LULJETA GJOSHA – PASHOLLARI: RRËFIM, PËR NJË AKSIDENT TRAGJIK…

Tiranë, 01. 03. 2017: Ishte data 28 shkurt 1995 ,një dite e ftoht dimri. Jetoja në qytetin e Shkodrës, pasi im shoq ishte ushtarak. Në atë periudhë, atje ndodhën vrasje e grabitje. Rrëmuajat sapo kishin filluar e pasuan me ato të vitit 1997, kur shpërthyen e morën masivitet të madh.
Në orën 18.00 u dëgjuan hapa nëpër shkallë. I fola djalit: “Erdhi babi, po hapi derën!”. Ia njihja mirë hapat dhe atë ecje elegante të tij, me kilometra. Im shoq, sa behu në derë, iu drejtua djalit: “Hajde me babin, se do shkojmë te xhaxhi Myzaferi, se kam një porosi për të!” Ky jetonte në të hyrë të Shkodrës, në Lagjen “Xhabie”. Unë u ngrita me vrap nga divani e i thashë: “Ku do shkosh, se errësira ka mbuluar vendin dhe ka rrëmuja?!” E pash se ai këmbënguli të shkonte, sepse ishte njeri shumë korrekt. Kështu, u detyrova ta shoqeroja dhe nuk e lashë djalin të shkonte.I mbyllëm në çelës të tre fëmijët tanë, pasi kishim dy vajza te moshes 14 e 6 vjeçe dhe djalin 11 vjeç.

Shkuam të dy te shoku i ngushtë i Bashkimit dhe ky e kreu porosinë. Pra, nuk qendruam as për kafe, pasi im shoq nxintonte ate natë dhe nxitimi s’ishte në karakterin e tij. E ndoqa nga pas dhe e pyeta se çfarë kishte. Ai nuk m’u pergjigj fare! Të dy hipëm në biçikletë dhe morëm rrugën e kthimit për në shtëpi, te fëmijët. Sa arritem te “Dugajet e reja”, papritmas, u fikën dritat e të gjithë qytetit dhe errësira e pushtoi vendin, kudo. Sakaq, u shfaqën fenerët e një makine dhe më pas mësova se ishte tip “Fiat”, me targa: Sh -138 dhe, në mos gabofsha, me S, mbrapa 8. I them tim shoqi: “Shpejt, se na përpiu kjo makinë!”, mbasi ishte me shpejtësi te madhe. Por ishte e kotë! Gati në trotuar, makina na mori përpara. Në fillim, goditjen e mora unë, në shpinë. Ndërsa im shoq, që drejtonte biçikletën, u shkëput me saltro dhe ra në trotuar. Ai mori goditje mbas kokës, në trurin e vogël! Ndërsa mua, me gjithë biçiklete me mori zvare, pasi targa e makinës më ishte ngulur në kembën e djathtë, me mori përpara. Nga frenimi, që bëri makina, sipas ekspertizës, doli 15 metra. Domethënë, makina ishte mbi 150 km në orë.Trupi im, më parë, ra në kofnën e makinës dhe u thye xhami i parë. Shoferi, Agron Bakri, së bashku me një shok të tij, e drejtonte makinën në gjendje të dehur. Pra, nuk na dha ndihmën e parë, por na la në vend!?
Na gjetën kalimtarët dhe na dërguan në spital, të dy në gjendje kome.Unë u permenda mbas 8 orësh ndërsa im shoq jo. Jetoi 3 ditë me oksigjen dhe pastaj u nda përgjithnjë nga kjo jetë! Zoti mua më ktheu në jetë, por njëkohësisht, më la detyrë që të rrisë 3 fëmijët e mitur. Sot kanë kaluar 21 vite, nga ai aksident fatal…Më falni se, mbase, nga ky rrëfim i shkurtër u dhashë impulse negative!? Si familje ushtaraku, mua nuk m’u dha ndihma nga shteti, siç duhet. Ndërsa tim shoqi i doli pensioni, për 3 fëmijët e vegjël, as 20 mijë leke të vjetra. Nuk u sistemuam as me shtëpi, siç duhet, megjithëse im shoq, Bashkim Pashollari kishte 24 vite, që u shërbente Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në atë kohë.
Kështu, u përballa me një jetë të vështirë, që në moshën 37-vjeçare, me 3 fëmijë të vegjël, e vetme. Por, me guxim e vendosmëri, me plot sakrifica, ia dola që ta përballoja jetën e vështirë, ashtu siç më erdhi. Faleminderit prej familjes sime, që m’u gjendën pranë dhe më mbështetën në mirërritjen e fëmijëve. Ndërsa njerëzit e tim shoqi i kisha larg, në Korçë. Por,gjithmonë, fëmijëve të mi u kam ushqyer dashuri për ata njerëz të dashur, të thjeshtë e punëtorë, për të mos u ndarë nga ata.
Tim shoq e varosa në vendin, ku u rrit, pra në Sheqeras të Korçës. E ndjeva si detyrë që ta çoja atje, pasi kishte nënën e tij, 75-vjeçare. Por edhe ajo u nda nga jeta, ditë më ditë, mbas 6-muajorit të Bashkimit. Ishte e dhimbshme, që kur vdiste ndonjë nga ajo fermë, nëna e tij çonte fjalë: “Mos ma zini vendin prane djalit!” Dhe ne e mbajtëm fjalën, pra i varrosëm të dy, pranë e pranë. U prehshin në paqe!… (25 shkurt, 2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura