Gjenevë, 29. 10. 2014 – Vendimi i UEFA-s që pikët nga ndeshja e ndërprerë Serbi-Shqipëri të shkojnë në Beograd, është skandaloz dhe i turpshëm. Ky veprim i çuditshëm dhe denigrues lë hapësirë për dyshim që i pari i UEFA-s, Michel Platini së bashku me bashkëpunëtorët kanë dëshiruar skena të tilla turpi dhe marrëzie. Ata duke ditur që Serbia ende udhëhiqet nga soji i Nikoliqit,Vuçiqit, Daçiqit dhe viçëve tjerë s’është dashur që Shqipërinë ta caktojnë në një grup me Serbinë. Nëse UEFA ka pretenduar rolin e misionarit vullnetmirë është dashur, që përfaqësueses shqiptare në Beograd t’i krijojë siguri dhe kushte për lojë.
– Jo që nuk ngjau kjo e as që pati përpjekje të ndodh diç e tillë, por Beogradi u shpall tokë e ndaluar për tifozërinë shqiptare. Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll me gjithë kërcënimet e paralajmëruara dhe rrezikun për jetë vendosi që të paraqitet në Beograd përballë Serbisë. Shkuarja në kryeqytetin e Serbisë u bë me qëllim, që botës së civilizuar t’i tregohet praktikisht, që shqiptarët me gjithë tmerret e përjetuara nga Serbia, janë përkrahës të forcave demokratike dhe synim kanë integrimin në Evropën e qytetëruar.
Me të zbarkuar në Beograd kombëtarja jonë nuhati erë lufte. Në çdo cep të qytetit shiheshin tanke, policë e ushtarë duke demonstruar para syve të lojtareve tanë “shkathësit”e tyre. Këto manovrime përcilleshin edhe nga turmat e dalldisura të huliganëve serbë.
Ata krrokatnin në kor sikur sorrat duke kërkuar vrasjen e të gjithë shqiptarëve dhe të kroatëve. Thirrjet hitleriane “vrit një shqiptar e lë pa një vëlla një kroat” janë dëshmia më e mirë se Serbia është djep i neofashizmit.
Huliganët i bënë qefin Presidentit të Serbisë Nikoliq ekspozojnë fotografinë e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Vojsllav Sheshel!
Në këtë situatë të tensionuar gjyqtari anglez Martin Atkinson dha shenjë për fillimin e ndeshjes.
Gjatë gjithë kohës mbi të njëmbëdhjetë lojtarët e kombëtares shqiptare huliganët serbë ushtronin presion të paparë, duke vjellur nga gojët e tyre të fëlliqura fjalët më ofenduese.
Djegia e flamurit të NATOS shprehje e barbarisë dhe e vandalizmit serb ndaj kësaj force paqëruajtëse.
Shqiptarët bënë gjithçka në mënyrë që mos t’ua vejnë veshin bandave të përjargura të “tifozëve” serbë. Bile kombëtarja shqiptare mbante në zotërim topin dhe kohë pas kohe paraqiste rrezik serioz për portën e Stojkoviqit. Dominimi i shqiptarëve në terren ishte i patolerueshëm për huliganët serbë. Ata në shenjë pakënaqësie filluan të hedhin në fushë lënde pëlcitëse. Nëpër atë mjegull të krijuar pati përpjekje që huliganët të futën në terren për t’i sulmuar shqiptarët. Si kundër përgjigje e këtyre marifeteve të serbëve mbi qiellin e Marakanës u shfaq droni me shqiponjën dykrenore dhe me dy baballarët e Shqipërisë Natyrale. Serbët u tmerruan dhe plot tërbim u vërsulën mbi shqiptarët duke përplasur mbi supet e tyre karrige e gjësende të tjera të forta. Kapiteni Lorik Cana duke e konsideruar vetëmbrojtjen si të ligjshme me stil nokauteri e shtriu për tokë njërin nga huliganët serbë, i cili dufin e tij prej çetniku mundohej ta shfryjë duke qëlluar mbi lojtarët e pafajshëm shqiptarë. Nëpër rrëmujën e krijuar shikuesit serbë të ndihmuar edhe nga rojet e rendit goditën futbollistët tanë. Shqiptarët falë Zotit mezi arritën gjallë deri në lokalet e çveshjes.
UBI ZAKOLJI DA SIPTAR NE POSTOJI!
Grupi udhëheqës i referëve dhe i delegatëve të kësaj ndeshje pa garantuar kurrfarë sigurie kërkonte që kombëtarja jonë të rikthehet në fushë për vazhdimin e lojës. Një gjë e tillë ishte e pamundur sepse katër-pesë lojtarë të skuadrës shqiptare kishin marrë lëndime serioze. Ndeshja nuk u vazhdua sepse në muzgun e asaj nate trishtuese u parashtrua nevoja me qenë o mos me qenë. Kjo ishte çështja! Përfaqësuesit e skuadrës sonë u kontrolluan deri në dhëmbë dhe pa pasur mundësi t’i hedhin një grusht ujë fytyrës u përzunë në aeroportin e Beogradit prej nga u kthyen në Shqipëri. Ata që panë e dëgjuan rrjedhat e takimit identifikuan fajtore Serbinë për këtë ndërprerje. Për habinë e të gjithëve nga Parisi shah në veti pa pranuar kurrfarë raporti vetëm me paragjykime lëshon deklaratë udhëheqësi i UEFA-s Michel Platini. Ai dronin me shqiponjën dhe figurën e Ismail Qemailit e të Isa Boletinit, e konsideron tamam sikur të ishte i njëjtë me bombën mbi Hiroshimë. Sytë e tij mbase edhe të përgjumur nuk shohin fuçinë e mbushur me benzinë që rrokullisej para hundëve të shqiptarëve, nuk shohin as thikat e as hunjtë e huliganëve serbë e as karrigen e bërë copë – copë mbi shpinën e Bekim Balajt.
Fuçia e mbushur me benzinë – duke u rrokullisur drejt lojtarëve shqiptarë!
Michel Platini në vend që të tërhiqet nga kjo deklaratë, e cila i dëshpëroi jashtë mase, jo vetëm shqiptarët por edhe disa serbë progresiv siç ishin: Kreu i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq, i cili tha: “Serbia tregoi turpin e radhës”. Zë tjetër kritikë ndaj kësaj çmendurie të marrëzishme ishte dhe Filip Gjorgjeviq lojtar i Lazios. Ai u deklarua hapur nëpër Medie duke thënë:
“Lorik Canën dhe Etritit Berishën i kam miq”. Megjithatë këta dy zëra pozitiv janë vetmitar dhe i ngjajnë një fijeje kashte në furtunë.
Në anën tjetër këtë turp që nuk e lan as Adriatiku e arsyetoi Michel Platini, duke mbrojtur kriminelët duarpërgjakur. Hendeku u thellua e dhe më tepër kur UEFA ia dha fitoren Serbisë, dhe e gjobiti rëndë Shqipërinë. Ky rast është precedent i rrezikshëm dhe jashtëzakonisht irritues jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët. UEFA humbi kredibilitetin e saj, ndërkaq Michel Platini ia nxiu vetes të kaluarën e tij të lavdishme.
UBI UBI SIPTARA…!