bë e njohur që ishin rrëmbyer 4 avion linjash, një ngjarje e paprecendent në historinë e aviacionit civilë amerikan. Gjatë kësaj periudhe kohore përveç dy avionëve të lartëpërmendur ishin rrëmbyer edhe dy avionë të tjerë: Avioni 77 i American-Airlines i ngritur nga Aeroporti i Uashingtonit me destinacion për në Los Anxheles dhe avioni 93,një Boing 757 i United Airlines i nisur nga Aeroporti i Nju Jorkut për në San Francisko.
Në orën 8:46, avioni 11 i American-Airlines goditi faqen veriore të Kullës Veriore (në katin 96’të) të Qendrës Botërore të Tregtisë (QBT’së) në Nju Jork siti, që kishte gjithsejt 110 kate.
Në orën 9:03 avioni 175 i United Airlines goditi brinjazi Kullën Jugore të QBT’së, në cepin jugor në katin e 80’të.
Në orën 9:32, më saktë në 9:31:40 (e jo në orën 9:37 sipas versionit zyrtar) avioni 77 i American-Airlines goditi Pentagonin në Uashington D.C, ndërsa në orën 10:06 avioni 93 i United Airlines u përplas në Pensilvaninë Perëndimore, rreth 12 km. në juglindje të Pitsburgut, afër Shakensvillit.

Imazhe të marra në 09:03: Presidenti Bush duke u fotografuar në shkollën e Floridas edhe pse e dinte se ishte goditur Kulla e parë e QBT’së!
Në orën 9:06, Presidenti Xhorxh Bush po bënte një fotografi në Sarasota të Floridas, në shkollën fillore Buker, me nxenësit e klasës së dytë. Shefi i tij i pesonelit Andrew Card, hyn në klasë dhe i pëshpërit atij në vesh: “Një avion tjetër goditi kullën e dytë. Amerika është në goditje”.

Andrew Card duke i thënë Bush’it se edhe kulla e dytë është goditur. [Shtëpia e Bardhë nëpërmjet AP]
Ndërmjet orës 9:06 dhe 9:16, kur Kullat binjake të QBT’së po digjeshin dhe njerëzit që ndodheshin në to përballeshin me vdekjen, Presidenti Bush u lexonte nxënësve, për afro 10 miniuta, përrallën “Pata ime e dashur”!!!
Në orën 9:31, Presidenti Bush, duke folur nga shkolla në Florida, e deklaroi katastrofën në Nju Jork si një sulm të qartë terrorist.

Historiani Webster Tarpley analizon sjelljet e Bushit në klasë para nxënësve:
Historian Webster Tarpley Analyzes Bush’s Behavior on 9/11


Afër mesditës u mbyllën Kombet e Bashkuara, Komisioni i Sigurisë dhe ai i Shkëmbimeve si dhe disa qendra tjera të rëndësishme.
Në orën 13:94, duke folur nga Baza e Forcave Ajrore Barksdejl në Luiziana, Presidenti Bush shpalli: “Mos bëni gabim, Shtetet e Bashkuara do t’i gjejnë dhe do t’i denojnë ata që janë përgjegjës për këta akte burracakësh”. (Jim Marrs, po aty, f.20 – 24)

Në orën 17:25, u shemb papritur ndërtesa e shtatë 47 katëshe e QBT’së, pavarësisht se ajo nuk është goditur nga ndonjë avion e as s’ishte dëmtuar nga ndonjë zjarr i madh. Pra derisa dy Kullat Binjake u shembën nga sipër poshtë, ndërtesa 7 e QBT’së u shemb nga poshtë sipër, në formë klasike të rrëzimit me komandë! Për të mësuar përmasat e ngjarjeve të 11 shtatorit vizitoni: ww.loosechange911.com.
***
CIA Insider Tells 9/11 Truth
The official story of September 11th is like a bag full of lies and this seems to be a proven fact for the alternative community. What did really happen? A new series of revelations shocked even the ones who believed to have a clear view behind the curtain.

…………………………………….

LIDERI LABURIST JERMY CORBYN: ‘SULMET E 11 SHTATORIT 2001 U MANIPULUAN NGA PERËNDIMI…!
Lideri i ri laburist në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn, mendon se sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA (në Nju Jork dhe në Pentagon) u manipuluan nga Perëndimi në mënyrë që të niste lufta në Afganistan. Kështu thuhej në një shkrim të publikuar në vitin 2003 në “The Morning Star”, të cilin këto ditë e kanë publikuar “The Telegraph” dhe disa media tjera botërore. Lideri laburist Jeremy Corbyn, me këtë rast kritikon kryministrin britanik Tony Blair dhe presidentin amerikan, George W. Bush se e kishin përdorur 11 Shtatorin 2001, për të hyrë në luftë… Z.Corbyn pretendonte se u manipulua në atë mënyrë, që Osama bin Laden të dukej përgjegjës për ngjarjen e rëndë. Në vitin 2003 në “The Morning Star”, ai theksonte: “Historianët do të studiojnë me interes manipulimet e lajmeve gjatë 18 muajve të fundit”.
“Pas 11 Shtatorit u bënë shpejt dhe të zhurmshme akuzat se Bin Laden dhe Al Kaida e kishin kryer krimin. Kjo u kthye pastaj në sulm ndaj talibanëve dhe më pas në ndryshimin e regjimit në Afganistan”.
“Qëllimi i makinerisë amerikane të luftës është që të mbajnë një rend botëror të dominuar nga bankat dhe kompanitë multinacionale në Europë dhe Amerikën e Veriut”. – ka thënë ndër të tjera lideri laburist, Jeremy Corbyn.

Jeremy Corbyn-9/11 Was “Manipulated” To Help Push A “New World Order”

Në vazhdim shikoni videomaterialet dhe lexoni shkrimet e Jeremy Corbyn për këtë çështje:
Corbyn in 2003: West ‘manipulated’ 9/11 to invade Afghanistan
http://www.timesofisrael.com/corbyn-in-2003-west-manipulated-911-to-start-afghan-war/
***
Jeremy Corbyn: 9/11 was ‘manipulated’
http://www.telegraph.co.uk/news/politics/Jeremy_Corbyn/11892383/Jeremy-Corbyn-911-was-manipulated.html
***
Corbyn’s conspiracy theory: 9/11 attacks were ‘manipulated’ to make it look like Osama Bin Laden was responsible, says Labour leader
http://www.dailymail.co.uk/news/article-3249892/Corbyn-s-conspiracy-theory-9-11-attacks-manipulated-make-look-like-Osama-Bin-Laden-responsible.html#ixzz3mqt9xrLD
***
9/11 was ‘manipulated’ so West could blame Osama Bin Laden: Jeremy Corbyn
http://economictimes.indiatimes.com/news/international/world-news/9/11-was-manipulated-so-west-could-blame-osama-bin-laden-jeremy-corbyn/articleshow/49127636.cms
***
CRAZY: Now Jeremy Corbyn says 9/11 was ‘manipulated’ so West could blame Bin Laden
http://www.express.co.uk/news/politics/608173/Jeremy-Corbyn-says-9-11-manipulated-to-blame-Bin-Laden-so-West-could-go-to-war

……………………………………

GORE VIDAL: JUNTA E PRESIDENTIT BUSH FAJTORE E SULMEVE TË 11 SHTATORIT 2001!

Shkrimtari, Gore Vidal ka qënë zëri që ka kërkuar një investigim për ngjarjen e 11 Shtatorit 2001 për të zbuluar nëse administrata e George Bushit zgjodhi për të mos vepruar mbi paralajmërimet e planeve të Al-Qaedas.
Botimi polemik i Vidal me titull “The enemy within”, ngre debatin se si ajo që ai e quan “Junta e Bushit” i përdori sulmet terroriste si një pretekst për të vënë në skenë një axhendë para ekzistuese për të pushtuar Afganistanin dhe goditur liritë civile në shtëpinë amerikane.
Vidal thotë se motivi i vërtetë për luftën në Afganistan, ishte për të kontrolluar portën e Euroazisë dhe pasurinë energjitike të Azisë Qendrore.
Shkrimtari argumenton se administratat amerikane, si demokrate ashtu edhe republikane ishin të vetëdijshme se publiku amerikan do t’i rezistonte çdo lufte në Afganistan, nëse do të mungonte një kërcënim masiv dhe i përhapur gjerësisht, që të ngjallte frikë.
Në këtë rast: “Osama Bin Laden ishte zgjedhur për të qënë logoja e frikshme për pushtimin tonë afatgjatë të Afganistanit…, sepse administrata ishte e bindur se amerikanët janë kaq mëndje lehtë sa ata nuk mund të bien dakort me asnjë skenar më kompleks veç atij të një vrasësi të çmendur, të vetmuar që vepron keq vetëm për argëtimin e tij, sepse ai na urren ne si popull, sepse ne jemi të pasur dhe ai jo.”-shkruan Vidal.
Vidal gjithashtu sulmon dështimin e medias amerikane për diskutuar në mënyrë të shëndoshë 11 Shtatorin dhe pasojat e kësaj gjëme:
“Me sa duket, “materialet e konspiracionit”, janë tani stenografia për të vërtetën e patregueshme.”
Dhe për këtë Vidal fajëson edhe median, e cila sipas tij ka kontribuar në ngritjen e “Shteteve të Bashkuara të Amnezisë”.
Ai i quan kështu SHBA-të, duke sqaruar se amnezia publike nuk është diçka që vjen nga geni i popullit amerikan, por nga udhëheqësit.
“Ata nuk duan që ne të dimë çdo gjë. Kur kemi një shtyp e media të tillë si kjo që kemi, nuk ka më qytetarë të informuar. Në vend që të gjendet pse-ja e çdo ngjarje, media nxiton për të demonizuar çdo personazh që për ligjvënësit është i keqi.”

“Keni rastin e Saddam Hussein. Media amneziake e jona ka harruar që dikur ai ishte mbështetës i SHBA në luftën kundër Iranit. Por brenda natës, ky njeri u shndërrua në Satanin e ligë për amerikanët. Një numër i madh amerikanësh besojnë së Saddam Hussein ishte përgjegjës për 11 Shtatorin, sepse gënjehen nga politika, nga media”.
Ja kalkulimi që bën Vidal lidhur me rrethanat që tregojnë se 11 Shtatori nuk ishte një sulm nga “Satanët” por i mirëplanifikuar nga “armiku brenda shtëpisë”:
Vidal pyet se pse Bushi, si komandat i përgjithshëm qëndroi në një klasë shkolle të Floridas teksa lajmi i sulmeve shpërtheu?
“Sjellja e Presidentit Bush në 11 Shtator sigurisht krijon dyshime të natyrshme”- deklaron ai.
Për të, “Amerikanët nuk e kanë idenë e shtrirjes së dinakërisë së qeverisë së tyre… të sulmeve të mëdha ushtarake që ne kemi ndërmarrë pa na provokuar, kundër shteteve të tjera, numër i cili që prej 1947 shkon në 250 sulme”.
Ndërsa për individët terroristë ai ka një qasje tjetër, duke cituar kështu profesorin e Historisë Arno J.Mayer që thotë:
Deri tani, në kohërat moderne, aktet e terrorit individual kanë qënë arma e të dobëtit dhe të varfrit, ndërsa aktet e terrorit ekonomik dhe shtetëror kanë qënë arma e të fortit”.
***
Burimet:
GORE VIDAL on 911

***
Gore Vidal- “Perpetual war for Perpetual Peace”

***
Gore Vidal- “The United States of Amnesia”

***
Gore Vidal 9/11, war, etc. Part 1
https://www.youtube.com/watch?v=uXJDS_ebv3o
***
Gore Vidal 9/11, war, etc. Part 2
https://www.youtube.com/watch?v=d4GmhID61Os
***
The Guardian: Vidal Claims “Bush Junta complicit in 9/11”
https://www.theguardian.com/world/2002/oct/27/books.featuresreview
***
US writer claims ‘Bush junta’ complicit in 9/11
http://mg.co.za/article/2002-01-01-us-writer-claims-bush-junta-complicit-in-911

 

SHUMË “TERRORISTË” TË 11 SHTATORIT 2001 JANË GJALLË, SHËNDOSH E MIRË SI KOKRRA MOLLËS NË LINDJEN E MESME!
Brenda pak orësh pas ngjarjeve të 11 shtatorit, FBI’ja publikoi emrat dhe fotografitë e 19 rrëmbyesve të dyshuar, ndonëse më vonë doli se shumë prej këtyre personave ishin gjallë në Lindjen e Mesme. Po kështu agjentët e FBI’së, pak orë pas sulmeve, kryen pastrime nëpër shtëpi, restorante dhe shkolla aviacioni, të cilat dyshohej se ishin frekuentuar nga autorat e krimit. “Nëse për rrëmbyesit apo për veprimtarinë e tyre nuk kishte patur askush dijeni qysh më parë, si e dinte FBI’ja se ku duhej të kontrollonte?”- pyet Jim Marrs, (Jim Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 11-12)


19 “rrëmbyesit” e katër aeroplanëve…

Në vazhdën e këti operacioni, të nesërmen e 11 shtatorit, drejtori i FBI’së, Robert Muellner shpall disa prej hapave policorë të ndërmarrë shpejt e shpejt. “Në 24 orët e fundit ne kemi marrë manifestet /e pasagjerëve/ dhe i përdorëm ata për qëllime evidentimi. Dhe, besoj se kemi evidentuar me sukses shumë prej rrëmbyesve të secilit prej katër avionëve që u rrëmbyen”- u tha ai gazetarëve.
Por, asnjë prej emrave të personave të akuzuar si rrëmbyes nuk gjendej në listat e pasagjerëve të bëra publike nga kompanitë ajrore Amerikën (American-Airlines) dhe Junajtid (United Airlines). Në fakt, shtatë nga personat e quajtur fajtorë për sulmet, pak kohë më pas u zbulua se ishin shëndoshë e mirë në Lindjen e Mesme. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 43)
“Terroristi” Valid al’Shehri – gjallë në Kazablanka të Marokut!
Piloti saudit Valid al-Shehri u identifikua nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së si një nga njerëzit që përplasën avionin 11 (Boeing 767-223ER)të kompanisë American-Airlines në QBT (Qendrën Botërore të Tregtisë -shën.im). Por, pak ditë më vonë, Valid al-Shehri kontaktoi me autoritetet në Kazablanka të Marokut dhe shpalli se ai ishte shumë mirë dhe se nuk kishte patur asnjë rol në sulmet (e 11 shtatorit-shën.im). Ai tha se ishte stërvitur si pilot në Shtetet e Bashkuara, por ishte larguar prej andej në shtatorin e vitit 2000 për të punuar si pilot në linjat e Arabisë Saudite. Për çudi, Raporti i Komisionit të 11 shtatorit, në faqet e tij të para spekulon duke thënë që al-Shehri duhet të ketë qenë përgjegjësi për plagosjen e njërit prej punonjëse të avionit 11. (!!!) (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 43)

Sulmet e 11 Shtatorit Top Channel Dokumentar i shkurtë.

Dy abdulaziz al’omarat e akuzuar për 11 shtatorin – janë gjallë, shëndosh e mirë në Lindjen e Mesme!!
Një person i dytë i identifikuar si një prej rrëmbyesve të avionit 11, Abdulaziz al-Omari, po kështu gjendet shëndosh e mirë në Lindjen e Mesme, prej nga i tha BBC Njuzit, se ai e kishte humbur pasaportën kur ishte duke vizituar Denverin, Kolorado. Ashtu si këta dy persona, edhe një tjetër Abdulaiz al-Omari, se është shëndosh si kokrra e mollës në Arabinë Saudite, u thoshte gazetarëve: “Nuk mund ta besoj që FBI’ja më ka futur në listë. Ata më kanë dhënë një emër dhe një datëlindje, por unë nuk jam kamikaz. Unë ndodhem këtu. Jam gjallë. Unë nuk kam asnjë ide se si pilotohet avioni. Nuk kam asnjë lloj lidhjeje me gjithë këtë histori”. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 43 – 44)
Said al-Ghamdi: “Ju nuk mund ta përfytyroni se si ndihesh kur të përshkruajnë si terrorist…”!!!
Një tjetër person i identifikuar si një prej rrëmbyesve të avionit 93 të Junajtid, Said al-Ghamdi, u raportua se ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe punonte si pilot në Arabinë Saudite. “Ju nuk mund ta përfytyroni se si ndihesh kur të përshkruajnë si terrorist, madje të vdekur, ndërkohë që ti je gjallë e i pafajshëm”, ka thënë Ghamdi. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 44)


19 terroristët … disa prej tyre shëndosh e mirë në Lindjen e Mesme!
(…)
Për të mësuar më tepër për këtë çështje, lexoni këtu:
Sunday, 23 September, 2001, 12:30 GMT 13:30 UK
Hijack ‘suspects’ alive and well
http://news.bbc.co.uk/2/hi/1559151.stm
***
Resurrected Hijackers Suicide Hijackers Identified by the FBI Proclaim Their Innocence
http://911research.wtc7.net/disinfo/deceptions/identities.html

……………………………………………………..

SENATORI BOB GRAHAM: SULMET E 11 SHTATORIT 2001 KANË PASUR MBËSHTETJEN AMERIKANE!

Ish-guvernatori i Floridas dhe senatori demokrat i SHBA, Bob Graham në televizionin kombëtar në Amerikë ka thënë, besoj se sulmet e 11 shtatorit 2001 (9/11) ishin një punë e brendshme. Të shtunën, CBS News ka lëshuar një shkurtim videoje për një episod të ardhshëm, në të cilën Graham pretendon se 19 rrëmbyesit nuk kanë kryer sulmet më 11 shtator 2001.
Unë mendoj se është e pabesueshme për të besuar se 19 persona, shumica e të cilëve nuk flasin anglisht, shumica e të cilëve kurrë nuk kishin qenë në Shtetet e Bashkuara më parë, shumica e të cilëve nuk kanë një arsim të lartë, mund të kenë kryer një detyrë të tillë të ndërlikuar, pa një mbështetje nga brenda Shteteve të Bashkuara .
Deri më tani, të gjithë ata që vënë në pikëpyetje tregimin zyrtar të sulmeve të 9/11 janë emërtuar si teoricienë komploti apo konspirativ. Por, anëtarët aktualë, senatorë – Kongresit, zyrtarë të SHBA-së, dhe Komisionerë të 9/11 vënë dyshimin për ngjarjen e ndodhur, dhe kjo tregon një histori ndryshe që njerëzit kanë dëgjuar zyrtarisht.

Për më tepër lexoni shkrimet dhe shikoni video’deklarimet e snatorit Bob Graham:
28 pages: Secrets of the Congressional 9/11 report

***
Bob Graham: FBI Is Covering up Saudi Connection to 9/11

***
Bombshell! Sen. Bob Graham:Release/Declassify the 28 Pages of 9/11 Commission

***
Revealing the 9/11 Conspiracy Would Undo the Entire US-Saudi Alliance — Sen. Bob Graham (2/2)

***
1/… Saudi Government’s 9/11 Connection and the Path to Disilliusionment – Sen Graham

Bob Graham FBI covering up Saudi gov’t connection to 9/11 – Latest WORLD News April,14/2015

LEXONI:
Bob Graham
http://www.911truth.org/tag/bob-graham/

***
Bob Graham
https://28pages.org/tag/bob-graham/
***
Top secret “28 pages” may hold clues about Saudi support for 9/11 hijackers
http://www.cbsnews.com/news/top-secret-28-pages-may-hold-clues-about-saudi-support-for-911-hijackers/
***
28 PAGES/
Former Sen. Bob Graham and others urge the Obama administration to declassify redacted pages of a report that holds 9/11
http://www.cbsnews.com/news/60-minutes-911-classified-report-steve-kroft/
***
28 PAGES OF MISDIRECTION
https://truthandshadows.wordpress.com/2015/09/18/28-pages-of-misdirection/#more-2842

…………………………………

PHIL YOUNG: SULMET E 11 SHTATORIT 2001 NUK I KREU AL – QAEDA, POR ISHIN PLANIFIKUAR NGA SHËRBIMET AMERIKANE!
Një teoricien Australian, Phil Young, ka thënë se sulmet e 9/11 ishin një punë brendshme e planifikuar nga shërbimet sekrete amerikane, për të fituar mbështetjen e publikut amerikan:
Në video e cila zgjat rreth katër minuta, ekzistojnë dyshimet se pas goditjes së kullave binjake ka pas edhe diçka tjetër, që sipas tij mund të kenë qenë UFO.
“Nuk ishim të gjithë të befasuar për të parë UFO, sepse unë e di që diçka është planifikuar në këtë mes”, ka thënë ai.
Video tregon që pas sulmit një tjetër objekt i vogël lëshohet nga pjesa e pasme e aeroplanit duke vazhduar fluturimin me një shpejtësi të madhe. Hetimet mbi këtë rast, teoricieni ka thënë se ende vazhdon t’i hulumtojë megjithatë është i bindur që kjo ka qenë e planifikuar…

Shikoni me kujdes videon:
UFO Sighting at Twin Towers 9/11 WTC Attacks – FindingUFO

RICHARD A.CLARK:”CIA PËRGATITI 11 SHTATORIN”!
Richard A. Clark, Ish shef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kundër terrorizmit (në administratën e presidentëve Bill Klinton dhe Xhorxh Bush 1998 – 2002), në një dokumentar të përgatitur në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork (mbi kullat binjake) dhe mbi Pentagon në Uashington, ka deklaruar se: CIA ka rekrutuar terroristët që kryen sulmin më 11 shtator dhe për këtë ka mëshehur informatat nga Shtëpia e Bardhë dhe FBI. Dhe për këtë gjë, ai në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka akuzuar drejtorin e atëhershëm të CIA-s, George Tenet. “Tenet, – thotë Clark – ka ditur për qëndrimin në SHBA të dy terroristëve saudit Navaf al Hazmi dhe Khalid al Midhar, por këtë informatë kurrë nuk e kishte përcjellur në zyrën e presidentit të SHBA-së dhe të FBI. Pikërisht këta të dy drejtonin aeroplanin që u përplasën në ndërtesën e Pentagonit. “Terroristët kanë jetuar në Kaliforninë Jugore, kurse e dimë se CIA ka tentuar t’i rekrutoj si agjent të vet brenda Al-Kaidas” – ka deklaruar z.Clark.

Në vijim shkoni me kujdes intervistën e Richard A.Clark:

Richard Clarke interview: 9/11 and CIA Malfeasance:

Ka shumë dëshmi që argumentojnë faktin se “rrëmbyesit” ishin agjent të CIA’s! sa për ilustrim në vijim shikoni këto video:

PROOF 9/11 Hijackers were CIA Agents – Whistleblower Insider Leak

Mossad Truck Bombs on Sept 11

BUSH & MOSSAD PLANNED & EXECUTED 9/11 – Gordon Duff

SI U TAKUAN GEORGE W.BUSH DHE FAMILJA BIN LADEN, NË HOTELIN RITZ CARLTON (NYC) NJË DITË PARA 11 SHTATORIT (9/11) ?!
Sipas gazetës Washington Post, Grupi Carlyle u takuan në Hotelin Ritz Carlton në NYC një ditë para 11 shtatorit (9/11). Në këtë takim ishin të pranishëm ish-presidenti George H.W.Bush dhe Shafiq bin Laden, vëllai i Osama bin Ladenit. Grupi Carlyle është një firmë e madhe private për investime kapitale, e lidhur ngushtë me zyrtarë të administratave të Bushit dhe të Reganit, dhe ka lidhje të konsiderueshme me Arabinë “oil money”, duke përfshirë edhe lidhjet me familjen bin Laden. Këtë mëngjes [10 shtator 2001] ajo po e mban konferencën e saj vjetore të investitorëve në Hotelin Ritz Carlton në Uashington, DC. Ndër të ftuarit e nderit është investitori Shafiq bin Laden, vëllai i Osama bin Laden’it. [Observer, 2002/06/16; London Times, 2003/05/08] Ish-presidenti George HW Bush, foli në emër të Grupit Carlyle dhe si këshilltar i lartë i fondit të partnerëve aziatik [Wall Street Journal, 2001/09/27]….


Foto Ish-presidenti George H.W.Bush dhe Shafiq bin Laden,

vëllai i Osama bin Ladenit.

Në vijim shikoni dokumentarin e “CBC” ku fokusohen marrëdhëniet në mes të ish-Presidentit Xhorxh W. Bush dhe familjes bin Laden.

CBC – Bush Sr Had Breakfast with bin Laden’s Brother on 9/11 in Washington.

Lexoni këtë artikull në këtë lidhje:
http://www.globalresearch.ca/george-w-bush-and-the-bin-laden-family-meet-in-new-york-city-one-day-before-911/5332870 — 
Mund të lexoni edhe këtu: http://www.liveleak.com/view?i=43b_1381127815
***

Për më tepër shikoni dokumentarin:

The Carlyle Group – Bush connection to Bin Laden –

(“Grupi Carlyle” lidhja Bush – Bin Laden):
Si dhe këtë dokumentar: 9/11 Coincidences 13-19 – BUSH-LADEN Connection:

Bush-(Bin Laden) family business part1

Bush-(Bin Laden) family business part2

=======================================
(VIJON….)

– PJESA E DYTË –

E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (II) FOTO+VIDEO
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3193

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura